Duhet të ketë qenë një ditë e zezë ajo e 13 nëntorit 2010 për kamerierin Shpati Ruçi. Për shkak se nuk i pastroi tavolinën siç duhej gardistit Fatos Skeja, shofer personal i Sali Berishës, u qëllua me pistoletë. Një plumb e mori në qafë. Dëshminë e parë e dha korrekte, duke identifikuar gardistin kauboj si personin që qëlloi. Më pas, kur media zbuloi skandalin e mbajtur fshehur nga policia, ai ndryshoi dëshminë. Shkak u bë fakti se Skeja ishte shofer personal i Shkëlzen Berishës, djalit të Sali Berishës. Garda nuk denjoi të japë shpjegime për këtë skandal të rëndë. Skeja, mik i Shkëlzenit dhe Rrahman Selmanllarit, arriti t’i mbyllte gojën viktimës së tij, që për më tepër, për shkak se ka ndryshuar dëshminë, është dënuar nga gjykata. Ruçi duhet të paguajë 140 mijë lekë gjobë për ndryshim të dëshmisë. Se kush do i shpjegojë plumbat mbi trupin e tij, kjo nuk dihet. Se kjo farë drejtësie nuk heton ndonjëherë për presionin që i bëhet viktimave, kjo tanimë dihet.

E gjithë ceremonia nisi me mbërritjen e ambasadorëve. Mbërritja e ambasadorit të OSBE-së, Eugen Volfart në bashkinë e Tiranës është pritur me duartrokitje nga militantët e djathtë, të mbledhur përpara bashkisë. Bashkë me të ka mbërritur edhe zv/ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Debora Xhons. Edhe Etore Sekui, ambasador i BE në Tiranë, ka dërguar zëvendësen në betimin e Bashës. Përpara tyre në sallën e këshillit bashkiak kishte mbërritur ambasadorja e Polonisë, vendit që mban presidencën e Bashkimit Europian.

Komisionari për Zgjerimin, Stefan Fyle, e ka parë si një mundësi të mirë samitin e Partive Popullore Evropiane për të takuar drejtuesit e disa prej shteteve që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Europian. Por ai nuk ka takuar kryeministrin Sali Berisha. Zyra e tij është justifikuar duke thënë se nuk e dinte se Berisha ishte në Bruksel.

Deputeti i PS-së, Ilir Gjoni, është rrahur mbrëmjen e djeshme nga kryetari i rizgjedhur i njësisë 3 në Tiranë për LSI-në, Ilir Kokona dhe vëllai i tij. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Xhamllikut ku Gjoni ka zyrën elektorale, ndërsa Kokona ka shtëpinë dhe një lokal. Sipas dëshmitarëve, Ilir Gjoni është shkëmbyer në rrugën përpara zyrës elektorale me vëllanë e Kokonës dhe në këtë moment, ky i fundit ka nisur të hedhë batuta në lidhje me zgjedhjet dhe fletët e votimit.

Edhe pse po mbrohet me procedurë e imunitet, duke thënë se kanë kaluar afatet e hetimit dhe se prokuroria e ka hetuar atë kur kishte imunitet, Ilir Meta sulmoi ashpër sot prokurorinë. Kreu i LSI-së, i akuzuar për një aferë prej 700 mijë euro, ka thënë se ndaj tij nuk ekziston asnjë provë dhe asnjë dëshmitar.

Përmes paraqitjes së kontratave fiktive të qirasë ose dokumenteve të tjera, mijëra persona janë regjistruar si votues në Tiranë. Ata realisht banojnë në qytete të tjera ose në komunat në periferi të kryeqytetit, por më 8 maj kanë votuar në Tiranë. Përmes një llogarie tepër të saktë matematikore, të djathtët kanë parashikuar rezultatin e zgjedhjeve dhe sërish ishin mangët me votat. Kjo llogari mendohet se është kryer javën e parë të muajit mars dhe në këto kushte, në kundërshtim me ligjin zgjedhor, i cili thotë që nuk mund të ndryshohen listat 60 ditë përpara zgjedhjeve, janë kryer ndryshimet e tjera.

Zani Çaushi, “i forti” i Vlorës që vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Burrelit është plagosur me kaçavidë. Sulmi ndaj tij nuk është kryer nga të burgosur të tjerë, por nga vetë rojet e burgut. Ky fakt konfirmohet nga mbrojtësi ligjor i të dënuarit, avokati Hasaf Hadëri gjatë një prononcimi për “Shekullin”. Sipas avokatit Hadëri, jeta e klientit të tij ndodhet në rrezik për jetën në ambientet e burgut të Burrelit nga punonjësit e policisë së burgjeve.

Përgjigja e Stefan Fyle për Albana Vokshin

Një nga pikat kulmore të takimit të delegacionit parlamentar shqiptar në Bruksel ishte dialogu i Albana Vokshit me Komisionerin Fyle. Vokshi, e cila kërkoi disa herë të merrte fjalën, kishte tërhequr vemendjen e Komsionerit, i cili më në fund i dha fjalën.

Në vend të fjalës Vokshi kishte tri pyetje.

Pyetja e parë: Zoti Fyle, a jeni në dijeni që Edi Rama kërcënoi gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor?

Pyetja e dytë: Zoti Fyle, a jeni në dijeni se Rama kërkon të rrëzojë qeverinë?

Pyetja e tretë: Zoti Fyle, nëse në vendin tuaj do kishit një person si Rama si do të reagonit?

Komisioneri Fyle, i cili ishte skuqur i tëri nga sikleti i pyetjeve idiote, shpërtheu papritur: No, No, No, I don’t know… (Jo, jo, jo dhe nuk e di. Ju përgjigja pyetjeve tuaja, dakord). Tema

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 12 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…