Pa kaluar 48 orë nga deklarata e kryeprokurores Ina Rama, në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme ka mbërritur përgjigjia e FBI-së për gjithçka që nevojitet për hetimet e prokurorisë. Por jo vetëm kaq. Edhe një deklaratë e fortë mbështetëse e ambasadorëve më të rëndësishëm në vend. Disa muaj pas kërkesës zyrtare, Ina Rama duket se ka marrë atë që priste, përgjigjen e FBI me të gjitha detajet në funksion të hetimeve për 21 janarin, për ekspertizën balistike të 14 gëzhojave dhe për atë që konsiderohet si një tjetër çështje kyçe, dyshimet për ndërhyrjet në serverin e kryeministrisë.

GEZUAR REPUBLIKE.

Ma gezofsh ditelindjen e 66-te Republike.

Nga George Pani

“Në dëshminë e tij, të dhënë përpara gjykatës, shtetasi Dritan Prifti sqaroi arsyet që e shtynë të bënte regjistrimin e bisedës me Ilir Metën duke shpjeguar se: “Që nga shkurti i vitit 2010 deri në fund të detyrës sime si ministër nuk mbaj mend ndonjë takim që kam bërë me Ilir Metën, gjatë të cilit nuk është bërë një kërkesë për një favor, për një tender, për një ankand, për një koncesion, për një privatizim,

Buste apo shtatore të porositura nga shteti për të nderuar figura të njohura dergjen në fonderi. Ndonëse artistët i kanë përfunduar së realizuari, nuk shkojnë në destinacion. Porositësi, në të shumtën e rasteve Ministria e Kulturës, ka bllokuar procedurat. Veprat dhe artistët presin dritën e diellit

Familja e gjykatësit të vrarë në Vlorë, Skerdilajd Konomi, ka nisur një letër të hapur për mediat, ku shprehin shqetësim për moszbardhjen e vrasjes së njeriut të tyre, por edhe për faktin se atyre po u bllokohet procesi i hipotekimit të pronës. Gjeni më poshtë letrën e plotë:

Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës për 11 vjet rresht, Edi Rama nuk mund të mos nderonte të rënët për çlirimin e këtij qyteti. Ashtu siç ka bërë çdo vit kur ishte kryetar i Bashkisë, edhe të enjten ai ka përkujtuar ditën e çlirimit të qytetit. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi homazhe tek monumenti i “Ushtarit të Panjohur”, në qendër të kryeqytetit, me rastin e 67-vjetorit të çlirimit të Tiranës.

Kryeministri Berisha është rikthyer në vendlindjen e tij Tropojë, për herë të dytë gjatë 14 viteve të fundit. Njësoj si herën e parë, kur bllokoi të gjithë Tropojën me masat e tij të sigurisë, edhe kësaj here Berisha ka mësyer Tropojën me tre helikopterë dhe nën masa të rrepta sigurise. Kreu i ekzekutivit është pritur në zonën e Bytyçit me këngë e valle tradicionale, si dhe postera e pankarta qe i uronin mirëseardhjen. Disa prej tyre shkruanin “Mire se erdhe biri dhe krenaria jone”, “Faleminderit qe e ndërtove Shqipërinë”. Berisha akuzoi Ramen për mungese bashkëpunimi e për vënie te interesave personale mbi ato te vendit.

Deputeti i Beratit Erion Braçe e denoncon këtë skandal të hedhjes së fondeve të qeverisë në rrugë ku s’ka nevojë si një vjedhje të pastër. “Nesër, në orën 10.00 Sali Berisha ka lajmëruar se do të jetë në Lapardha të komunës Otllak! Do të inaugurojë një copë rrugë të rrugës Kthesa e Fermës-Lumas, rrugë të cilën kryeministri Nano, unë, kryeministri Berisha dhe deputetët e tij e kemi inauguruar bashkërisht 8 herë. Kjo copë rrugë është vetëm 1.5 km, ka kushtuar 600 milion lekë dhe praktikisht është asfalt i hedhur mbi asfalt. Nisi në gusht 2010, mbaroi në prill 2011. Berisha e ka inauguruar vetë dy herë, herën e fundit gjatë fushatës së 8 maj-it. Kjo është hera e tretë!”, thotë Braçe duke denoncuar këtë “lojë” mediatike që bën kryeministri me përurimet.

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 21 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…