Nga George Pani
***Meteoret do te jene te dukshem ne fillim te mbremjes sonte me Geminidi-s duke bere paraqitjen e tyre me vone e cila do te zgjase deri ne agim- tha kreu i zyres Meteroid te NASA-s per Mjedisin, Bill Cooke.

Nuk janë një komb, thotë Zotëria e tij. Atë fjalë tha edhe princi Bismarck në Berlin. Princi Bismark tha se nuk kishte dëgjuar që ka një komb shqiptar. Po princi Bismarck nuk kishte dëgjuar as për kombësinë e Holandës a të Danimarkës. Një tjetër princ, aq i fuqishëm sa është princi Bismarck sot, pretendoi në Kongresin e Vjenës që s’dinte ndonjë komb italian. Pas mendjes së atij diplomati, Italia nuk ishte veçse një “shprehje gjeografike”. Dhe me gjithë këtë sot dimë të gjithë se Italia është një komb i madh e i bashkuar. Ajo që u vërtetua në pak më tepër se pesëdhjetë vjet për popullin e një ane të Adriatikut, mund të vërtetohet me një mënyrë të ndryshuar edhe për anën tjetër në aq kohë e sipër.

Tashmë ka një konfirmim zyrtar: Shpejtësia e dritës është arritur të tejkalohet. Të dhënat që janë publikuar mëngjesin e sotëm tregojnë se neutrinet lëvizin me shpejtësi rreth 60 nanoskeonda më shumë se shpejtësia e dritës, limiti i shpejtësisë në kozmos. Rezultati është arritur gjatë një eksperimenti të Qendrës Europiane për Kërkimet Bërthamore, CERN, i cili ka analizuar rrymën e neutrineve që janë lëshuar nga laboratori i saj.

Ai është një gjeni i kompjuterëve. Përpara 20 vitesh britaniku Tim Berners- Lee, sot 56 vjeç, bëri të ditur zbulimin me emrin “World Wide Web”. Pa këtë WWW sot interneti do ishte i paimagjinueshëm. Në fakt edhe ata që kuptojnë mirë nga kjo fushë ndonjëherë nuk e ndajnë internetin nga World Wide Web. Interneti është zbuluar thuajse 60 vite më përpara në SHBA. Atëherë u bë e mundur që kompjuterat në vende të ndryshme të lidhem me njëri- tjetrin pa një server central. Por Lee bëri të mundur më 6 gusht 1991 që e para platformë HTTP të dilte online. Ai bëri faqen e parë, info.cern.ch, për llogari të Qendrës për Kërkime Bërthamore në Gjenevë.

Vetë mbretëresha e Britanisë e ka falënderuar Lee për këtë zbulim. Ai ka marrë titullin Kalorës. Tema

Aplikacioni i Facebook për iPad duket se do lançohet më herët se ç’pritej. Aplikacioni me përmasat e plota të ekranit të iPad, realisht ndodhej i fshehur brenda kompjuterit në fjalë. Kjo do të thotë se nëse jeni duke punuar me një iPhone, ai aplikacion gjithashtu mund të shërbejë dhe për iPad-in.

Në fakt, kjo përshtatje konsiderohet si piratim i programit por duke qenë se është një zgjidhje e mirë, vetë Apple e ka këshilluar këtë veprim për klientët e saj. Ajo çka mbetet për tu zbuluar që rrjetet sociale të jenë të gjitha prezentë në një iPad, është aplikacioni i Google +. Shekulli

Sipas burimeve zyrtare gjermane shkak i kësaj epidemie janë bërë filizat e sojës dhe bishtajoreve të tjera si bizelet dhe fasulja, të prodhuara nga kompania Gaertnerhof në veri të Gjermanisë. U deshën 5 javë alarm dhe panik, me 30 të vdekur, për të zbuluar shkakun e saktë të epidemise se shkaktuar nga bakteri E.Coli që ka terrorizuar Gjermaninë, por edhe Europën.

"Lopa e klonuar, e quajtur Rosia ISA, është gjedhi i parë që lind në botë me dy gjene njerëzore që përmbajnë proteinat e pranishme në qumështin e nënës",- bën të ditur Instituti kombëtar i teknologjisë bujqësore, INTA në një komunikatë të publikuar dje në mbrëmje.

Një stuhi diellore e pazakontë, e cila është vëzhguar në një observator hapësinor të martën, mund të shkaktojë ndërprerje në komunikim dhe energjinë elektrike në tokë gjatë ditëve në vijim. Kështu kanë paralajmëruar zyrtarët e NASA-s, që kanë vëzhguar fenomenin. Shpërthimi i fuqishëm pritet të shkaktojë një aktivitet gjeomagnetik. Zyrtarët e NASA-s thonë se për fat të mirë stuhia nuk kishte drejtimin nga toka, çka do e bënte situatën më dramatike.

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 41 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…