Berisha i sëmurë?!

Kryeministri Berisha mund të jetë në një gjendje të rëndë shëndetësore sipas burimeve nga kryeministria. Një gjendje e rënduar nga humbja e imunitetit, mund të ketë bërë që Berisha të mos shfaqet në publik.

Në të vërtetë Berisha kishte njoftuar sot mbledhjen e qeverisë, por nuk e  zhvilloi. Zhdukja e tij nga ekranet në një ditë decizive është komentuar dhe nga mbështetës të tij në PD, të cilët kanë pritur shfaqjen publike të tij. Rezultati negativ i zgjedhjeve të 8 Majit mund të ketë provokuar një tension të fortë nervor që zakonisht i shkakton Berishës një humbje imuniteti. Të paktën dhe në dy raste të tjera të ngjashme Berisha ka pësuar një shok të tillë, thonë njerëz të afërt të tij.

...Prokuroria e Përgjithshme ka dorëzuar të hënën në Gjykatën e Lartë dosjen penale në ngarkim të Ilir Metës. Ish- zv/kryeministri akuzohet për korrupsion aktiv, vepër penale që parashikon mbi 7 vjet burg. Burime nga Gjykata i thanë gazetës Tema se dosja do të shqyrtohet së shpejti dhe do t’i kërkohet autorizim Kuvendit të Shqipërisë për të operuar më tej.

Disa nga mediat më të mëdha në botë si EuroNews, VOA, AFP e AP raportojnë për mbylljen e një fushate të dhunshme dhe mbajtjen e zgjedhjeve mes tensionit të lartë. Gazeta Tema sjell një kronologji të kësaj fushate të dhunshme

...Faik Myrtaj është vrarë më 21 janar përpara kryeministrisë nga një punonjës i Gardës së Republikës, i cili ka qëlluar 11 herë me pistoletë në ajër dhe në drejtim të turmës. Ky fakt është zbuluar nga ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore, në Ministrinë e Brendshme.
Lajmi konfirmohet nga burimet e rezervuara të Ministrisë së Brendshme, ku, sipas tyre, është identifikuar numri i pistoletës, nga e cila kanë dalë 11 plumba luftarakë dhe njëri prej tyre është gjetur në trupin e viktimës Myrtaj. Sipas këtyre burimeve, mësohet se pistoleta e identifikuar është sekuestruar në Gardën e Republikës së bashku mes 35 pistoletave të tjera të kalibrit 9 mm, në fund të muajt mars.

...“Jam ndjerë shumë keq sot në mëngjes, kur kam marrë vesh për ngjarjen. Për faktin se dje jam ulur disa herë në kafe me zotin Cengu dhe kam udhëtuar me atë makinë. Kam lëvizur me atë mjet në aksin Kukës- Krumë. Dje kam pasur takime me titullarë në gjykatë e polici”, rrëfen Hoxha. “Pashë vendin që eksplozivi ishte vënë në krahun e majtë, nuk e di nëse kjo është bërë qëllimisht, por dua të them se unë kur lëvizja jam ulur në atë pozicion. Pyeta në policinë e Kukësit për eksplozivin, dhe mora vesh që ka qenë një shpërthim i komanduar. Ka qenë një shpërthim me kronometër.

...“Të gjithë këta njerëz i bashkon ajo që mbetet sot e gjithë ditën pjesë e pandarë e jetës sonë ëndrra për një atdhe të përbashkët që të mund të jetë shtëpia e cdo shqiptari”, dhe në respekt të kujtimit të dëshmorëve nuk pranoi të komentonte asnjë fjalë për zgjedhjet e 8 majit.

...Lulëzim Hanelli, pedagogu i njohur i Shkencave të Natyrës, i njohur si pedagog i matematikës në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, është një nga 300 themeluesit e Partisë Demokratike. Hanelli ka qenë ndër pedagogët e parë që ka mbështetur Lëvizjen Studentore në Fakultetin e Gjeologjisë dhe më pas ka qenë një mbështetës i heshtur i Partisë Demokratike. Ai dhe familja e tij  kanë vazhduar karrierën e  tyre akademike  pa u përfshirë në politikë.

Me vdekjen e Osama Bin Laden, agjencitë e inteligjencës, por edhe mediat pyesin se kush do jetë pasuesi i tij në krye të Al Kaedas. Organizata është dobësuar ndjeshëm pas vrasjes së Bin Laden, megjithatë ajo nuk është zhdukur. Sipas medieve, me shumë gjasë, në krye të Al Kaedas, do vijë komandanti ushtarak, Aiman Al Zavahiri. Para pak ditësh gazeta Tema raportoi për lirimin nga burgu e më pas riarrestimin e vëllait të tij, Muhamed Al Zavahiri. Ai fillimisht ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Por kush është Muhamed Al Zavahiri? Njeriu me lidhje të ngushta në Afganistan me Al Kaedan, ka operuar në vende të ndryshme, por kryesisht në Shqipëri. Aq shumë ka operuar në vendin tonë, sa ai njihet si “shqiptari”. Ai bashkë me grupin e tij njihen në egjipt si “shqiptarët”. Në një raport të agjencisë Intelligence Online, thuhet se ish- presidenti Sali Berisha ua ka lehtësuar rrugët në atë kohë këtyre terroristëve, duke u dhënë pasaporta e duke u ndihmuar të ngrenë organizuata bamirësie, poshtë të cilave fshihej aktiviteti terrorist. Por nuk ishte ai i vetmi terrorist që gjente parajsën tek Shqipëria e Berishës. Tema

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 12 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…