Deri në prill të vitit 2021, Hashim Thaçi do të jetë presidenti i ri, i katërti në historinë e re të Republikës së Kosovës. Ai është zgjedhur në raundin e tretë President i Republikës së Kosovës me 71 vota kurse rivali Rafet Rama s’e ka marrë asnjë votë.
Në dy raundet e para, Thaçi s’kishte arritur t’i merrte 80 vota sa kërkoheshin për t’u zgjedhur kreu i Shtetit. Zgjedhja e Thaçit në krye të Shtetit është bërë në mungesë të partive opozitare të cilat janë larguar nga aty pasi kanë hedhur gaz lotsjellës. Në zyrën kryesore të shtetit, Thaçi do të hyjë më 7 prill, kur edhe i skadon mandati Presidentes në largim, Atifete Jahjaga.
Konkretisht Thaçi është Presidenti i Katërt i Republikës së Kosovës, prej se Kosova është shpallur e pavarur, kurse i pesti në historinë e Kosovës. Para tij, pozitën e Presidentit e kanë mbajtur, Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe në fund Atifete Jahjaga. Duhet thënë se ka një parashikim mes analistësh që pas marrjes së pozitës së kreut të Shtetit, Thaçi do shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.
DITA