KLERI KATOLIK DHE KRERËT E REAKSIONIT TË SHKODRËS ORGANIZONJËS TË “BESËLIDHJES SHKODRANE”

Dëshira e krijimit të besëlidhjes shkodrane e shtyti kryetarin e Ballit Kombëtar, Mitat Frashërin, që, së bashku me Vasil Andonin, të vinte në Shkodër. Në Shkodër, në shtëpinë e Sylços Beg Bushatit, mori takim me përfaqësuesit e Legalitetit për Shkodrën,


Mbas krijimit të dy besëlidhjeve, asaj të Malësisë së madhe dhe asaj të Ranxave, krerët e klerit katolik dhe paria e Shkodrës, menduam se ishin krijuar kushtet për një besëlidhje në të gjithë qarkun e Shkodrës. Këtë nevojë atyre ua diktonte situate e rëndë që po krijohej nga rritja e pandërprerë e Ushtrisë nacionalçlirimtare.

Në fillim të vitit 1944, patër Anton harapi, anëtari regjencës, së bashku me Gaspër Thaçin, Leon Negris, hafiz Ali tarin, Mark Gjon Markajn e të tjerë, vendosën që të bënin një mbledhje me krerët e organizatave reaksionare të qarkut të Shkodrës, për t’i bindur ata për formimin e një besëlidhjeje për të gjithë Shkodrën. Mbas disa ditësh, u mblodhën në arqipeshkvi Mark Gjon Markaj, hafiz Ali Tari, Jup Kazazi, Ndoc Çoba, Maliq Bushati, Sylço Beg Bushati, Gaspër Thaçi, patër Anton Harapi, patër mati Prendushi, dom Tom Lacaj e tjerë.

Pater Anton Harapi kërkoi nga të pranishmit që të aprovonin krijimin e një besëlidhjeje të përgjithshme, për Shkodrën, me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve e organizatave të ndryshme, me një ushtri të madhe, të fortë dhe të vetme, për të mbajtur qetësinë në këto zona dhe për të vetmen, për të mbajtur qetësinë në këto zona dhe për ta përdorur kundër fuqive komuniste, që vepronin aktivisht në qarkun e Shkodrës.  Mbas shumë diskutimesh, mbledhja arriti në konkluzion se ishtei nevojshëm një bashkëpunim më i ngushtë midis grupeve e organizatave të ndryshme, që të arrihej më vonë krijimi i një besëlidhjeje për gjithë qarkun e Shkodrës, e cila duhej të kishte edhe forca ushtarake të saj. U caktua një delegacion për të biseduar me kryetarin e qeverisë kuislinge, Rexhep Mitrovicën, me qëllim që të merrej aprovimi e tij. Mbledhja paraprake aprovoi në parim propozimet e patër Anton Harapit. U la që pjesëmarrësit të bisedonin me instancat e tyre dhe, si të merrnin pëlqimin, të rimblidheshin dhe të vendosnin përfundimisht mbi mënyrën e organizimin e kësaj besëlidhjeje. Pjesëmarrësit në këtë mbledhje kërkuan që pater Anton Harapi të ndërhynte pranë Hausdingut, për të ndaluar sjelljet shumë të këqia në popull të forcave mercenare.
          Mbas këtyre bisedimeve, Jup Kazazi dhe Lec Kurti, udhëheqës të qarkorit të Shkodrës për Ballin Kombëtar, shkruan në Tiranë dhei raportuan Mitat Frashërit mbi bisedimet. Ai e aprovoi këtëinisiativë dhe u premtoi se për këtë çështje do të vinte ai vetë në Shkodër. Në shkurt 1944, hafiz Ali Tari, Jup Kazazi, pater Anton Harapi dhe Shefqet Muka, personat e ngarkuar për të biseduar me Rexhep Mitrovicën dhe për të marrë pëlqimin e tij për krijimin e besëlidhjes shkodrane, shkuan në Tiranë dhe, mbas bisedimesh të frutshme, kryeministri kuisling aprovoi propozimin e tyre, duke u premtuar se nga qeveria e tij do të kishin përkrhje të plotë. 
           Dëshira e krijimit të besëlidhjes shkodrane e shtyti kryetarin e Ballit Kombëtar, Mitat Frashërin, që, së bashku me Vasil Andonin, të vinte në Shkodër. Në Shkodër, në shtëpinë e Sylços Beg Bushatit, mori takim me përfaqësuesit e Legalitetit për Shkodrën, tëindipendentëve, me Mark Gjon Markun, hafiz Ali Tarin, etj., me të cilët ra dakord për krijimin e besëlidhjes. Të nesërmen, të sipërpërmendurit zhvilluan bisedime në arqipeshkvi me krerët e klerit katolik. Mbas diskutimesh, u arrit marrëveshja dhe u vendos krijimii besëlidhjes shkodrane. Të nesërmen në shtëpinë E Mark Gjon Markajt, u përpilua marrëveshja që u nënshkrua, përindipendentët marrëveshja që u nënshkrua, përindipendentët nga Mark Gjon Markaj, për klerin katolik nga pater Anton Harapi, për Ballin Kombëtar nga Mitat Frashëri e Lec Kurti, për Legalitetin nga Ndoc çoba e Shefqet Muka.
            Pjesëmarrësit zgjodhën kryetar të besëlidhjes Mark Gjon Markajn, dhe anëtarë të kryesisë Sylço Beg Bushatin, Shefqet Mukën, hafiz Ali Tarin, Ndoc çobën dhe dom Tom Lacën. Besëlidhja përcaktoi edhe programin e vet, që parashikonte: veprime të përbashkëta kundër Lëvizjes nacionalçlirimatare, së pari, në qarkun e Shkodrës e pastaj në çdo skaj të Shqipërisë; krijimin e një ushtrie të rregullt të Lidhjes, e cila të përdorej si kundër rrezikut të jashtëm ashtu dhe kundër rrezikut të brendshëm. Me kërkesën e indipendentëve , në programin e besëlidhjes u shënua që çdo veprimi besëlidhjes do të bëhej me pëlqimin e qeverisë. Kjo, simbas tyre, u bë me qëllim që masat të kuptonin se besëlidhja ishte një organ qeveritar, për “ruajtjen e rendit dhe të qetësisë”. Besëdhija shprehu mendimin se, në situatën që kalonte Shqipëria dhe në gjendjen në të cilën ndodheshin trupat gjermane, duhej të sigurohej lidhje edhe me përfaqësuesit e aleatëve anglo-amerikanë, që ndodheshin në vise të ndryshme të qarkut të Shkodrës, të cilëve t’u kërkohej ndihmë për mbrojtjen e vendit nga komunistët dhe rreziqe të tjera të jashtme që mund t’i kërcënoheshin Shqipërisë. Për t’u takuar me misionet angleze u ngarkuan tre anëtarë të Lidhjes. Në të njëjtën kohë, edhe majori Nill përpiqej te merrte kantakte me krerët reaksionarë të Besëlidhjes Shkodrane.
            Për të bashkuar me lidhjen shkodrane gjithë parinë, bajraktarë dhe krerët e ndryshëm të reaksionit të të gjitha nënprefkturave të Shkodrës, u dërguan nga besëlidhja përfaqësues në krahina të ndryshme, për t’u shpjeguar atyre qëllimet e mira të besëlidhjes dhe për t’u kërkuar bashkëpunim me të. 
           Në fund të marsit 1944, në arqipeshkvi, u bë një mbledhje e K. Qendror të Demokristianes. Mbledhja bëhej në një situatë aspak normale për Demokristianen. Aty u diskutua për situatën e vështirë që po kalohej, dhe u caktuan edhe detyra për të ardhmen. Mbledhja arriti në këto përfundime: Gjermania po shkonte drejt shpartallimit të plotë, prandajishte e nevojshme, jo vetëm të organizohej dhe të forcohej mirë besëlidhja shkodrane, si e vetmja fuqi, që mund të siguronte Shkodrën prej rrezikut komunist dhe të jashtëm, por edhe të ngarkoheshin krerë të Demokristianes për të marr lidhje me “aleatët”, përfaqësuesit e të cilëve të kërkohej që të zbarkonin menjëherë, ose në prakun e largimit të trupave gjermane nga qytetii Shkodrës.
           Qëllimit të formimit të besëlidhjesi shërbeu edhe ligjërata e pater Anton harapit, e mbajtur në fillim të majit 1944, në Shkodër, në prani të shumë të ftuarve shkodranë dhe kryeqytetas, midis të cilëve edhe shumë anëtarë të qeverisë kuislinge të Rexhep Mitrovicës. Duke përfunduar fjalën e tij, patër Anton Harapi bëri thirrje se “sot e lypëinteresii atdheut që popullii Shkodrës dhei gjithë Shqipnisë, të bashkoheti tani për të shpëtue atdheun nga rreziku që poi kërcënohet”.
           Në fund të majit 1944, në Shkodër, në prani të krerëve të reaksionit të qarkut të Shkodrës, bajraktarë dhe bashkëpunëtorë të pushtetit, u bë mbledhja për aprovimin e krijimit të besëlidhjes shkodrane. Në emër të Lidhjes, Ndoc çoba hapi mbledhjen, shpjegoi qëllimin e detyrat e saj dhe ja dha fjalën Maliq Bushati,i cili lexoi programin e besëlidhjes. Patër Anton Harapi, patër Mati Prendushi, dom Mikel Koliqi dhe dom Tom Lacaj përfaqësonin në këtë mbledhje klerin katolik. Mbledhja u dha fund punimeve duke bashkuar të gjithë pjesëmarrësit në besëlidhjen shkodrane. Këtu u aprovua edhe kryesia e besëlidhjes. Kjo besëlidhje nuk pati jetë të gjatë për shkak të grindjeve, ambicjes dhe përçarjes, për mungesë të unitetit. Pra, pa u formuar mirë, ajo u shpërnda.
            Duke përkujtuar krijimin e kësaj besëlidhjeje, gazeta reaksionare e Blokutindipendent, “L’Albanie Libre”, botuar nëitali më 1952, në kryeartikullin e saj “Lidhja shkodrane”, shkruante: “Mbas shumë përpjekjesh e bisedimesh u bë marrëveshja, e cila përfundoi në përpilimin e një protokolli të nënshkruar nga Kapidan Gjon Mark Gjoni e Sylço Beg Bushati, nga Mitat Frashëri e Lec Kurti për Ballin Kombëtar, nga Ndoc çoba e Shefqet Muka për Legalitetin… Marrëveshja u pagëzue “Lidhja e Shkodrës”… Por, për fat të keq, kjo lidhje e pat jetën të shkurtër..” 
            Besëlidhja shkodrane, qysh me krijimin e saj, u vu në shërbim të gjermanëve. Ata e furnizuan Lidhjen me armë e mjete të tjera të nevojshme dhe e hoqën në luftë kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare. Qeveria kuislinge, nga ana e saj, i dha ndihmën dhe përkrahjen e kërkuar. Batalioni “Vermoshi”i besëlidhjes, u dërgua në Shqipërinë e Jugut, për të luftuar kundër partizanëve,i cili, që në përpjekjen e parë me partizanët, u shpartallua.

Read 801 times
Login to post comments

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 14 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…