ZEMRA MAL!!!

     Duket se “shqiptaria” qenka ngjitëse si dukuri: Nëse respektojmë dhe pëlqejmë veten, do na respektojnë dhe pëlqejnë edhe të tjerët. Deri aty sa media të rëndësishme ndërkombëtare të shkruajnë: Shqiptarët duhet të rrinë ende në këtë kompeticion!

 - Nga Roland Luçi -

Talentet e medhenj Shakiri me shoke (keshtu e quan vehten zoteria ne Mynih) dhe perforcimi me shembujt e Rita Ores dhe Xhim Belushit jane tejet spekulative, sepse nuk u kerkon njeri ketyre qe te vijne e te luajne ne llomhanen e Kampionatit shqiptar si e quan z.Baze (ne disa aspekte ka shume per ta kritikuar kete kampionat!), e as te kendojne ne Estraden e Ballshit e ne keto raste spekulohet (ndoshta nga padija!) dhe ngaterrohen Klubet shqiptare te futbollit me Kombetaren e vendit!

Nga George Pani
Federata e Futbollit te Polonise, ka zgjedhur ish sulmuesin e saj Zbigniew Boniek, per president te ri, te Premten qe shkoi, ben te ditur PiNESKA ONLiNE.

Shuhet ish-trajneri i kombëtares, Medin Zhega

Ish-trajneri i njohur i kombëtares shqiptare, Medin Zhega, ka ndërruar jetë pasditen e sotme, në moshën 66-vjeçare. Zhega ndodhej në gjendje kome prej rreth një vit, pasi u rrëzua në apartamentin e një të afërmi të tij në Kanada. Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i njohur shkodran, baba i dy fëmijëve, luftoi gjatë me vdekjen, por nuk e mori dot veten dhe sot ndërroi jetë në spitalin “Nënë Tereza”. Medin Zhega ka qenë një nga emrat dhe personalitetet më të shquara të futbollit shqiptar.

Momentalisht në Bashkinë e Tiranës flitet vetëm për klubin “Tirana”, ku në treg qarkullojnë shifra me miliona euro. Para disa kohësh këtë kërkesë që sot do ta depozitojë adminitratori Thaka në bashkinë e kryeqytetit u lëshua edhe nga tifozët e kuq, por asnjë reagim. Tifozeria e Partizanit i kujton kryebashkiakut Basha se edhe ata janë taksapagues të kryeqytetit, kështu që kërkojnë përkujdesin e tij edhe ndaj të kuqve.

 

 

Presidenti i klubit të futbollit të Partizanit, Albert Xhani, është dhunuar nga disa tifozë të këtij ekipi.   Ngjarja ka ndodhur gjatë paradites së sotme përballë ambienteve të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe mendohet se ka të bëjë me gjendjen kritike në të cilën ndodhet Partizani.   Tifozët bëjnë përgjegjës për shkatërrimin e ekipit legjendar të futbollit pikërisht Xhanin.  Partizani është rrëzuar në kategorinë e dytë të futbollit, ndërsa aktualisht nuk ka as trajner, as lojtar dhe as ambiente, ndërkohë që Xhani është në një sërë gjyqesh në Gjykatën e Tiranës. Tema

Duket se kjo mazhorancë e ka si qëllim në vetvete të shkatërrojë edhe futbollin, pas shumë sektorëve të tjerë. Dhe, si në shumë raste gjatë këtij viti, viktimë është sërish Flamurtari i Vlorës. Prefekti i Vlorës, Eduart Veçani, që është zgjedhur nga ana e qeverisë, nuk i ka dhënë aprovimin krijimit të kalimit në shoqëri aksionere të klubit të futbollit Flamurtarit, duke kthyer edhe një herë për shqyrtim vendimin e marrë unanimisht në këshillin bashkiak të Vlorës. Me këtë akt, Flamurtari rrezikon seriozisht që mos të marrë pjesë në kupat e Europës, duke qenë se UEFA kthimin në shoqëri aksionere, e ka vënë si kusht pjesmarrjen e ekipeve shqiptare në kompeticionet europiane. Flamurtari duhet të ndeshet tre ditë më pas me malezezët e Buduçnostit për Ligën e europës, por, nëse prefekti Veçani nuk tërhiqet, atëherë kjo gjë nuk ka për të ndodhur dhe Flamurtari do të përjashtohet. E gjithë kjo bëhet për faktin se ekipi bashkia e Vlorës, e cila drejtohet nga ana e socialistit Shpëtim Gjika, do të ishte aksioneri i vetëm i ekipit të Flamurtarit. Vendimi i prefektit Veçani është në vazhdën e përndjekjes që i është bërë Flamurtarit gjatë këtij sezoni, ku vlen të theksohet fakti që vlonjatëve ju vodh titulli kampion nga ana e ministrit të Financave, Ridvan Bode, në bashkëpunim me kreun e Federatës, Armando Duka. Titulli ju dha Skënderbeut të Korçës për arsye politike, duke qenë se në prag ishin zgjedhjet lokale. Por, kjo tentative e Bodes dështoi, pasi sërish në Korçë fitoi kandidati i socialistëve, Niko Peleshi. Tema


.....Skënderbeu i Korçës ka fituar sot atë që do të konsiderohet me të drejtë kampionati i turpit. Në ndeshjen e sotme me Elbasanin, Skënderbeu ka fituar me rezultatin minimal 1-0. Pas ndeshjeve të sotme, Skënderbeu kaloi shtatë pikë përpara Flamurtarit, që braktisi ndeshjen me Vllazninë në minutën e fundit, kur ka mbetur edhe një ndeshje. Këtë ndeshje Skënderbeu do ta luajë pikërisht në fushën e Flamurtarit. Interesante do të jetë nëse Ridvan Bode dhe kreu i Federatës, Armando Duka, do të kenë guximin që të shkojnë në Vlorë dhe t’i japin titullin e trukuar Skënderbeut. Tema

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 27 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…