- Nga Andrea Stefani -
Sali Berisha, lideri real i PD, ka dhënë sinjale se rezultati i zgjedhjeve nuk do të njihet. Në një emision në televizionin “ABC”, zhvilluar dy ditë më parë, Berisha deklaroi se zgjedhjet e të dielës janë më të pabarabarta se ato të vitit 1997. Si padashur, duke ju referuar vitit të tragjik ’97, Berisha ka parathënë një humbje katastrofike për PD dhe koalicionin e saj.


Nga Andrea Stefani
Pak ditë më parë, në sallën e Pallatit të Kongreseve, ndërsa zhvillohej një tryezë për reformën në drejtësi, ishin prezentë shumica e aktorëve të investuar në ndryshimet e Kushtetutës në vitin 2008. Nga pala shqiptare mungonte opozita e PD.

    Sali Berisha hyri në politikë në zgjedhjet e para të vitit 1991, duke vrarë katër të rinj të Shkodrës që kërkonin zgjedhje të lira, dhe po ikën nga politika duke bërë si akt të fundit kriminal vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm, që protestonin kundër tij në bulevard. Ky është i vetmi shpjegim për numrin 44 të tij, të cilin duhet ta shikoni të dielën si një shenjë djalli në politikën shqiptare.

Nga - Bledar H. Prifti -

Socialistët dhe opozitarët flasin për një fitore të sigurtë në 23 qershor por harrojnë se kurrkush nuk jep garanci se Meta nuk do të shkojë përsëri të bëj një koalicion paszgjedhor me PD, pasi fundja, koalicioni i 1 Prillit legjitimon çdo veprim të çdo forcepolitike për hir të pushtetit. Ilir Meta, ose i cilësuar nga mendimtarët si “e keqja e vogël” nuk është budalla të presi “radhën” si “viktima” e dytë pas Berishës, të cilësuar si “e keqja e madhe”.

- ALEKSANDËR ÇIPA -

Tramundana reaguese e këtyre ditëve brenda socialistëve shqiptarë dhe aleatëve të tyre në partitë e vogla, do të vijojë ende. Është gati po aq e rëndë sa edhe akti i pabesueshëm koalicionar i Ilir Metës në 2005 me zotin Sali Berisha, për një qeverisje djathtisto-majtiste. Kjo antonimi politike bashkëjetoi në dy mandate dhe të dy aktorët e koalicionit mbetën të kënaqur dhe u ndanë pa antagonizëm.

- Nga Mero Baze -

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia e Gërdecit. Askush nuk e mendonte se pesë vite më vonë, fajtorët do të ishin të lirë, pronarët realë të pagjykuar dhe dënuar, dhe e vetmja viktimë reale përveç 26 të vdekurve do të ishte shteti ligjor.

Një domate e madhe turshi. Një gjysëm qepe e thatë. Shumë lakër e bardhë, gjithashtu turshi. Specat me gjizë nuk duken, por mishi i pjekur është i bollshëm. Një çifteli kalon dorë më dorë dhe raki, shumë, shumë raki. Kjo ishte menuja e tryezës së gostisë së katër krerëve të policisë së Republikës Folklorike shqiptare me të dyshuarin si ekzekutor të komisarit të policisë Dritan Lamaj.

- Mustafa Nano -

Kreshnik Spahiu nuk është thjesht një prej atyre që e kanë marrë këtë titull nga shteti i Nju Jorkut, nuk është as thjesht i pari dhe i vetmi shtetas i huaj që e merr këtë titull nga shteti Nju Jorkut, por është i pari dhe i vetmi shtetas i huaj që e merr këtë titull në një prej shteteve të SHBA-ve. ëoë! Një titull të tillë në një shtet amerikan çfarëdo nuk e paska marrë as Mahatma Gandhi, as Majkëll Xhordan apo Majkëll Xhekson,

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 13 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…