Qytetarët e Dibrës kanë votuar ditën e sotme për kryetarin e ri të Bashkisë. Muharrem Rama i ASHE-së dhe Sherefedin Shehu i APD-së u përballën me njëri-tjetrin në zgjedhjet për kreun e ri.
Nga të dhënat paraprake të siguruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zgjedhje kanë marrë pjesë rreth 53 përqind e votuesve.
KQZ doli në një deklaratë për mediat pak pas orarit zyrtar të mbylljes së qendrave të votimit, ku njoftoi edhe pjesëmarrjen sipas QV-ve dhe gjininë.
Sipas Komisionit, nga të dhënat e grumbulluara deri më tani kanë votuar 53 përqind e personave me të drejtë vote, nga të cilët pak më shumë se 30 përqind kanë qenë gra.
Ndërkohë, ambienti ku do të numërohen votat është gati dhe në pritje të mbërritjes së kutive të para për të numëruar.
Dorezohen kutite e 118 qendrave te votimit
Ka përfunduar pa asnjë problem shoqërimi dhe dorëzimi i materialeve zgjedhore të 118 qendrave të votimit në KZAZ.
Të gjithë punonjësit e policisë kanë marrë proceverbalet e dorëzimit nga KZAZ. Gjatë shoqërimit dhe dorëzimit nuk është konstatuar asnjë problem Policia tashmë vijon shërbimin në ruajtjen fizike të KZAZ si dhe zbatimin e detyrave të përcaktuara deri në përfundim të gjithë procesit zgjedhor.
Njëkohësisht janë marrë të gjitha masat nga ana e Policisë për të garantuar rendin e sigurinë në gjithë territorin e qarkut Dibër.
Vijon numërimi në Dibër, kandidati socialist në avantazh
E ndërsa procesi i numërimit të votave për Kryetarin e të bashkisë Dibër ka nisur rreth orës 23:45, kandidati socialist, Muharem Rama, e shikon veten në avantazh pas 11 kutive të para të numëruara nga 118 kuti që janë në total, duke pasur një diferencë prej 434 votash.
Nga numërimi i deritanishëm kandidati Muharem Rama ka grumbulluar 1404 vota, ndërsa Sherefedin Shehu 970 vota. E përkthyer në përqindje Rama kryeson me 59,14% ndërsa Shehu ka 40,86 % të votave.
Edhe pse ka ende shumë vota të panumëruara rezultati paraprak ka rritur shpresat e socialistëve për të vijuar drejtimin e Bashkisë Dibër deri në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Sipas shifrave zyrtare të bëra publike nga KQZ në votime kanë marrë pjesë 60 përqind e personave me të drejtë vote. Gjithashtu është vënë re edhe një pjesëmarrje e madhe e femrave, ku si rrallë herë kanë votuar më tepër se meshkujt duke pasur 58% të pjesmarrjes.
Rreth orës 22:35 ka përfundur pa asnjë problem edhe dorëzimi i materialeve zgjedhore të 118 qendrave të votimit në KZAZ. Gjatë shoqërimit dhe dorëzimit nuk është konstatuar asnjë problem. Policia tashmë vijon shërbimin në ruajtien fizike të KZAZ si dhe zbatimin e detyrave të përcaktuara deri në përfundim të gjithë procesit zgjedhor.
Përfundon numërimi i votave në Dibër, Rama fiton me mbi 4 mijë vota
Në Dibër ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Në përfundim të numërimit të 118 kutive të votimit, kandidati i majtë Muharrem Rama ka fituar garën përballë kandidatit të djathtë Sherefedin Shehu me një diferencë mbi 4 mijë vota. Rama ka marrë 18 602 vota ose 56.31%, kurse Shehu ka siguruar 14 435 vota ose 43.69%.
Sipas KQZ-së, procesi i numërimit nisi këtë të hënë rreth orës 10:45 me ndryshime në radhët e anëtarëve të grupeve, të cilët iu nënshtruan edhe trajnimit.
DITA