Fushatë “diferencuese” brenda PD

 Përpjekja e Berishës për ta tërhequr Topin në beteja krahinore,  dialektore, dhe aq më tepër në përpjekjet qesharake për të përvetësuar hipotekat kulturore të krahinave, vetëm për shkak të origjinës, e ka bërë tërësisht qesharake dhe të neveritshme këtë lëvizje të tij. Përfytyroni në ditët në vazhdim, kur liderët lokalë të PD, të detyrohen të përfshihen në polemika me Topin dhe t’i kujtojë secili “dialektin e bukur” të qytetit të tij, që nuk ngjan me “atë të Haxhi Qamilit”, dhe ta akuzojnë atë se ka fyer çdo qytet të tyre, pse ai nuk dëshiron që ata të flasin në dialektin e tyre.

Nga Mero Baze

Më në fund Sali Berisha e humbi qetësinë zyrtarisht ndaj Bamir Topit. Prej dy ditësh ai po përdor nënkryetaren e partisë së tij, po ashtu dhe  kryetare e Kuvendit, të krijojë një vatër tensioni mes PD-së dhe presidentit Topi. Topalli pason në këto sulme, “pendesën” e Çiljetës, që kishte kënduar “pa dashje” në një koncert të Kreshnik Spahiut në New York dhe për këtë u detyrua të bëjë autoktritikë në shtyp. Topalli ngjan një hap më përpara. Ajo ka zgjedhur me vetëdije nëndialektin e saj shkodran, për të sulmuar Bamir Topin.

Nuk dua të krahasoj cilësinë  e ironisë së Topit dhe histerinë e Topallit në këtë debat publik, por armën e fundit që i ka ngelur Berishës kundër Bamir Topit, që është krahinarizmi. I frikësuar nga ideja se Topi do të angazhohet në politikë me një parti me shtrirje kombëtare dhe më shumë akoma, i kompleksuar nga ideja se disa drejtues të rëndësishëm të degës së PD-së në Shkodër, janë shumë afër me zotin Topi, atij i duhet të nisë një proces të tillë “diferencimi” me bazën e PD-së, pro dhe kundër tij. Duke e nisur me Shkodrën dhe duke përdorur si kal beteje nëndialektin e Jozefinës, Berisha në të vërtet do të jetë  i humburi i madh, pasi Shkodra sado të jetë tjetërsuar nga nënshtresat e saj sterile, mes trashëgimisë kulturore dhe traditës së disidencës, nuk mund të fyhet, për të bërë referendum politik pro ose kundër Jozefina Topallit.

Nga ana tjetër, Berisha është futur me këtë betejë, në një spirale të pakthyeshme mes konsolidimit të pushtetit të Topallit në Shkodër dhe zhgënjimit të pjesës tjetër të PD-së në atë qytet, që pret të fitojë pluralizmin në atë parti, qysh pas vitit 1997. Pra, beteja për të diferencuar PD-në, pro dhe kundër Bamir Topit në Shkodër, do ti japë më shumë rezultate negative se në rrethet e tjera, qoftë dhe për shkakun se këtë betejë e ka marrë përsipër një njeri, të cilit i ka ardhur ora ti lëshojë rrugën Shkodrës, dhe t’i jap frymarrje pushtetit në atë qytet të marrë peng.

Por, Berisha nuk do ta lërë me kaq. Beteja pro dhe kundër Bamir Topit do të jetë një fushatë diferencuese në gjithë Shqipërinë brenda PD-së. Shenjat e para të kësaj beteje u dhanë në Burrel, ku disa këshilltarë të PD-së votuan Bamir Topin si qytear nderi dhe nervozizmi shpërtheu në Shkodër, atje ku Topalli ka nevojë për një betejë për të forcuar pushtetin e saj dhe Berisha ka nevojë për një shembull paturpësie ndaj Bamir Topit.

Siç e theksova në fillim, ajo që bie qartë në sy, është se arma e vetme që i ka mbetur Berishës në këtë luftë, është krahinarizmi. Duke tentuar t’i thotë çdo qyteti, se Bamir Topi nuk është si ju, se është nga Tirana e Haxhi Qamilit, ai do të përpiqet të ndalë shtrirjen e tij në gjithë vendin brenda PD-së, sipas stilit të vet. Duke llogaritur ta kthejë Topin në një lider të “tironsve” të vjetër, Berisha shpreson ta kufizojë atë brenda Tiranës dhe mundësisht brenda Pazarit të Ri.

Kjo në të vërtetë është fitorja e parë e zotit Topi ndaj Berishës, pasi qoftë në polemikat në distancë me Topallin, qoftë dhe në konceptin e tij politik, ai nuk ka shfaqur si kal beteje krahinarizmin apo dialeketin, por gjuhën zyrtare, institucionet, ligjin dhe edukatën qytetare në polemikë, edhe pse ka pasur të bënte me Topallin.

Në përgjigjet e tij ndaj Berishës adresuar Topallit, ai nuk ka mbrojtur as gjuhën e “tironsve”, dhe as ka fyer gjuhën e mrekullueshme të Mjedes dhe Fishtës, por ka folur për raportet personale të një indvidi me pushtetin dhe keqpërdrimin që po i bën Shkodrës ky pushtet.

Përpjekja e Berishës për ta tërhequr Topin në beteja krahinore,  dialektore, dhe aq më tepër në përpjekjet qesharake për të përvetësuar hipotekat kulturore të krahinave, vetëm për shkak të origjinës, e ka bërë tërësisht qesharake dhe të neveritshme këtë lëvizje të tij. Përfytyroni në ditët në vazhdim, kur liderët lokalë të PD, të detyrohen të përfshihen në polemika me Topin dhe t’i kujtojë secili “dialektin e bukur” të qytetit të tij, që nuk ngjan me “atë të Haxhi Qamilit”, dhe ta akuzojnë atë se ka fyer çdo qytet të tyre, pse ai nuk dëshiron që ata të flasin në dialektin e tyre.

Kjo betejë qesharake dhe shterpë e Berishës ndaj tij, në fakt rrezaton mentalitetin krahinor dhe feudal që ka pushteti i sotëm dhe konceptin dominues që mban në këmbë këtë qeveri, e cila përflitet në opinion si aleanca e tropojanëve me skrapallinjtë. Sot çdo i dyti drejtor i rëndesishëm në pushtet është nga Tropoja dhe çdo i katërti nga Skrapari. Me këtë llogjikë dhe mentalitet krahinor, Berisha kërkon të projektojë dhe luftën ndaj kundërshtarëve të tij, për t’i futur në llogoren ku ndjehet i sigurt, në errësirën reale të haxhiqamilizmit të tij në politikën shqiptare, që është qeverisja me banditët lokal. Dhe pikërisht ashtu si  zonja Topalli që e beson vërtet se po t’i shqiptosh fjalët siç i shqipton Mjeda dhe Fishta, je si ata, ashtu dhe çdo tropojan i zakonshëm dhe i pashkollë apo skrapalli i izoluar, ka të drejtë të jetë në pushtet se i shqiptojnë fjalët si Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Kjo është diferenca reale mes konceptit të qeverisjes së Berishës dhe asaj të Topit, diferenca mes atij që e do Shqipërinë si një territor të sunduar nga banditë lokalë, që kanë Fermanin e tij, dhe atij që e do Shqipërinë si një shoqëri normale, që qeveriset nga ata që duhet të zgjedhë vet. Si një njeri që e tremb liria e zgjedhjes dhe pafuqia për të qenë i zgjedhur në liri, Sali Berisha nuk mund të bëj asgjë tjetër dhe asnjë lloj beteje tjetër, veë kësaj fushate diferencuese ndaj Bamir Topit, duke u thirrur në vlerat e krahinarizmit dhe nepotizmit mbi ta cilat ka ngritur pushtetin e tij.

E vërteta është se Jozefina Topalli ka nën kontroll stukturat e pushtetit në Shkodër, por jo Shkodrën, ashtu siç është e vërtetë që flet me tingujt dhe gërmat e Fishtës e Migjenit, por jo me gjuhën e tyre, pasi gjuha buron nga kultura, kurse tingujt burojnë nga gurmazi. Dhe gurmazi i Topallit dhe Berishës nuk shërbejnë për të nxjerrë tinguj, por për të gëlltitur Shqipërinë. Tema

Read 657 times
Login to post comments

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 16 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…