....Kërkohet të ndalohet transmetimi i dy spoteve krejt të rregullta të opozitës, por që duket se kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në publik edhe pse sapo kanë nisur transmetimin. Bordi me gazetarë të qeverisë kërkon që opozita t’i referohet INSTAT-it për shifrat që jep në reklama. Ai ishte spoti më interesant i kësaj fushate. Sapo ka nisur transmetimin në media, ka rënë më shpejt në sy së të tjerët. Në internet është bërë një hit. Bëhet fjalë për një spot të përgatitur nga Partia Socialiste për fushatën elektorale në Tiranë. Në spot, në një sfond të zi, shfaqet fytyra e kandidatit demokrat, Lulëzim Basha, e cila transformohet në fytyrën e Sali Berishës.

...Rruga e Arbrit, fituesi i paracaktuar

...Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka zhvilluar në datën 8 prill dy tendera. I pari ka qenë ai për ndërtimin e ‘Rrugës së Arbrit’ (segmenti Ura e Brarit – Hyrje tuneli Qafë Murrizë), me fond limit të përcaktuar, vlerën prej 1.945.051.750 lekësh. Ndërsa tenderi i dytë ka pasur për objekt prokurimi sistemim-asfaltimin e rrugës Librazhd-Qafë Stude (loti 3). Fondi limit i përcaktuar ka qenë 1.894.399.110 lekë. Për të mundësuar që të dy këto tendera të fitohen me vlerën e tyre të plotë, nga ana e DPRR-së është vendosur një kriter diskriminues, që aktualisht e plotësojnë vetëm dy firma. Bëhet fjalë për kompanitë “Gener 2” dhe “Victoria Invest”, të cilat dyshohet se janë paracaktuar si fituese.

Në një kohë kur lëvizja “Zgjohu” bën reklama shumëmilionëshe pa sqaruar se nga i vijnë paratë, tatimorët shkojnë në zyrat e lëvizjes “Mjaft”, e cila i ka cilësuar këto kontrolle presion të hapur mbi ta. Reprezalja ka nisur në prag të fushatës së 8 majit. Drejtoria Rajonale Tatimore e Tiranës ka filluar kontrolli mbi subjektet e shoqërisë civile e kryesisht atyre me karakter anti-qeveritar dhe Mjaft duket se është viktima e parë. Lëvizja “MJAFT!”, nëpërmjet një deklarate për shtyp ka denoncuar se janë kryer kontrolle intensive mbi financat e këtij subjekti jo-fitimprurës duke kryer kështu veç mungesës së profesionalizmit,

Ylli Polovina

Për lexuesin e rregullt të librave historikë, por edhe të shtypit të përditshëm, nuk ka asgjë të fshehtë, e jo më të paditur për të vetmen vizitë që ka kryer në Nju Jork Ramiz Alia. Kjo ka ndodhur në fund të shtatorit 1990. Ai qe njëkohësisht sekretar i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës dhe kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, çfarë do të thoshte një post i ngjashëm me atë të presidentit të vendit. Në SHBA, Alia shkoi jo sepse qe i ftuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, pra nga qeveria e vendit, por nga që do të merrte pjesë në sesionin e radhës të Kombeve të Bashkuara. Doemos që të dy nivelet e vizitës nuk janë të barasvlershme. Në Pallatin e Qelqtë të vendosur në qytetin e Nju Jorkut, mund të vijë edhe kryetari i një delegacioni, shteti i të cilit nuk ka marrëdhënie diplomatike me Uashingtonin. OKB bashkon të gjitha vendet e botës dhe në këtë përzgjedhje të saj nuk ka asnjë kriter politik.

Psikologët që ndjekin pyetjen e të rinjve të arrestuar për një vjedhje apo përsëritës, thonë se ata vijnë nga familje me probleme të mëdha sociale, u mungon edukimi dhe në shumicën dërrmuese janë me një nivel të ulët arsimor. Kryesisht nga dëshmitë e tyre mësohet se në përgjithësi shtyhen për të vjedhur nga shoqëria. Mungesat në shtëpi ata përpiqen t'i zëvendësojnë pikërisht përmes vjedhjeve. Ka edhe përdorues të drogave të lehta, por edhe duhanpirës që vjedhin edhe thjesht për të marrë disa paketa.
Sipas psikologëve, ekonomia është faktor kryesor tek këta të mitur që janë të paqëndrueshëm në dëshmitë e tyre dhe nuk arrijnë të kuptojnë përgjegjësinë e një veprimi të kryer dhe të reflektojnë mbi të. Shumica e të miturve marrin dënime minimale. Madje, është në funksion edhe shërbimi i provës që i ndjek këta të rinj në periudhën e dënimit të tyre duke i mbajtur nën mbikëqyrje për një dënim alternativ larg burgut.

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 7 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…