Largohet ish zv/kryeministri i Berishës. Oketa në krye të partisë së Topit

Deputeti demokrat i Durrësit, Gazmend Oketa deklaroi se ai së shpejti do të shkëputet nga grupi i parlamentar i PD-së, për shkak edhe të angazhimit në një parti të re të së djathtës shqiptare. Sipas Oketës, ky qëndrim i vinte natyrshëm dhe se nuk gjente më në PD idealet, të cilat kishte menduar se kjo parti i gëzonte. “Do të shkëputem së shpejti edhe “de jure” nga grupi i PD-së, sepse “de facto” jam shkëputur.

Deputeti i Durrësit, Gazmend Oketa, ka njoftuar largimin e tij nga Partia Demokratike duke akuzuar Berishën se ka kthyer grupin parlamentar si Byroja Politike. Deklarata e Oketës u bë në emisionin “Tonight” në Ora News.

Deputeti demokrat i Durrësit, Gazmend Oketa deklaroi se ai së shpejti do të shkëputet nga grupi i parlamentar i PD-së, për shkak edhe të angazhimit në një parti të re të së djathtës shqiptare. Sipas Oketës, ky qëndrim i vinte natyrshëm dhe se nuk gjente më në PD idealet, të cilat kishte menduar se kjo parti i gëzonte. “Do të shkëputem së shpejti edhe “de jure” nga grupi i PD-së, sepse “de facto” jam shkëputur. Që në muajin tetor nuk kam marrë pjesë në mbledhjet e grupit demokrat. Kjo lëvizje më vjen natyrshëm, nuk kam asnjë çështje personale me askënd duke nisur që nga Kryeministri Berisha dhe të tjerët, por ndaj qëndrime të ndryshme nga ata”, deklaroi Oketa, duke kritikuar PD-në edhe për sa i përket demokracisë së brendshme. Për të ardhmen e tij politike, Oketa la të kuptojë se do të merrte pjesë pikërisht në atë parti që evidentohet si e Presidentit të Republikës, Bamir Topi. “Mendoj se është momenti që një forcë e re të krijohet, kjo është një frymë që vjen edhe nga qytetarët shqiptarë. Mendoj se është e njëjta frymë për të cilën foli edhe Presidenti Topi. Brenda muajit mars do të ketë një prezantim të këtij formacioni të ri politik”, deklaroi deputeti demokrat.

“Ndodhemi në një situatë, e cila e ka sjellë Shqipërinë në këtë moment pikërisht për shkak se dy liderët kryesorë të forcave kryesore bënë një aleancë në prill dhe brenda një nate ndryshuan Kushtetutën e Republikës. Ndryshime që për të qenë i sinqertë edhe unë i kam votuar pasi isha pjesë e kabinetit qeverisës, jam konsultuar me shumë kolegë dhe miq e rekomandimi i tyre ishte që për shkak të pozicionit t’i votoja. Këto ndryshime kanë prishur balancat politike mes institucioneve të pavarura. Unë nuk kam hyrë në politikë për tu marrë me jetën personale të kundërshtarëve apo kolegëve të mi, nuk kam hyrë në politikë të sulmoj institucionet e pavarura të shtetit shqiptar. Nuk jam i njëjti me atë të vitit 2005 kur hyra në politikë pasi tani kam eksperiencën”, u shpreh Oketa.

“Referuar pyetjes suaj është e vërtetë që unë zyrtarisht jam deputet i mazhorancës dhe i PD-së, por për të thënë të vërtetën nuk i frekuentoj mbledhjet e grupit prej një kohe të gjatë. Nuk dëshiroj të jem prezent në ato mbledhje ku më tepër se të flitet për çështje konkrete merremi me individë të caktuar, njerëz që s’janë prezent në ato ambiente. Sulmohen vend e pa vend institucionet e tjera të pavarura të shtetit shqiptar. Kur më kanë pyetur disa kolegë pse nuk vjen, u kam thënë me shaka se nuk dua që pas 20-30 vitesh kur të bëhen disa dokumentarë siç bëhen sot mbledhjet e byrosë politike, nipërit e mi të më shohin aty”, tha Oketa.

“Unë personalisht thashë se pak a shumë kjo ndodh në këto mbledhje. Janë çështje të cilat fare mirë cilido mund t’i parashikojë se çfarë do diskutohet, qoftë edhe nisur nga titujt e gazetave. Nuk marr pjesë në mbledhjet e grupit që nga tetori. De facto unë jam tërhequr nga grupi parlamentar i PD-së duke mos marrë pjesë. De jure do të tërhiqem e do të thotë që nuk do jem më pjesë e këtij grupi parlamentar. Sigurisht unë e di se përse kam ardhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Në vitin 2005 u zgjodha në një zonë elektorale në Durrës e ju jam mirënjohës atyre që më kanë zgjedhur. Kandidova në një zonë me rekord negativ për votat në numër për PD-në, pasi kandidova përballë një ish ministri të PS. Duke pasur këtë lloj mirënjohje edhe në 2009, pavarësisht faktit se tërhiqem nga grupi i PD në respekt të qytetarëve vota ime nuk do cenojë qeverinë aktuale. Nëse do të ketë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, në asnjë rast vota ime nuk bashkohet me PS-në. Deri në fund të këtij mandati respektoj vullnetin e votuesve dhe qytetarëve pasi kam kërkuar votën e tyre nën siglën e PD. Që nga ky moment do orientohem drejt një force të re politike që do tentojë të mbushë hapësirën e lënë bosh në të djathtën shqiptare”, deklaroi Oketa.

Deputeti demokrat tha se është ndjerë i turpëruar kur ka dalë e ka lexuar një deklaratë në emër të PD, siç ndodh rëndom me deputetët e PD që përdoren rregullisht për deklaratat e Berishës. “Ndjehem i turpëruar kur kam lexuar një deklaratë për presidentin Moisiu. Por ka qenë një moment reflektimi për mua. Nuk mund t’i drejtohesh presidentit me etiketime të tilla,” tha Oketa.

I pyetur për numrin e deputetëve ose të emrave që përkrahin partinë e re, Oketa tha: “Unë nuk do doja të spekuloja dhe të flisja në emër të kolegëve. Ne këtu do jemi, do ketë zhvillime të reja politike. Unë flas në emrin tim personal. Unë nuk jam vetëm, por edhe sikur të jem vetëm, unë do u qëndroj parimeve të mia.”

Oketa tha në vitin 2013, klasa e vjetër politike do marrë një leksion të mirë. “Është një forcë që do i drejtohet të gjithë shqiptarëve. Zgjedhjet e vitit 2013 besoj se do jenë një leksion i mirë për klasën e vjetër politike shqiptare.”

Tema

Read 262 times
Login to post comments

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 12 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…