VEPRIMTARIA ANTIKOMBËTARE E KLERIT KATOLIK SHQIPTAR

Krerët e klerit katolik, me qëllim që të udhëzonin gjithë hierarkinë klerikale mbi qëndrimin që duhej të mbanin ndaj pushtuesve të rinj, në fillim të tetorit 1943 provokuan një mbledhje të përgjithshme në Shkodër, në kuvendin françeskan. Monsinjor Gaspër ThaçI, Vinçenc Prendushi dhe pater Anton Harapi,

Politika e brendshme e Zogut karakterizohet nga një shfrytëzim total dhe barbari fshatarësisë së varfër e një të mesme dhei punëtorisë në vendin tonë. Në regjimin e Zogut vazhduan ato raporte ekonomike feudale, që la sundimi turk në Shqipëri. Pushtetiishte në duart e bejlerëve, të rritur dhe të edukuar me koncepte dhe frymë anadollake.

Bujqësiaishte e prapambetur dhe shkonte vazhdimisht në rënie.

Për industri as që mund të flitet fare.industria e lehtë përbënte një pjesë shumë të vogël të ekonomisë,ishte fare primitive dhe drejtohej nga kapitali feudo-borgjezi venditi mbështetur kurdoherë ndihmën dhe në drejtimin e kapitalit financiarItalian,interesate të cilit nuk kërkonin zhvillimin eindustrisë së lehtë në vendin tonë. Arësimiishte në gjendje të vajtueshme, analfabetizmi kishte zënë rrënjë thellë dhe përfshinte 90% të popullsisë. (16)

            Politika e jashtme e Zogutishte krejtësisht anti-popullore dhe antishqiptare. Ahmet Zogu kishte qëllim që, me ndihmën e të huajve, të forconte brenda regjimin satrap, të pasuronte veten, duke shitur, më në fund, Shqipërinë te të huajt. Zogu dhe regjimii tij, në lëmin ndërkombëtar, nuk luftuan për të mbrojtur pavarsinë e Shqipërisë.

            Zogu u kishte hapur dyert prej kohësh agjentëve të spiunazhit amerikan, anglez dhe, në mënyrë të veçantë, atijItalian, të cilët vinin në Shqipëri në formën e misioneve të ndryshme, si këshilltarë ushtarakë e civilë, përfaqësues firmash etj. Të gjithë këta, dhe të tjerë, jo vetëm që bënë punë spiunazhi në favor të shteteve te tyre, por, sikundër u provua më vonë, vodhën e dëmtuan sa mundëninteresat e pasuritë e vendit tonë, dhe pregatitën njerëzit e tyre për të punuar në të ardhmen kundër Shqipërisë e popullit shqiptar.

            Në vitet e fundit të sundimit, Zogu u bë vassali plotëi Musolinit. Ambasadoriiitalisë fashiste në Tiranëishte sunduesi vërtetë në Shqipëri. Të gjitha traktatet dhe marrëveshjet e Zogut meitalinë fashiste kishin një objektiv: kolonizimin e Shqipërisë. Me marrëveshjet ekonomike dhe financiare, si dhe me traktatet e aleancës,Italia fashiste brenda pak vjetësh arriti, jo vetëm të shtjerë në dorë të gjitha pasuritë tona të mbitokës e të nëntokës, por edhe ta detyrojë shqiptarin që edhe për kokrrën e misrit të vështronte ngaItalia.

            Një rrjetë e gjerë shoqërishItaliane shfrytëzimi shtrin thonjtë e tyre mbi vendin tonë, në bazë të koncensioneve kapitulluese që bëri Zogu. Aparatii këtyre shoqërive përbëhej nga kusarë me çizme, që vidhnin dhei pinin gjakun popullit tonë. Ministritë ranë në duart eItalianëve, në bazë të një marrëveshjeje të fshehtë mbi organizimin ushtarak të Shqipërisë, më 1936, ushtria u vu nën kontrollin e plotë tëItalianëve. çdo plan plan ushtarak hartohej nga Roma. Sazani u mbajt me forcë ngaItalia, që në luftën e parë botërore. Durrësi u fortifikua ngaItalianët. U ndërtuan aerodrome, u bënë fortifikimenë kufi me Jugosllavinë e Greqinë, në bazë të planeve tëItalianëve dhe nën drejtimin e tyre. Armatimii ushtrisë mbretëroreishteItalian, kështu që fashistët dinin me hollësi edhe sa fishekë kishte ushtria jonë.

            Ky qëndrim kapitulluesi regjimit të Zogut krijoi kushtet dheinkurajoi ata që të shpejtojnë pregatitjet për pushtimin e Shqipërisë.

            Zogu, me gjithë shenjat e acarimit të gjendjes politike ndërkombëtare dhe shtimin e vazhdueshëm të presionit politikItalian mbi Shqipërinë, mundohej të tregoheji qetë karshi qëllimeveItaliane në Shqipëri dhe nuk mori asnjë masë për sigurimin e pozitës së shtetit shqiptar përballë rrezikut fashist. Egouzmi klasori tij dhei klikës së tij e kishte verbuar aqë shumë, sa nuk e lejonte të shikonte rrezikun e afërtimperialist dhe të bashkonte forcat e popullit shqiptar kundër lëvizjes revolucionare dhe komuniste. (17)

            Popullin shqiptar, në gjendjen e mjerueshme qëishte, nuk e linin të bashkohej dhe ata që e hiqnin veten për “udhëheqës shpirtëror” të tij. Kleri katolik, sidomos, luajti në këtë drejtim rolin e “vjolinës së parë”, ai u vu plotësisht në shërbim të okupatorit të ardhshëm, ashtu si sihte vënë gjatë gjithë historisë së tij në shërbim të të huajve….

3.-KLERI KATOLIK SHQIPTAR NË SHËRBIM TË TË HUAJVE

            historikisht vërtetohet se kleri katolik shqiptar gjithmonë u ka shërbyer të huajve, austrohungarezëvee deri më 1918,Italianëve mbas shkëputjes së tyre nga Ausro-Hungaria, dhe pushtuesve gjermanë deri në             lirimin e Shqipërisë, më 29 nëndor 1944. ndërsa, mbas        çlirimit, atsi lidhën fatet e tyre me angloamerikanët. Duke punuar me etje për përmbysjen e pushtetit popullor, për zhdukjen e pavarësisë së Shqipërisë, për skllavërimin e vendit tonë nga të huajt.

            Këto lidhje me të huajtë shpjegohen, në radhë të parë, me faktin se këta agjentë të Vatikanit, në Shqipëri gjithmonë kanë përmbushur detyrat që u ka ngarkuar ai; pra, sipas udhëzimeve të Vatikanit, kanë bashkëpunuar dhe janë vënë në shërbim të të huajve të ndryshëm, që kanë ardhur në vendin tonë. Përveç kësaj, këtai kanë lidhur me pushtuesit e hauj te vendit tonë të njëjtat qëllime politike,ideologjike dhe ekonomike, për shtimin e privilegjeve e të pasurive të tyre.

            Më 1870 kleri katolik shqiptari shkëputi përfundimisht lidhjet e tij me Francën dhe u lidh me derën e Absburgëve. Dera e Asburgëve, me qëllim që ta përdorte klerin në Shqipëri sambasinteresave te veta, qysh në fillim e subvencionoi me fonde të posaçme vjetore, (18) për organizimin dhe forcimin e kishës katolike shqiptare.

            Më 1857, me ndihmën e Asburgëve,imzot Topçiu hapi një kolegj për xhakonj. Disa vjet me vonë, gjithmonë me ndihmën e austriakëve, më 1882, u ndërtua kolegji françeskan në Troshan dhe, më 1887, në Shkodër. Vjena në këtë kohë paguante një kuotë vjetore prej 1.200 florintash për mbajtjen e tri shkollave katolike në Shkodër. Katedralja e Neshatit dhe e Prizrenit, kasha e Durrësit, e Tiranës dhe e Dervenit, etj. (19), ndërtohen me ndihmën e derës së Absburgëve. “Nuk ka gur kishe a kolegji, që nuk flet për “bujarinë” dhe projen e derës së lumnueshme të Absburgëve”. Kështu shkruanin fletoret e klerit në periudhën kur ataishin të lidhur me Austrinë.

            Të gjitha këto fonde, që harxhonte Austria për ngritjen dhe mbajtjen e shkollave, seminareve, kuvendeve, kishave si dhe një ushtrie të zezë prej qindra jezuitësh dhe françeskanësh, patën si përfundim, vënjen e këtyre të fundit në shërbim të Austrisë, për realizimin e qëllimeve të saj në Shqipëri.

            Perandoria austriake, për shërbimet e çmuara qëi sillnin krerët e klerit katolik shqiptar,i nderonte me rroga personale, dukei dhënë 450 korona çdo meshtari në vit, shumë kjo e mjaftueshme për të përballuar nevojat kishtare. (20)

            Mjaft klerikëve, të dalluar për shërbimet, qëi bënin perandorit, ju dhanë një sërë titujsh nderi dhe dekorata të larta. Kështu, p.sh., më 1916, Perandorija dekoroiimzot Bumçin, Bernardin Shllakun etj. Me kryqe e urdhëra të larta të shtetit austriak, për shërbime të larta, në favor të derës së Absburgëve. (21)

            Këta tradhëtar të popullit dhe të kombit shqiptar, me qëllime që t’I shërbenin sa më shumë dhe sa më mirë padronit të tyre, punonin me të gjitha mundësitë që Shqipëria tëishte gjithmonë nën sundimin austriak. Ata, me paturpësi, shkruanin, më 1917, se “fatii Shqipnisë ashti lidhun me shartet e monarkisë dhe se vetëm prej frontit të lumnueshëm të Absburgëve do të shkrepë rrezja e lirisë për kombin shqiptar”. (22)

            Ideologui klerit katolik, Pater Gjergj Fishta, në hymnin qëi thurte perandorit të Austrisë, shkruante:

“Ruje, Zot, Mbretin e Austris,

Qi Shqyptarve u ba murojë;

Në zemër të gjanë, me fuqi t’madhnisë,

Ky të na ketë përherë nën projë.

Na besnikë mei ndejun dona

Njati Mbret qi na libroi;

Aj tue kputë veringat tona,

Përherë zemrat nai pengoi.

Së bashku pra, në shej miradiet,

Mbreti Karl sot palë palë

Si m’lamë të luftës, si n’çeta ushtriet

Gjan’ e jetën duem më ja falë.

Shkaf a Lekë e djalë Mirditet

Gjall’ lirinë ai nuk e lshon

Mbiitaljaj, mbiingliz ka zbritet,

Shqypja e Austris, Shqypnin e pshton…” (23)

            Kleri katolik shqiptar, duke dashur t’i bëjë elozhe padronit të tij, arrin deri sat ë mohojë përpjekjet e mëdha të atdheutarëve shqiptarë për krijimin e alfabetit shqip dhe për kurorëzimin e këtyre përpjekjeve në Kongresin e Manastirit. Ja çfarë shkruante shtypii klerit katolik në këtë kohë: “Në kjoftë se kemi nji alphabet të vetmin në gjuhën shqip, ja dimë për nder veprës së palodhshme të Z.A.Kral, Gjeneral-konsullit të Austrisë,i cili, ma fort se kushdo tjetër,i dha shkas mbledhjes së kongresit të Manastirit”. (24)

            Shkelja e ushtrive austriake në tokën shqiptare kishte të bënte drejt për së drejti meineresat strategjike, politike dhe ekonomike të Austro-Hungarisë. Ushtarët e kësaj perandorie erdhën për të shtypur e sunduar me çizmen e pushtuesit mbi vendin tonë; prandaj populli ynëi urreu dhei luftoi me gjithë shpirt. Të kundërtën bënin klerikët; këta e konsideronin ushtrinë e perandorit të tyre si shpëtimtaren e vendit tonë. “Me hymjen e ushtrisë së P. Em. T’Austro-Hungarisë në Shqypni po nis me ague dita e liris dhe për të mjerin popullin shqiptar. E me rrezet e kësaj lirie ky popull ka sod jetën e bardhë me e çu në vend dëshirën e vet”. (25) Siç shihet, për klerin katolik çdo pushtues, sambas tyre, sjell lirinë dhe qytetrimin për popullin tonë. Këtë ata e përsëritën edhe mbas 30 vjetve, më 1939, kur pushtuesve fashistë u thurnin lavdi se, “po sillshin në Shqipni lirin, demokracin e lumtunin e Shqypnisë, se Shqypnia, nen udhëheqjen e Duçes, nuk humbiste asgja, por fitonte gjithçka”. (26)

            Mbas shpalljes së pavarësisë, kuri gjithë populli shqiptar,i udhëhequr nga patriotët e shquarismail Qemali, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi etj.,ishte ngrituri tëri në këmbë, me pushkë dhe pendë në dorë, për të drejtat e shqiptarëve dhe të Shqipërisë , duke luftuar dhëmb për dhëmb me të huajt dhe veglat e tyre në vendin tonë, për t’I dëbuar nga toka arbërore të cilën ata e mbanin padrejtësisht të pushtuar, duke e kthyer atë në një shesh luftash të padrejta, klerikët katolik vazhdonin t’I shërbenin perandorisë së tyre, Austro-Hungarisë, deri sa ajo kapitulloi.

            Mbas shkatërrimit të perandorisë austriake, kleri katolik shqiptar, menjëherë, më 1918, ran ë ujdi me një pardon të ri, meitalinëimperialiste, Me padronin e ri atë e lidhnin të njëjtat qëllime politike,ideologjike dhe ekonomike, kundër popullit shqiptar dhe shtetit shqiptar, për forcimin e sundimit të tij në Shqipëri, për shtypjen dhë shfrytëzimin e masave punojse dhe shtimin e kapitaleve të tij në kurriz të popullit shqiptar. Kjo ka qënë gjithmonë nyja einteresave të përbashkëta, që e ka lidhur klerin katolik shqiptar dhe e ka radhitur nën kujdesin atëror të Vatikanit në një front të përbashkët, brenda vendit, me klasat e privilegjuara, ndërsa, jashtë vendit, me disa nga shtetet kryesore kapitaliste të Evropës.

            Më 8 prill 1919, Perrikonona, përfaqësuesiItalian në Shqipëri, njofton arqipeshkvin e Shkodrës, Jak Sareqin, se qeveriaItaliane, tash e mbrapa do të financonte klerin katolik shqiptar për të gjitha nevojat që ai do të kishte. GjithashtuItalia merrte përsipër të financonte me bursë studentët shqiptarë, që ndodheshin nëitali.

            Më 29 prill 1919, Vatikani aprovoi propozimin e bërë nga arqipeshkvia e Shkodrës, që kasha katolike shqiptare të futej nën mvarësinë financiare tëitalisë. (26/1) Kështu duke filluar nga maji 1919,Italiaimperialiste filloi financimin e klerit katolik shqiptar për çdo vit me shuma të konsiderueshme të hollash, dhe kjo shumë erdhi duke u shtruar vazhdimisht. Me vendosjen e vartësisë ekonomike të klerit ngaItalia, krerët e tij e ndryshuan plakën, filluan t’i thurnin lavdi tashti jo më Austrisë, por perandorisë së re tëitalisë, dhe ky nënshtrim filloi të bëhej gjithmonë e mëi madh, sidomos mbas marrëveshjes së Lateranos më 1929, midis Vatikanit dhe qeverisë së Mussolinit, dhe ai mori formën e plotë mbas vitit 1935.

            Italia, për të organizuar më mirë punën e saj kundër Shqipërisë dhe për të aktivizuar klerin për qëllimet e saj, në kohë të ndryshme, dërgoi, me anë të Vatikanit, një numër të madh kuadrosh klerike, agjentë me eksperiencë të SIM-it*) të maskuar nën petkun fetar, të cilët, posa erdhën në Shqipëri, praën arqipeshkvisë së Shkodrës, u caktua në poste drejtuese të rëndësishme fetare nga ku kishin mundësi të mëdha për të realizuar detyrat e ngarkuara.

            “Këto merimanga të zeza të Vatikanit, endën pëlhurën e vet edhe në Shkodër; regjimii Zogut u kishte lënë dorë të lirë këtyre njerëzve të Vatikanit dhe këta krijuan një mbretëri më vehte, në të ahtuquajturën mbretëri të satrapit Ahmet Zogu”… (27).

            Këta emisarë tëitalisë u vërsulën kundër popullit shqiptar dhe pavarësisë së tij, me qëllim që të përgatisnin sa më parë kushtet për pushtimin e Shqipërisë ngaItalia fashiste. Kleri katolik dhe të dërguarit e SIM-it në Shqipëri me anë të Vatikanit, filluan të propagandojnë, në fillim, në mënyrë të maskuar, dhe më vonë hapët,ideologjinë fashiste në Shqipëri, rendin e ri “përparimtar” fashist.

            Qeveria e Zogut, duke dashur ta linte popullin shqiptar në errësirë, nuk hapte shkolla, por nga ana tjetër u kishte lënë këtyre emisarëve të Vatikanit dorë të lirë për të shtuar sa më shumë numrin e shkollave katolike fetare, jo vetëm në qytet por edhe në fshat. Ka patur raste, bile, kur janë mbyllur edhe disa nga shkollat e pakta shtetërore, për të hapur shkollë fetare, pa marrë parasysh protestat e prindërve dhe të nxënësve, siç ndodhi fshatin Dajç të Shkodrës. Dhe kur fshatarët nuk bindeshin, kleri edhe në disa fshatra të tjera të Shqipërisë së Mesme dhe të Shqipërisë së Veriut. (28) Në këtë periudhë shkollatt e klerit, seminaret dhe gjithëinstitutet katolike uinvaduan nga literature fashiste.

            Në shkollat e klerit jepeshin hartime me tema fashiste. Filomat dhe shfaqjet, që jepeshin nga klerikët katolikë, në pjesën dërmuesë, përshkoheshin nga ngjyra të theksuara fashiste. Të tillaishin, p.sh., drama e shfaqur nga trupa e teatrit të Arqipeshkvisë në Shkodër (Xhakojt) “Fli për Atdhe”, me subject të nxjerrë nga një film fashist ku komunistët spanjollë paraqiteshin si bisha, që kishin mohuar çdo gjë, duke filluar nga zoti deri te prifti. Në dramë priftërinjtë dhe murgeshat paraqiteshin viktima të komunistëve, por ndihma hyjnore e Musolinit dhe Frankos, të bindur nga papa, paqësoi çdo gjë në Spanjë. Drama tjetër antikombëtare “Skënderbeu”, e vënë në skenë nga shoqëria “Don Bosko”, e shkruar nga prifti Aleks Baqli, e paraqet heroin tonë sikur ka qënë një kryqtari thjeshtë, ushtari binduri papës, që shihte te veneciantët vëllezërit e tij, të cilët gjoja e ndihmuan me gjithe shpirt për triumfin e katolicizmit në Shqipëri.

            Fonde të tjera të veçanta ju dhanë klerit edhe nëpërmjet kryekonsullitItalian në Shkodër, Giovani Giros, dhe, më vonë, Salvatore melonit. (29)

            Në këtë periudhë, rol me rëndësi në përhapjen eideologjisë fashiste në Shkodër në Shqipërinë e Veriut dhe në rrethet kulturale të kohës, luajtën dhe organet e shtypit të klerit katolik shqiptar. Një numëri madh revistash kulturalo-artistike, fetaro-kulturale, e tjera, rreth dhjetë, botoheshin në Shkodër. (30) Ky numër është record në një qytet relativisht të vogël si Shkodra me një popullsi të pakët katolike. Një vend të dukshëm në faqet e këtyre revistave zinte propangandimii dogmave obskurantiste fetare dhe lufta kundër lëvizjes komuniste e punëtore ndërkombëtare si dhe kundër shkencës sa saj udhëheqëse marksiste-leniniste.

            Autorët që trajtonin këto tema dhe artikuj redaksionalë, në shkrimet e tyre, shpifnin e trillonin, në kundërshtim me të vërtetën, kundër lëvizjes komuniste në përgjithësi dhe Bashkimit Sovjetik në veçanti.

            Në artikujt e tyre atai përshkruanin komunistët si njerëz pa atdhe e familje, duke u vënë lloj-lloj epitetesh.

            Këtë kleri e bënte me qëllim që të largonte masat punonjëse nga lufta politike kundër regjimit në fuqi, e cila do të shpinte drejt organizimit të tyre; në këtë mënyrë, pra, pengonte përhapjen e lëvizjes komuniste në Shqipëri, që mbas 1935-ës po shtohej me Shpejtësi.

            Kleri katolik shqiptar, duke pasur si qëllim që të paraqiste në masat punonjëse të Shqipërisëidetë komuniste dhe sistemi komunist nga më të rrezikshmit për njerëzimin, në organet e tij të shtypit filloi të botojë artikuj të ndryshëm, ku shpifej e trillohej pa skrupuj. Kështu, p.sh., u shkruan shumë artikuj kundër Bashkimit Sovjetik, kundër luftës popullore, që bënte populli spanjoll kundër diktaturës së Frankos për liri e pavarësi. (31) Në këta artikuj, kleri kërcënonte popullin shqiptar me rrezikun komunist, prandaj duhej të merreshin masa kundër tij, dhe nxirrte edhe detyra si për regjimin e mbretit Zog, ashtu dhe për jerarqinë fetare katolike në Shqipëri.

            Për të pasur njëide më të qartë mbi forcën e madhe propagandistike të këtyre organeve dhe vjetërsinë e tyre, po japim disa Hollësira:

            Më 1891, filloi botimin e përkohëshmja fettare “Elçija e zemers së Krishtit”. Më 1908, ju shtua kësaj së përkohëshmeje edhe pjesa letrare. Më 1914, u nda më dysh; pjesa fetare, me emrin “Lajmëtarii zemerssë Krishtit”, e cila gjatë ekzistencës së saj drejtohej nga klerikë katolikë të huaj, si pasi, Jungu, Xhenovic, Catoneo, Buseti, Aldegieri, etj., dhe pjesa letraro-kulturale “Përparimi”, që pati jetë deri më 1916. kjo e fundit, gjatë kohës së saj, u tribunë politike dheideologjike e klerit katolik shqiptar dhe e Vatikanit në Shqipëri, në shërbim të të huajve dhe kundërinteresave të kombit shqiptar.

            Më 1912, françeskanët botuan të përkohëshmen fetare “Zanii Shna Ndout”, në të cilën, përveç problemeve fetare, trajtoheshin edhe probleme politike,ideologjike e letrare. Më 1913, filloi botimii së përkohëshmes, siç e quanin, letraro-kulturale, “Hyllii Dritës”. Kjo e përkohëshme, e cilaishte nga më të rëndësishmet në nëndor 1944, nuk pushoi së helmuari ndërgjegjen e popullit shqiptar, me dogmat fetare mesjetare, antishkencore për të mbajtur Shqipërinë vazhdimisht në errësirë, meideologjinë borgjeze të pushtuesve austriakë dhe, mbas 1921-së, nuk pushoi së propaganduariideologjinë fashiste. Në faqet e kësaj së përkohshmeje u shkruan me dhjetra artikuj politikëm kundër komunizmit, në përgjithësi, dhe Bashkimit Sovjetik, në veçanti, për të shuar çdo shkëndijë të lindjes së komunizmit në Shqipëri.

            Në vitin 1917, doli e përkohshmja fetare “Zoja e Shkodrës” dhe në vitin 1929 filloi botimii së përkohshmes letraro-kulturale “Leka” e cila, mbas “Hyllit të Dritës”,ishte më e rëndësishmja dhe që, më vonë të dyja me “Kumbonën e së Diellës”, të botuar më 1938-1944, tribunë nga ku propagandohej fashizmi, nazizmi dhe luftohej çdo lëvizje liridashëse e patriotike, komuniste e nacionalçlirimtare, që ngrihej për lirinë dhe pavarësinë e vendit, kundër shtypjes së sundonjësve vendas dhe pushtonjësve të huaj.

            Përveç revistave, kleri kishte dhe një numër gazetash që, me fuqinë e tyre propagandistike, ndikonin në botën e brendshme të njerëzve me një fuqi të jashtëzakonshme, për t’u pajtuar me gjendjen fetare e politike ekzistuese. Të tillaishin fletore “Besa Shqiptare”, “Posta e Shqypniës” nën drejtimine shërbëtorit besniktë Austro-Hungarisë e, më vonë, tëitalisë fashiste, Gjergj Fishta, e cila trajtonte, pothuaj, kryesisht çështje politike. Më 1923, doli “Ora e Maleve”, etj.

            Mbas 1935-ës, në faqet e këtyre organeve filloi të tingëllojë më fort dhe më hapët propaganda fashiste, duke e paraqitur rendin e ri fashist si rendin më demokratik në botë, të adhuruar nga Zoti njëherë e përgjithmonë, për të mirën e njerëzimit,i cili rend duhej të merrej nga të gjitha vendet si modeli demokracisë dhei lumturisë së popujve. (32)

            Një numëri madh kalemxhinjsh, klerikësh katolikë, agjentë të Vatikanit, të Austro-Hungarisë dhe në fund, tëitalisë fashiste dhe të Gjermanisë naziste, shkrimtarë, gazetarë, historianë, kompozitorë, folkloristë, dramaturgë, etj., kanë shkruar me qindra artikuj në këto organe. Censura kontrollonte me kujdes në përkthimet e librave të huaja, borgjeze dhe fashiste, (33) me qëllim që asnjë prej tyre të mos kishte përmbajtje përparimtare.

            Kleri, me qëllim që të realizonte detyrën përfundimtare që kishte marrë nga padronii tij, për të përpunuar opinionin e vendit, për të afruar gjithmonë e më shumë Shqipërinë meitalinë fashiste, në faqet e këtyre revistave, gazetave e veprave të ndryshme, botonte artikuj për miqësinë dhe vllazërinë, që ekzistonte ndër shekuj midis popullit shqiptar dheItalian, për lidhjet e vjetra me Romën mëmë, për jetën e lumtur dhe të begadshme që bënin punonjësitItalianë, e tjera. Aty-këtu, me doreza, në forma të ndryshme, në shkrimet e tyre nxirrte kokën qëllimi, afrimi dhe bashkimii dy popujve, se “Roma gjithmonë ka qënë një nënë e mirë dritëdhënëse për popullin dhe kombin shqiptar”. (34)

            Kleri katolik, për të drejtuar veprimtarinë e gjithë këtyre organeve, kishte ngarkuar kuadro të shumta, nga më të aftat dhe me përvojë, për përgatitjen e të cilave kishte punuar me kohë. Në kohën kur në Shqipëri kishte shumë pak kuadro të larta, vetëm kleri kishte vetëm 300 kuadro të larta, pjesa dërmueseishin njerëz të lauruar me një ose dy diploma, të përgatitur me mjeshtëri në kolegjet e Vatikanit për të përhapur e mbrojturideologjinë reaksionare fetare, për të luftuar kundërshtarët e saj, shkencëtarë e filozofë përparimtarë, për të luftuar teorinë marksiste-leniniste, lëvizjen punëtore e komuniste.

            Këta kalemxhinj, që vazhdimisht kishin qenë në shërbim të të huajve dhe që kishin punuar kundërinteresave të kombit shqiptar, mbas vitit 1933 e shtojnë veprimtarinë e tyre plot zell për pushtimin e Shqipërisë ngaItalia fashiste ose, së paku, për vënjen në krye të shtetit shqiptar të një prince nga shtëpia Savoja, meqenëse, sambas tyre, Shqipëria nuk mund të ekzistonte si shtet më vete.


Vazhdimi 2: 

          Në këtë periudhë kleri katolik shqiptar “paraqitej një shtet më vete, brënda qeverisë së Zogut” (36), një shteti fuqishëm, me një hierarki të madhe dhe të organizuar me përsosmëri, me një loinjë politike dheideologjike të përpunuar prej qindra vjetësh nga paraadhësit e tyre dhe nga Vatikani, me një potencial të fuqishëm ekonomik, me një system të përsosur organizimi dhe disiplinë, ku urdhërii arqipeshkvitishte ligjë për të gjithë, dhe që të gjithë duhej ta zbatonin në kohë dhe pa hezitim. Thyesit e disiplinës persekutoheshin me rreptësi. Ndikimii hierarkisë katolike në popullsinë e prapambetur të vendit tonëishtemadhe, veçanërisht në një kohë kur rreth 90% e popullitishte analfabet, dhe sidomos në Shqipërinë e Veriut dhe të Mesme, ku kasha katolike kishte punuar më shumë. Urdhërii “uratës”ishte urdhërii zotit për besimtarin dhe as që mund të diskutohej. Hierarkia katolike ndikonte shumë mbi parinë e vendit, bejlerë e bajkatarë, të cilët e dëgjonin fjalën e klerikut me respect. Këta ushtronin një ndikim të madh edhe ndaj organeve qeveritare qendrore, ndërsa ato lokaleti kishin nëninfluencën e tyre pothuajse të plotë.

            Ky shteti fuqishëm klerikal, me qendër në Shkodër, kishte një aparat të fuqishëminstitucionesh, nga kisha deri tek arqipeshkvia. Në Shqipëri, në këtë periudhë, kishte 6ipeshkvi:ipeshkëvia e Pultit, e Lezhës, e Zadrimës, e Durrësit, e Mirditës dhe e Shkodrës. Kishte një numër të madh kishash, kuvendesh, seminaresh dhe shkollash; një pjesë e madhe e tyre në Shkodër, në fshatrat e Shqipërisë së Veriut dhe të Shqipërisë së Mesme; disa në Durrës dhe në Tiranë; një kishë në Elbasan dhe një kishë në Vlorë.

            Kleri nuk kurseu asnjëherë fondet dhe kuadrot për të përhapurideologjinë e vet nga këto çerdhe të mashtrimit dhe të errësirës. Vetëm në Shkodër, një qytet relativishti vogël dhe që pjesërisht banohej nga muslimanë e ortodoksë, kleri katolik kishte një numër qendrash fetare, siçishin: Kuvendi françeskan me dy qendra, praën kishës dhe në lagjen e Arrës së Madhe: Kuvendii Jezuitëve, Kuvendii Motrave Servite, kuvendii Motrave Saleziane, vetëm me gra e vajza, Kuvendii Motrave Stigmatine; Kisha e Katedrales e varur drejt nga arqipeshkvi, Kisha e madhe e Fançeskanëve, Kisha fr5ançeskane e Shënkollit, Kisha e Jezuitëve, Kishae Motrave Stigmatine, Kisha e Motrave Saleziane, Kisha Shën Marisë, Kisha e Zojës së Shkodrës, Kapela e Motrave Servite. çdo famulli ose kishë, përveç kishës, kishte edhe qelën. Gati për çdo fshat me popullsi katolike kishte kishë.

            Përveçinstitucioneve të sipërme, kleri, me qëllim që të kishte nëninfluencën e plotë rininë e qytetit të Shkodrës, për ta edukuar dhe drejtuar sipasinteresit të vet, kishte hapur ne Shkodër disa shkolla që, për nga numri,ishin më shumë se shkollat shtetërore të kohës. Kështu, p.sh.,ishte shkolla fetare e jezuitëve, dy shkolla fillore të françeskanëve, fillorja e stigmatineve, shkolla fillore e motrave servite, gjimnazi 8-vjeçar jezuit dhe gjimnazi 8 vjeçari fretërve, shkolla e mesme e stigmatineve për vajza, seminarii murgeshave stigmatine, seminari për xhakonji jezuitëve, e tjerë.

            Në këto shkolla mbizotronte trupa mësimore prej priftërijsh; vetëm në kuvendin e jezuit, në Shkodër, kishte rreth 50 priftërinj, prej të cilëve 30 profesorë të kolegjit e seminarit papnuer. Një numër më të vogël kishte seminarii Rubikut,i Troshanit,i Lezhës, kuvendet e stigmatineve, e tjerë.

Të gjithë priftërinjtë, kishat e fshatrave dhe të qyteteve si dhe kuvendet e ndryshme vareshin ngaipeshkvitë dhe këto nga arqipeshkvia  e Shkodrës. Kjo e fundit dhe arqipeshkëvia e Durrësit vareshin drejt për së drejti nga papa, ose lidheshin me papën nëpërmjet Delegatit Apostolik (I plotfuqishmii papës), praën kishës katolike shqiptare.

Në Shqipëri erdhi, kohë pas kohe, një numëri madh organizatorësh katolikë, siç mund të përmendim murgët balizianë, pak më vonë benediktinët, organizatorët e urdhërit të ri françeskan në shek XII, të urdhërit domenikan në shek XIII, u bë riorganizimii urdhërit françeskan më 1866 dhei shoqatës së jezuitëve në mesin e shek XIX, e cila luajti një rol me rëndësi të madhe kundërinteresave të vendit dhe kombit tonë. Shkurt, po japim disa hollësira mbi këtë shoqatë.

Dihet, nga burimet historike, se tre jezuitët e parë erdhën në Shqipëri më 1841 që të treItalianë.ipeshkvii Shkodrës, në atë kohë,ishteItalian. Më 1848, Propaganda fide e Vatikanit dërgoi në Shqipëri Patër Claudio Stansislao Neri për të organizuar shoqatën e jezuitëve.

Dalëngadalë, brenda njëqind vjetve, 1841-1944, jezuitët, nga tre veta, krijuan një ushtri të tërë. Kjo shoqatë kishte një organizim të përsosur dhe disiplinë të fortë. Që në fillim të themelimit, jezuitët ngritën një shkollëItaliane në Shkodër. Atdhetarët shqiptarë ngritën zërin e tyre kundërkundër këtij akti të klerit katolik shqiptar. Një ndër taishte Zef Jubani,i cili, për këtë arësye, u luftua nga kleri, jo vetëm sa qe gjallë por edhe pas vdekjes. Më 1977, jezuitët themeluan në Shkodër “Kolegjin Saverjan”, ku mësimet jepeshinitalisht dhe gjithë drejtuesit, 11 rektorë,ishinItalianë. Në një kohë, kur rilindasit tanë të Shquar punonin me të gjitha forcat për hapjen e shkollave shqipe, gjatë 1877-1929së në këto shkolla e seminare jepnin mësim në gjuhën të huaj 129 mësues, petagogë e profesorë jezuitë, 120 prej të cilëveishinItalianë, austriakë, gjermanë, etj.

Të gjithë këta mësues e profesorë të huaj luftonin me çdo mjet kulturën tonë kombëtare dhe gjuhën tonë amtare. Të gjithëishin të dërguar të politikës ekspansioniste dheimperialiste të Austrisë,italisë, Gjermanisë dhe të Vatikanit; të gjithë, pa përjashtim, kanë qenë misionarë të përgatitur që më përpara, për të shkombëtarizuar popullin tonë. Tri javë pas pushtimit të vendit tonë ngaItalia fashiste, revista “Leka”, organi jezuitëve, në maj të vitit 1939, në kryeartikullin “Fashizëm,individualizëm dhe komunizëm”, shkruante: …”Jemi edhe na në regjimin fashist. Punë e mirë në shumë pikëpamje, veç n’u kuptoftë për së mbari. Pse fashizmi nuk asht gja tjetër veç nji qeveri e fortë, ose nji ushtri, por asht në temel, domosdo nji lëvizje shpirtnore me nji kuptim mendor. Ky asht kuptimii vërtetqi fashizmës: as robin nën zgjedhë të kolektivitetit, as liri për nji jetë egoiste, por liri e matur me drejtësi e me të kryem të detyrës shoqnore….Kush don me kenëi drejtë, kush a gati me u ba fli për të mirën e vllazënve, le ta quej vedin fashist”. (37)

Për të realizuar qëllimin e tyre, Vatikani dhe qeveria fashiste e Benito Musolinit, dërguan misionarët më të mirë në Shqipëri, me qëllim që të pregatitej terreni profashist në vend. Të tillëishin Giuseppe Valentini, Patër Fausti, Kordinjano e të tjerë. Në vitin 1912 erdhi në Shkodër Fulvio Cordignanua s.j.,i cili qëndroi deri më 1942. ky armiki tërbuari Shqipërisë dhe misionar me rëndësiiitalisë në këtë vend, veproi e shpifi kundër Shqipërisë sa mundi. Më 1925, në veprën e tij “Epopeja Komtare e popullit shqyptar”, thoshte se këngët popullore shqiptare, “nuk çekin kurrnji zhvillim komtar të përbrendshëm të përbashkët kah lirija”, domethënë mohon karakterin patriotic të poezisë sonë popullore. Më poshtë thotë: përgjithësisht kangët heroike popullore të Toskve e të Gegëve, flasin për punë të mdha të njaj trimi a të njaj fisi, tuj mos u naltue kurr në nji concept të përgjithtë” (38); pra, mohon frymën kombëtare të poezisë sonë popullore. Më 1934 ky agjenti fashizmit shkruan në veprën e tij “Dizionario Albaneso-Italiano”: “Bisogna viverein Albania per alcuni anni per rendersi conto delle condizioni di “imbroglio”in cui si trova ogni cosain questo paese”. (Duhet të jetojë njeriu në Shqipëri për të kuptuar kushtet e ngatëresën, në të cilën gjëndet çdo gjë në këtë vend). Pra ky misionari zi, siçishte vetë, shikonte vetëm zi e ngatërresa në Atdheun tonë). (39)

Në tre vëllimet e veprës “L’Albania”, Kordinjanua, faqe për faqe, ka fjalë dhe ngjyra nga më diskreditueset për popullin tonë. Ky fashisti njohur në Shqipëri, më 1941, botoi artikullin shpifës e famëkeq “L’Albania nella storia e nella vita ossia visione panoramica di un piccolo mondo primitive” (“Shqipëria në histori e në jetë ose pamje panoramike e një bote së vogël primitive”). Në këtë artikull të botuar në organet e Akademisë Mbretërore tëitalisë, me qëllime të caktuara, autori mohonte autoktoninë e popullit shqiptar…”Po e themi çiltas, se për mua çështja eidentitetit të popullit shqiptar  të soçëm me atë tëilirisë së moçme është thjesht një mit”. (40) Ky fashist arriti gjer atje, sa heroin tonë kombëtar, Skënderbeun, ta paraqiste, jo si prijës të popullit shqiptar, por si kapedan çetash ose çetnik të shitur në Shërbim të Vatikanit, Të Napolit e të Venedikut. Ai, në artikujt e tij, pohon se shqiptarët nuk kanë histori, kanë zënë vendin e huaj. (41)

Më 1923-24 erdhi dhe punoi në Shqipëri deri në vitin 1943 priftiItalian Giuseppe Valentini. Ky qe prefekt dhe drejtori edukatës fizike në Kolegjin Saverjan. Më vonë u bë udhëheqës shpirtërori revistës “Leka”. Qe një ndërideologët dhe organizatorët e jezuitëve në Shkodër. Si ky, ashtu dhe pasardhësit e tij, luftuan me të gjitha forcat që të zotëronte kudo në Shkodër, përmes oborrit fryma e respektit të çdo gjëjeItaliane, nënshtrimi ndaj kulturës dhe gjuhësItaliane. Jo rastësisht selia e jezuitëve në Shkodër, përmes oborrit të saj, lidhej me kryekonsullatënItaliane në Shkodër.

Gjatë pushtimitItalian. Valentine u bë përfaqësonjës kryesori kulturës fashiste në Shqipëri. Aiishte bashkëpunëtori mëi ngushtëi Mustafa Krujës dhei Ernest Koliqit. Ai u bë një ndër zëdhënësit eideologjisë fashiste në Shqipëri, sidomos nëinstitucionin e Studimeve, që u themelua më 1940, nga Cianua e Jacomoni. Sot, nëitali, është miku mëi ngushtëi Ernest Koliqit dhe vjell vrer kundër Shqipërisë socialiste.

Pra, si shihet kuadrot më kryesore tëinstitucioneve fetare në fillimishin të huaja, por Vatikani punoi dhe përgatiti shpejt kuadrin klerik shqiptar. Kleri vendas kishte mundësi më shumë të futej ndër besimtarët, për të përmbushur më shpejt dhe më mirë detyrat qëi ngarkonte Vatikani.

Për të përgatitur kuadrot kleri katolik zgjidhte djemtë më finokë. Jezuitët pëlqenin më shumë fëmijët me prejardhje të pasur, kurse françeskanët pranonin edhe të varfër, si në fshat dhe qytet. Këta fëmijëi merrnin në moshë të vogël,i futnin në kopshtet e tyre të fëmijëve, mandeji edukonin në shkollat fillore e të mesme. Ështëinteresante fakti se kleri fëmijët që merrte për t’i futur në kopshtet e kolegjet e veta,i shkëpuste plotësisht nga kontakti me ambientin e jashtëm, aq sa fëmijëve të porsafutur në kolegjin klerikal u ndryshohej edhe emir; kështu për shembull, Patër Gjergj Fishta emrin e vërtetë e kishte Zef. Ky emër ju ndërrua, posa u fut në kolegj, dhe u pagëzua nga kleri me emrin Gjergj.

            Gjatë vazhdimit të shkollës (kolegjit) u ndalohej çdo kantakt me botën e jashtme, duke u edukuar brenda mureve të larta të seminareve, me një disiplinë dhe edukatë të rreptë fetare. Nxënësve u ngulitnin në tru ato cilësi morale eideologjike, që duhej të kishte një prift,i përgatitnin me njohuri të thella teologjike e kulturale.

            Mbasi kryenin shkollën e mesme, xhakonjti dërgonin në universitetet e Vatikanit për të kryer arësimin e lartë. Për njëzet vjet, pasi e përpunonin kështu çdo minutë, ditë, muaj, vjet pa ndërprerje, me një ndjenjë të fortë fetarei riu bëhej predikuesi binduri kristianizmit deri ne vdekje. Pra, këta bij të pasurish (por edhe kurishin bij të varfërish, mbas mbarimit të universitetit bëheshin tën pasur, se emëroheshin praën kishave e kuvendeve, vende këto që administronin pasuri të mëdha) në këtë mënyrë bëheshin mbrojtës të vendosur të klasave të pasura të vendit. Këta njerëz parazitë, ashtu si dhe klasat shtypëse dhe shfrytëzuese, hanin në kurriz të të varfërve, pinin si shushunja gjakun e popullit me forma e metoda nga më të ndryshmet.

            Në sistemin e organizimit të tij, kleri katolik shqiptar kishte krijuar e organizuar dhe një numër organizatash e shoqërish fetare, të cilati përdorte si leva të fuqishme në duart e tij kundër armiqve të vet. çdo organizatë kishte një system të caktuar organizimi, me udhëheqjen e vet, me stemën dhe flamurin përkatës (42). Në formë këto paraqiteshin si organizata fetare por në të vërtetëishin organizata politike. Historia e vërtetoi se destinacionii tyreishte politik, në favor të Vatikanit dhe tëitalisë fashiste, kundërinteresave të Shqipërisë. Të tilla organizata e shoqata mund të përmendim: “Shoqnia Bashkimi” “Shoqnia Agimi”, “Lidhja e mësuesvë katolikë”, “Nji tubë djelmoshash shkodranë”, “Rozafa”, “Shoqnia Bogdani”, “Veprimi katolik”, “Antonjanja”, “Shoqnia e Zojës Ruzare”, “Djelmënia Antonjane”, “Bijat e Zojës”, “Rrethi Don Bosko”, “Misinet Shetitëse”, e shumë të tjera, të themeluara në kohë të ndryshme. Të gjitha këto punonin për rrënjosjen e botë kuptimit fetar ndër besimtarët katolikë shqiptarë, sidomos tek të rinjtë, duke u përpjekur që ta mbanin popullin në padijë ashtu siç dëshëronte kleri dhe klasat sunduese të vendit, për ta sunduar më lehtë.

            Krahas krijimit, organizimit dhe forcimit të organizatave fetare, kleri katolik, nga viti në vit, prej kohësh hapi edhe një numër shkollash fetare katolike, me priftërinjItalianë. Dokumentat tregojnë se në Pëllanë, dikur vendi banuar, është hapur një shkollë fetare në gjuhënitalisht që në vitin 1638… Atë e drejtonte njëItalian. (43) Një vit më vonë, u hap një tjetër shkollë në Bilisht. (44) E kështu me radhë misionarët e papës filluan të vërshonin në Shqipëri për të hapur shkollat e për të propangaduar katolicizmin. Sidomos, mbas vitit 1880, këta emisarë të Vatikanit, nëpërmjet shkollave, librave dhe agjitacionit që kryenin në popull, bënin të gjitha përpjekjet për të futur në botën e brendshme të popullit shqiptar bindjen në drejtësinë e fesë katolike. Këta misionarë kryenin, gjithmonë, detyrat e ngarkuara nga papa dhe asnjëherë nuk uinteresuan për të mirën e popullit shqiptar, por për skllavërimin shpirtëror, politik dhe ekonomik të tij.

            Në vitin 1879, kleri hap të parën shkollë fillore fetare për motrat stigmatine; më vonë hapet një shkollë e tillë në Durrës më 1896, një tjetër në Kallmet më 1907; më 1925 hapet shkolla fetare në Dajç dhe më 1930 në Tiranë. Në këto shkolla, udhëheqësit shpirtërorëishin, në pjesën dermuese,Italianë. Për financimin e këtyre shkollave, kleri ndihmohej nga papa, pjesërisht nga Austro-Hungaria dhe, mbas 1919ës,Italia nuki kurseu fondet për këto çerdhe të errësirës, të shtypjes dhe tq obskurantizmit mesjetar.

            Lind pyetja: çfarëi duhej kombit shqiptar hapja e shkollave për mësimin e fesë katolike në gjuhë të huaj, nga priftërinjItalianë, kur ai nuk kishte shkollat në gjuhën shqipe, dhe s’dinte shkrimin e këndimin shqip? Përsei duhej kjo gjë atij, kur ai s’e kishte besuar asnjëherë këtë, veç meimponimin e bajonetave të të të huajve dhe të misionarëve të papës? Kurrë në këto shkolla nuk u dëgjua të flitej për çlirimin e Shqipërisë nga të huajt, por u fol vazhdimisht për fenë katolike, për papën, për Marinë, për krishtin, për zootin, etj. dhe ju bënë vazhdimisht elozhe pushtuesve.

            Me qëllim që lexuesi të ketë njëide të qartë, se me çfarë mjeshtërie dhe force të përsosur organizative kleri organizonte shoqatat fetare, për t’i pasur ato leva të fuqishme në duart e veta, për të tërhequr dhe për të vënë nëninfluencën e tij gjithë besimtarët, veçanërisht rininë për t’i përdorur pastaj me lehtësi ku t’ja lypte nevoja atij, po japim një tablo të shkurtër mbi sistemin e organizimit vetëm të njërës nga këto organizata, të “Veprimit katolik”.

            Organizata e “Veprimit katolik”. Sipas udhëzimit të vatikanit, në fillim të vitit 1937, u krijua në Shqipëri nga kleri katolik organizata “Veprimi katolik”, (ose aksioni katolik). Vatikani dheItalia fashiste e krijuan pikërisht këtë organizatë në këtë kohë, me qëllim që të propagandonin më shumë krishtërimin ndër besimtarët me moshë të re, që po tërhiqeshin gjithnjë e më tepër nga ndikimiiideve komuniste. Pra, ata e krujuan “Veprimin katolik” si kundërpeshë të lëvizjes komuniste që kish filluar të përhapej në këtë kohë, si dhe për propagandimin eideve fashiste në radhët e rinisë katolike shqiptare. Këtoishin në këtë kohë detyrat kryesore, që u vunë përpara “Veprimit katolik”. Dhe, meqënëse këto detyra kishin një rëndësi të posaçme, Vatikani jepte orientim që “edhe në Shqipëri, si dhe në të gjithë kombet e tjerë, “Veprimi katolik” duhet të bëhet një detachmenti fuqishëm ei ndërgjegjshëm, me një disiplinë të çeliktë dhe me një organizim të përsosun”. (45)

Organizimii “Veprimit katolik” paraqitet si vijon:

Bashkimii timave të V.K.

Studentët e V.K

Djelmënija e V.K                 Anëtarë 16-30 vjeç                    Seniores 20-30 vjeç

                                                                                                    Juniores 16-20 vjeç

                                              Dishitar 10-15 vjeç                     Të mëdhenj 13-15 vjeç

                                                                                                   Të vegjël 11-13 vjeç

                                              Fëmijë katolikë 5-10 vjeç         SeksioniiI 8 vjeç

                                                                                                    Seksionii 6-8  vjeç

                                                                                                    Seksionii gat. 5-6 vjeç

Bashkimii grave të V.K

Studentet e V.K

Varzat e V.K                           Anëtare                                       15-30 vjeç

                                                Dishitare                                        Të mëdha

                                                                                                        Të vogla

Pregatitje                               Benjamine                                         Të mëdha

                                                                                                         Të vogla

Ndërsa organet locale e qendrore të V.K paraqiteshin:

Zyra Qendrore

 E  V.K

Trimat             Djemtë                 Gratë                  Vajzat

 Parija              Parija                    Këshilli               Këshilli 

Qendrore        Qendrore                Epruer                  Epruer

Qendra  Djoçezian               Këshilli           Federata ([1])         Këshilli             Këshilli

                                             Djoçeziane        Djoçeziane         Djoçezian           Djoçezan

Këshillii Famu                    Këshilli             Këshilli             Këshilli             Këshilli

llisë për V.K.                       Drejtues             Parisë                Parisë                 Parisë

Asistentin, presidentin, për zyrat qendrore e për parinë qendrore (Këshilli Epruer),i emëron papa; për qendrën djoçeziane, këshillin e famullisë e këshillin e parisëi emëronipeshkvi.

            Simbas statutit të “Veprimit katolik”, në artikullin e parë thuhet: “Veprimi katolik asht nji veprimi fuqive të organizueme për pohim, për hapje, zbatim e mbrojtje të parimeve katolike në jetë të secilit, të familjes e të shoqnisë.” (46)

            Piu XI thotë: “Veprimit katolik ka për qëllim me përhapë mbretninë e Krishtit ndërindividë, ndër familje e shoqni”. (47)

            “Veprimi katolik asht katoliçizmi militarist”, (48)

            “Veprimi katolik nuk ngujohet mbrenda nji kombi o nji kontinenti. Veprimi katolik asht nji veprimi përgjithët ei përbashkëti katolikëve, pa përjashtim seksi, gjendjeje shoqënore, ku;turale e prirje shoqnore e politike”. (49) “Anëtarët e Veprimit Katolik do të qytetnojnë e të kulturojnë njerëzimin; prandaj duhet të jenë yndyra e pikat ma të zgjedhuna të shoqënisë”. (50)

            “Nji ndër aktivitetet ma të domosdoshme të veprimit katolik janë mbledhjet e rregullta, pse ndër to edukohet ndërgjegja, mbahet në kambë disiplina, mbahet gjallë jeta, lëvizja e bashkimii shoqatës. Lyp pra nji disiplinë ma të fortë se shoqnitë e tjera fetare”. (51)

            Në krye të “Veprimit katolik shqiptar” u vu prifti Mikel Koliqi dhe nënkryetarë Zef Haxhija e prifti Zef Shestani. Porsa u krijua kjo organizatë, u shqua ndër organizatat e tjera të klerit katolik, megjithëse atoishin krijuar para shumë vjetësh, si për numrin e madh të anëtarëve, ashtu dhe për organizimin, dishiplinën dhe aktivitetin që tregonin anëtarët e saj.

            Stukturat e kësaj organizate, si u paraqit më sipër, tregon organizimin e përsosur që kishte ajo. Detyrat që ju ngarkuan nga Vatikani dhe ngaItalia fashiste kësaj organizate, nëpërmjet arqipeshkvit të Shkodrës, Gaspër Thaçit, filluan të plotësohen në mënyrë të kënaqshme (52). Veprimtaria e saj fetare, profashiste dhe antikomuniste po bëhej gjithmonë e më e theksuar dhe, siç do të shohim më poshtë, në vitet e pushtimit të Shqipërisë ngaItalia fashiste, ajo e hoqi fare maskën fetare, u hodh krejtësisht dhe zyrtarisht në një organizatë politike.

            “Veprimi katolik” në vende te tjera të botës ka detashmente ushtarake të rinjsh katolikë, organe spiunazhi, etj. Ndërsa në vendin tonë nuk arriti të ketë një fazë organizmi të tillë. Gjatë luftës nacionalçlirimtare, anëtarë e kësaj organizate, me aprovimin e komitetit qendror të organizatës demokristiane në Shqipëri , u bashkuan me rininë e Ballit Kombëtar për të përfaqësuar këtë organizatës”. (53) Ai qëndroi atje deri në çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit e huaj dhe tradhëtarët e vendit, dhe mandej, së bashku me një numër kriminelësh të luftës së popullit shqiptar, u arratis nëitali dhe gjeti strehë në Vatikan. Menjëherë papa e aktivizoi këtë klerik, spiker të Radio-Vatikanit, nga ku propagandon kundër Republikës Popullore të Shqipërisë.

            Propagandë antikomuniste dhe profashiste gjatë kësaj periudhe, bëhej jo vetëm në radhët e organizatave fetare, por edhe nëinstitucionet fetare, veçanërisht në rininë e shkollave katolike. Kleri ndjenjat e miqësisë, simpatisë për fashizmin,i shprehte edhe nëpërmjet këngëve, lojnave sportive, e tjera, shpesh organizoheshin mbrëmje tematike, ku shfaqeshin, pothuajse hapur ndjenjat e simpatisë për fashizminItalian.

            Në shkolla, profesorët, duke zhvilluzr lëndët me nxënësit, sidomos histori, gjeografi, gjuhë, letërsi etj., përpiqeshin me të gjitha mënyrat për të rrënjosur te të rinjtë ndjenja të forta fetare, profashiste, dhe antikomuniste. Kështu, ata shpesh jepnin tema për hartime me frymë fashiste, p.sh., më 1937, jepej temë hartimi për maturën “Perche’ amo l’Italia”. (54) Disa muaj më vonë, në “Kolegjin Saverjan”, u organizua konkursi me temën “La nuovaItalia”, në të cilin morën pjesë të gjithë seminaristët. (55) Në fund të vitit 1936, në seminarin papnuer u dha një konkurs tjetër me temën “Duçja- udhëheqësi madhi popullit Italian”. Këto konkurse kishin për qëllim të popullarizonin sa më shumë Duçen, si udhëheqës dhe si shpëtimtar tëitalisë. Zakonisht, në shpalljen e rezultateve të konkurseve, asistonte edhe njëi deleguari konsullatësItaliane në Tiranë. (56)

            ProfesorëtItalianë që jepnin mësime në kuvende, nuk u lejonin seminaristëve të lexonin libra të ndryshëm të letërsisë botërore, por vetëm libra të autorëveItalianë, në gjuhënitalishte, nën pretekstin se vetëm ato libra parashikonte programi mësimor, kështu që nuk dispononin të tjera. (57) “Me ardhjen e delegatit apostolic të papës në Shqipëri, L.Negris, me urdhër të këtij, programet shkollore të shkollave të klerit në Shqipëri u bënë përafërsisht si programet e shkollave katolikeItaliane”.(58)

            Disa profesorë shqiptarë, që punonin aty dhe që kishin zell e zotësi për të punuar për përhapjen e gjuhës shqipe, pengoheshin, dhe pot ë merrnin njëinisitivë të tillë, dënoheshin nga të parët e fesë katolike.(59)

            “FestatItaliane, si shtetëroret ashtu dhe të familjes mbretërore, festoheshin me rregull në “Seminarin Papnuer” të jezuitëve dhe në “Kolegjin Saverjan”, me pjesëmarrjen e gjithë seminaristëve dhe nën drejtimin e trupit mësimor. ProfesorëtItalianë të seminarit shfrytëzonin organizimin e këtyre festive për të propangaduar fashizmin në radhët e të rinjve. (60) “Seminariishte ba, gjatë viteve 1935-1938, një organizatë ku dominonte dhe ushqehej lirisht, nën petkun fetar, fryma politicoItaliane” (61)

            Më 7 korrik 1936, Vatikani nisi për në Shqipëri delegatin e vet apostolic praën arqipeshkvisë së Shkodrës, Hildebrand Antoniutin, kuadër me rëndësii Vatikanit. Atij ju ngarkuan detyra që të punonte me krerët e klerit katolik shqiptar dhe, nën udhëheqjen e LegatësItaliane në Shqipëri dhe kryekonsullit të saj G.Gironit, të pregatistee terrenin për pushtimin e Shqipërisë nga Italia dhe forcimin e luftës kundër përhapjes së lëvizjes komuniste në Shqipëri.(62)

            Për rëndësinë që kishte ardhja e këtij përfaqësuesi të papës në Shqipëri e tregon pritja e madhe që ju rezervua, si nga pushteti shekullor ashtu dhe nga pushteti shtetëror.(63) Për këtë flasin qartë letër-rekomandim qëi jepte Papa Piu XI për mbretin Zog (64) si dhe letër-këmbimi  delegatit apostolic me princin e klerit katolik shqiptar Gjon Marka Gjonin (65) e shumë të tjerë. Pas ardhjes të delegatit të papës në Shqipëri erdhën edhe shume priftërinj të tjerë ngaItalia, të cilët mbushën arqipeshkvin e Shkodrës, kuvendet e seminaret. Ardhja e tyre, me detyra të reja nga Roma,idhaimpuls veprimtarisë së klerit katolik shqiptar për realizimin e detyrave që kishte shtruarItalia fashiste dhe Vatikani.

Në këtë kohë, e tërë hierarkia katolike kishte një qëllim të vetëm: përgatitjen e terrenit te brendshëm në Shqipëri, për pushtimin e Shqipërisë ngaItalia fashiste.

            Sintezë e gjithë këtyre përpjekjeve të klerit katolik, einstitucioneve, organizatave dhe e shtypit të tyre,ishte dita e 7 prillit 1939, kur fashizmi pushtoi Shqipërinë. Këtë e shpjegoi kjartë patër Anton Harapi, një nga klerët e kishës katolike shiptare dhe nënkryetari organizatës demokristiane, në fjalimin e tij që mbajti në mbledhjen e të gjithë klerikëve katolikë, disa ditë mbas pushtimit të Shqipërisë ngaItalia fashiste, për të udhëzuar vartësit e lidhur me qëndrimin që duhej të mbante kleri ndaj pushtuesit. Ai tha:”Ajo çka kemi ba deri tash, në favor tëitalisë sonë, nuk asht gjithçka. Tashti na duhet të punojmë ma shumë për ta përjetësue atë”. (66)

            Një rol me rëndësin të veçantë në përgatitjen e 7prillit 1939 luajti kleri katolik shqiptar dhe ata dhjetëra klerikëItalianë, të ardhur në kohë të ndryshme me mira klerikëItalianë, të ardhur në kohë të ndryshme me misione të posaçme nga vatikani praën Arqipeshkvisë Metropolitane në Shkodër. Këta korba të zezishin bërë me kohë përçues të zellshëm të fashizmit në Shqipëri.

            “Këta Klerikë, agjentë të fashizmitItalian, u përdorën me mjeshtri nga zbulimiItalian nëpërmjet të kuadrove të tyre që punonin në Shqipëri për të korruptuar dhe vënë në shërbim të fashizmit shumë bajraktarë e vojvodë në krahina të ndryshme të vendit, të cilët u gjetën të gatshëm për t’i shërbyer fashizmit, sepse një pjesë e tyreishte kundërshtarë të Zogut vetëm për sundimin, pasuri e çifliqe, ndërsa pjesa tjetër, të mësuar për ta shitur Shqipërinë te të huajt për një qese me para” (67)

            Në këtë kohë, kur gjithë lëvizja komuniste botëroreishte vënë në kurs të direktivave të Kominternit, për të krijuar kudo në botë, nga të gjitha kombet, frontin unik me forcat përparimtare dhe antifashiste, kundër rrezikut fashist, që po kërcënonte botën, pikërisht në këtë situatë kaq të disfavorshme për Vatikanin, Papa Piu Xi, ky shërbëtor besniki reaksionit ndërkombëtar dhe, në veçanti,i fashizmit dhe nazizmit, si kundërpeshë të direktivës së Komiternit, lëshoi për të gjithë hierarkinë katolike dhe gjithë besimtarët katolikë të botës Enciklikën e tij të vitit 1937, të titulluar “Mbi komunizmin e pazot” që është ndër document më reaksionare që njeh historia e këtij pape. Qëllimiishte që të angazhoheshin më seriozisht dhe të aktivizohej e tërë hierarkia katolike, partitë demokristiane, organizatat fetare, shtypi katolik dhe gjithë besimtarët katolikë kundër direktivave të Kominternit, kundër lëvizjes komuniste, që kudoishte në rritje.(68) Papa një kopje të këtij dokumenti famëkeqja dërgoi edhe arqipeshkvisë metropolitane në Shkodër. Enciklika si për klerikët e vendeve të tjera të botës, edhe për klerikët katolikë shqiptarë shtronte detyra të mëdha dhe të rëndësishme, që konsistonin së pari në organizimin dhe aktivizimin e një pune më të mirë dhe në një luftë më të madhe të hierarkisë katolike e gjithëinstitucioneve të saj kundër lëvizjes komuniste në Shqipëri, që në këtë kohë kishte filluar të përhapej dhe të organizohej në grupe; (69) së dyti, në dokumentin shoqërues të Enciklinës, papa urdhëronte krerët e klerit katolik shqiptar që të krijonin partinë demokristiane, e cila të udhëhiqte veprimtarinë politike të besimtarëve katolikë.

            Vatikani, me anë të kësaj Enciklike, kërkonte që të popullarizoheshin sa më shumë, në masën e katoli8këve, krimet që gjoja bënin komunistët spanjollë, duke shpifur e trilluar se në Spanjë, “për sa u qe e mundun komunistave, rrënuan çdo gja të artit, kulturës e shkencfës njerëzore, çdo çast mbytën tufa-tufa shekullarë, vetëm pse janë të krishterë të mirë. Prandaj, asnji shtet që e kupton përgjegjësië e vet, nuk duhet me ndenjë, pse çka sod në Spanjë po ndodhë, do të ndodhë nesër në kombe të tjerë”. (70)

            Siç shihet, papa jo vetëm që paraqitet një shpifës profesionist, por njëkohësisht u bën thirrje gjithë qeverive kapitaliste të botës, që ato të bëjnë një bashkim fuqish, një kryqëzatë, të koordinojnë veprimet për të shuar luftën revolucionare të popullit spanjoll. Papa u bënte thirrje partive katolike dhe organizatave fetare, që të vepronin me të gjitha energjitë për organizim kundër komunizmit, për të ruajtur djalërinë katolike ngainfektimi meidentë komuniste. (71)

            Në qarkoren shoqëruese të Enciklikës, papa u shtronte detyrë arqipeshkve në ato vende ku kishte, të krijoheshin menjëherë partitë demokristiane, për të udhëhequr veprimtarinë police të katolik shqiptar, Brenda një kiohe relativisht të shkurtër, nën udhëheqjen dhe drejtimin praktik të delegatit apostolik, Hildebrand Antoniutit, “në nëndor 1937, për të parën herë në Shqipëri, formuan organizatën e vet politike, “organizatën demokristiane shqiptare”. (72) Kjo organizatë, në fillim, nuk u popullarizua në masë, as nuk kërkoi aprovimin e qeverisë së Zogut për t’u njohur, pseishte bindur se nuk do të lejohej. Ajo u mbajt tepër e fshehtë dhe u njoh vetëm nga klerikët. “Në fillim organizatën demokristiane e përbënin vetëm klerikët katolikë shqiptarë, si dhe një pjesë e kufizuar anëtarë të organizatave e rretheve katolike” (&3) Ndërsa më vonë , siç do të shpjegohet më poshtë, dyert e Demokristianes u hapën për çdo katolik që pranonte dhe zbatonte programin e saj.

            “Në fundin e dhjetorit 1937 u zgjodh komiteti qendrori Demokristianes, me në krye arqipeshvin metropolitan të Shkodrës, monsinjor Gaspër Thaçin, dhe nënkryetar patër Anton Harapin”. (74) “Qëllimii kësaj organizate në Shqipëri u shpreh qartë në programin e saj,i cili parashikonte: 1) Udhëheqjen e veprimtarisë politike të elementit katolik në Shipëri dhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve katolikë në parlamentin shqiptar. 2) Organizimin e luftës kundër përhapjes së lëvizjes komuniste në Shqipëri. 3) Pregatitjen e terrenit të brendshëm për pushtimin e Shqipërisë ngaItalia fashiste (Bashkimin e Shqipërisë meitalinë siç e theksonin ata R.B.) (75)

            Komiteti qendrori demokristianes në Shqipëri, për t’u bërë të njohur masave katolike Enciklikën “Mbi komunizmin e pazot”, ashtu siç porosiste papa Piu XI, e përktheu atë në gjuhën shqipe, me anën e patër Marin Sirdanit, dhe ua shpërndau gjithë meshtarëve, kudo qëishin, shqiptarë eItalianë, me detyrë që kjo të punohej nga meshtarët me masat katolike, para ose gjatë dhënjes së meshës në kishëë si dhe në mënyrëindividuale. Në të njëjtën kohë, ky document punohej sistematikisht nga kuadrot e klerit me anëtarët e organizatave fetare katolike dhe në të gjithëinstitucionet arësimore të klerit katolik. Pra, porositë e papës po viheshin në jetë më së miri nga krerët e demokristianes.

            Një rol me rëndësi, në formimin e organizatës demokristiane dhe në organizimin e forcimin e saj, luajti delegate apostolici papës praën klerit katolik shqiptar. Ky, në fakt,ishte udhëheqësi shpirtërori kësaj organizate, krahui djathtëi këtij të plotfuqishmi të papës në Shqipëri u bënë edhe priftërinjëItalianë, që kishin ardhur prej kohësh në Shqipëri. Me kujdesin “atëror” të papës, meqenëse organizata demokristiane posaishte krijuar, u dërgua praën kishës katolike në Shqipëri edhe një numër kierikësh të tjerë, kuadro me eksperiencë të Vatikanit në lëmin politik,ideologjik dhe të organizimit, për të ndihmuar në forcimin e demokristianes. Këta klerikë, të cilët u emëruan menjëherë në poste të rëndësishme fetare, së bashku me delegatin apostolic Antoniuti, organizuan mirë dhe shpejt organizatën demokristiane në Shqipëri.

            Për një kohë relativisht të shkurtër, gjatë viteve 1937-1938, Enciklika e Piut XI u bëi njohur, jo vetëm për klerikët, xhakonjtë, anëtarët e organizatave e të rretheve fetare katolike, por edhe për qindramijëra besimtarë. Pra, kjoi dha mundësi klerit, jo vetëm të forcojë dhe të organizojë më mirë punën e tij propagandistike kundër lëvizjes komuniste, që vepronte e paorganizuar në një parti të vetme në këtë kohë, por edhe të pengonte në një farë shkalle përhapjen e saj, sidomos në viset e Veriut dhe të Shqipërisë së mesme.

            Popullarizimii fashizmit, nëkëtë kohë, në masat e popullit dhe, në veçanti, në besimtarët katolikë,ishte një tjetër detyrë e rëndësishme, që shtrohej para krerëve të klerit katolik. Në kasha, qela, shkolla fetare, në seminare e kudo, anëtarët e demokristianes dhe të shoqatave e të organizatave katolike, klerikët punonin pa pushim si propagandistë dhe përçues të zellshëm të fashizmit. “Shkollat dhe seminaret e klerit u mbushën me libra fashisteItaliane. Nëinstitucionet fetare, priftërinjtë katolikë, shqiptarë eItalianë flisnin hapur pa frikë, përfashizmin; për “atë që na jep bukën duhet të bëjmë uratën” – thoshin klerikët. “Gjuha, përatë që ushqenshpirtin, duhet të thotë fjalët dhe notatmë të mira”.(76) Këtu është fjala për fashizmin. Për seminaristët u vu e detyrueshme që në kohën e lirë të bisedohej vetëmitalisht (77). Në të njëjtën kohë, fashizmiItalian nuk kursen fondet, që kleri katolik t’I krijohej baza materiale e nevojshme për propagandimin e fashizmit (78).

            Për propagandimin eideologjisë fashiste dhe fetare, rol me rëndësi në këtë periudhë luajtën edhe organizatat e klerit katolik, të cilat tashti drejtoheshin e aktivizoheshin edhe me mirë. Shtypii klerit, gjatë atyre viteve, u bë tribunë e propagandimit të këtyreideve.

            Siç dihet,Italia fashiste, kishte në plan të përgjithshëm dhe perspektivë pushtimin e Shqipërisë. Për realizimin e këtij plani, ajo kishte vite që punonte. Vitet e fundit, ajoi shtoi veprimet e veta ndaj Shqipërisë, me qëllim që ta aneksonte sa me shpejt. Natyrisht, planet e saj hasën në rezistencën, jo vetëm të kundërshtarëve të saj me mbretin Zog në krye, por edhe të shteteve të tjera, që kishininteresat e tyre në Shqipëri.

            Nëpërmjet legatësItaliane në Shqipëri dhe kryekonsullatës së saj në Shkodër,Italia udhëhiqte veprimtarinë antishqiptare të klerit katolik shqiptar. Këto agjentsi spiunazhi tëitalisë në Shqipëri, duke zbatuar detyrat e udhëheqësve të tyre të Romës, në përputhje me planin e përgjithshëm tëitalisë ndaj Shqipërisë, aktivizuan në këtë periudhë agjentët e tyre nga radhët e klerit katolik përqëllime politike dhe ushtarake spiunazhi. Detyra të rëndësishme ju ngarkuan klerikëve të lartë, si monsinjor Frano Gjinit, bashkëpunëtoriItalianëve që më 1918, patër Pal Dodës,i vënë në shërbim tëitalisë më 1911, patër Bernardin Palit, një ndër bashkëpunëtorët e rëndësishëm të G.Giros dhe, më vonë, të Melonit,i vënë nëshërbim tëItalianëve më 1936, patër Mark Shllakut,i vënë në shërbim të tyre më 1936, patër Rrok Gurashit,i vënë në shërbim më 1937, e të tjerë. Nëpërmjet këtyre spiunëve, kryesisht priftërinj, kryekonsullataItaliane ne Shkodërmundi të vërë në shërbim të spiunazhitItalian edhe një sëri krerësh, “bajraktarë e vojvodë”, (79) në Shqipërinë e Veriut, Dukagjin, Shllak, Malësi të Pukës, Mirditës e Lezhës, të cilët kishin mosmarrëveshje me Zogun. Të gjithë këta u pajtuan me planin eitalisë fashiste për heqjen e mbretit Zog, jo nga dëshira për të hequr Zogun që të shpëtonte Shqipëria nga vuajtjet e mjerimit, por kryesisht përinteresat e tyre, për një pozitë dhe një qese me para që u premtonte fashizmi.

            Në kohën qëItalia fashiste po , bënte hesapet e fundit për pavarësinë e Shqipërisë, kur kleri dhe organizatat katolike, të udhëhequra nga “demokristiania shqiptare, kishin arritur rezultate në punën e tyre antikombëtare dhe në shërbim të fashizmit, kleri katolik mori një lajm që e entuziasmoi pa masë: papa Piu XI kishte emëruar, me gradim, përfaqësues të tij në Spanjë, praën qeverisë së Frankos, delegatin apostolic Antoniuti, që deri në këtë kohëishte në Shqipëri, për zëvendësimin e të cilit dërgoi një xhelat dhe komplotist të ri të Vatikanit si delegate apostolic në Shqipëri,imzot Leon G.B. Negris, që arriti në vendin tonë më 15 tetor 1938”. (80)

            Përfaqësuesii rii Vatikanit,i ardhur me detyra e udhëzime të reja, siç do shohim më poshtë, luajti një rol me rëndësi për aktivizimin e klerit katolik shqiptar në favor të fashizmit, më vonë edhe të nazizmit, ndërsa, mbas çlirimit, në favor të anglo-amerikanëve, kundërinteresave të popullit shqiptar. Pra, ky kryeagjenti Vatikanit dhe Musolinit në Shqipëri, u bë udhëheqësi dhe drejtuesi absolutei gjithë veprimtarisë antikobëtare të klerit katolik shqiptarë, nga koha e ardhjes së tij

Ndërsa populli vashdonte të kerkonte armë dhe përpiqej to pengonte marshimin e trupave fashiste, A. Zogu dhe klika e tij bënë perpjekjet e fundit për t’u marre vesh me armikun, që kishte shkelur vendin. Armet ndodheshin në duart e një ushtrie mbretërore të paedukuar per mbrojtjen e atdheut. Zogu dhe ushtria e tij ishin krejt të shkëputur nga popullin; ndërsa, shteti shqiptar,ishte i izoluar krejtesisht nga bota e jashtme. (1)

Populli shqiptar u ngrit i tëri në këmbe kunder pushtuesit, kërkoi armë për ta luftuar, por regjimii Zogut nuk e bëri  këtë. Përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë kundër ushtrisë Italiane, në portin e Durresit, Vlorës, Sarandës e Shëngjinit, u mposhtën nga fuqitë e armatosura gjer në dhëmbë të Italisë fashiste. “Populli ynë u mposht dhe vendi u okupua, por në asnjë moment populli ynë nuk u përkul dhe nuk pranoi okupacionin”. (2)

Më 7 prill, ndërsa radio Italia njoftoi zbarkimin e njëkohshëm të trupave Italiane në katër portet e Shqipërisë, krerët  katolik në Shkodër dërguan përfaqësuesit e tyre, pater Anton Harapin dhe dom Mikel Koliqin, në bisedime me krerët e Shkodrës, ku vendosën që trupave Italiane të mos u rezistohej, pse, simbas kle­rit katolik, “ishte pregatitur terreni me kohë për këtë punë”. (3) U zgjodh nje përfaqësi, me patër Anton Harapin në krye, (4) e cila ju paraqit komandës së ush­trisë të qytetit të Shkodrës me propozimin që të mos u rezistohej me armë trupave fashiste, duke parashtruar bindjet se një qëndresë e tillë kundër trupave Italiane te Ura e Bahçellëkut dhe te kalaja e Rozafatit ishte e kotë, pse ata kishin trupa të shumta e mjete dhe, nga ana tjeter, një bombardimi mundshëm në Shkodër do të rrafshonte krejt qytetin. Në këtë kohë te Ura e Bahça­llëkut kishte filluar përpjekja me pushtuesit. Pushkët e atdhetarëve shkodrane kishin shtrirë për tokë togerin fashist Malian Xhusepe Bombis dhe kishin plagosur të tjerë.

Komanda e garnizonit te Shkodrës, me kermbënguljen e pater Anton Harapit, pranoi propozimin e përfaqësuesit te klerit dhe urdhëroi forcat ushtarake të ndërpritnin luftimet në hyrjen e qytetit. Shkodra ju dorëzua fashistëve.

“Për fund të kalasë së Rozafatit, në të hyrë të qy­tetit, kreret e klerit katolik shqiptar, i plotfuqishmi i Papës në Shkodër, Leon G.B. Negris, si dhe paria e vendit, përkrahës e aderues të fashizmit, ju dualën për­para pushtuesve Italianë per t'i pritur ata si mysafirë, Si miq te vërtetë. Aty u takuan me komandantin e tru­pave Italiane, që ishte drejtuar për në Shkodër, kolonelin Skattini. Këtij i uruan mirëseardhjen, duke e sho­qëruar me respekt, kujdes dhe dashuri për në qëndrën e qytetit.” Ndërsa, klerikë të tjerë gjatë kësaj kohe, për t'u uruar mirëseardhjen trupave fashiste në Shkodër, rrihnin kambanat e katedraleve. (5)

Koloneli pushtues, në fjalën e rastit që mbajti para popullit në ndërtesën e bashkisë së qytetit, u përpoq t’i binde dëgjuesit, qëishin mbledhur aty, se, gjoja, fashiz­mi Italian kishte ardhur, jo për të pushtuar Shqipërinë, por për ta shpëtuar nga regjimi shtypës e gjakatari A. Zogut, për ta bërë të lumtur popullin shqiptar. “Trupat tona- tha Skattini-kanë ardhur në Shqipëri, jo si një popull i panjohur dhe armik. Ata ju konsiderojnë si popull vëlla dhe mik. Këta dy flamuj, që u vendosën këtu (e kishte fjalën për flamurin shqiptar dhe atë Italian- R.B.) do të valojnë për jetë së bashku, në sajë të kësaj miqësie vëllazërore”. (7). Këto fjalë demagogjike nuk e qetësuan mërinë e ndërgjesve, që ndodheshin aty. Populli e kuptonte qartë se pavarësia e Shqipërisë kishte marrë fund. (8) Pikërisht ashtu si shënonte Konte Çianua në ditarin e tij personal, më 7 prill 1939: “Shqipëri të pavarur nuk ka më”. (9)

Mbas këtyre ceremonive, për miqtë u shtrua një drekë në argjipeshkvinë e Shkodrës. Kjo pritje madhështore, që ju bë pushtuesve nga ana e klerit katolik qysh në ditët e para te pushtimit fashist, u shpreh edhe në organet e tyre të shtypit. «Hyllii Dritës”, organi françeskanëve, në artikujt me titujt “Ushtarët e Romës, shkelën në tokën eilirëve me u ngjitë dorën për mei gëzue” dhe “Sheshi i veprimit tonë asht Shqipnia në kuadrin e Perandorisë së Romës”, shpreh hapët simpatinë e klerit katolik për pushtuesit fashistë. Simbas françeskanëve, fashistët Italianë “kishin ardhë për të mirën e Shqipnisë”. Po kjo e përkohshme, në artikullin “Lajme rrotull Shqipnisë”, shkruan «dita e 7 prillit shënon fillesën e një epoke të re e fatbardhë për popullin shqiptare. Kurse e përkohëshmja e jezuitëve, “Leka”, në një artikull të saj, shkruan: «Ma i pari kujdesi yni, mbasi u zhduk reja e zezë, që mbuloi qiellin e Shqipnisë, kje të merremi vesh me drejtuesit e rij dhe me u thanë: “Ju qendrimi i ynë i deri sodit, atdhedashurizmi i shëndoshtë, në themel të moralit; sot e mbrapa kena ndër mend të vazhdojmë po atë”, e na u përgjegjën: “Mos të kishit ardhun ju me na thanë, na do t’u kishim çue fjalë që ju kështu duhet bani””. (10)

Më 9 prill, nje ditë pas hyrjes së pushtuesve në Tiranë, u krijuai ashtuquajturi “Komitetii përkohshëm administrative”, me Zhafer Ypin në krye. (11) Më 10 prill 1939, Maliq Bushati, ministëri brendshëmi qeverisë së Shefqet Vërlacit, dërgohet nga Jakomoni në Shkodër dhe, po këto ditë, thërret në shtëpinë e Gjon Marka Gjonit të gjithë parinë e qarkut të Shkodrës, të caktuar për të marrë pjesë si përfaqësues të Shkodrës në asamblenë tradhëtare të Tiranës. Në këtë mbledhje merrnin pjesë paria katolike me patër Anton Harapin në krye dhe ajo muslimane me hafiz Ali Tarin në krye, etj. Në mbledhje pati kundërshtime, pjesa më e madhe e përfaqësuesve të caktuar si asamblistë, të udhëhequr nga hafiz Ali Tari, nuk pranuan të shkonin në asamble për të sanksionuar pushtimin ushtarak te Shqipërisë nga Italia. All e quanin te padrejttë shkeljen, nga ana e Musolinit, të marrëveshjes së Zurihut të vitit 1938 midisitalisë dhe krerëve  të “Bashkimit Kombëtar”, të klerit katolik, të klerit musliman dhe të opozitës antizogiste, që vepronte brenda vendit, marrëveshje e cila parashikonte që, me ndihmën eitalisë, të rrezohej mbreti Zog dhe në krye të shtetit shqiptar të vendosej një princ Italian nga shtëpia e Savojës. Për të bindur këta, u thirr ne mbledhje edhe ish-kryekonsulli Italian në Shkodër para pushtimit, Salvatore Meloni, por edhe ky nuk mundi të bëjë gjë. Një pjesë e perfaqësuesve muslimanë u largua nga mbledhja. Në këto rrethana, Meloni, patër Anton Harapi dhe Gjon Marka Gjoni, mbasi muaren dhe pëlqimin e Jakomonit, caktuan asamblistë të tjerë. Mbas kësaj date, filloi një e çarë me rëndësi midis klerit katolik dhe elites muslimane të Shkodrës, e cila vazhdoi deri në fund të vitit 1942, kur ata, para rrezikut të përbashkët, që u kërcënohej nga L.N.Çl., e harruan këtë grindje dhe u bënë përsëri miq e bashkëpunëtorë të ngushtë në shërbim të  pushtuesve.

“Dërgata e Shkodrës, me në krye patër Anton Harapin, më 12 prill 1939, arriti në Tiranë dhe po atë ditë, u prit në audiencë nga Konte çianua,i cili u tha se do tëishte mirë për Shqipërinë që t'i ofronin kurorën e Shqipërisë Vittorio Emanuelit i II.” (12) Dërgata e Shkodrës menjëherë dha pelqimin e vet. Po ate dite, perfaqësuesii klerit katolik, patër Anton Harapi, zuri vend në asamblenë tradhëtare, duke aprovuar Projekt-vendimin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste dhe “Shpalljen e bashkimit personal të Shqiperisë meitalinë”; po ashtu dhe dhënjen e kurorës mbretërore V. Emanueli II. Në këtë mënyrë, krerët e klerit katolik, së bashku me tradhëtarët e tjerë të vendit, sank sionuan humbjen e pavarësisë së Shqiperisë.

Më 21 prill 1939, Jakomoni rezervoi një audiencë të përzemërt për krerët e klerit katolik shqiptar, të përbërë nga arqipeshkvi metropolitani Shkodrës, Gaspër Thaçi, Luigj Bumçi, Pjeter Gjuraj, Bernardin Shllaku dhe Vincene Prendushi. Në këtë takim, krerët katolikë, mbasi falenderuan përfaqësuesin personal të Musolinit për ardhjen e tyre në Shqipëri, “i shprehën ndjenjat e konsideracionit ma të naltë për ardhjen e kësaj dite fat­bardhe dhe të lumtur për katolikët e Shqipnisë dhe mbarë popullin shqiptarë ”(13) Diskutuan me Jakomonin per gjendjen politike dhe ekonomike to Shqipërise, dukei parashtruar atij mendimet e tyre për masat, që du­heshin marrë për qetësimin e gjendjes mbas pushtimit.

Më 29 po të këtij muaji, me propozimin e delega­tit apostolik të Vatikanit në Shqipëri, Leon G.B. Negris, kleri katolik shqiptari dërgoi një telegram urimi Vitto­rio Emanuelit i II, me rastin e dhënjes së kurrorës mbre­tërore të Shqipërisë. (14)

Po këtë ditë ishin thirrur në Shkodër të gjithë kle­rikët katolikë, të cilët, te mbledhur në Kuvendin Fran­çeskan, uinformuan nga arqipeshkvi Gaspër Thaçi rreth ardhjes së ushtrisë Italiane dhe qëllimit të saj “çlirimtar” në Shqipëri. Këtu patër Anton Harapi u spjegoi të pranishmëve se “ajo çka bamë nuk shkoi pa frut, por mbas sodit duhet me pasë kujdes me vigjilue ma tepër dhe me përkrahë, në të gjitha veprimet, qeverinë dhe ushtrinë Italiane”. (15) Në këtë mbledhje u dhane udhëzime, në bazë të së cilave kleriket duhej të puno­nin për të popullarizuar qëllimet e mira të ardhjes sëItalianëve në Shqipëri dhe përfitimet që do të kishte populli shqiptar nga bashkimii tij meitalinë fashiste.

Në bazë të këtyre udhezimeve, u aktivizua e gjithë hierarkia katolike, që nga xhakonjtë deri te delegatii papës. (16) Komiteti Qendrori Demokristianes që deri në këtë kohë kishte vepruar në menyrë shume të fshehtë, tani doli me program më të zgjeruar, në të cilin parashikonte bashkëpunimin me organet e push­timit Italian, propagandimin në masë të ideve fashiste dhe të qëllimeve të mira për të cilat kishin ardhur Italianët në Shqipëri. Të luftohej çdo ndjenjë antifa­shiste, që mund të shfaqej nga patriotë shqiptarë që s’e pranuan pushtimin, të luftohej me të gjitha forcat përhapja e ideve komuniste në Shqipëri. (17) Për reali­zimin e programit të mësipërm u aktivizua e gjithë hierarkia katolike, organizatat fetare katolike si dhe shkollat e klerikëve.

Një rolë të rëndësishëm për mbështetjen e sundimit fashist në Shqipëri, për propagandimin e ideve fashiste dhe për luftën kundër lëvizjes komuniste në Shqipëri, luajtën edhe organet e shtypit të klerit katolik. Në këto organe, klerikë të shumtë të si Viçenc Prendushi, Anton Harapi, Gjon Shllaku, Giovani Fausti, Danjel Dajani, La­zer Shantoja, Bernardin Palaj, Bernardin Shllaku, Rrok Gurashi, Gjergj Volaj e të tjerë, shkruan me dhjetëra artikuj profashistë, dukei bërë elozhe Italisë fashiste për qëllimet e saj “fisnike” në Shqipëri, se “Shqipëria nuk e kishte humbur pavarësinë, por kishte fituar gjithçka”, se ushtarët e Mussolinit, stërnipa të romakëve, ashtu si të parët e tyne, kishin ardhë në brigjet e Adria­tikut për të mbrojtur Shqipninë nga rreziku greko-sllav”, e tjerë. (18)

Dom Lazër Shantoja, në shkrimet dhe fjalimet e tij, duke dashur të tregonte vlerën e fashizmit për Shqipë­rinë, deklaroi, me 28 nëndor 1939, nga ballkonii bashkisë së Tiranës: “... dy herë populli shqiptar shkëlqeu në të tana virtytet e veta, e dy herë ai shkëlqeu në dritën e Romës perandorake... Sod, mbas qindra vje­tësh, kombi shqiptar po kthehet prap në atë ditë, po kthehet në dritën e Romëss nën shenjat e Liktorit, nën kunorën e mbretit tonë të dashun Viktor Emanuelit të II, nën drejtimin e Duces. Ky popull e di, tek e mbramja, se, tue u bashkue meitaline fashiste, në kuadrin  e perandorisë së Romës, ai, e Shqipnia me të, nuk ka humbë kurrgja, por ka fitue gjithçka”.. (19) Në këtë mënyrë e vlerësonin klerikët katolikë shqiptar në organet e tyre të shtypit pushtimin e Shqipërisë ngaItalia fashiste. Ata shpreheshin hapët dhe kudo dëshirën e tyre për perjetësimin e sundimit Italian në Shqipëri.

Asambleja tradhëtare e Tiranës, e mbajtur më 12 prill 1939, aprovoi edhe formimin e Qeverisë Shqiptare, të kryesuar nga çifligari i madh Shefqet Vërlaci. Mbreti i Italisë menjëherë në Shqipëri “Mëkëmbësin e përgjithshëm dhe si mëkëmbës të tij emëroi Françesko Jakomonin, ish-ambasadorin Italian në Tiranë, një nga organizatorët kryesorë të agresionit kundër Shqipërisë. (20)  Ky u bë sundimtari plotëfuqishëmi vendit, ndonëse, formalisht, ekzistonte nje qeveri shqiptare. Kryeministrii saj nuk mund të firmoste ose të shpallte asnjë vendim, dekret apo urdhëresë, pa pëlqimin zyrtar të  Jakomonit. Më 3 qershor 1939, Italia formoi Partinë Fashiste Shqiptare, si shtojcë të Partisë fashiste Italiane.

Për të përjetësuar sundimin e tyre në Shqipëri, pushtuesit fashistë vunë në zbatim një plan to gjerë për Italianizimin, kolonizimin dhe robërimin shpirtëror të popullit tonë. Shkollat e fashistizuara, simbas pohimeve të vetë Jakomonit, synonin “të ndryshojne shpirtin dhe fytyrën e kombit shqiptar”. (21)

Përpjekjet e pushtuesve fashistë dhe të bashkëpunëtorëve të tyre, për ta detyruar popullin shqiptar t’i nënshtrohej pushtimit, t’u bindej ligjeve dhe urdhëresave të Musolinit e të Vitor Emanuelit, nuk patën sukses. Lufta, që filloi me 7 prill 1939 kundër agresorëve nuk pushoi asnjëherë. Shqiptarët nuk e njohën asnjëherë regjimin e prahnimit të huaj. Që në ditët e para, pushtuesit ndeshën në qëndresën e punëtorëve, të fshatarëve dhe tëintelektualëve përparimtarë. Të vetmet organizata-politike antifashiste të asaj koheishin grupet komuniste. Këto grupe nxitnin, në mënyra të ndryshme, lëvizjen antifashiste dhe bënin përpjekje për ta organimar atë. Me rastin e festës kombëtare, më 28 nëndor 1939, në qytetet kryesore të Shqiperisë, shpërthyen demostrata të mëdha antifashiste. Në Shkodër, në janar 1940, bënë një demostratë të fuqishme nxënësit e liceut të qytetit, të cilët u përleshën me policët.

Kjo demostratëishte një thikë në zemër e klerit katolik, sepse kjoi tregoi klerit se rinia e Shkodrës dhe, sidomos, ajo katolikja, nukishte, siç pretendonin klerikët, nën influencen e ideologjisë se tyre. Rinia katolike nuk ishte një simpatizuese e Italisë, mbi të cilën, simbas klerikeve katolike, mund të mbështetej pushtuesii huaj; por ajo ishte e kundërta e asaj që mendonin veglat e okupatorit.

            Me krijimin e “Mëkëmbësisë së Përgjithëshme”, me Jakomonin ne krye, si zëvëndësi tij u emërua Salvatore Meloni, ish-kryekonsulli ltalisë në Shkodër, i cili, mbasë Jakomonit, ishte një nga kryesorët që përgatiti terrenin e brendshëm për pushtimin fashist te Shqipërisë. Melono përveç funksionit të tij legal, kryente edhe një detyrë shumë të rëndësishme: ai ishte udhëheqësi dhe drejtuesi i punës së spiunazhit Italian “Spiunaggio Italiano Militare” (SIM) në Shqipëri, mbas 7 prillit 1939.

“Shumë klerikë shqiptare, para dhe pas okupimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, për asnjë çast nuk e kanë ndjerë veten shqiptarë, qytetar të Vatikanit dhe agjentë të tij në Shqipëri”. (22) Këta klerikë, që ishin bërë prej kohësh përçues të fashizmit në Shqipëri, nje pjesë e të cilëve edhe spiunë të rregullt të organeve të spiunazhit Italian, tashti  që ishin realizuar dëshirat e tyre, ëndrrat për të cilat kisha punuar dhe luftuar prej kohësh, tashti ata vepronin me etje të madhe për ta bërë Shqipërinë një koloni të përhershme të Italisë. Kjo ishte detyra që ju kishte dhënë këtyre në këtë kohë Vatikani dhe udhëheqësit Italianë në Shqipëri.

Me qëllim që Jakomoni dhe Meloni të dinin se si zhvillollej situate në krahina të ndryshme, të sekteve fetare, të parisë dhe të barajktarëve të vendit, aktivizuan në mënyrë të dukshme gjithë spiunët dhe bashkëpuntorët e tyre që kishin në Shqipëri. Detyra të posaçme, në këtë situate, ju ngarkuan klerikëve katolikë. Klerikë të ndryshëm, kudo qëishin kuadro të rëndësishme të Vatikanit dhe tëitalisë fashiste, që gëzonin autoritet dhe influencë në vise të ndryshme dhe që kishin munde­si t'u jepnin pushtuesve një kuadër të plotë të gjendjes së fshatit, komunës ose gjithë krahinës, u ur­dhëruan të qëndronin sa më afër masave dhe të zbu­lonin mendimet e gjykimet e tyre për fashizmin, të hetonin personat me tendencë antifashiste, patriotët, komunistët e tjerë dhe, pa vonesë, tëinformonin Ja­komoin dhe Melonin. (23) Për këtë qëllim, pa bujë dhe, bile, me kujdes u thirrën në Tiranë te Jakomoni dhe Meloni, për të dëgjuar mendimet e propozimet e tyre mbi gjendjen në krahina të ndryshme të Shqipërisë, klerikët: monsinjor Gaspër Thaçi, Vinçenc Predushi, patër Anton Harapi, çiprian Nikaj, Benardin Palaj, Palë Doda e tjerë, të cilët, në takim me padronët e tyre, dhanë mendime dhe propozime, duke marrë edhe udhëzimet e duhura për një punë më të madhe në të ardhmen.

            Në të njëjtën kohë, po për këtë qëllim, u dërguan në disa krahina të Shqipërisë, si në Mirditë, Pukë e gjetkë, një numër kuadrosh të rëndësishme të zbulimit Italian. Një misioni tillë ju ngarkua edhe majorit të SIM-it, Bandini, në gusht të vitit 1939, për të shkuar dhe takuar një nga spiunët më të rëndësishëm dhe më të vjetër të Jakomonit, në Orosh, monsinjor Françesk Gjinin. “NË takimin që pati Bandini me F.Gjinin, ky i fundit i raportoi të deleguarit të Jakomonit çka i interesonte atij mbi krahinën e Mirditës, pjesërisht të Burrelit dhe të Kukësit, dhe propozimet e tij për të vendosë në këto krahina qetësisht sundimin”. (24) Për ndihmën e dhënë në favor të Italisë, Jakonomi e dekoroi këtë spiun me medaljen më të latë të kohës, me urdhërin e Skënderbeut, me motivacionin: “Për merita të shquara në shërbim të mbretit perandor”. (25) Mbas këtij takimi, lidhjet midis monsinjor Françesk Gjinit dhe Jakomonit u bënë të drejtpërdrejtshme. Ky, periodikisht, shkonte në Tiranë, në Mëkëmbësi, ku merrte takim me ustanë dhe mandej kthehej përsëri në postin e tij me detyra e udhëzime të reja.

            Me qëllim që kleri të kishte një bazë të fortë financiare për realizimin e detyrave që ushtronte fashizmi, “ju akordua nga Mëkëmbësia Mbretërore e Tiranës një fondi fshehtë prej 150.00 fr., plus fondit legal që merrte nga organet qeveritare kuislinge, si institucion fetar. Këtë fond, kleri për arësye maskimi, e tërhiqte nga Ministria e Drejtësisë. (26)

            Në të njëjtën kohë, organet e shtypit të klerit u kthyen në fakt në organe të propagandës fashiste, jo vetëm duke e paraqitur fashizmin me lloj-lloj ngjyra të bukura, por dhe dukei bërë thirrje popullit shqiptar që të regjistroheji tëri në partinë fashiste. (27). “Shqipëria, shkruani ata, në pak kohë po bëhet një lulishte. Në këtë lulishte, shqiptarë eItalianë, të vëllazëruar në mbretërinë e vet perandorake, të udhëhequr prej Duçes së madhe të fashizmit, i vunë themelet, me vangë e me shpatë, një epoke të re një qytetërimi të ri”. (28) “Ashtu si dhe në të kaluarën, kur fëtyra e Gjergj Kastriotit ndrinte prej shpirtit Italian, edhe sot vendi ynë ndritë përsëri po prej Italisë”. (29)

            Një lëvizje e gjërë manifestimesh politike, grevash dhe demostratash filluan kudo në qytetet kryesore të vendit tonë kundër sundimit fashist. Organizatorë dhe drejtues të shumicës së këtyre manifestimeve antifashiste, gjatë 1939-1940-ës, ishin komunistët. (30) U shtua numri i të aratisurve, si pasojë e ndeshjeve të përditshme me fashizmin. Shtimi i qëndresës popullore antifashiste, mos nënshtrimi ndaj ligjeve të pushtiesve, manifestimet, sabotimet dhe përleshjet nëpër rrugë e qyteteve kryesore, bëjnë të dështojnë qysh në fillim, planet e fashistëve. Raportet që i vinin Luogotenencës nga rrethet e ndryshme të vendit, për ndjenjat dhe qëndresën patriotike të komunistëve dhe të patriotëve shqiptarë, i alarmuan udhëheqësit fashistë në Shqipëri. (31)

            Një rol me rëndësi në shërbim të fashizmit në Shqipëri, në këtë kohë, luajti edhe prifti dom Lazër Shantoja, i arratisur nëitali në vitin 1924 nga Shqipëria. Më 1927, ky, së bashku me Mustafa Krujën e tjerë, uruan, telegrafisht, Musolinin për sukseset që pati Vinogradovi në Tiranë, me rastin e nënshkrimit të traktatit famëkeq të Tiranës. Më 1937, dom Lazër Shantoja del hapët në radhët e emigracionit shqiptar, në Itali, Austri e Francë si profashist. Ky firmosi marrëveshjen e Zurihut, më 1938, për rrëzimn e Zogut dhe vendosjen e një princ Italian në vend të tij. Më 1938, së bashku me shumë të arratisur të tjerë tradhëtarë jashtë shtetit, sidomos në Itali, u vu në shërbim të qeverisë Italiane për pushtimin e Shqipërisë. Pushtuesit, menjëherë mbas okupimit të Shqipërisë, e suallën dhe e emëruan në funksione të rëndësishme politike. Arqipeshkvia e Shkodrës e priti në gjirin e saj, këtë prift fashist dhe spiun, plot dashuri dhe respect, si “luftëtar të lirisë”, duke i dhënë një vend nderi. Gjatë sundimit fashist në Shqipëri, ky u bë një vend nga agjitatorët më aktivë për përhapjen eideologjisë fashiste Brenda Shqipërisë dhe në kolonitë shqiptare jashtë. Shkrimet dhe fjalimet e këtij fashisti, në dobi të fashizmit, Musolini dhe Viktor Emanueli i I, janë nga më të ulëtat që njeh historia. “Shqipëria, nën perandorinë romake- thoshte ky tradhëtar-nuk e ka humbur pavarësinë, por ka fituar gjithçka. Drita Shqipërisë i ka ardhur gjithmonë nga Roma; pra edhe këtë herë ajo ja solli”. (32)

            I ngarkuar nga Luogotenenca, më 1940, dom Lazër Shantoja shkon në kolonitë shqiptare, jashtë shtetit për t’I bindur ato që të solidarizoheshin me pushtimin fashist të Shqipërisë. Kudo ai u prit me mëri dhe u cilësua sii shitur te fashizmi. Kolonia e shqiptarëve të Egjiptit nuk pranoi të bisedonte me këtë të dërguar të fashizmit, siç e cilësuan ata. Kur ushtria fashisteItaliane e Musolinit sulmoi pabesisht Greqinë, Lazër Shantoja qe nga oratorët e flaktë që, jo vetëm përkrahu sulminItalian mbi Greqinë, pori bënte thirrje popullit shqiptar për ta përkrahur. Populli shqiptar e dënoi këtë luftë agresive dhe nuk e mbështeti fashizmin. Me rasin e krijimit të kabinetit të Mustafa Krujës ky u dërgua nga Jakomoni në qytetet kryesore të Shqipërisë, në Tiranë, Elbasan, Berat, Shkodër e gjetkë, ku mbajti fjalime të zjarrta për veprimin e “lartë e patriotic” të këtij “patrioti të madh” para e gjatë mërgimit të tij. Për të gjitha këto që bënte në dobi të fashizmit, Jakomoni e dekoroi,i dha tituj nderi, ndërsa Meloni e shpërbleu me shuma të mëdha të hollash, të cilati tërhoqi më 1940 nga “Banca di Napoli”, Tiranë. (33)

            Ceremonitë dhe pritjet e përcjelljet e autoriteteve të larta fashiste e kuislinge filluan të bëhen më të shpeshta në arqipeshkvinë e Shkodrës. Këto vizita nuk ishin të thjeshta. Mbas çdo vizite dhe takimi apo bisedimi, fshiheshin një ose disa plane djallëzore të tyre, në kurriz të popullit të robëruar shqiptar. (34)

            Një shprehje tjetër e lidhjeve tepër miqësore dhe e nënshtrimit të klerit katolik ndaj pushtuesve u tregua edhe gjatë vizitës që Françesko Jakomoni dhe Conti Çiano bënë në Shkodër. (35) Këta robërues të popullit dhe të vendit tonë u pritën në Shkodër me nderime të mëdha, si nga autoritetet qeveritare, ashtu dhe nga kleri katolik. (36)

            Në pritjen që u organizua në bashkinë e qytetit, klerikët zinin vendin kryesor. Këta u përqafuan me pushtuesit, shkëmbyen bisedime dhe fjalime plot dashuri, miqësi dhe premtime për plane më të mëdha në të ardhmen, në favor të të dy palëve. Ata e shoqëruan Jakomonin dhe çianon kudo që shkuan nëpër qytet, në kalanë Rozafat dhe deri në malësinë e Thethit. (37)

            Për pritjen madhështore që ju rezervua Jakomonit në Shkodër, patër çiprian Nika menjëherë informoi Vatikanin; ndërsa Meloni, zëvendësii Jakomonit,i dha patres në fjalë, çmimin më të lartë për atë qe bëri kleri, në lidhje me pritjen e “Mëkëmbësit Mbretëror” (38). Fashizmi, për t’i dhënë njërit nga shërbyesit më të devotshëm të tij kënaqësi për shërbimet e bëra, Pater Gjergj Fishtës, ideologut dhe njerit nga udhëheqësit kryesorë të reaksionit klerikal, armikut më të tërbuar të përparimit politik, ekonomik dhe arësimor në Shqipëri,i akordoi atij titullin “Akademikiitalisë” (39) titull të cilin ai u mundua ta justifikoj ndaj padronit të tij, me përpjekje e punë të madhe në favor të pushtuesit fashist. Me rastin e dyzetvjetorit të mbretërisë Vitorio Emanuelit i II, Fishta nuk mungoi t’i dërgojë telegrafisht urimet e tij të përzemërta, si shërbëtor besniki fashizmit, mbretit “xhuç maxhuçi”, siç e quante me urrejtje populli ynë. (40)

            Përveç Fishtës, Italia fashiste aktivizoi në shërbim të saj edhe klerikë të tjerë; ajo nuki mungoi të përdorë për qëllimet e veta politike dhe propagandistike edhe agjentë të vjetër të saj, që, siç mendonte ajo, ishin meinfluencë e kredi në popull. Të tillë ishin pater Bernardin Palaj, pater Pal Dodaj, patër Rrok Gurashi, etj. Ernest Koliqi, ministëri arësimit (41) dhe propagandistiitalisë, ishte një nga fashistët më të flakët. Ky prijës dhe përfaqësuesi klerit katolik shqiptarë, siç e çmonin ata, u përkrah, në mënyrë të fuqishme, nga kleri, për të realizuar me sukses misionet e ngarkuara nga pushtuesi. 



Me ardhjen e trupave gjermane në Shqipëri, filloi një etapë e rëndësishme për Luftën nacionalçlirimtare. Forcat partizane u ndeshën, që në fillim, me trupat gjermane, që vinin nga Greqia. Ata, për hakmarrje, qysh në fillim, kryen një terror të papërshkruar në vendin tonë. Gjermanët, pa humbur kohë, grumbulluan rreth vetes të gjitha forcat reaksionare të vendit. Këtë herë, organizatat tradhëtare dhe gjithë reaksionii brendshën e hoqën fare maskën, dolën hapët në shërbim të pushtuesve të rinj dhe në luftën kundër Lëvizjes nacional-çlirimtare. Kështu veproi Balli Kombëtar, më vonë Legaliteti, indipendentët dhe “Demokristianja”. Këto organizata reaksionare, nën kërcënimin e rrezikut, u afruan më shumë midis tyre, si në qendër organet e tyre qëndrore dhe në rrethe qarqe organet e tyre periferike.

            Në këtë kohë, forcat e reaksionit bënin një luftë për një jetë a vdekje.

            Ato përpiqeshin që me ndihmën e bajonetave gjermane, të shuanin Lëvizjen nacionalçlirimtare dhe të konsolidonin diktaturën e tyre, pasi e dinin se përndryshe, në rast se nuk do ta arrinin këtë, me tërheqjen e trupave gjermane nga Shqipëria, do të falimentojë plotësisht. Pra, ishte kjo arësyeja që organizatat tradhëtare të vendit sheshuan edhe ato pak kontradikta që kishin midis tyre, e hoqën fare maskën e demagogjisë, dhe u radhitën krah për krah me forcat gjermane, duke formuar një front të vetëm dhe u vërsulën, me terror e masakra, kundër masave punonjëse, të cilat, nën udhëheqjen e Partisë Komuniste Shqiptare, luftonin për lirinë dhe pavarësinë e vendit, për t’u çliruar, njëherë e përgjithmonë, nga të huajt dhe tradhëtarët e vendit.

            Gjermanët, për të mashtruar popullin shqiptar, në fillim të shkeljes së trupave të tyre në vendin tonë, përdorën demagogjinë, se gjoja nuk kishin ardhur në Shqipëri si pushtues, por si miq, për të ndihmuar në lirinë dhe pavarësinë e popullit dhe të shtetit shqiptar. Kjo politikë demagogjike u mbështet nga organizatat tradhëtare dhe kleri katolik shqiptar. Pushtuesit e rinj, menjëherë krijuan në Shqipëri një “Komitet Ekzekutiv të Përkohshëm”, me në kryeibrahim Biçakun,i cili shpalli “pavarësinë”. Më 16 tetor 1943, pushtuesit thirrën në Tiranë asamblenë tradhëtare, e cila shpalli ndarjen e Shqipërisë ngaItalia. Ajo zgjodhi Këshillin e Lartë të Regjencës, me Mehdi Frashërin në krye dhe anëtarë patër Anton Harapin, përfaqësuesi klerit, Lef Nosin dhe Fuat Dibrën. Më 5 nëndor, regjenca tradhëtare aprovoi qeverinë e Rexhep Mitrovicës. (1)

            Në kushtet e krijuara, mbas ardhjes së trupave gjermane në Shqipëri, komiteti qendrori Partisë Komuniste Shqiptare dhe direktiva për një luftë më të ashpër kundër pushtueve të rinj dhe tradhëtarëve të vendit, për zgjerimin dhe forcimin e ushtrisë nacionalçlirimtare, e cila, në këtë kohë,ishte bërë një fuqi e madhe luftarake, që numëronte në radhët e saj, rreth 20.000 partizanë, tëinkuadruar në një njësi të ndryshme luftarake, dhe gati po aqë të tjerë, që bënin pjesë në çetat vullnetare e territoriale të fshatrave e të krahinave të ndryshme. Veprimet luftarake të ushtrisë nacionalçlirimtare, në këtë periudhë, kishin marrë kudo në Shqipëri përpjestime të mëdha, saqë gjermanët dhe bashkëpunëtorët e tyre, tradhëtarët e vendit, goditeshin në çdo kohë, kudo dhe nga të gjitha drejtime.

            Kleri katolik dhe organizatat e tjera reaksionare në vendin tonëi mirëpritën pushtuesit e rinj. Kleri shpërtheu një propagandë të madhe me shtyp dhe me gojë pro pushtuesve gjermanë; për të bindur masat punojëse të vendit tonë se forcat gjermane në Shqipëri kishin ardhur thjesht për qëllim strategjike, se ato nuk do të ndërhynin në punët e brendshme të vendit, se ato lejonin dhe mbronin besimet fetare, se na sajë të ushtrisë së fuqishme gjermane, shtetii ri shqiptar, që do të krijohej, do të gjente një mbështetje të fortë për shfarosjen e atyre pak forcave komuniste, që vepronin në vise të ndryshme të vendit. (3)

            Kleri katoliki bënte thirrje popullit, që t’I priste si miq, t’I përkrahte dhe t’I ndihmonte trupat gjermane, të cilat garantonin lirinë dhe pavarësinë e popullit dhe të shtetit shqiptar. çuditet njeriu, kur lexon tani se çfarë shkruanin në organet e shtypit të tyre klerikët, si flisnin ata për pushtuesitItalianë, qëi kishin lavdëruar aq shumë. TaniItalianët mohoheshin, bile dhe demaskoheshin, dhe në vend të tyre u thurrnin lavdi gjermanëve. Taktikë e vjetër e klerit. Ata vihen në shërbim të çdo pushtuesi, por kur ai zëvendësohet me robërues; ndërsa për pushtuesin e ri, nga kleri,i rezervohen fjalët më të mira, më bujare dhe mikpritëse. Kësaji thonë “të hedhësh këmbët simbas daulles”. Po sjellim një shembëllinteresant, nga vargui shumë të tjerave, për të treguar fytyrën e vërtetë të klerit katolik në këtë çështje:

Më 7 prill 1944, në “hyllin e Dritës”, në faqe të parë botohet nga redaksia, me shkronja të dukshme, ky kryeartikull për ditën e 7 prillit 1939:

“Dita e Robnis!

            E thrrasin 7 Prillin “Dita e Robnis”. Atë ditë, vetëm atë ditë, Lirija na u duk si yjni që dënon lajtarët e Atdheut, mohuesat e Tokës, sherbëtorët e të Huejit…. Harruem se çdo 7 Prill u ndam me kufi në tokën e robnueme, u kqyrëm me mëni, u gjuejtëm me fjalë, me gur, me plumba. Na, qi s’mujshim me pa nji të huej pa e numrue shkaktar  robnije, ndasije, pa e zhgjetue me shikime mosbesimi,inati, na pranuen në folet tona kryengritëse njerzë, flamuj e urdhna të huej… Me lot e gjak porsa u thye suaza e perandorisë fashiste…. Ne na rroftë mundi, ne na rroftë gjaku. Në qoftë se nuk besojmë gjithnji në jetën e Kombit t’ia ngulnin syt 7 Prillit”. (“Hyllii Dritës”, Shkodër, prill 1944, fq. 1-3)

            Këta zotërinj harruem elozhet qëi kishin thurur 7 prillit 1939, gjashtë vjet më parë, kur shkruanin:

            (…) … “Shqypja shqyptare, e pështetun mbi krahët e Shqypeve të Romës, në nji kohë t’ardhshme e jot ë largët, ka me kapë naltsit ma t’eprat e qytetnis. Per tash’I herë të lusim Zotin qi të na librojë “a peste, fame et bello!”” (Titullii kryeartikullit: “Historija e njij vjeti!”, e ka fjalën për sukseset e një viti në Shqipërinë e pushtuar nga fashistët. “Hyllii Dritës”, mars-prill 1940, Nr. 3-4 fq. 109).

            Dy muaj më vonë, po kjo e përkohshme e klerit, me gërma të mëdha, shkruan për fashizmin:

            “Katërdhetë vjetë Monarki!

            Nji epokë historike e re qi hapet në vorrimin e nji tjetre, e cila, mbas njiqind e ma vjetëve lëvizjesh shqetsuese mbi kontinentin europjan, sod fiket, meket, mbaron. Të himt eitalis në luftë, të himt e ushtrive gjermane në Paris, u dhan shtjelmin demokravive; idet e revolucionit frances u zhgulen, hine në të kaluemen, hine në shtillin e pamasë të histories  qi kje. Nji botë e re shifet kah ngrihet. Njerzimi prêt tanë kureshtje rendin, qi do të vije mbas kësaj shtergate të furishme. Prêt pagjen, drejtësin e nji rendim shoqnuer të qindrueshëm. Siell syt kah dy persona- zhenij, qi kanë sod fatin e popujve në dorë: kah Musolini e Hitleri…

            …..Në stuhin e mënershme të kësajë lufte, në të cilën mbreten e presidenta shihen e hidhen në pensjon, vetëm nji Mbret largpas na del në shenarin e këtyne katerdhetë vjetëve të mbrame: asht  Mbreti ynë Peranduer Viktor EmanueliiII. Ngadhnjyes tri herë nder lufta… Mbreti ynë, Viktor EmanueliiII, ashti kësaj dinastije së përmendun (Savoja- R.B.). nji shikim në të kaluemen kishte me na qitë tepër larg, të numrojm ngjarjet me nji randësi të pamasë të rrotullueme gjatë sundimit të Mbretit t’onë… Viktor Emanueli asht Mbreti ynë. Asht prindii ynë... Në nji vjet kohë Shqypnija e fuqizueme nën skeptrin e Viktor Emanuelit u ba shteti parë e mai forti në Ballkan… Pse Mbretii Shqypnis asht e ka me kenë Mbretii të gjith shqyptarëve! Nji frymë e re, nji jetë e re, dita me ditë asht tuji ndrrue fëtyrë këtij vendit tonë të grisun; në pak kohë Shqypnija do të bahet nji lulishtë. Në ket lulishtë, shqyptarë eItalian, të vllaznuem nën Mbretin e vet Peranduer e t’udhëhjekun prej Duçes të madh të fahizmit,i ven themelet, me vangë e shpatë, njij epoke së re, njij qytetnimi të ri…”. (“Hyllit të Dritës”, korrik 1940, Nr. 7-9, f. 298-302).

            Kështu, pra, me të arritur në Shkodër trupat gjermane, arqipeshkvi, Gaspër ThaçI, dhe pater Anton Harapi muarën kontakt me komandantin e SS-ve Hausdingun, me të cilin, mbasi biseduan për gjendjen në vend, caktuan, për realizimin e lidhjeve midis klerit dhe Hausdingut, provincialin françeskan pater Mati Prendushin dhe dom Alfons Tracklin, dy figura të rëndësishme të klerit katolik shqiptar. Pater Mati Prendushi shkonte periodikisht në zyrat e Hausdingut, të cilin einformonte mbi të rejat që kishte kleri për qarkun e Shkodrës, duke sugjeruar edhe masat që ai mendonte; (4) ndërsa dom Alfons Tracki qëndronte përhera përkthyes personali Hausdingut (5), për bisedime me rëndësi që ai zhvillonte me bajraktarë e krerë të organizatave reaksionare. (6)

            Krerët e klerit katolik, me qëllim që të udhëzonin gjithë hierarkinë klerikale mbi qëndrimin që duhej të mbanin ndaj pushtuesve të rinj, në fillim të tetorit 1943 provokuan një mbledhje të përgjithshme në Shkodër, në kuvendin françeskan. Monsinjor Gaspër ThaçI, Vinçenc Prendushi dhe pater Anton Harapi, u floën të pranishmëve se gjermanët kishin ardhur në Shqipëri përinteresa thjesht strategjike, se ata duhej të konsideroheshin si miq, dhe, prandaj, karshi tyre duhej të mbahej një qëndrim miqësor, mbasi vetëm me ndihmën e tyre do të stabilizohej gjendja në vend dhe do të shuheshin komunistët. (7)

            Në periudhën që po kalonte vendi, në një gjendje aspak të këndshme për të huajt dhe tradhëtarët e vendit, komiteti qendrori Demokristianesi kushtonte një kujdes të veçantë bashkimit të forcave reaksionare, të gjithë grupeve dhe partive politike, si në qarkun e Shkodrës ashtu dhe në të gjithë Shqipërinë e Veriut. Kjo masë, simbas tyre, kishte rëndësi të madhe, sepse siguronte një ushtri të mjaftueshme dhe të fortë dhe një unitet midis grupeve, për të përballuar e shpartalluar, sa nukishte vonë, me ndihmën e trupave gjermane, Ushtrinë nacionalçlirimtare shqiptare. Së dyti, Demokristianja synonte edhe në realizimin e qëllimit tjetër, që, duke bërë këtë bashkim, të kishte mundësi të shtrinte vijën e saj politike edhe në radhët e këtyre grupeve e organizatave tradhëtare. Me këtë detyrë të rëndësishmeishin angazhuar seriozisht krerët e komitetit qendror të Demokristianes, të cilët aktivizuan mjaft priftërinj e besimtarë katolikë meinfluencë në radhët e krerëve, bajraktarëve e vojvodëve të Malsisë së Madhe të Dukagjinit, Hotit e Grudës, Pukës eiballes, Malësisë së Lezhës, Mirditës e tjera. (8) Arqipeshkvii Shkodrës punonte personalisht për të bindur për qëllimet e mira të këtij bashkimi, Mul Deli Bajraktari e Hotit, Gjon Lulin dhe Llesh Marashin, që të tre krerë të reaksionit në qarkun e Shkodrës.

            Më në fund, këtij qëllimi ju arrit pjesërisht. Krerët e Malësisë së Madhe dhe të Ranxave, të primë nga priftërinjtë katolikë, formuan, më 24 shtator 1943. “Besëlidhjen”. Besëlidhja hartoi dokumentin e vet të titulluar “Besëlidhja e Malësisë së madhe”. (9) Kjo Besëlidhje, në radhë të parë, drejtohej kundër Lëvizjes N.Çl. në qarkun e Shkodrës, e mandej, po “t’a lypëte nevoja”,ishte gati “t’i shërbente atdheut në çdo skaj të Shqipërisë”. (10) Besëlidhja përfshinte 12 bajrakët e Malësisë së Madhe dhe në krye të saj u vunë Mul Deli Bajraktari dhe Llesh Marashi.

            Mbas këtij suksesi, krerët e klerit katolik, së bashku me parinë reaksionare të qytetit të Shkodrës, Maliq Bushatin, hafiz Ali Tarin, Sylço Beg Bushatin e të tjerë, ndërmorën hapa për të krijuar besëlidhje të tilla edhe në Postribë, Pukë, Lezhë e tjera: me qëllim që, mbasi të krijoheshin këto, të bëhej një besëlidhje e përgjithshme, për gjithë qarkun e Shkodrës.

            Më 24 tetor 1943, u mblodh në Shkodër Udhëheqja e Demokristianes, me pjesëmarrjen e 6ipeshkve: arqipeshkvii Shkodrës dhe aii Durrësit, delegate apostolici papës, Leon Negris, Pater Anton Harapi, patër Mati Prendushi dhe pater çiprian Nikaj, për të shqyrtuar dhe vendosur mbi propozimin e kryetarit të asamblesë tradhëtare, Lef Nosit, për pjesëmarrjen e pater Anton Harapit si përfaqësuesi klerit katolik në regjencë. Mbas shumë diskutimesh, mbledhja, më në fund, vendosi që të lejojë pater Anton Harapin të bëhej anëtar regjence shkelet kështu “ligjii shenjtë”, simbas të cilit, gjoja meshtari nuk mund të merret me aktivitet politik. (11) Pater Anton Harapi njofton papën për vendimin e marrë, për pjesëmarrjen e tij në regjencë, dhe merrë aprovimin. (12)

            Pjesëmarrja e pater Anton Harapit në regjencëishte një akt tjetëri tradhëtisë së klerit katolik ndaj popullit dhe vendit, megjithëse kleri u përpoq ta justifikonte para opinionit public, gjoja, se pjesëmarrja e tiij në regjencë,ishte për të mirën e popullit shqiptar. (13).

            Pater Anton Harapi, si anëtari regjencës tradhëtare të Tiranës,instrument në duart e pushtuesve gjermanë, aprovoi politikën e terroit e të masakrave të qeverisë kuislinge dhe të pushtuesve gjermanë në Shqipëri, masakrat e 4 shkurtit 1944, arrestimet dheinternimet në kampet gjermane të përqëndrimit të qindra patriotëve e komunistëve shqiptarë, një pjesë e të cilëve aty gjetën vdekjen.

            Pater Anton Harapi dhe anëtarët e tjerë të regjencës, mbi propozimin e Xhafer Devës dhe të komandës gjermane në Shqipëri, aprovuan operacionin e dimrit 1943 në të gjithë Shqipërinë, me shpresë që të mbyllnin Ushtrinë nacionalçlirimtare në një “darë të hekurt” dhe ta shfarosnin. Mbas aprovimit të këtij operacioni nga regjenca, në nëndor 1943, forcat gjermane, të ndihmuara nga xhandarë e ballistë, sulmuan bazat e luftës nacionalçlirimtare në Pezë, Dibër, çermenikë, Shëngjergj dhe Martanesh. Gjermanët dhe mercenarët donin të blokonin zonën Martanesh-Çermenikë, ku ishte Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë nacionalçlirimtare, por fshatarësia e këtyre zonave i mbrojti me heroizëm dhe i shpëtoi udhëheqësit e popullit. Më 19 nëndor 1943, trupat gjermanë nga Berati u vërsulën mbi Malakastrën e Vlorën. Më 7 janar 1944 filloi mësymja në Shqipërinë e Jugut, në Korçë Elbasan, Përmet, Lunxhëri dhe Kurvelesh. Në gjysmën e shkurtit, në Shqipërinë e Veriut, 5000 mercenarë të ardhur nga Kosova, u përpoqën të rrethonin zonën e Krasniqes, ku vepronin batalioni “Perlat Rexhepi” dhe batalioni “Bajram Curri”. Partizanët e këtyre dy batalioneve luftuan me heroizëm, dukei rënë armikut në shpië. Ndërkohë, krerët e klerit katolik udhëzuan priftërinjt që të rrinin në gadishmëri, në përgjim të komunistëve, megjithëse këta përkohësishtishin larguar nga zonat e tyre, sidoqoftë një befasi e tyre mund t’u kushtonte shtrenjtë. Në të njëjtën kohë, kleri katolik kërkonte të koordinonte veprimet me forcat e Llesh Marashit, për aksione më të organizuara kundër Ushtrisë nacionalçlirimtare. Arqipeshkvi u kërkonte priftërinjve të krahinaveinformata të shpejta dhe të sakta mbi çdo gjë, të cilati duheshin për t’ua raportuar gjermanë në Shkodër. (14)

            Gjatë kësaj ofensive, gjermanët e mercenarët aplikuan terrorin në masë. Më 4 shkurt u vranë mizorisht 84 veta në Tiranë. Po në këtë kohë, në përpjekje me armikun, vritet në periferi të Shkodrës Vasil Shantua. Në këto ditë terrori, në Shkodër, në shtëpinë e Mark GJon Markut, me pjesëmarrjen e tij, të Hausdingut, pater Benardin Palajt, dom Alfons Trackit, e tjerë, simbas të dhënave të spiunëve dhe të bashkëpunëtorëve të okupatorit, u përpilua dhe u aprovuae lista e patriotëve dhe aktivistëve shkodranë që kishin lidhje me Lëvizjen nacionalçlirimtare në Shkodër, të cilët u burgosën ose uinternuan në Prishtinë, Buhenvald, etj. (15)

            Me gjithë forcat e mëdha të pushtuesve gjermanë dhe bashkëpunëtorëve të tyre, me gjithë terrorin e egër dhe masakrat e tyre, rezistenca e popullit shqiptar nuk u shua, lufta e tij për liri nuk pushoi asnjëherë. “Dara e hekurt” nuk e zhduku dot Ushtrinë nacionalçlirimtare, përkundrazi, lufta forcoi akoma më shumë ushtrinë e popullit dhe shtoi radhët e saj. Operacionii dimrit dështoi.

Read 4851 times Last modified on Monday, 12 June 2017 21:21
Login to post comments

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 16 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…