Zgjedhjet lokale të 8 majit u zhvilluan në një atmosferë tejet të polarizuar politikisht, që ndikoi mbi zhvillimin e procesit. Sipas vlerësimit final të OSBE/ODIHR, ndërsa zgjedhjet ishin konkurruese dhe transparente, mosbesimi mes partive politike mbizotëroi dhe partitë nuk i kryen detyrat e tyre në mënyrë të përgjegjshme. Kjo klimë ndikoi negativisht në administrimin e zgjedhjeve. Vlerësimi i OSBE/ODIHR thekson se pavarësisht procesit konkurrues në drejtim të fushatës, incidente të shumta të dhunshme njollosën këtë periudhë.

Nga Mero Baze

“Çdo shqiptar duhet të punojë që të krijojë sa më shumë të ardhura për familjen time”. Kjo fjali pak a shumë është bërë refren i kritikëve të Berishës thuajse nga viti 2006, kur metastazat e familjes së tij filluan të shtrihen në ekonominë shqiptare. Fillimisht me emërimet në poste kyçe të njerëzve që mund të përdoreshin për të “kapur shtetin” dhe më pas me fillimin e bizneseve direkte të familjarëve të tij siç ishte biznesi vdekjeprurës i Gërdecit, konfirmuar tashmë dhe nga kabllogramet e Ambasadorit Withers, pushteti i Familjes në Shqipëri u bë shumë familjar.

Nga Mero Baze

Refuzimi nga Sali Berisha i ftesës për debat publik rreth paktit të ofruar nga opozita për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, po forcon debatin nëse Berisha luftohet më mirë me luftë apo me paqe nga opozita. Partizanët e këtij debati kanë plot arsye t’i besojnë të dyja variantet. Qëndrimet radikale të opozitës ndaj Berishës kanë ekspozuar atë para shqiptarëve si vrasës, ndërsa qëndrimet paqësore dhe komunikimi me të kanë prodhuar për të imazhin e frikacakut dhe njeriut që i ik debatit.

Kjo pyetje më lindi ndërsa nisa të lexoj librin e Spartak Ngjelës, një libër mbi diktaturën dhe raportin e tij me të. Duke filluar ta lexoj këtë libër të shkruar mjaft mirë, mu ngulit më shumë ideja se diferenca mes njerëzve që i kanë dhënë historisë biografinë e tyre dhe atyre që kanë vjedhur nga historia kontributin e të tjerëve, bëhet e qartë vetëm në një pikë, tek guximi për të shkruar historinë tënde.

Nga Mero Baze

Karriera e tij e re si nënkryetar i PD dhe kryetar i grupit parlamentar i mbartte të gjitha nuancat e luftës së ftohtë që kishte me Berishën. Në vitin 2003 Berisha ia ofroi me bujari postin e kandidatit për Bashkinë e Tiranës, por tashmë gota ishte thyer. Nuk e pranoi. Berisha vazhdoi të sillej me kujdes për të mos ekspozuar ftohtësinë ndaj tij, por brenda PD-së gjithkush që ishte i pakënaqur nga Berisha filloi të ishte mik i tij.

Nga Mero Baze

Problemi real i kësaj qeverie mbetet fakti se koalicioni i Sali Berishës me Ilir Metën është kthyer në një lloj qeverie federale, ku Meta qeveris 20 përqind të Shqipërisë dhe Berisha 80 përqind të saj. Ndarja formale e pushtetit është kthyer në një ndarje reale të pasurive kombëtare të Shqipërisë. Berisha mund të ketë zili ose të revoltohet me ato që bën Ilir Meta, por ai nuk ka asnjë fuqi ta ndalë atë.

Nga Mero Baze

Kryeministri Sali Berisha po i bën një karshillëk të qartë qëndrimit të qeverisë amerikane rreth mënyrës se si duhet të reflektohet rreth kabllogrameve të dërguara nga diplomatët amerikanë në Tiranë. Edhe pse ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu, bëri thirrje publike të mos etiketohen dhe vihen nën presion personat e cituar nga diplomatët, Berisha po ndjek një linjë të qartë të frikësimit të tyre dhe denigrimit publik, duke përgënjeshtruar në emër të tyre.

Nga Mero Baze

Nëse sms e dërguara prej tij i merr një psikolog, rekomandimi i parë që jep për të është që duhet të mbyllet në një spital psikiatrik. Nëse e pyet përse në 70 sms 65 kanë subjekt erotik seksin anal, shpjegimi mund të gjendet tek jeta e tij në qeli me të burgosur të tjerë. Por nëse bën pyetjen fatale, si është e mundur që ky njeri i ka ulur pantallonat Sali Berishës, përgjigjen e merr vetëm duke menduar se çfarë është në gjendje të bëjë Sali Berisha vetëm për të mos ikur nga pushteti. Është gati të flejë në një krevat me Leonard Kokën!

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 24 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…