Liri Berisha mund të ketë fshehur donacionet për fëmijët autikë

Në bilancin e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë, nuk specifikohet donatori, por në të gjitha variantet, ajo është një shifër e ndryshme nga ajo që ka deklaruar donatori Becchetti tek kompania “Energji”. Siç kemi qenë dëshmitarë publikë, donatorët e fondacionit të Liri Berishës kanë


Bilanci i shoqërisë “Energji shpk”, që ka deklaruar se ka dhënë donacione në vlerën 29 milionë e 625 410 lekë (afërsisht 300 mijë dollarë) për vitin 2013, nuk rakordon me bilancin e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë, drejtuar nga Liri Berisha, e cila në bilancin e vitit 2013 ka deklaruar në zërin “Donacione” vetëm 24 901 213 milionë lekë, ose afërsisht 240 mijë dollarë.

Në bilancin e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë, nuk specifikohet donatori, por në të gjitha variantet, ajo është një shifër e ndryshme nga ajo që ka deklaruar donatori Becchetti tek kompania “Energji”. Siç kemi qenë dëshmitarë publikë, donatorët e fondacionit të Liri Berishës kanë qenë më shumë sesa Becchetti në ballot e bamirësisë dhe në forma të tjera, ndaj është absurde që shuma të jetë rreth 240 mijë dollarë, kur në një mbrëmje përflitej se jepeshin rreth 1 milion dollarë. Gazeta TemA ka verifikuar bilancet e dy partnerëve “në bamirësi” dhe nuk përputhet asnjë shifër.

Pyetja që ne kemi për Liri Berishën është, “A e ka deklaruar shumën rreth 300 mijë dollarë të Francesco Becchettit në llogaritë e fondacionit? Në cilin zë të buxhetit të saj e ka përfshirë, pasi në atë që ka dorëzuar nuk duket gjëkundi? A është Becchetti donatori i vetëm i fondacionit, apo ka dhe të tjerë? Cila ka qenë shuma nga donacionet për vitin 2013?” I shtrojmë këto pyetje publikisht dhe për Prokurorinë, e cila duhet të hetojë këtë skandal, pasi nga një vështrim i dy bilanceve, nuk përputhet asnjë shifër. Fondacioni ka deklaruar shifra të tjera tek zëri “Donacione”, kompania “Energji shpk” shifra të tjera, ndërkohë që nuk dimë se çfarë kanë deklaruar gjithë donatorët e tjerë.

Gazeta mund të vazhdojë investigimin duke hetuar çdo donacion dhe rrugën që kanë përshkruar paratë e dedikuara për fëmijët autik shqiptarë, por do të ishte serioze që Prokuroria të niste hetimin, duke verifikuar zyrtarisht përputhjen e deklaratave të atyre që kanë bërë donacione me ato që ka deklaruar Liri Berisha. Çështja është shumë e ndjeshme, pasi ka të bëjë me abuzime për përfitime personale me fëmijët autik shqiptarë, por mund të kemi dhe abuzime nga vet donatorët. Ne nuk e paragjykojmë apriori që Liri Berisha mund të ketë abuzuar me donacionet, por mospërputhja me deklaratat e biznesmenëve të rrethit të saj ngre dyshime.

Për këtë duhen hetuar gjithë deklaratat e donacioneve nga biznesmenët dhe gjithë hyrjet e këtyre donacioneve në fondacion. Kështu mund të sigurohemi, që ose fondacioni është një lavatriçe parash që përfundojnë në xhepat e presidentes, ose “donatorët” janë mashtruesë dhe kanë përdorur deklaratat për donacione tek fondacioni, për të justifikuar abuzimet e tyre fiskale. Ndaj është serioze, që në këtë mes të nisë hetimet Prokuroria.
Gazeta DITA

Read 594 times Last modified on Friday, 16 June 2017 16:11
Login to post comments

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 17 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…