Me shtat të hedhur më tepër se moshatarët e tij, shumë kureshtar dhe inteligjent, i shkëlqyer në mësime, i dhembshur dhe bujar. Sidomos kështu e mbajnë mend fqinjët e tij në hapat e vegjëlisë Edi Ramën. Dhe janë edhe sot po ata fqinj, kanë kanë mbetur po aty, sikurse 35 vjet më parë, në të njëjtin pallat, ku jeton ende edhe nëna e Ramës, Aneta. Kanë një jetë të tërë që jetojnë në paqe dhe miqësi me njëri-tjetrin, pavarësisht se Aneta dhe Kristaq Rama ishin ‘intelektualë’ dhe Zana e Spiro ishin ‘familje punëtorësh’.

...Nga Avokat Mark Nikaj*

...Unë jam i thyer në moshë dhe e di mirë pse është vrarë Aleksi. E njoh mirë njeriun që u krenua me vrasjen e tij, Sali Berishën, dhe duke njohur atë njoh mirë dhe njeriun që përdori për këto vrasje Lulëzim Bashën. Mes makthit të vdekjes së Aleksit në javën e parë kur ai mbijetoi deri sa vdiq në Turqi, mua dhe familjes së Aleksi do të na duhej të duronim dhe fyerjet për të, do të na duhej të duronim mburrjet makabre të Sali Berishës që ishte gati të vriste “jo 3, jo 30, por 300” nëse shkeleshin institucionet. Ato ditë nuk do t’i harrojmë kurrë. Nëna e Aleksit errej dhe gdhihej në shkallë me sy nga rruga duke pritur mandatën, ndërsa ne me sy nga ekranet se mos Sali Berisha dhe Lulëzim Basha vazhdonte të fyente gjakun e pafajshëm të djalit tonë.

Nga Mero Baze

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, duhet të jetë në një telash të madh. Ajo duhet të anulojë tenderin për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, i cili tani ka shpallur dhe një fitues, që është arkitekti i njohur austriak, Wolfgang Prix. Pas kësaj, i duhet të marrë një vendim parlamenti, ku të anulojë vendimin e mëparshëm votuar me shumicë absolute nga grupi i PD-së, përfshi dhe votën e vendosur të zotit Basha,  ndërsa kryeministrit Berisha i duhet të anulojë vendimin e qeverisë që ka autorizuar shpenzimet buxhetore për këtë projekt. E gjithë kjo duhet të ndodhë këtë javë, që të marrë besueshmëri deklarata e Lulëzim Bashës se ai nuk do ta prishë Piramidën dhe është kundër ndërtimit të kompleksit parlamentar atje.

Nga Mero Baze

Në një sondazh të besueshëm bërë publik nga Instituti Shqiptar për Marrëdhënie Ndërkombëtare, konfirmohet fakti se qytetarët në shumicë mbështesin kandidaturat ekzistuese në qytetet kryesore, dhe se i kushtojnë më shumë rëndësi partisë se individit apo programit individual të tyre. Ky përfundim rikthen debatin tek efekti që ka pasur identifikimi si betejë politike e këtyre zgjedhjeve  sidomos prej opozitës. E lexuar më ndryshe ky sondazh do të thotë që opozita rifiton gjithë qytetet kryesore që ka nën kontroll prej vitit 2007 dhe lë të hapur korrigjimin e çdo aksidenti që ka pasur në zgjedhjet e shkuara. Sondazhi u bë publik dje, ndërkohë që opozita çeli fushatën elektorale në Tiranë duke theksuar fort  tiparin politik të fushatës, por duke paraqitur po ashtu një projekt të kompletuar për qytete kryesore të Shqipërisë, përfshi dhe Tiranën. Në një spektakël që zgjati rreth tri orë, dhe që ishte i pakritikueshëm në detajet e tij, opozita duket se bëri gjënë e duhur për 8 Majin, pasi nuk injoroi aspak interesat e qytetarëve për një projekt për qytetin, por vuri theksin tek prioriteti i madh politik që është mundja e Berishës dhe rikthimi i besimit tek zgjedhjet.

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 17 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…