Pse e dua Shqiperine

Nga Laidi Ferruni

E nisa diten sot duke lexuar nje artikull relativisht te sakte rreth industrise se startupeve ne Shqiperi (per ju qe nuk e dini, me “startup” i referohemi bizneseve te reja qe sapo nisin, kryesisht ne fushen e teknologjise).




Pse e dua Shqiperine dhe pse mendoj qe ju duhet ta doni gjithashtu…



Nese duam ta dashurojme kete vend, duhet ta shohim nga syte e nje te huaji…

E nisa diten sot duke lexuar nje artikull relativisht te sakte rreth industrise se startupeve ne Shqiperi (per ju qe nuk e dini, me “startup” i referohemi bizneseve te reja qe sapo nisin, kryesisht ne fushen e teknologjise).

Shume te verteta rreth fushes dhe pse eshte akoma e re dhe e paformuar.

Ne te njejten kohe nje nga artikujt e mi te kaluar flet pikerisht per kete industri dhe se si optimizmi im eshte i larte per mundesite qe ofron.

Ne kete moment me vjen nje kuptim i dyanshem ne mendje… Nje lexues i ri, nese i lexon te dy artikujt mund te jete konfuz per ke te besoje ose me sakt ke te degjoje pasi njeri flet per problemet dhe tjetri flet per mundesite.

Eshte shume e kuptueshme.

Nga njera ane kemi politiken, mediat dhe lajmet qe na shfaqin gjithe kohes dhune, pesimizem, protesta etj. (te gjitha me baza te kuptueshme) dhe nga ana tjeter kemi dhe shohim se si biznese interesante celin gjate gjithe kohes rreth e rrotull nesh, duke krijuar impakt te drejtperdrejte tek jetet tona.

Keto te fundit jane gjithmone me pak te dukshme pasi nuk bejne aq shume buje sa lajmet dhe megjithate, dalngadale behen pjese te jeteve tona te perditshme.

Per kete arsye shpesh here i injorojme dhe i marrim si te qena, por nuk jane te tilla.

Vetem ne muajt e kaluar kam pare disa iniciativa fantastike te shfaqen ne treg.

Kam pare mbi 2 aplikacione qe te mundesojne te porosisesh ushqimin tend me nje klikim, kam pare seminare fantastike me spikera shume te arritur (totalisht falas), kam pare te rrinj (si puna ime) te kthejne disa faqe interneti ne kompani te verteta, kam pare startupe qe pranohen ne akselerator te njohur nderkombetarisht (Dentem me ju e kam) dhe po bejne pune te mrekullueshme, kam pare dhjetra kompani qe po krijojne qindra vende pune per Shqiptaret duke punuar me shtete te huaja, kam pare denoncime krimesh te behen nepermjet nje aplikacioni ne celular dhe te zgjidhen, kam pare skuadra qe po punojne me inteligjence artificiale, kam pare 12 vjecare qe po gjenerojne te ardhura nga Google, kam pare media qe po krijon impakt te vertete duke edukuar njerezit cdo dite falas (Business Mag me ju e kam), e shume e shume te tjera…

Shpesh here mjafton vetem te shohesh.

Te gjithe e dime qe Shqiperia eshte nje vend jo perfekt, qe ka ende korrupsion, qe ka probleme pafund, qe bizneset e vogla po vuajne, qe ligji nuk eshte i forte etj etj…

Ajo qe jo te gjithe e shohim dhe kuptojme, eshte se midis gjithe ketyre problemeve dhe rrenojave, njerez te vecante po bejne dicka cdo dite per te permiresuar realitetin e te gjithe neve.

Per ato qe keqkuptojne optimizmin tim per naivitet dhe injorance, duhet te kuptojne kete gje…

Problemet, jane bekimi me i madh qe ne si shtet kemi, apo dhe si njerez.

Nese nuk do kishim probleme, do qendronim gjithe kohes ne vend, pa levizur, pa zhvilluar, pa ndertuar…

Une e dua Shqiperine sepse eshte nje nga vendet me te thjeshta ne bote per te ndertuar dicka te re (nje teknologji, nje ide, nje biznes).

Pikerisht sepse ka kaq shume probleme.

Kjo do te thote qe ka shume me shume pune per mua per tu marre.

Gjate gjithe eksperiences time, kam punuar aq me jashte sa edhe me Shqiperine. Ajo cfare shoh eshte se dicka duket sikur me terheq cdo here ne kete vend.

Dhe kjo “Dicka” jane mundesite qe ky vend ofron. Jo vetem financiarisht, por nga mundesia qe kemi per te krijuar impakt dhe ndryshim, pikerisht sepse kemi kaq shume probleme.

E dua kete vend, sepse shoh njerez qe perpiqen cdo dite (duke filluar nga prinderit e mi)…

E dua kete vend per ate kapucinon perfekte qe me serviret gjithe profesionalizem dhe deshire, shoqeruar me nje buzeqeshje, nje batute dhe me nje kosto qesharake (krahasuar me Europen), rruges per ne pune.

E dua kete vend sepse eshte i mbushur me njerez te zgjuar, ambicioz, sypatrembur dhe ndonjehere pak te cmendur (per gustot e mia).

E dua kete vend sepse ka kaq shume probleme, dhe kaq shume pune per te bere dhe sepse progresi eshte gjeja qe me shijon me shume ne punen time…

E dua kete vend sepse kam kaq shume miq te vertete dhe te pazevendesueshem, sepse jam i rrethuar me familje qe me duan dhe i dua (si ato te vegjlit qe pershendesin ne televizion kur i pyesin).

E dua sepse me tregon gjithmone fytyren e vertete, ashtu sic eshte, plot shenja, te shemtuar dhe te bukur njekohesisht, te lodhur, te merzitur dhe te gezuar, te frikshme, te frikesuar, te zgjuar, aq sa te fjetur…


Per t’ju rikthyer fjalise se pare fare…

Kam sjelle shume miq te huaj ne Shqiperi. Te gjithe kane dicka te perbashket.
Te gjithe kane rene ne dashuri me kete vend.

Rastesi, emocion i momentit, naivitet, apo dicka qe ne Shqiptaret nuk e shohim?


Deri ne artikullin tjeter, ju uroj sa me shume suksese.
Nese ju pelqeu ky artikull dhe mendoni qe eshte i vlefshem, ndajeni me dike te afert.

Sinqerisht,
Laidi

Marre nga http://laidiferruni.tumblr.com

Read 1597 times Last modified on Friday, 16 June 2017 16:01
Login to post comments

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 15 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…