Nga Mero Baze

Në fjalimin e tij në parlament, ndërsa përpiqej të mbronte paktin e tij me mafian e plehrave, Sali Berisha nuk i fshehu dot makthet që i janë krijuar gjatë këtij viti nga rrezikimi i pushtetit. Për shumë vetë ishte e pakuptueshme retorika e tij për Aleancën e Plehut, e cila para se të vinte tek kjo ditë për Sali Berishën, kishte bërë disa sprova të tjera.

Opozita nuk ka fuqi ta ndalë këtë turp, pasi nuk ka vota dhe as mekanizëm politik. Por ajo mund të premtojë që sot ky njeri duhet të ikë bashkë me regjimin, Po mbijetoi, kujtohuni se regjimi i ri që do të vijë paska nevojë ende për pazare. Lakmuesi është Adrian Fullani.

Ka vetëm një “dialekt” që ndan, përçan, fut konfliktin dhe luftën e egër politike në këtë vend. Ky është dialekti i inatit, por mbi të gjitha “dialekti” i irracionalizmit, që degradon vetvetiu në dialekt të ligësisë, sipas lidhjes që ka bërë filozofi dhe studiuesi i famshëm francez, Monteskie. Duke kërkuar përkufizimin e virtytit në politikë, Monteskies arrin në përfundimin se virtyti është arsyeja, ndërkohë që mungesa e arsyes është streha e abuzimit dhe ligësisë.

Nesër, pasnesër dhe në ditët në vazhdim do të ketë ngjarje të tjera në këtë vend. Mos u çudisni që çdo gjë e keqe tani e tutje ka lidhje me Bamir Topin. Nëse bie ndonjë kometë, nëse del Hëna blu dhe ka përmbytje në Shkodër, nëse ka aksidente dhe plehra në rrugë, nëse ka korrupsion apo krim të zhvilluar, nëse ka rritje abortesh apo vetëvrasjesh, fajtor do të jetë Bamir Topi.

I duhet një armik i rëndësishëm në Evropë. Dhe duket e ka gjetur. Quhet Stefan Fyle! Këtë javë e nisi pikërisht me atë. Në fjalimin e tij të përgatitur me kujdes për tu dukur skandaloz, Sali Berisha foli për armiq evropianë të Shqipërisë, por nuk e la në ajër fjalinë. Foli për armiq që i dolën në krah Edi Ramës në mosplotësimin e 12 detyrave që Bashkimi Evropian i la qeverisë shqiptare për të plotësuar si kusht që të merrte ftesën për vend kandidat për anëtar në Bashkimin Evropian.

 Përpjekja e Berishës për ta tërhequr Topin në beteja krahinore,  dialektore, dhe aq më tepër në përpjekjet qesharake për të përvetësuar hipotekat kulturore të krahinave, vetëm për shkak të origjinës, e ka bërë tërësisht qesharake dhe të neveritshme këtë lëvizje të tij. Përfytyroni në ditët në vazhdim, kur liderët lokalë të PD, të detyrohen të përfshihen në polemika me Topin dhe t’i kujtojë secili “dialektin e bukur” të qytetit të tij, që nuk ngjan me “atë të Haxhi Qamilit”, dhe ta akuzojnë atë se ka fyer çdo qytet të tyre, pse ai nuk dëshiron që ata të flasin në dialektin e tyre.

Zemërimi popullor u rrit ndaj qeverisjes së pushtetit të Familjes dhe më 21 Janar mijëra njerëz dolën në rrugë të zemëruar dhe thuajse jashtë kontrollit të opozitës. Ata u përplasën dhunshëm me policinë, e cila i shpërndau lehtësisht, dhe pikërisht kur demonstrata  po përfundonte, dy njerëz burracakë të fshehur pas xhamave të blinduar të kryeministrisë, Sali Berisha dhe Lulëzim Basha dhanë urdhër të qëllohej për të vrarë. Katër vetë mbetën të vdekur dhe dhjetëra të tjerë i ruajti Zoti dhe vetëm i plagosën. Dhjetë fëmijë kanë mbetur jetimë nga urdhri mizor i Sali Berishës dhe Lulëzim Bashës. Ata janë të vetmit jetimë në botë që kanë parë me sytë i tyre si ua kanë vrarë prindërit.

Nga Mero Baze

Po shikoja Sali Berishën në parlament. Mjaftoi një ndërhyrje nga vendi e deputetit Tahiri, pa u marrë vesh nga askush çfarë ishte, dhe kryeministri shpërtheu. Në fillim ju trashën damarët e gjakut në qafë, u egërsua në fytyrë, ngriti gishtin tregues si kërcënim, mblodhi vetullat duke parë me egërsi a thua do ta shqyente deputetin e ri të opozitës, dhe përsëriti kërcënimin e tij proverbial se ‘do ta bëj fytyrën të zezë si këpuca’. Pastaj rrëshqiti fare dhe filloi t’i thoshte se e njeh qysh nga fëmijëria dhe e di çka bërë gjithë jetën… Këtu u duk sikur gjeti qetësi dhe e përsëriti plot 4 herë. Totalisht i çmendur, por kjo tani po pranohet si fatalitet.

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 14 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…