...Fatmir Mediu mund të mos jetë një hero lufte, por ai mbetet sërish një person që votohet në Shqipëri... Mediu mund të mos ketë asnjë gjë të përbashkët me Cunningham dhe asnjë gjë të përbashkët me rryshfetet e korrupsionin. Por ashtu si edhe kongresmeni amerikan, edhe ministri ynë i mjedisit, i cili drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes, ka qenë objekt i sa e sa investigimeve në media. Ashtu si edhe Cunningham në fillim, edhe Mediu
i ka mohuar të gjitha akuzat.

....Arnold Schwarzenegger, i cili bëri një kalim domethënës nga Hollywood-i në Gurvernator i Kalifornisë, synon të fitojë tashmë një tjetër pozicion, atë të kreut të ardhshëm të Bashkimit Evropian, raportojnë mediat amerikane.
I lindur në Austri, ish sportisti i bodybuilding, tashmë 63 vjeç, është duke menduar se cili do të jetë hapi i tij i rradhës, ndërsa po konsultohet edhe me këshilltarët e tij.

...Presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmedinejad ka fajësuar perëndimin për përhapjen e protestave në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e veriut, gjatë një fjalimi të hënën në ditën kombëtare të ushtrisë së Iranit. "Po përpiqen të ndezin mosmarrëveshje në rajon. Po përpiqen të shkaktojnë shkatërrim dhe po provokojnë luftë mes kombeve dhe qeverive për të shitur armët e tyre", tha Ahmadinejd. "Po kërkojnë të rrisin dominimin e tyre në rajon", ka shtuar ai. Ahmadinejad paralajmëroi se perëndimi po bën përpjekje për të shkaktuar konflikt mes sekteve muslimane Shi'ite dhe Sunni, ndërkohë që bëri thirrje për bashkëpunim mes kombeve në rajon. Akuzat e Presidentit të Iranit vijnë pasi NATO po vendos në Libi vendimin e OKB-së për caktimin e saj si zonë ndalim-fluturimi, duke ndërmarr sulme ajrore në një kohë kur trupat pro qeveritare dhe ato opozitare po zhvillojnë dyluftime. Trazirat në Lindjen e Mesme dhe vendet e Afrikës veriore kanë nisur që prej janarit, kur protestat popullore nisën fillimisht në Tunizi dhe Egjipt, gjë të solli largimin e qeverive në këto vende. Pakënaqësitë politike janë përhapur edhe në shumë shtete duke sjellë një efekt domino të protestave. Shekulli

....Të djathtët ekstremistë kanë fituar një përqindje të madhe në Finlandë, në mënyrë të pabesueshme. Kjo ka bërë që në Europë të ketë frikë, për shkak se Partia e Vërtetë e Finlandës, e cila ka fituar 19% të votave, synon që të pengojë planin e shpëtimit për vendet në krizë të Bashkimit Europian, si Greqia, Portugalia dhe Irlanda. Ekstremistët e djathtë tashmë kanë nisur bisedimet për të hyrë në qeveri, duke qenë se partia që ka dalë e para në këto zgjedhje, ajo e kryeministrit aktual, Mari Kiviniemi, ka fituar vetëm 20.4%. Situata bëhet më shqetësuese për BE-në, duke qenë se partitë ekstremiste gjithmonë e më shmë po fitojnë terren, siç është rasti i Francës apo Holandës. Partia e Vërtetë e Finlandës njihet edhe për qëndrimet e ashpra kundër homoseksualeve dhe abortit dhe ka deklaruar më shumë se një herë se do të ndërmarrë masa ndaj këtyre “problemeve”Tema

?

....BE nuk pranoi të marrë një pjesë të refugjatëve të zbarkuar në Lampedusa. Duke reaguar ndaj këtij qendrimi, dy politikanë të partisë “Lega Nord”, propozojnë përdorimin e armëve si mjet parandalues. Zëvendësministri italian i Transportit Roberto Castelli, u shpreh kështu në radion publike italiane: “Ky problem mund të marrë përmasa aq të mëdha sa duhet t’i bëjmë vetes pyetjen: a mos duhet të përdorim armët? Unë besoj se gjendja ku ndodhemi është si ajo e perandorisë romake.”Ka edhe konflikte të tjera, ku përdoren armët, vazhdon më tej Castelli:

...."Nëse zgjidhem në presidencën franceze do të propozoj një referendum për të nxjerrë Francën nga Bashkimi Europian", ka thënë drejtuesja e të djathtës ekstreme franceze Fronti Kombëtar, Marine Le Pen.
"Kalendari im është shumë i qartë, - ka thënë Le Pen. - Nëse do të zgjidhem presidente, pas 6-8 muajsh në Elize do t'u propozoj partnerëve europianë të rinegociojnë traktatet komunitare, duke nisur nga ai i Shëngenit, por nëse nuk do të ketë mundësi për negociata do t'u drejtohem francezëve përmes një referendumi, pasi mendoj se kemi nevojë t'i pyesim ata në lidhje me prezencën tonë në Bashkimin Europian.
Dje duke folur për problemet e lidhura me emigrantët afrikanoveriorë që kanë mbërritur në Paris përmes Italisë, Le Pen ka kërkuar me urgjencë pezullimin e zonës Shëngen

Tema

....Britania e Madhe është përfshirë nga ethet e dasmës mbretërore e cila mbahet këtë muaj. Një nga çështje e cila përbën më tepër kuriozitet për britanikët dhe jo vetëm është lista e gjatë më të ftuarit ë ceremonisë martesore. Pallati Mbretëror ende nuk ka bërë publike zyrtarisht listën e plotë, por tashmë ka disa emra të cilët thuajse janë të sigurt që kanë marrë një ftesë.Ylli i futbollit David Backham do të jetë sëbashku me gruan e tij Viktoria Beckham. Elton John me partnerin e tij David dhe Bogoda Seelaëimala do të jetë i ftuar gjithashtu, ndoshta një nga të ftuarit e paktë në martesë të cilët do të jenë të veshur me veshjen tradicionale portokalli budiste.

.....Dy gra janë arrestuar për mbajtje të perçes në kokë pas hyrjes në fuqi të ligjit që ndalon mbajtjen e kësaj veshje në publik. Policia bëri të ditur se ndalimi i tyre nuk është bërë për shkak të mbajtjes së perçes por për pjesëmarrje në protestën e paligjshme kundër këtij ligji. Franca është vendi i parë në Evropë që ndalon këtë formë veshje. Kushdo që do të thyej këtë ligj do të gjobitet deri në 150 euro. Sipas ligjit, çdo grua - Franceze ose e huaj - që ecën në rrugë ose në park në Francë që mban të mbuluar fytyrën do të ndalohet nga policia. Kjo është një gjë e vogël por simbolikisht shihet si një ndryshim i madh. Udhëzimet thonë se policia nuk do tu kërkojë grave të heqin perçen në rrugë por do t'i shoqëroi ato në komisariatin e policisë, ku do t'i kërkohet zbulimi i fytyrës për tu identifikuar. Qeveria franceze thotë se mbulimi i fytyrës me perçe "minon" standardet bazike që kërkohet në jetën e përbashkët sociale. Ligji ka shkaktuar reagime nga myslimanet dhe liberalët. Në Paris është mbajtur një protestë e vogël në kundërshtim të këtij ligji. Protestë më e madhe u mbaj para ambasadës franceze në Londër.

Shekulli

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 21 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…