Gerta Loku, fermerja nga Mirdita që me fjalimin e saj sot në Parlament solli reagimin e të gjithë politikës dhe shoqërisë civile shqiptare, ka sjellë reagim e kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha ka shpërndarë një mesazh që i ka ardhur, i cili lëshon akuza tejet të forta për vajzën nga Mirdita.
Në postimin e Bashës të shpërndarë me fjalët “Pa koment”, mesazhi thotë se ajo është një lojë e pastër e kryeministrit Rama dhe se ato çka foli Gerta Loku nuk janë aspak të vërteta.
Më poshtë postimi i plotë i Bashës:
Pa koment:
“Zoti Kryetar Basha, mirëmbrëma! Ndonëse nuk aderoj në partinë tuaj madje kam votuar majtas cdo zgjedhje me përjashtim të këtyre të fundit ku nuk votuam familiarisht, dua t’ju informoj: Vajza, që “përloti” parlamentin punon për një kompani private dhe drejton një zyrë në Rrëshen, është nga Mamurrasi dhe jeton në Rubik, udhëton me makinën e saj personale çdo ditë nga Rubiku në Rrëshen, ferma e saj drejtohet nga familja, e angazhuar politikisht me LSI deri para pak kohësh, e afërt dhe e dirigjuar nga Kryetari i Bashkisë Ndreca, politikisht e orientuar majtas familjarisht dhe e gjitha duket inskenim teatral i Ramës.”
Konica.al