BASHKËPUNIMI I KLERIT KATOLIK ME ORGANIZATËN TRADHTARE TË “LEGALITETIT”

Në prill 1943, vjen në Shqipëri misionii parë anglez, me në krye kolonelin Bill Maklin (i njohur në Shqipëri me emrin Macle), kuadëri zbulimit anglez,i stërvitur në luftrat guerrile në Palestinë, Abisini e gjetkë, anëtari shoqërisë terroriste “Bojo Skoceze”.


Në kohën kur Lëvizja nacionalçlirimtareishte bërë një factor vendimtar për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit e huaj dhe tradhëtarët e vendit, më 20 nëndor 1943, nga një grup personash, që u mblodhën në Herr Të Tiranës, me urdhër të kolonelit Macle,i S.O.E. (Drejtoria e Veprimeve Speciale, Dega e Zbulimit Ushtarak Anglez), u krijua organizata tradhëtare “Legalitetti”.  Protoganisti kësaj organizateishte Abaz Kupi dhe udhëheqësi saj koloneli anglez Macle. Platforma politike e Legalitetit ishte restaurimi në Shqipëri i regjimit Ahmet Zogut. Këtë politikë të Legalitetit e përcaktuan anglezët.           

Për realizimin e programit të Legalitetit, pengesë tashti nukishte më Balli Kombëtar, as gjermanët, por Lëvizja nacionalçlirimtare. Ajo ishte njëjti armiki për bashkëti tyre. Armiqësia ndaj saj ishte dhe nyja që bashkonte gjermanët, ballistët, Legalitetin, Demokristianen dhe indipendentët, të cilët u hodhën me të gjitha fuqitë që kishin kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, me qëllim që ta likuidonin atë me çdo kusht.           

Majori anglez Julian Amery, misionar praën shtabit të Abaz Kupit, zëvendësi i kolonelit Macle, në librin e tij “Sonsof The Eangle”, shkruan: “Partia e tij (e Abaz Kupit – R.B.),ishte për t’i shkatërruar ata (komunistët – R.B.), para se të forcoheshin (fq. 123). Kur ylli i aksionit dështoi, ai shpresoi të përdorte gjermanët për të shkatërruar komunistët” (fq.127).           

Duke zbatuar vijën e dhënë nga papa, kleri katolik krijoi lidhje të ngushta edhe me “Legalitetin”, ashtu siçi kishte krijuar më parë me Ballin Kombëtar dhe meindipendentët. Në këtë situatë, kontradiktat që ekzistonin midis klerit dhe Legalitetit, meqenëse kleriishte kundër kthimit të Zogut në Shqipëri, u harruan, ose, më mirë të themi, u lanë në heshtje të rregullta midis tyre, si pranë qendrës së Legalitetit, ashtu dhe pranë organeve locale të tyre në Shkodër. Me kërkesën e Abaz Kupit, për një koordinim më të mirë të veprimeve, pranë shtabit të tij u emërua si përfaqësuesi klerit katolik pater Lek Luli. 

           Mbas marrëveshjes filloi një bashkëpunim dhe afrim gjithmonë e më i madh midis tyre. Përfaqësuesit e Legalitetit në Shkodër, Salih Myftija, Shefqet Muka, Ndoc çoba, etj.,i forcuan lidhjet ekzistuese me arqipeshkvin dhe krerët e tjerë të klerit. Përfaqësuesit e Legalitetit në Shkodër nuk kryen asnjë veprim me rëndësi, pa marrë më parë pëlqimin e arqipeshkvit të Shkodrës. 
            Meqënëse filluan të prekim aktivitetin e misioneve angleze në Shqipëri lidhur me organizatat tradhëtare, me Ballin Kombëtar, Legalitetin, indipendentët dhe me klerin katolik, shkurt po japim një pasqyrë mbi këta misione, mbasi aktiviteti i tyre kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare mplekset edhe me atë të klerit katolik.

            Në prill 1943, vjen në Shqipëri misionii parë anglez, me në krye kolonelin Bill Maklin (i njohur në Shqipëri me emrin Macle), kuadëri zbulimit anglez,i stërvitur në luftrat guerrile në Palestinë, Abisini e gjetkë, anëtari shoqërisë terroriste “Bojo Skoceze”. Detyra e parë e Macleit ishte të merrte kontakt me kryeagjentin e vjetër të inteligjenc-Servisit, Abaz Kupin. Macle erdhi në Shqipëri, me pretekst që të mblidhte informata mbi nevojat që kishin partizanët. Si Maclei, ashtu dhe ndihmësi i tij, lëviznin nga një krahinë në tjetrën dhe merrnin kontakte me përfaqësuesit e Ballit të Legalitetit, të qeverisë kuislinge dhe tëë klerit katolik, me të cilët përgatitën plane kundër L.N.Çl. për veprimtarinë e tij armiqësore me organizatat tradhëtare dhe për mosfurnizimin e partizanëve, ky mision u demaskua dhe u detyrua të largohet nga Shtabii Përgjithshëmi Ushtris nacionalçlirimtare duke mbetur përfundimisht pranë Abaz Kupit.

            Në tetor 1943, pranë Shtabit të Përgjithshëm të UNÇl., erdhi si përfaqësues zyrtari anglezëve gjenerali brigade Davis. Qëllimi i tij ishte, siç u vërtetua më vonë, të organizonte reaksionin kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare. Ky, me gjithë paralajmërimet e Shtabit të Përgjithshëm, i shtriu lidhjet e tij me Abaz Kupin, Fiqiri Dinen, Ballin Kombëtar etj. Gjatë operacionit të dimrit 1943 ky, nga frika, me gjithë ndërhyrjet e partizanëve, u largua nga Shtabi i Përgjithshëm dhe u dorëzua te gjermanët. Në nëndor 1943, zbulimi amerikan dërgoi të parin mision në Shqipëri, pranë krerëve të ballit Kombëtar në Vlorë, me në krye majoin Mac Ado. Një muaj mbas ardhjes, ky raportoi në qendrën e tij në Bari, se: “ndihma që mund t’I jepet L.N.çl. në Shqipëri… është e rrezikëshme për qëllimet e amerikanëve, pse aty dominon partia komuniste”. Amerikanët dërguan edhe një mision tjetër pranë Shtabit të Përgjithshëm, me në krye zbuluesin amerikan kapitenin Thoma Stefenin.

            Në veri të qytetit të Lezhës, në fushën e Malungut, që populli sot e quan “fusha e anglezëve”, u hodh nga anlezët një mission prej tre oficerësh, të cilët mbanin lidhje me parinë e bajraktarët e vendit të Malsisë së Lezhës. Në fushën e Cukalit, në Shkodër, vepronte një tjetër mission anglez, me në krye majoring Nill,i cili udhëhiqte misionet angleze të zonave Lezhë, Shkodër, Lumë e Tropojë. Ky lëvizte vazhdimisht në vise të ndryshme të qarkut të Shkodrës, merrte kontakte me krerë të reaksionit dhe bajraktarë. Në tropojë vepronte një mission anglez,i përbërë prej katër oficerësh, me në krye kapitenin Hens,i cili mbante lidhje me parinë e Dukagjinit, të Gjakovës, Kukësit, etj. Me kërkesën e misioneve angleze që vepronin në periferi të Malungut dhe Cukalit, anglezë hodhën armë, të cilat ua shpërdanë forcave mercenare.

            Misioni anglez, me ne krye majoring Nill, pati lidhje edhe me shumë klerikë katolikë, në vise të ndryshme të qarkut të Shkodrës, si p.sh. me priftin e Gomsiqes; patër Pal Dodaj, kasha e të cilitishte bërë strehë e tij, me monsinjor Frano Gjinajn,ipeshkv në Mirditë, me patër Gaspër Sumën, famullitar në Dukagjinë. Famullitarii Jubanit, dom Pjetër Tusha, ishte bashkëpunëtori rregullti Nillit dhe ndërlidhësi tij me krerët e klerit katolik. Dom Mark Bici,i ngarkuar me detyrë nga Nillit, u miqësua me gjermanët me qëllim që të merrte prej tyre informata qëi duheshin atij; për këtë shërbim, Nilli e paguante në stërlina. Në vjeshtën e vitit 1944, patër Anton Harapi, anëtari regjencës, me ndërmjetësinë e dom Pjetër Tushës, takohet, në fshatin Bardhaj, në periferi të Shkodrës, me majoring Nill. Më vonë, Nilli futet ilegalisht në Shkodër dhe takohet edhe me arqipeshkvin Gaspër Thaçi.

            Të gjitha këto misione, si dhe të tjera që ishin në vise të ndryshme të Shqipërisë, kishin ardhur me një qëllim të vetëm: të sabotonin Luftën nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, të udhëhequr nga Partia Komuniste, në mënyrë që, me kapitullimin e Gjermanisë naziste, pushteti në Shqipëri të merrej nga organizatat tradhëtare, përkrahëse të politikës së tyre. 

           Komiteti qendrori Partisë Komuniste Shqiptare, mbajti vazhdimisht një qëndrim të prerë ndaj këtyre misioneve të dërguara me qëllime armiqësore ndaj vendit tonë, duke u treguar aleatëve anglo-amerikanë se në Shqipëri udhëhiqte Partia Komuniste Shqiptare, se nukishte më koha e parë që dyert e Shqipërisëishin të hapura për këdo, se vendi kishte zot popullin. Natyrisht, vija e aleancës u ruajt, por këta spinë, që vinin si “miq” për të organizuar komplote për shkatërrimin e Luftës sonë nacionalçlirimtare, u blokuan dhe u paralizuan në veprimet e tyre.

Read 1697 times Last modified on Monday, 12 June 2017 22:27
Login to post comments

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 26 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…