SULMI I ITALISË FASHISTE KUNDËR GREQISË DHE QËNDRIMI I KLERIT KATOLIK

Krerët e klerit katolik shqiptar, të alarmuar nga shtimi i rezistencës së popullit shqiptar kundër fashizmit dhe nga rritja e lëvizjes komuniste në Shqipëri, lëshuan në të gjithë ipeshkvitë dhe famullitë një qarkore, në të cilën tërhiqnin vëmendjen e famullitarëve për gjendjen fort të rrezikshme të krujuar.


Italia fashiste, duke pushtuar Shqipërinë, përveç të tjerave, kishte si qëllim që ta bënte atë urë kryesore për pushtime të tjera në Ballkan. Më 28 tetor 1940, ushtritë Italiane sulmuan Greqinë. Mbas disa suksesesh, të kundërsulmuara nga forcat greke, trupat Italiane u detyruan, më 22 nëndor, të zbrazin Korçën dhe, në fillim të dhjetorit, Gjirokastrën. Shqipëria u shndërrua në shesh lufte. Populli dhe komunistët shqiptarë nuk u solidarizuan me këtë luftë; përkundrazi punuan për ta sabotuar.           
Bashkëpunëtorët e fashizmit Italianë, tradhëtarët e popullit shqiptar dhe organet e tyre të shtypit e mbështetën sulmin fashist ndaj Greqisë. Gazeta “Rinia Fashiste “ e Shkodrës, me gërma të dukshme, botoi fjalimin e Ernest Koliqit, spiuni vjetër fashist dhe prodhimi i klerit katolik shqiptar, mbajtur në këtë kohë në Shkodër në përkrahje të sulmit fashist.         
Kleri katolik, si kurdoherë, nuk u pajtua me qëndrimin e drejtë që mbajti populli shqiptar ndaj kësaj lufte të padrejtë. Kjo ndodhte se kleri prej kohësh, nën udhëheqjen e Vatikanit dhe të Jakomonit, ishte për politikën e zgjerimit të fashizmit në Ballkan dhe në Mesdhe, në kurriz të pupujve të tjerë. Këto udhëzime të papës dhe të fashizmit Italian, kleri katolik shqiptar poi zbatonte me zell të madh. Kleri e mbështeti sulmin fashist, kundër Greqisë, me të gjitha mundësitë që pat. Në organet e tij të shtypit u shkrua plot demagogji se Italiai jepte më në fund, Shqipërisë të drejtat e kufive të saj, etnike. Në fakt, kjo propagand i shërbente pushtuesit, me qëllim që populli shqiptar të mbështet Italinë kundër Greqisë. Në këtë kohë Shqipëria vetë ishte e robëruar nga fashistët, pra për çfarë Shqipëri të lirë dhe të madhe, nën çizmen e fashizmit, bënte fjalë kleri katolik? “Me rendin e ri që do të dali prej ngadhënjimit të sigurtë të bushtit, - shkruante “Hylli i Dritës” në këtë kohë, -populli shqiptar do të ketë, tek e mbramja, njerinë e vet kombëtar ndër kufitë e ma të madhes Shqipni”. Ndërkohë që populli shqiptar urren dhe saboton luftën e fashizmit kundër Greqisë, arqipeshkvii Durrësit, Vinçenç Prendushi bekon ushtarët Italianë që nisen për në front. (50) Po ky prift, disa muaj më vonë me ftesën e qeverisë kuislinge, merr pjesë, në Tiranë, në ceremoninë e dekorimit nga qeveria tradhëtare e Tiranës të një numri ushtarakësh Italianë për “trimërinë” që kishin treguar në luftën italo-greke dhe në emër të klerit, ky u dha bekimin. 
            Ndërsa arqipeshkvi i Durrësit bekonte ushtarët fashistë të dekoruar në luftën me fqinjët tanë, populli shqiptar organizoi një rezistencë aktive kundër kësaj lufte. Si pasojë e qëndrës popullore, dështoi plotësisht planii mobilizimit ushtarak dhei mobilizimit civil” të Italisë fashiste në Shqipëri. Ushtarët shqiptarë, që u dërguan në frontin grek, nuk pranuan të luftonin; ata dezertuan në masë nga fronti. “Bandat dhe trupat shqiptare, që bënin pjesë në divizionet tona, ose tradhëtuan, duke bërë sabotime, ose kaluan në anën e grekëve”, shkruante mareshall Badolio në kujtimet e tij.           
Lufta kundër agresorëve italianë bëhej, jo vetëm në front, por edhe në prapavijë. çeta e Myslim Pezës bëri në prapavijën e italianëve një varg goditjesh kundër vijave të komunikacionit të trupave pushtuese.           
Musolini, mbasi pësou humbje me Greqinë, kërkoi ndihmën e Hitlerit. Më 6 prill 1941, armata XII gjermane, e përkrahur edhe nga trupatItaliane e hungareze, rifilloi sulmin kundër Jugosllavisë e Greqisë. Në këtë mënyrë, Jugosllavia dhe Greqia ranë nën zgjedhën e pushtuesve italianë e gjermanë.           
Populli shqiptar e ndjente robërinë e rëndë të fashizmit Italian; ai ruante, gjithomë, armiqësinë ndaj tij, e cila shprehej në forma të ndryshme. Kjo armiqësi e shtyti djaloshin e ri patriot shqiptar Vasil Laçin që, më 27 prill 1941, të shtjerë në mes të kryeqytetit të Shqipërisë së robëruar kundër mbretit pushtues. çkontrast! Ndërsa Vasili shtie kundër perandorit pushtues, klerikë të ndryshëm, spiunë të fashizmit, korrespondojnë, bisedojnë, informojnë dhe u japin mendime pushtuesve mbi ngjarjet në Shqipëri për të ardhmen (52) e lumtur, gjoja, të Shqipërisë nën sundimin Italian. Klerikë të tjerë, me përzemërsi, përshëndetin në këtë kohë S. Melonin, për fjalimin programatik të presidentit të ri të Këshillit të Ministrave, Mustafa Krujës,i cili shprehte besnikërinë karshi Mëkëmbësit, në këtë rast dhe karshi Melonit, që ishte ndihmësi më i afërti tij dhe, që, së bashku me Jakomonin, i kanë shpënë të gjithë shqiptarët e mirë (tradhëtarët dhe bashkëpunëtorët e pushtueve- R.B.) në fatet më të larta, të reja e të vërteta të atdheut të tyre, duke i afruar Italinë e shqiptarët në raporte të reja reciproke.          
Në këtë kohë, arqipeshkvi metropolitani Shkodrës udhëzonte hierarkinë katolike që, në listat për zgjedhjet e parlamentit, të vihen priftërinj dheipeshkvinj për një karrierë të madhe në të ardhmen.  Ndërsa “Hyllii Dritës” shkruante me respect e dashuri të madhe për sukseset e Mustafa Krujës në konferencën e mbgajtur prej tij, në Akademinë e Italisë, për kontributin e madh që kishte dhënë ai me këtë bisedë për të mirën e popullit shqiptar. Për t’u ardhur në ndihmë lexuesve, ky organ e botoi plotësisht fjalimin e këtij tradhëtari dhe spiun të vjetër të fashizmit.           
Rezistenca e popullit shqiptar kundër fashizmit sa vinte e rritej. Mbas luftës italo-greke, filloi të bjerë gjithmonë e më shumë prestigji ushtarak e politikiitalisë fashiste. Po tronditeshin themelet e fashizmit Italian. Në të njëjtën kohë forcohej edhe më shumë qëndresa e popullit shqiptar. Me qeverinë e Mustafa Krujës terrori u bë masiv. Ekzekutimet, burgosjet dhe internimet kaluan çdo kufi. Rritja e rezistencës së popullit shqiptar, në kundërshtim me planet e pushtuesve, e detyroi qeverinë e Mustafa Krujës që, çdo ditë, javë e muaj, të shtonte masat e terrorit kundër popullit shqiptar. Sambas raportit zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë fashiste, vetëm në maj të vitit 1941 u bënë 1130 bastisje banesash, 21131 kontrolle personash, ndërsa në fushat e përqëndrimt tëitalisë u dërguan 5279 patriotë. (56) Kjo ishte Italia “çlirimtare” e dom Lazër Shantojës, për të cilën ai çirrej në nëndorin e 1939-ës nga ballkonii Bashkisë së Tiranës! Ky ishte Musolini që nga ballkoni i Bashkisë së Tiranës! Ky ishte Musolini që “I dha lirinë popullit shqiptar”, për të cilën kleri katolik fliste e shkruante fjalët më të mira.           
Qeveria e Krujës, e ndodhur ngushtë në këtë situatë, thërret në audiencë krerët e klerit katolik shqiptar, për t’u këshilluar me ta, për të dëgjuar vërejtjet, mendimet dhe propozimet e tyre të vlefshme, për masat që mund të merreshin për qetësimin e gjendjes. Në audiencë të Mustafa Krujës muarën pjesë krerët e klerit katolik: patër Anton Harapi, monsinjor Luigj Bumçi dhe monsinjor Volaj. Në emër të pjesëmarrësve, monsinjor Bumçi në këtë takim, i deklaroi kryeministrit kuisling se kleri katolik solidarizohej me politikën shumë të drejtë që ndiqte qeveria e tij. Bumçi shprehu mendimin se edhe në të ardhmen qeveria në fjalë duhej të ndiqte të njëjtën politikë. Ai deklaroi se do të ishte shumë e rrezikshme, në rast se qeveria do të lejonte rritjen e lëvizjes komuniste. Prandaj ai propozoi, sa nuk ishte tepër vonë, që të shtypeshin këto tendenca të rrezikshme për kombin shqiptar.                    
Në këtë mënyrë, krerët e klerit katolik shqiptar, jo vetëm që aprovuan politikën terroriste të Mustafa Krujës, por të tmerruar nga lëvizja nacionalçlirimtare, në Shqipëri, i propozuan qeverisë që ajo të forconte terrorin e saj ndaj komunistëve e patriotëve shqiptarë, të cilët luftonin kundër të huajve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Me terror ata mendonin se do të shuanin ndjenjat liridashëse të patriotëve dhe komunistëve shqiptarë, lëvizjen komuniste, qëndrën e popullit për liri e pavarësi, dhe mandej çdo gjë do të shkonte simbas planeve e dëshirave të tyre.           
Politika terroriste e Mustafa Krujës vazhdoi edhe më e egër, ashtu siç dëshironte kleri; por më kot; dëshirat dhe planet e tyre nuk u realizuan, sepse terrori nuk mund të shuante ndjenjat e popullit shqiptar për liri. Një binte në përleshje me fashistët, qindra ngriheshin në luftë kundër tij. Qëndresa e popullit shqiptar për liri u shua. Ajo mori përpjestime edhe më të mëdha. Jeta e çdo dëshmori bëhej apel për qindra të tjerë.           
Krerët e klerit katolik shqiptar, të alarmuar nga shtimi i rezistencës së popullit shqiptar kundër fashizmit dhe nga rritja e lëvizjes komuniste në Shqipëri, lëshuan në të gjithë ipeshkvitë dhe famullitë një qarkore, në të cilën tërhiqnin vëmendjen e famullitarëve për gjendjen fort të rrezikshme të krujuar. “Idetë komuniste predikonin lirisht kudo në popull, pa asnjë kundërshtim. Shumë besimtarë, pa ditur se çfarë janë këto ide, kanë filluar t’i përqafojnë. Ata nuk e dinë çfarë do të thotë të vendoset komunizmi ndër ne. komunizmi u mohon prindërve të drejtën e edukimit të fëmijëve të tyre. Kjo i përket vetëm kolektivit. Gruaja s’ka asnjë lidhje me fëmijët e saj”. (59) Në këtë qarkore krerët e klerit katolik shtronin detyrën urgjente që në të gjithë ipeshkvitë dhe famullitë të bëheshin mbledhje, ku të shtrohej gjendja dhe të përcaktoheshin masa, si kundërpeshë e propagandës komuniste. Në bazë të këtyre udhëzimeve të arqipeshkvisë së Shkodrës, u bënë mbledhje nëipeshkvitë e Oroshit, Zadrimës, Pultit e në vise të tjera, në të cilat, mbasi u punuan udhëzimet e arqipeshkvisë dhe u analizua gjendja, u përcaktuan edhe detyrat, që duhet të kryente çdo famullitar dhe këshilltar kishe. (60) Mbas mbledhjeve të bëra me klerikët dhe më vonë edhe me këshillat e kishave ndëripeshkvit dhe famullitë, klerikët, kudo qëishin, shtuan e forcuan edhe më shumë propagandën e tyre  në popull kundër Lëvizjes komuniste, duke përhapur shpifje e trillime nga më të ndryshmet për komunistët shqiptarë.           
Rritja e mëtejshme e luftës së popullit shqiptar, kundër pushtuesve e tradhëtarëve, shtroi, në rend të ditës, nevojën e udhëheqjes së shëndoshë të kësaj lufte. Kjo gjendje e bënte më të ngutshme krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare. Lëvizja nacionalçlirimtare në Shqipëri mori hov të mëtejshmëm me hyrjen e Bashkimit Sovjetik në luftën e dytë botërore, si pasojë e sulmit të pabesë të Gjermanisë hitleriane. Gjermania naziste, mbas pregatitjesh të mëdha, më 22 qeshor 1941, sulmoi pabesisht atdheun e Leninit dhe të Stalinit. E gjithë botai drejtoi sytë nga Moska, nga Stalinii madh. Kështu filloi lufta e madhe patriotike e Bashkimit Sovjetik.           
Menjëherë mbas sulmit gjerman kundër Bashimit Sovjetik, grupet komuniste në Shqipëri u aktivizuan më shumë, u hodhën në aksione të hapëta,i bënë thirrje popullit të ngrihet në luftë kundër pushtuesve. Në këtë kohëishin pjekur kushtet objektive për kryengritje të armatosur kundër pushtueve, por ajo nuk mund të fillonte, se mungonin kushtet subjektive mungonte partia, që ta organizonte dhe ta udhëhiqte popullin në luftë drejtë fitores.           
Në këto rrethana, u mblodh në Tiranë përfaqësia e grupeve komuniste, që përfundoi me formimin e Partisë Komuniste Shqiptare, më 8 nëndor 1941. Formimi i Partisë Komuniste Shqiptarei dha një hov më të madh luftës së popullit shqiptar kundër fashizmit. Më 22 nëndor 1941, demostrata të reja shpërthyen në të gjithë vendin. Veprimet luftarake kundër pushtuesve, me krijimin e çetave partizane, u bënë më të shpeshta. Në situatën ndërkombëtare të favorshme, lufta e popullit shqiptar mori përpjestime të mëdha. Më 22 shkurt 1942, në Shkodër, u bë një demonstratë e fuqishme, që u kthye në përleshje me armikun, në të cilën ra heroikisht komunisti Vaso Kadija. Më 22 qershor, në Shkodër, duke qenë të rrethuar në shtëpi nga qindra karabinjerë fashistë e milicë, luftuan e ranë heroikisht Perlat Rexhepi, Jordan Misja e Branko Kadija. Veprimi mëi organizuar, në shkallë kombëtare, ishte ai i 24 korrikut 1942. Të nesërmen, në të gjithë Shqipërinë, nuk punonte asnjë linjë telefonike. Njësitet partizane u shtuan. Ato kaluan, nga veprime të veçanta, në veprime të koordinuara, ndërmjet disa reparteve.           
Papa Piu XII,i alarmuar nga përparimet e mëdha të Lëvizjes nacionalçlirimtare në Shqipëri, nga rritja gjithmonë e më shumë einfluencës së Partisë Komuniste Shqiptare në popull; me qëllim që të ndihmonte klerin katolik shqiptar për të organizuar e forcuar më mirë propagandën antikomuniste  dhe luftën e tij kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare, i dërgoi arqipeshkvit të Shkodrës, në mars të vitit 1942, një enciklikë, me anën e së cilës ai udhëzonte, “të forcohej puna në radhët e komitetit qendror te demokristianes, të aktivizoheshin mirë e më shumë klerikët, si dhe gjithë organizatat fetare katolike, me qëllim që jo vetëm të mos lejonin masat katolike tëinfektoheshin nga idetë komuniste, por dhe të zhdukeshin përfundimisht këtoide bolshevike në Shqipëri” (62)Në bazë të këtyre udhëzimeve të papës, më 27 prill 1942, në arqipeshkvinë e Shkodrës, nën kryesinë e monsinjor Gaspër Thaçit dhe të të plotfuqishmit të papës në Shqipëri, Leon Negrisit, u bë mbledhja e komitetit qendror të organizatës Demokristiane. Mbledhja diskutonte situatën dhe përcaktoi detyrat, që dilnin në të ardhmen, zgjodhi komitetin e ri qendror, me më shumë naëtarë të rinj, me kryetar Gaspër Thaçin e n/kryetar patër Anton Harapin. Mbledhja aprovoi edhe programin e saj, të paraqitur nga patër Anton Harapi,i cili parashikonte forcimin e luftës kundër komunizmit në Shqipëri dhe kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare dhe Partia Komuniste Shqiptare. Për arritjen e këtij qëllimi u vu detyra të bashkëpunohej ngushtë me organet antikomuniste, të forcohej puna e demokristianes me organizatat fetare katolike për t’I përgatitur më mirë dhe për t’I hedhur në luftë kundër Partisë Komuniste Shqiptare.          
Krerët e Demokridtianes punonin plot zell, nën drejtimin e Vatikanit, të Jakomomit e të Melonit, për ta bërë të përjetshëm sundimin fashist në Shqipëri. Për këtë kontribut të madh që jepnin këta në favor të fashizmit, disa nga klerikët kryesorë u dekoruan me medalje të larta nga fashizmi.  natyrisht, një pjesë e të dekoruarve, për arsye sekreti, nuk publikoheshin. (65) Ata nuk munguan t’u japin këtyre klerikëve, për shërbimet në favor të fashizmit, edhe grada ushtarake. Kështu, për shembull patër Gegë Lumaj, në këtë kohë, u gradua major në rezervëi fashizmit. Përveç këtyre, fashizmi derdhi pa rezervë fonde dhe në mënyrë të hapët me anë të Mëkëmbësisë dhe të udhëheqësve të ushtrisëItaliane në Shqipëri, për të ndihmuar klerin në veprimtarinë e tij profashiste, kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare. Klerikët, kudo që ishin përkrahnin dhe bekonin, jo vetëm trupat Italiane në Shqipëri, por edhe tradhëtarët e vendit, që ishin vënë në shërbim të pushtueve dhe shtypnin popullin. 
“Kur Shqipëria Lëngonte- thotë  Enver Hoxha- nën thundrën e fashistëve gjakatarë dhe populli luftonte për t’u çliruar, klerikët kryesorë katoikë muarën flamurin e antishqiptarizmit dhe u treguan shumë aktivë në luftën kundër popullit shqiptar. Ata muarën pozita të rëndësishme politike, me fashizmin e nazizmin dhe, me egërsinë më të madhe, u hodhën në luftë kundër popullit”.            
Në këtë kohë në disa krahina të Jugosllavisë, kufi me qrkun e Shkodrës që konsiderohej nga Vatikani si qendra e katolicizmit të Shqipërisë, pra një Vatikani vogël. Lëvizja partizane kishte marr përpjestime të gjera. Papa, ashtu si dhe për Shqipërinë, u preokupua seriozisht edhe për këto krahina, kuishte shtrirëinfluenca e komunistëve, prandaj urdhëroi arqipeshkvinjtë dheipeshvinjtë e Tivarit, Bosnjës dhe Hercegovinës të luftonin me të gjitha mënyrat Partinë Komuniste dhe Lëvizjen nacionalçlirimtare, duke bashkëpunuar hapët me pushtuesit e huaj dhe tradhëtarët e vendit. “Kuvendet e Bosnjës dhe të Hercegovinës u bënë baza të ushtarëve dhe të pushtueve të huaj. Në korrik 1942, spiuni dhe kryebanditii ushtarëve të Prazonitishte dom Pater Perizi, kurse frati i kuvendit Shçiti, Viktor Shelishaviqiishte kryeagjenti pushtueve ei tradhëtarëve të vendit, kundër lëvizjes partizane në këto zona. Muret e trasha të këtyre kuvendeve u kthyen në fortifikata, në fole pushkës e mitrolozash, nga ku qëllonin kundër partizanëve”. (70) Pra, kudo që ishin klerikët katolikë, kishin të njëjtat detyra nga papa; vetëm taktika, forma dhe metodat e luftës së tyreishin të ndryshme. Vatikani përkrahu hapët dhe me të gjitha forcat, jo vetëm fashizmin Italian.

Read 1965 times
Login to post comments

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 19 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…