Brukseli: Po ndjekim nga afër ngjarjen e rëndë. I shprehim keqardhje familjes së Ndrecës

Zhvillimet në Tiranë janë duke u ndjekur edhe në Bruksel. Peter Stano, zëdhënës i komisionerit për Zgjerimin Stefan fyle, tha për Top Channel se po ndjekim me detaj çdo zhvillim dhe jemi në dijeni të gjithçkaje. Ne nxisim autoritetet të zbatojnë ligjin, tha ai, për kompensimin e kësaj shtrese.

Në Shqipëri po zhvillohet prej më shumë se dy javësh një grevë urie e ish-të burgosurve politikë gjatë regjimit komunist. A është Komisioni në dijeni të kësaj?

“Sigurisht që Komisioni është në dijeni të asaj që po ndodh në Shqipëri dhe ne po ndjekim ngjarjet sigurisht nga shumë pranë, si dhe dimë shumë mirë se çfarë ndodh çdo ditë, pasi siç e dini, Shqipëria është një partnere në procesin e integrimit dhe për ne është e rëndësishme të dimë çdo gjë që lëviz në shoqërinë e vendit. Dhe ne po e ndjekim sigurisht”.

Në 12 prioritetet e Komisionit Europian, njëri është kthimi dhe kompensimi i pronave ndaj personave që u privuan nga kjo e drejtë gjatë komunizmit. Ish-të burgosurit në atë regjim u privuan nga liritë dhe të drejtat e tyre, ndërsa tashmë kërkojnë vetëm të drejtat bazë ekonomike. A ka ndonjë kërkesë Komisioni ndaj autoriteteve shqiptare lidhur me këtë?

“Këto çështje janë shumë të rëndësishme. Është shumë e rëndësishme që të merren me çështjen e kompensimit të personave që u persekutuan politikisht gjatë regjimit të kaluar dhe ne inkurajojmë autoritetet shqiptare të zbatojnë plotësisht dhe pa pengesa legjislacionin e duhur për kompensimin e këtyre personave. Ka ligje për këtë gjë dhe ajo që po themi është se kjo temë është shumë serioze dhe shumë e rëndësishme, së bashku me çështjet që lidhen me kompensimin dhe kujdesin ndaj personave të persekutuar gjatë regjimit të shkuar për motive politike. Kjo duhet të bëhet nëpërmjet një kuadri demokratik dhe ligjor. Prandaj po inkurajojmë autoritetet shqiptare të zbatojnë plotësisht dhe pa vonesa ligjet që merren me kompensimin e këtyre personave”.

Një prej grevistëve u dogj rëndë sot gjatë një tentive për vetëflijim…

“Po, jemi në dijeni të kësaj ngjarjeje që po e ndjekim. Kjo është një ngjarje shumë fatkeqe dhe i shprehim keqardhjen tonë familjes së personit në fjalë dhe ne shpresojmë në përmirësimin e shpejtë të gjendjes së tij shëndetësore”.

Tema

Read 550 times
Login to post comments

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 14 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…