Gjërat po shkojnë shumë larg. Ky lajm përflitej prej ditësh, madje sot mediat zienin nga një fakti i tillë. Vetëm para pak minutash është konfirmuar. Spanja kërkon nga Bashkimi Europian ndihmë për të shpëtuar bankat e saj. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Financave i Spanjës, Luis de Guindos, të shtunën në mbrëmje në një konferencë për shtyp.
Vendet e eurozonës kanë pranuar që të japin një ndihmë që mund të shkojë deri në 100 miliard euro.
Spanja bëhet vendi i katërt pa Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë që kërkon ndihmë nga fondi i shpëtimit i eurozonës.
Sipas FMN, Spanja ka nevojë për të paktën 40 miliard euro për të shpëtuar bankat e saj. Por natyrisht ky është vetëm fillimi. Kërkesat financiare do jenë shumë më të mëdha.
Alarmi i krijuar në eurozonë pas njoftimit shokues të FMN bëri që ministrat e Financave të eurozonës të diskutojnë në një konferencë telefonike që zgjati mbi dy orë e gjysëm. Edhe shefja e FMN mori pjesë në konferencën telefonike.
Tema