Delta Maxi serb largohet nga biznesi në Shqipëri

Serbët, të cilët para disa vitesh blenë rrjetin e marketeve Euromax, përfundimisht largohen nga ky biznes që e kishin në Shqipëri përmes kompanisë Delta Maxi të eksponentit të Sllobodan Millosheviçit, Millorad Mishkoviç. Në këtë mënyrë rriten shpresat për t’u larguar edhe produktet e dobëta serbe që po gëlonin në këtë rrjet supermarketesh, e po ashtu mallrat e shumta me afat të skaduar që gjendeshin në këto markete, si dhe çmimet e larta të një pjese të madhe të produkteve. Zyrtarisht, Delhaize Group, shitësi ndërkombëtar belg i pakicës në industrinë ushqimore njoftoi sot se ka marrë aprovimet e pakushtëzuara të të gjitha autoriteteve kontrolluese dhe, siç e kishte njoftuar më parë, ka përfunduar blerjen e shitësit me pakicë serb, Delta Maxi. Së bashku me operatorët ekzistues në Greqi dhe Rumani, transaksioni e bën Delhaize Group, një lider në Evropën Juglindore. Tema

Read 489 times
Login to post comments

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 15 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…