|
Written by Zippo
|
|
Monday, 08 February 2010 23:12 |
|
Shpejtësia e dëmtimit të ekosistemeve, “banka” të cilës i jemi drejtuar deri tani, po shënohet nga zhdukja e shpejtë e specieve të gjalla, të cilat përfundojnë pasi është shkatërruar edhe habitati ku kanë jetuar për miliona vjet: pyje tropikale, zona kënetore dhe hapësira të gjelbra që po gllabërohen nga njerëzit. Procesi po ecën me një ritëm kaq të shpejtë, saqë i ka shtyrë shumë biologë që të flasin për një zhdukje në masë të biodiversitetit, e para e shkaktuar nga dora e njeriut. Po e shuajmë jetën me një ritëm prej rreth 1% çdo vit: nga 1970 deri në 2003 popullata e kafshëve vertebrore, ky hyjnë 1313 specie, ka rënë me 30% dhe kjo bursë e biodiversitetit ecën gjithnjë e më poshtë me kalimin e kohës.
|
|
Read more...
|
|
|
Written by Zippo
|
|
Monday, 08 February 2010 21:21 |
|
Kjo Udhë na asht thanë qi ka me e mundësue qarkullimin e mallnave e t’mirave tjera materiale poshtë e naltë Kosovës, në të vërtetë, poshtë e naltë Kosovës e Shqipnisë, pastaj Serbisë, Malit të Zi e Maqedonisë. Kjo, sipas analistave, kishte me prue mirëqenie ma të shtuese ekonomike për qytetarët e Kosovës, por, si u tha, jo vetëm për neve por edhe për vendet e tjera qi i kemi n’kojshi.
Pastaj, na u tha qi Kosova ka me u ba me autostradë t’vet, njajtë si e kanë edhe vendet tjera t’zhvillueme n’Unionin Europian, por edhe ma larg, matanë detit n’Amerikë e matanë Turqisë n’Lindje. Bile, na u tha qi kjo rrugë ka me e mundësue Bashkimin e Kombit.
|
|
Read more...
|
|
Written by Zippo
|
|
Sunday, 24 January 2010 23:31 |
|
PS, apel Berishës: Lëri ëndrrat bërthamore, jepi fund krizës politike
"Qytetarët shqiptarë e dinë mirë se lajmet blic e sensacionale, siç është edhe ky i centralit bërthamor, janë prodhim i qeverisë për të krijuar një tymnajë marramendëse sa herë që Berishës i duhet të zhvendosë debatin publik nga kriza e demokracisë dhe shtetit ligjor, kriza politike, ekonomike dhe sociale, pra nga krizat e shumëfishta që kanë zënë në kllapi vendin"- tha Tahiri.
|
|
Read more...
|
|
Written by Zippo
|
|
Wednesday, 09 December 2009 22:55 |
|
Reagimi i “Edil-Al”:
Kompania e ndërtimit i konsideron veprimet represive të qeverisë si një agresion të mirëfilltë dhe një alarm të fortë për fatin që ka demokracia në Shqipëri Florion Serjani Tiranë - Situata e “shtetrrethimit”,e krijuar nga kryeministri Berisha për pronarët e mediave që nuk janë në një linjë politike me të dhe që vijojnë të denoncojnë përditë situatën e vështirë ekonomike që ka mbërthyer vendin, apo edhe korrupsionin galopant në qendër të të cilit janë ministrat e kësaj
|
|
Read more...
|
|
Written by Zippo
|
|
Saturday, 05 December 2009 11:31 |
|
FATMIR TOÇI Me t’u votuar si deputet i PS-së në fundqershorin e këtij viti, me idenë dhe dëshirën për të kontribuar sadopak në sensibilizimin e politikës ndaj njerëzve të kulturës e librit në Shqipëri dhe për një vëmendje më të madhe për zhvillimin progresiv në Qarkun e Vlorës, në jug të vendit, kusuret filloi t’i paguajë familja dhe të afërmit e mi. Vajza ime, inxhiniere ndërtimi që punonte në një ndërmarrje shtetërore, u detyrua të largohej nga puna për shkak të presioneve se ishte vajza e një deputeti opozitar. Të njëjtën rrugë ndoqi edhe njëri prej vëllezërve të mi, që ka shërbyer prej gati dy dekadash në Rajonin e Policisë në Kavajë.
|
|
Read more...
|
|
Written by Zippo
|
|
Friday, 06 November 2009 08:19 |
Argita Malltezi nuk ka më detyrimin për të bërë transparencën e të ardhurave të saj për shkak të lidhjes familjare me kryeministrin Berisha, por ngaqë tanimë ushtron funksionin e juristes pranë Këshillit të Ministrave. Në këtë regjistër nuk sqarohet data e saktë kur Argita Malltezi është punësuar si juriste pranë qeverisë. Bëhet e ditur vetëm se ajo është një nga 4168 funksionarët e lartë të shtetit shqiptar, që nuk ka detyrimin për shkak të pozicionit të saj të punës që të bëjë deklarimin e burimit të të ardhurave, si edhe fakti se mban numrin 7512 të identifikimit në listën e nëpunësve të shtetit.
|
|
Read more...
|
|
Written by Zippo
|
|
Monday, 26 October 2009 15:52 |
|
TIRANË Zbulohet kontrata origjinale e cila vërteton se ish pallati i pionerëve ose sic njihet ndryshe, pallati i mbretit është ndërtuar me fonde shtetërore. “Gazeta shqiptare” zbardh dokumentin origjinal që ofrohet nga studiuesi Artan Lame. Bëhet fjalë për një kontratë midis ministrisë së Punëve Botërore të asaj kohe, në rolin e investitorit dhe firmës italiane që do të ndërmerrte ndërtimin e saj. Lame thotë se ndërtimi i disa veprave publike por edhe i
|
|
Read more...
|
|
|