Nje ze nga ata ndryshe per zvicero-shqiptaret

 - Nga Roland Luçi -

Talentet e medhenj Shakiri me shoke (keshtu e quan vehten zoteria ne Mynih) dhe perforcimi me shembujt e Rita Ores dhe Xhim Belushit jane tejet spekulative, sepse nuk u kerkon njeri ketyre qe te vijne e te luajne ne llomhanen e Kampionatit shqiptar si e quan z.Baze (ne disa aspekte ka shume per ta kritikuar kete kampionat!), e as te kendojne ne Estraden e Ballshit e ne keto raste spekulohet (ndoshta nga padija!) dhe ngaterrohen Klubet shqiptare te futbollit me Kombetaren e vendit!

  Edhe disa fjale per futbollin, Kombetaren, zviceranet..

Nga

Roland Luçi

Ndeshjen me Zvicren e humbem, zviceranet mund te prenotojne per ne Brazil 2014, kurse neve, shqiptareve nuk na mbetet tjeter veçse ti ndjekim nga ekrani dhe shijojme mes te tjerash dhe disa zvicerane shqipfoles pjesetare te ekipit helvet, pa harruar qe te diskutojme dhe ashper bile me njeri-tjetrin: Eshte nder per ne qe disa nga lojtaret zvicerane flasin shqip e ne hater te tyre duhet te mbeshtesim Zvicren, mund te jepnin kontributin e tyre keta lojtare per Atdheun e te pareve te tyre, jane tradhetare apo u tradhetuan ne "rrugetimin" e perfolur drejt Kombetares shqiptare? Ma nxiti deshiren te reagoj edhe une rreth kesaj teme nje shkrim i Mero Bazes ne gazeten e tij TemA, ashtu si dhe kam reaguar po ne te njejten forme vitin e kaluar mbas humbjes ne Zvicer dhe nje shkrimi te Halil Matoshit po te gazeta TemA me identikisht te njejta argumenta te Bazes dje, me ndryshim se shkrimit te Bazes i paraprine disa shkrime ordinere te disa autoreve qe edhe vehten e quanin diletante ne kete fushe keshtu qe nuk ja vlen te merresh me ta! Kurse nja dy shkrime te nje deputeti kosovar dhe te nje tellalli te tij qe i bejne thirrje futbollisteve shqiptare kudo ne bote qe te bojkotojne Kombetaren e Shqiperise jane aq te turpshme sa qe pyes sinqerisht si ka mundesi qe ju jepet hapesire mediatike ngaqe mesazhet qe percillen jane aq antikombetare qe nuk ka agimarte grek a metropolit serb qe ti formuloje me mire dhe realitetin sigurisht jo-ekselent shqiptar ta perçudnojne deri ne ate pike sa te duan tua neverisin shqiptareve vete qe e jetojne dhe perjetojne perdite. Por ti leme antishqiptaret menjane he per he, s`ka gje edhe pse deputete te ketij mileti diku ne tokat tona shqiptare... Nderkohe z.Baze, ndersa ka te drejte ne disa aspekte qe trajton (gazetatema online2013/10/2012) dhe me tej ne linjen e tij konstante anti-FSHF (mund te kete arsyet e veta per kete) nuk eshte se nuk gjen argumente ne ambientin futbollistik shqiptar dhe me gjere dmth ambientin aktual sportiv dhe shoqeror shqiptar te cilin e perçmon (ne fakt ka shume per tu permiresuar, padiskutim!). Por puna eshte se ai dhe jo vetem ai po spekulon shume me faktet, i ngaterron ato me dashje ose edhe nga padija dhe me e keqja u jep hapesire publikimi ne gazeten TemA gjithfare gazetarucesh te cilet edhe dalin publikisht per nje problem te caktuar (ne kete rast futbollin), dhe ose pranojne vete se flasin nga pozita amatoreske, ose te fryrë alla-Halilmatosh dhe kushedi nga çfare arsyeje gjejne faqet e kesaj gazete te shfryjne spekulativisht duke ngaterruar e perzier paturp fenomenet qe analizojne. Dhe kjo nuk ka si te mos çoj ne maniulim te opinionit publik, te asaj pjese te pakten qe eshte e gatshme qorrazi tu shkoje mbrapa sa qe edhe nje pasqyrim i perçmuar i realitetit ju duket si platforme qe u dashka vene ne jete (keshtu shkruajne disa Baze-fans ne forumet e TemA-s, te cilet edhe ndaj meje nuk ja pertuan me fyerje personale se ju kisha kundershtuar "prijesin"). Duke hyre drejt e ne teme po mundohem te hedh poshte disa prej argumentave qe ai evidenton per Patriotet dhe Tradhetaret e shkrimit te tij:

1-Argumentohet se Kombetarja e Shqiperise eshte deshtake dhe s`ka si te jete ndryshe, sepse perbehet nga 5% lojtare te kampionatit shqiptar dhe diçka gjysma me te tille te Shqiperise. -Kunderargumenti: Shqiperia misheron shtetin amë te te gjithe shqiptareve dhe ne kete kuader brenda kufijve nuk jetojne me teper shqiptare se sa jashte tyre.Keshtu qe te kete "shqipetare Shqiperie" siç pretendohen te quhen ne rreth 50% te kontigjentit te Kombetares eshte krejt optimale. Kurse persa i perket atij 5%-shit pjesetare te Kampionatit te shumevuajtur shqiptar mund t`ju kujtoj se Danimarka (mes te tjerash dhe kampione e Evropes) e viteve `80-90-te nuk ka pasur per nje periudhe asnje lojtar qe luante ne kampionatin danez!!! Nuk besoj qe ta kene pasur fajin ne kete rast sekseret e federates daneze si e paskan keta sekseret e FSHF e as kushtet mizerabel te Danimarkes, as mungesa e klasave sportive ne ate vend nordik.... siç pretendohen te jene fajtoret ne Shqiperi.

2-Talentet e medhenj Shakiri me shoke (keshtu e quan vehten zoteria ne Mynih) dhe perforcimi me shembujt e Rita Ores dhe Xhim Belushit jane tejet spekulative, sepse nuk u kerkon njeri ketyre qe te vijne e te luajne ne llomhanen e Kampionatit shqiptar si e quan z.Baze (ne disa aspekte ka shume per ta kritikuar kete kampionat!), e as te kendojne ne Estraden e Ballshit e ne keto raste spekulohet (ndoshta nga padija!) dhe ngaterrohen Klubet shqiptare te futbollit me Kombetaren e vendit! Eshte tjeter te vije Muradi nobelist i viagres te kerkoje punesim ne Antibiotik, e tjeter ta perfaqesoj Shqiperine ne nje simpozium nderkombetar. Eshte tjeter te vije Rita Ora ne Ballsh e tjeter te perfaqesoje Shqiperine ne nje eveniment muzikor Boteror! Edhe Belushi nuk eshte se nuk ardhur fare dhe i vjen turp te vij ne Shqiperi, se edhe me ca reklama me celulare na paten zene syte lesh me të disa kohe.... Keshtu dhe Shakirit, nuk po i kerkon njeri te vije e te luaje me Laçin apo Kukesin, por te perfaqesoje Shqiperine mor zoterinj. Dhe nqs Shqiperia nuk ja mbush syrin, te pakten mund te mos i vinte ekstremisht aftesite e tij sportive dhe gjestikulative kunder Atdheut te vet, sigurisht po te jete se ky nocion ka ndonjefare kuptimi per te.

3-Emrat Shakirit e Januzajt me shoke nuk ua dha Zvicra e Anglia, por Klubet sportive profesioniste ku ata u formuan si futbolliste dhe me sa di keto jane sipermarrje private dhe jo shteterore me detyrim paraqitjeje ne Kombetaret perkatese ku keto Klube kane rezidencat. Se me kete teori i bie qe Shakiri mbasi te kishte luajtur ca kohe per Zvicren te luante sot per Gjermanine meqe eshte aktualisht pjesetar i Bajernit, ashtu si dikujt tjeter do i binte hesapi (i disave) te luante per Italine, Angline a ku di une ku tjeter aktualisht jane apo do te transferohen ne te ardhmen. Keshtu qe nuk duhet ngaterruar me ose pa dashje Klubi Sportiv me Kombetaren. Lionel Mesi e Georg Weah krahas shume e shume te tjereve u rriten e bene karriere ne mes te Evropes, por asnjehere nuk vune ne dyshim se kush ishte Atdheu i tyre dhe aftesite e tyre te jashtzakonshme i vune ne sherbim te tij, sepse me atdhe kuptonin me shume se nje kualifikim profesional, kuptonin ate mori mpleksjesh dokesh e zakonesh, gjuhe e ambienti qe nuk mund te krahasohet dhe eklipsohet kurre me te ardhura financiare apo reklama komerciale televizive. Nejse, konceptin Atdhe e kane percaktuar me mire se une Cajupi, Asdreni e Pashko Vasa qe me sa duket sot jane te dale mode. Fatkeqesisht!

4-Kur vjen nje shqiptar i arsimuar ne Amerike apo Britani i ftuar nga Politika per ti sherbyer vendit te vet une kam lexuar qe ju e keni pershendetur z.Baze, perkrahur dhe inkurajuar! Por edhe ky (ose kjo) jane formuar si personalitete pa investim tonin, bile emigruan atje ku u arsimuan pikerisht per shkak te mizerjes shqiptare, sepse kombi i tyre nuk i mbante dhe arsimonte dot. Pse keta qenkan te mirepritur ti sherbejne Atdheut kurse futbollistet "e arsimuar" jashtu nuk duhet te denjokan nje rol te tille?

5-Edhe ai "titulli" ambasadore qe ju dedikohet atyre qe nuk denjojne te kendojne Hymnin Shqiptar, qe nuk denjojne (per arsyet e tyre qe me sa di nuk jane keto qe ngre gazeta TemA) te perfaqesojne Shqiperine eshte nje articial-llek dhe luks i rreme qe u shkon vetem nihilisteve e kritizereve e pakriter te ambientit shqiptar. Dhe tani nje episod ilustrativ ku u bera une rastesisht protogonist ne rolin e "sekserit" vullnetar te FSHF-se: Besoj e keni ndigjuar emrin e futbollistit Atdhe Nuhiu, emigruar me familje ne Austri, lojtar i U-21 te Austrise (behet fjale per vitin 2009). Behet fjale per Atdheun qe dhe emrin e tij e shqiptonte ashtu si ja shqiptonin austriaket, pune tjeter se tingellonte shume komik, po nejse puna e emrit... Mbasi na shenoi nja dy gola,mbasi u gri me shkelma, berryla e ofendime me mbrojtesit tane ate dite shtatori 2009 ne Viene, e kontaktova mbas ndeshjes ne emer te gazetes Sporti Shqiptar: Pyetjes sime per mundesine e te luajturit per Shqiperine mu pergjigj se nuk i intereson ajo pune, as e njef e as ka informacion rreth saj dhe se ka angazhime te tjera dmth rruget per Kombetaren austriake i kishte te hapura... Kurse traineri i tij i atehershem Andi Herzog dhe shoket e tij te ekipit as qe kishin idene qe ky lojtar kishte prejardhje shqiptare dhe hapnin syte kur ua thashe une, kaq shume atdhetar kishte pas qelluar Atdheu sa qe gjithshka e fshihte, me siguri i vinte turp, saqe edhe me mua komunikimi u krye ne gjermanisht.. Keto i pata shkruar pikerisht keshtu ne gazeten ne fjale (edhe atehere pati reaksione), ndersa sot marr vesh (nga shtypi) se FSHF dhe Atdheu yne paskan rene dakord qe zotnia te vishet kuqezi, sigurisht mbasi nuk arriti te vishej rot-weiss-rot dmth austriakshe e kam fjalen. Pra ju lutem ju kosmopoliteve, po arriti te kape ndonje kulm futbolli ky Atdheu, mos na e merrni si shembull shperdorimi te FSHF-se te pakten, pune tjeter se FSHF-ja vetshperdorohet duke ju lutur shqiptareve neper bote e duke i joshur qe ti beje nenshtetas shqiptare!?!? Edhe njehere: Futbolli shqiptar ka aq probleme sa duhet shume vullnet, pune e njerez te afte qe te vihen ne rrugen e zgjidhjes. Ashtu si ka aq shume probleme edukimi fizik i femijeve tane ne shkolla, ashtu si dhe mungojne klasat sportive ne to e per keto nuk mund te akuzojme vetem FSHF-ne, se eshte nje problem me i gjere qe duhet korigjuar nga politika se pari.

Nuk e degjuam nje here zoteri Meron te merrej me proklamimet elektorale te E.Rames per Ministri Sporti qe humben si flluska sapuni. Po nuk ja do puna te debatoje me Kryeministrin he per he, ka pervoje te hidhur me sojin e tyre.... Po ashtu nuk di te kete detyrim Federata Gjermane e Futbollit dhe te kete ndertuar ndonje ose me shume stadiume neper Gjermani dhe nuk di me çfare guximi i kerkohet me kembengulje FSHF-se te ndertoje stadiume moderne anekend vendit ngaqe te tanishmit i paskemi (dhe ashtu jane ne fakt) te rrenuar. Ka pasur raste qe fusha e San Siros te jete jo ne gjendjen e saj me te mire, por nuk di te kete shperthyer furtune anti-Federate ne Itali ashtu si shperthen ne Shqiperi kur fusha e Peqinit ne dimer nuk permbush kriteret. Nuk me shkon mendja te mbroj FSHF-ne ndaj se ciles kam rezervat e mia per menyren si funksionon dhe pergjegjesite qe ka ndaj futbollit shqiptar, por kritizeret e pakriter me synim ne vetvehte jo ngritjen me lart te futbollit kombetar duhet se pari te njohin funksionet baze te saj para se te ulen ne startin e radhes per nisjen e fushates kunder saj. Dhe per mbyllje: Keta qe per dike jane "tradhetare" (praktikisht per gjithe stadiumin Qemal Stafa, ashtu si dhe gjithe stadiumi i Lucernes vitin e kaluar!) dhe per disa te tjere "heronj", per mua jane thjesht disa lapangjoze qe shohin vetem kuleten dhe si te thuash gjynah ne nje fare menyre per kohen dhe "bojen" qe harxhojme e merremi me ta! Kane bere zgjedhjen e tyre, le te jene te lumtur duke mos qene shqiptare, duke mos kontribuar per Shqiperine, qofte edhe duke kontribuar te mundin Shqiperine. Atyre qe u shijon le ti ndjekin ekraneve e stadiumeve, e ti duartrokasin si e sa te duan. Mua, ashtu si edhe atyre mijra e mijra veteve qe e tepruan pak me fyerje ne stadiume ne keto dy ndeshje nuk na shijon loja e vepra e tyre, le te quhen Pyrros Dimas, Shakir, Dzemail apo Behram, le te quhen zvicerane e greke, jane te lire ne lirine dhe te drejten e tyre! Ashtu si dhe ne në tonen!

Read 669 times Last modified on Saturday, 17 June 2017 12:43
Login to post comments

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 17 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…