Ç’do bëjë Edi Rama nëse Ilir Meta

Nga - Bledar H. Prifti -

Socialistët dhe opozitarët flasin për një fitore të sigurtë në 23 qershor por harrojnë se kurrkush nuk jep garanci se Meta nuk do të shkojë përsëri të bëj një koalicion paszgjedhor me PD, pasi fundja, koalicioni i 1 Prillit legjitimon çdo veprim të çdo forcepolitike për hir të pushtetit. Ilir Meta, ose i cilësuar nga mendimtarët si “e keqja e vogël” nuk është budalla të presi “radhën” si “viktima” e dytë pas Berishës, të cilësuar si “e keqja e madhe”.

Nga Bledar H. Prifti

            Kam dëgjuar shumë të flitet nga analistë dhe opinionistë të ndryshëm për pragmatizmin dhe makiavelizmin e marveshjes PS-LSI, por asnjëherë nuk i kam kuptuar se çfarë kuptojnë këta mendimtarë me pragmatizëm apo makiavelizëm. Në një debat tëfundit televiziv, ai filloi me një shpërfytyrim total të Makiavelit dhe principeve bazë të makiavelizmit kur u hoq nga konteksi thënia e Makiavelit se“politika nuk ka lidhje me moralin”. Kjo është totalisht e pavërtet dhe e keqinterpretuar. Për Makiavelin, morali nuk ka lidhje me politikën atherë kur ai është qëllim në vetvete POR jo atherë kur morali përdoret si mjet/taktikë përtë fituar pushtetin. Po ashtu, kafshëria nuk ka lidhje me politikën kur ajo përdoretsi qëllim final POR jo kur kafshëria përdoret si mjet/taktikë për të arritur pushtetin. Një politikan i mirë, thotë Makiaveli,  duhet të imitojë dhelprën dhe ujkun pasi si dhelpërai shmang kurthet kurse si luan ai frikson ujqërit.


Pra, morali për hir të moralit dhe kafshëria për hir të kafshërisë nuk kanë lidhje me politikën dhe artine dominimit. Por morali dhe kafshëria për hir të pushtetit janë elementë të pazëvendësueshëm të politikës pasi elektorati është pjesë e një shoqërie e cila është formuar,egziston, dhe mbijeton për faktin se pjestarët e saj ndajnë më njëri tjetrin njëtërësi vlerash bazë që përcaktojnë moralin dhe etikën, të mirën dhe të keqen, të drejtën dhe të padrejtën. Një shoqëri që shkatërron këto vlera bazike është e destinuar të jetojë në kaos permanent dhe të zhduket me kalimin e kohës.


Në rastin tonë, parënga ky këndvështrim, lëvizje pragmatiste apo makiaveliste quhen ato lëvizje që devijojnë nga morali dhe etika (apo vlerat bazike të një shoqërie) me qëllim qëtë sjellin një përfitim politik real dhe të menjëhershëm, por jo të supozuar nënjë të ardhme sado të afërt pasi e ardhmja ngahera nuk mund të përcaktohet dhese elektorati i pavarur ka tendencën të ndërshkojë veprimet që janë haptazi imorale dhe jo etike. Këto lëvizje nuk lënë vend për hamendje apo kalkulime nëse ky koalicion do të jetë fitues apo jo. Pragmatizmi dhe makiavelizmi nuk janë “bingo” apo “ruletë ruse”. Nuk mund të thuash sot se koalicioni PS-LSI është lëvizje pragmatiste apo makiaveliste, dhe në rast humbjeje në 23 qershor (larg qoftë!),ta quash atë një lëvizje dritshkurtër dhe të dështuar.


Në mendimin tim, të krijosh një koalicion parazgjedhor me një forcë politike të shpërfytyruar politikisht si LSI është thjesht një strategji elektorale, për mua, e pa dobishme dhe e padëshirueshmepër interesat e opozitës dhe popullit. Mund të flisnim për pragmatizëm apo makiavelizëm në qoftë se PS, pas 23 qershorit, do të krijonte një koalicion paszgjedhor me LSI për të marrë pushtetin, pavarësisht retorikës së fushatës zgjedhore. Elektorati do ta pranonte apo toleronte një veprim të tillë për shkak të një kërcënimi real (qëndrimi nëpushtet i Sali Berishës) dhe jo të supozuar.


Për ta kuptuar më mirë pragmatizmin apo makiavelizmin, unë po marrë si shembull gjithashtu rastin e AK-sësë Kreshnik Spahiut. Nëse AK pranon të bëjnë një koalicion parazgjedhor me PD ose PS, kjo lëvizje do të ishte thjesht një strategji elektorale që do të besohej se do të çonte AK drejt pushtetit, por që në realitet nuk do të ofronte përfitime të menjëhershme pushteti. Për këtë arsye, ajo nuk mund të quhej lëvizje pragmatiste apo makiaveliste.  Nga anatjetër, nëse AK nuk do të pranonte një koalicion parazgjedhor me PD ose edhe me PS, dhe do të promovonte një fushatë elektorale të bazuar mbi glorifikimin e figurave të egzekutuarve të masakrës së 21 Janarit, luftës kundër imoralitetit politik, korrupsionit, etc, POR që pas 23 qershorit do të shkonte me vrap për tëbërë një koalicion paszgjedhor me Berishën, Ramën, apo Metën (cilindo që do i ofrojë pushtet), ATHERË kjo lëvizje e AK-së do të quhej lëvizje pragmatiste, dhe nësedo të bëhej me vetdije  të plotë dhe ekalkuluar përgjatë fushatës elektorale, ajo do të quhej lëvizje makiaveliste.


Nëtë vërtetë, sapo opozita socialiste u bashkua me LSI, AK rrëmbeu vrullshëm kauzën e 21 Janarit dhe luftën për një politik të moralshme. Besoj se AK nuk ka për ta lëshuar më këtë “zog” që ia dhuroi opozita pasi ai është “zogu” që të fluturon drejt pushtetit. Besoj se kaq mjafton për të kuptuar se koalicioni PS-LSI nuk ështënjë lëvizje pragmatiste apo makiaveliste POR një strategji elektorale e cila, fatkeqësisht, shkatërroi moralin politik, atë moral që i duhet dhelprës për të shmangur ngrackat dhe luanit për të trembur ujqërit, për të mos ripërmendur atëmoral që na mban të bashkuar si shoqëri.


Tani që edhe PS e zhveshi veten nga çdo lloj morali politik, dhe në një kohë kur PD dhe LSI po bëjnë afro katër vjet lakuriq pa moral politik, duket se të tre forcat politike kanë hyrë së bashku në një fushë beteje të minuar. Se kush do të jetë viktima e parë, këtë asnjëri nuk mund ta deklarojë me siguri. Sot socialistët dhe opozitarët flasin për një fitore të sigurtë në 23 qershor por harrojnë se kurrkush nuk jep garanci se Meta nuk do të shkojë përsëri të bëj një koalicion paszgjedhor me PD, pasi fundja, koalicioni i 1 Prillit legjitimon çdo veprim të çdo forcepolitike për hir të pushtetit. Ilir Meta, ose i cilësuar nga mendimtarët si “e keqja e vogël” nuk është budalla të presi “radhën” si “viktima” e dytë pas Berishës, të cilësuar si “e keqja e madhe”.


Llogjikisht, Ilir Metës nuk i intereson një fitore e Edi Ramës dhe socialistëve në 23 qershor, aq mëkeq një fitore ku socialistët do të mundin të qeverisin të vetëm. Ky do të ishte një shkatërrim për Metën dhe LSI. Kjo do të kuptohet edhe nga vendimet selektive që ka për të marrë LSI në KQZ për problemet që do të lidhen direkt memandatet e 23 qershorit. Gjithashtu, largimi i Berishës (dhe klanit të tij) nga pushteti e politika nuk do të ishte në avantazhin e Metës pasi ai do të bënte që opozita të kthente shënjestrën drejt Metës, “të keqes së vogël”. Të përdorësh të keqin kundër të keqit është taktikë shumë efikase dhe e mirnjohur, por kjo nuk mund të arrihet kur të këqijët e kanë kuptuar këtë lojë pasi ata kanë për ta kthyer lojën në favor të tyre. Ndryshe do të ishte puna nëse PS dhe Edi Rama nuk do të ishin futur në mes të Berishës dhe Metës dhe do t’i linin ata të hanin njëri tjetrin. Kjo kuptohet qartë nga paradoksi i deklarimeve të tyre se nuk mund të ishte i natyrshëm dhe llogjik (nuk do të votohej) një koalicion parazgjedhor PD-LSI,  POR do të ishte i natyrshëm një koalicion paszgjedhor. Kësaj i thonë, “Shko edhe njëherë ti Ilir Meta andej nga e majta dhe na sill disa mandate ekstra që të qeverisim bashkë. ”Kuptojeni kaq gjë të thjeshtë pasi më shkoqur nuk kanë për tju folur.


Për çfarë theksova më lartë, interesi më i madh i Ilir Metës dhe LSI është kapitullimi i opozitës dhe Edi Ramës, mundësisht si në 2009-ën edhe më keq. Nëse Meta do të marri mandate mjaftueshëm për të formuar një qeveri koalicioni me Berishën, jam i sigurtë seai do ta braktisë opozitën socialiste në emër të “moralit” të 1 Prillit dhe të “suksesit” në qeverisje me Sali Berishën. Meta me shumë kënaqësi do të pranonte ofertën e Berishës për tu bërë kryeministër pasi Berisha i detyrohet shumë atij për gjithcka ai ka gllabëruar në politikë qysh nga viti 2005.


Gjithashtu , do të ishte shumë e thjeshtë për Metën për të gjetur një preteks në këtë rast: Për shembull, Meta mund t’i kërkojë Ramës pas 23 qershorit ose postin e kryeministrit ose postin e kryetarit të PS pas një premtimi për shkrirje të menjëhershme të LSI me PS. Kë nga këto dy poste do i japë Rama Metës kur dihet se nëse i jep njërën, shpejtë do i humbasë të dyja? Për më shumë, pak kush ka përtuar marrë me arsyen se përse Meta e LSI e tradhtuan përsëri elektoratin e majtë pasi shumëkush do të merret me Edi Ramën dhe PS si në 2009-ën. Harrojeni se do të merret dikush me Ilir Metën dhe LSI pasi Meta do i plotësojë Ramës dhe strategëve të tijë atë gjë që sot po trumbetohet me të madhe, largimin e Sali Berishës, “e keqja e madhe”. Sipas radhës, i bie që të kemi një “të keqe të madhe” të re me të cilën do të duhet të merren shqiptarët edhe për katër vite te tjera, dhe deri atherë të shpresojmë të mos na dali një tjetër “e keqe e vogël”.

Gazeta DITA

Read 1490 times
Login to post comments

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 9 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…