Rama në Vlorë: Saliu ka rrugën e dhunës ne rrugën e vërtetë

...VLORË- Partia Socialiste dhe koalicioni Aleanca për të Ardhmen prezantoi kandidatin në qytetin e Vlorës, ku Shpëtim Gjika kërkon një tjetër mandat nga vlonjatët. Kryesocialisti Rama e nisi fjalën e tij me sloganin e forcës që drejton, “Është këtu vendi për ta thënë përsëri se Shpëtim Gjika e vetmja rrugë për Vlorën, Partia Socialiste është e vetmja rrugë, Aleanca për të Ardhmen është e vetmja rrugë. Vlora është në rrugën e të ardhmes sepse ne jemi ndryshe, modeli ynë funksionin edhe kur na godasin, bllokojnë e pengojnë sic është përpjekur Saliu të bëjë me Vlorën, Tiranën, Durrësin, Fierin e kudo ku qeverisin socialistët”, -tha Rama.

Sipas liderit të opozitës, Saliu i trembet sloganit të Partisë Socialiste, pasi ky slogan përfaqëson të vërtetën në një kohë që rruga e Saliut, sic tha Rama është rruga e dhunës antikushtetuese.

“Rruga e tyre, rruga e dhunës antikushtetuese, e injorancës së verbër që përpëlitet prej zilisë e babëzisë që i bën të papërmbajtshëm Saliun e Ilirin në babëzi e matrapazllëk. Rruga jonë e njerzillëkut, e qytetarisë, rruga për të nxjerrë në dritë njerëzit. Ruga e tyre nuk ka të ardhme, rruga jonë shkon shumë më larg se mandati ynë. Ata i bashkon kusaria, ne na bashkon qytetaria”,- nënvizoi Rama.

Kur u shpreh se Berisha përfaqësonte rrugën e dhunës, kreu i selisë rozë përmendi edhe njëherë rastin e drejtorit të forcave speciale Shemsi Premci, i cili është kërcënuar sic tha kryesocialisti, pasi kundërshtoi urdhrin për të shtypur me dhunë simpatizantët e PS. “Sado të vështirë dhe të pamundur e ka Saliu sloganin tonë, ky nuk është slogan, kjo është e vërteta. Në rrugën e tyre u kërcënua drejtori i forcave speciale të cilit iu kërkua të dilte në rrugë e të shtypte socialistët. Pse e mban Saliu atë ministër të brendshëm që kërkon të shtypë shqiptarët”,- tha Rama më tej.

Edhe nga Vlora Kryetari i opozitës u shpreh se rruga drejt zgjedhjeve të 8 Majit është e rrezikshme, por ai i siguroi kundërshtarëve të tij politikë, se nuk do kenë mundësi të fitojnë me forcë e para, as në zonat që i konsiderojnë bastione të tyret. “Ne e dimë mirë se në cfarë zgjedhjesh të rrezikshme po hyjmë, por Saliu e Iliri ta harrojë se do fitojnë zgjedhjet me forcën deformuese të parasë, nuk kanë shance të fitojnë Vlorën e Tiranën, as sot e as mot, por edhe në Kamëz e Kavajë sado të mundohen, nuk fitojnë dot me forcë”,- nënvizoi Rama.

GJIKA: JEMI FORCË E FJALËS SË MBAJTUR
Ndërsa kryebashkiaku aktual i Vlorës Shpëtim Gjika, i kërkoi qytetarëve të Vlorës ta votbesojnë përsëri për të cuar në një stad të ri projektin për Vlorën Europiane.

“Jemi sot tek ky shesh i lavdishëm përsëri bashkë pas katër viteve ku ju premtova se do isha ballëhapur për të kërkuar votën tuaj, ashtu jam edhe sot. Të gjithë ne vlonjatet ia kemi dalë mbanë në këto vite të arrijmë zhvillimin e pakrahasuar me asnjë periudhë të mëparshme”,- tha Gjika.

Gjika i quajti premtimet e kundërshtarëve të bëra vetëm me rastin e fushatave, ndërsa tha se ai ka zgjedhur Sheshin e Flamurit për të përfaqësuar një forcë që premton zhvillimin.

"Kam mbajtur të hapur një komunikim të pandërprerë, një llogaridhënie për punët në qytet dhe një transparencë. Qyteti Vlorës në rikonstruksion të plotë, arteriet e këtij qyteti janë hapur dhe rindërtuar nga e para, ashtu si asnjë qytet tjetër në Shqipëri. Rruga që kemi përshkuar është e vetmja rrugë sigurie, ndaj unë jam krenar të kërkoj edhe njëherë votën dhe përkushtimin tuaj për të vijuar së bashku projektin e Vlorës, Europiane. Jam sot këtu me të njëjtën ngjyrë, me të njëjtën fanellë sepse ne jemi këtu me një forcë që premton, forcën e fjalës së mbajtur. Vlora dhe Shqipëria nuk mund të votojnë Sali Berishën dhe portofolin e tij bosh”,- tha kryebashkiaku i Vlorës Gjika.

(m.a/BalkanWeb)

Read 630 times
Login to post comments

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 10 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…