A mund të riparohet euro?

Kur Wolfgang Schäuble, ministri gjerman i financës, hodhi së fundmi në tavolinë mundësinë e një daljeje greke nga euro,

 

Jean Pisani-Ferry

Kur Wolfgang Schäuble, ministri gjerman i financës, hodhi së fundmi në tavolinë mundësinë e një daljeje greke nga euro, ai donte të jepte sinjalin se asnjë anëtar nuk mund të abstenojë nga disiplinat strikte të unionit montear. Në fakt, iniciativa e tij nxiti një diskutim më të gjerë të parimeve ku mbështetet euro, qeverisjen e monedhës dhe arsyen e ekzistencës së saj.

Vetëm dy javë përpara propozimit të Schäuble, liderët e Europës i kishin kushtuar pak rëndësi një raporti për të ardhmen e euros përgatitur nga presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe kolegët e tij. Por mosmarrëveshja e re mbi Greqinë i bindi shumë politikëbërës për nevojën e kthimit te tabela e zezë. Ndërkohë, shtetasit pyesin veten përse duhet ta kenë të përbashkët këtë monedhë. Për monedhat, ashtu si për shtetet, mitet e themelimit kanë rëndësi. Historia thotë se euro qe çmimi politik i Gjermanisë për pranimin e heshtur francez në ribashkimin e saj.

Në fakt, ribashkimi gjerman dha vetëm shtysën përfundimtare për një projekt të krijuar në vitet 1980 për të zgjidhur një dilemë të hershme. Qeveritë europiane ishin të dyja kundër normave të qarkullueshme të këmbimit, që sipas tyre nuk pajtoheshin me një treg të vetëm, dhe pa dëshirën për t’i dhënë jetë një regjimi monetar të dominuar nga Bundesbanka. Një monedhë europiane e ndërtuar mbi parimet gjermane dukej se ishte rruga më e mirë e mundshme. Në retrospektivë, ribashkimi gjerman ishte më tepër një mallkim se një bekim. Kur normat e këmbimit u mbyllën në 1999, norma gjermane ishte e mbivlerësuar dhe ekonomia e saj po haste në vështirësi; norma franceze ishte e nënvlerësuar dhe ekonomia e vendit po lulëzonte.

Gjatë dekadës së ardhshme, pabarazia filloi të rritej mes një Gjermanie të rigjallëruar dhe shteteve ku normat e ulta të interesit kishin nxitur bume krediti. Dhe kur shpërtheu kriza financiare e vitit 2008, kushtet ishin të duhura për një stuhi perfekte. Askush nuk mund të thotë si do të kishte evoluar Europa pa euron. Por nuk ka justifikime për vetëkënaqësi. Gjatë 15 viteve të fundit, performanca ekonomike e eurozonës ka qenë zhgënjyese dhe sistemi i saj politik duhet të mbajë përgjegjësi për këtë. Çfarë ka rëndësi është nëse një valutë e përbashkët europiane ka ende kuptim për të ardhmen. Kjo pyetje shmanget për shkak se kosto e daljes është shumë e lartë, e mund të sjellë në jetë forcat e errëta të nacionalizmit.

Por siç argumentoi së fundmi Kevin O’Rouke nga Oksfordi, eshtë njëlloj si të këshillosh një çift të qëndrojë martuar sepse divorci kushton shumë. Pra, a ka ende kuptim euro? Nga monedha pritej të arriheshin tre përfitime ekonomike. Bashkimi monetar, prezumohej, do të kujdesej për integrimin ekonomik, duke fuqizuar rritjen afatgjatë të Europës. Në vend të kësaj, tregtia e brendshme në eurozonë dhe investimi janë rritur në shkallë modeste dhe potenciali i zhvillimit është dobësuar. Kjo pjesërisht prej qeverive kombëtare, të cilat në vend që të punonin mbi unifikimin e monedhës për ta kthyer eurozonën në një central ekonomik, u përpoqën t’i qëndronin fuqisë që i kishte mbetur. Kjo ishte ndoshta e logjikshme nga ana politike, por nuk kishte kuptim ekonomik: tregu i brendshëm i madh i Europës është një nga asetet e saj kryesore dhe mundësitë për ta forcuar atë nuk duhet të çohen dëm. Së dyti, shpresohej që euro do të bëhej një monedhë e rëndësishme ndërkombëtare. Dhe sipas statistikave të fundit të BQE, kjo shpresë është përmbushur plotësisht.

Së treti, besohej (naivisht) se institucionet ku mbështetej euro do të përmirësonin cilësinë e përgjithshme të politikës ekonomike, ndaj politikat europiane do të ishin automatikisht më të mira sesa ato kombëtare. Testi për këtë erdhi në llogarinë e krizës financiare të 2008: për shkak se mbivlerësoi dimensionin fiskal të krizës dhe nënvlerësoi dimensionin financiar të saj, eurozona doli më keq se SHBA dhe Britania.

Nëse euro do të krijojë begati, duhen reforma të mëtejshme në sistemin politik. Por një axhendë mund të krijohet dhe të zbatohet vetëm nëse ka një konsensus më të gjerë për natyrën e problemit. Dhe, siç e ilustron mosmarrëveshja aktuale për Greqinë, rënia dakord mbetet e pakapshme: shtetet pjesëmarrëse kanë zhvilluar analiza kontradiktore të shkaqeve të krizës së borxhit, nga të cilat kanë dalë në perspektiva kontradiktore. Ky është problemi me të cilat përballet sot eurozona. Fatmirësisht, nuk është i pazgjidhshëm, siç tregojnë reformat domethënëse si krijimi i Mekanizmit Europian të Stabilitetit dhe startimi i unionit bankar.

Mosmarrëveshjet nuk parandaluan BQE-në nga veprimet e guximshme, gjë që tregon se qeverisja e institucioneve ka rëndësi. Por fakti se reformat dhe veprimet janë marrë vetëm vonë, dhe nën presionin akut të krizës, kujton se ka vështirësi në arritjen e konsensusit. Qartësia është një kusht paraprak i diskutimit serioz dhe reformave ambicioze. Secili nga pjesëmarrësit madhor tani ka detyrën të përkufizojë se çfarë konsideron si të domosdoshme, çfarë konsideron të papranueshme dhe çfarë është gati të japë në këmbim të asaj që do. Project Syndicate-BIRN
DITA

Read 1274 times Last modified on Saturday, 17 June 2017 16:13
More in this category: « Xhuxha, por gjigandë
Login to post comments

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 21 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…