Netë pedofilie me fëmijë shqiptarë në rrugën Afrovitis në Selanik

“Gjithë ditën rruga Afroditis ka shumë lëvizje dhe plot dyqane. Gjithçka duket normale. Por në mbrëmje dhe gjithë natën këtu bëhet djepi i pedofilisë. Meshkuj të moshave nga 35 deri 60 vjeç vijnë me makina dhe ndalen para djemve te vegjël që presin. Qëndrojnë pak ku bëjnë pazarin dhe marrin me vete një djalë. Pas disa orësh i rikthejnë në zonë”

Dëshmi shokuese, vijnë nga Selaniku ku djem të mitur shqiptarë raportohet të jenë viktima të abuzimit seksual.

Banorët e zonës tregojnë se pedofilët kanë gjetur këtu parajsën e shfrenimit seksual deri në orgji me disa djem të mitur, kurse organizatat për mbrojtjen e fëmijëve apelojnë edhe për raste fëmijësh të zhdukur.

E përditshmja kombëtare “Espresso” në kryeartikullin e sotëm citon kryetarin e shoqatës greke “Buzëqeshja e Fëmijës” të denoncojë skandalin.

Kostas Ianopulos thotë se në qytetin e Selanikut, konkretisht në zonën Vardari te rruga Afrovitis, djem të moshës midis 12 deri 17 vjeç nga Shqipëria, Bullgaria por edhe grekë nga rajone si Veria, Aleksandria etj, gjenden çdo natë në këtë rrugë duke dhënë trupin e tyre tek pedofilë grekë.

Ne kemi informacione se çdo ditë vijnë me autobusë nga Shqipëria dhe Bullgaria djem të mitur” pohon z Ianopulos.

“Kemi kërkuar nga autoritetet doganore kufitare greke që të verifikojnë mënyrën si vijnë këta fëmijë dhe kush i shoqëron që të dinë të paktën nëse rikthehen në atdheun e tyre” shton ai.

Gazetari Nikos Pitsiakidis ka folur me disa banorë të zonës.

Ai ka mbledhur dëshmi tronditëse prej tyre që japin detaje për mënyrën si funksionon skandali i abuzimit seksual me fëmijët, raporton NOA.

Gjithë ditën rruga Afroditis ka shumë lëvizje dhe plot dyqane. Gjithçka duket normale. Por në mbrëmje dhe gjithë natën këtu bëhet djepi i pedofilisë. Meshkuj të moshave nga 35 deri 60 vjeç vijnë me makina dhe ndalen para djemve te vegjël që presin. Qëndrojnë pak ku bëjnë pazarin dhe marrin me vete një djalë. Pas disa orësh i rikthejnë në zonë” tregon një banor i zonës i cili ka një dyqan me veshje.

Edhe më skandaloz publikohet dëshmia e një banori 25 vjeçar:

Një natë pashë një prift qe erdhi me një Wolksvagen Eos ngjyrë e zezë. Ishte me veladonin e priftit dhe zbriti me të shpejtë nga makina tre djem duke parë sa andej këndej nëse po e shihte ndokush. Mori dy djem te tjerë 13-14 vjeçarë dhe u largua sërish“.
Gazeta DITA

Read 624 times
Login to post comments

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 13 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…