LETËR DANOÇAVE TË BURGUT: MA MBANI AFËR FULLANIN!

-- Nga Bledi Mane--
Danoçë hajdutë, vrasës, përdhunues, të fajshëm e të pafajshëm që ngrysni ditët në qelitë e 302-shit te Mine Peza. Po u shkruaj sonte duke u lutur të gjithëve ju të më jepni ndihmën tuaj aty brenda murreve plot lagështirë stresi apo egrasirë vetmie. Të dielën u kanë sjellë aty një prej eksponentëve të parave tona publike. Gjykata e shkallës së parë e la në burg pa afat e deri sa t'ia shqyrtojë Apeli masën e arrestit do u lutesha të ma ndihmonit.

1./ Faqja e parë vetëm për çunat

Lerini ironitë dhe ngacmimet. Lerini legjendat urbane me kapje sapuni apo pseudonime femërore. Po shkruaj dhe mollois seriozisht sepse edhe unë jam i regjur me burgun dhe intrigat brenda tij.
Ndaj ju çunat e 302-shit më lexoni me vëmendje dhe si ish burgaxhi që jam duhet ta respektojmë atë paktin e heshtur për ta ndihmuar njëri-tjetrin. Ashtu siç duhet të bëni edhe ju pasi të dilni nga qelia, unë po e rehabilitoj veten gradulaisht e pavarësisht paragjykimeve apo pengesave mos u tutni por shkoini deri në fund fillimit të një epoke të re brenda vetes tuaj. Ndryshe nga ju unë kam pasionin dhe talentin të mpleks publicistikën gazetareske me atë letrare dhe shpesh shkruaj opinionet e mia "me dhe pa doganë" jo si hakmarrje ndaj të shkuarës time por si hakmarrje ndaj regresit që e yshtim të gjithë nga pak. Kam shkruar me qindra rreshta e miliona fjalë duke përgëzuar e atakuar me dhjetra e qindra shqiptarë që i japin apo i zhvasin këtij vendi jo vetëm pasuritë por edhe oksigjenin e limituar të pastër.
Danoçë hajdutë, vrasës, përdhunues, të fajshëm e të pafajshëm që ngrysni ditët në qelitë e 302-shit te Mine Peza. Po u shkruaj sonte duke u lutur të gjithëve ju të më jepni ndihmën tuaj aty brenda murreve plot lagështirë stresi apo egrasirë vetmie.
Të dielën u kanë sjellë aty një prej eksponentëve të parave tona publike. Gjykata e shkallës së parë e la në burg pa afat e deri sa t'ia shqyrtojë Apeli masën e arrestit do u lutesha të ma ndihmonit.
Është rreth 56 vjeç, i gjatë dhe goxha i bëshëm. Ka disa ditë me luhatje tensioni dhe një lloj aritmije provizore por me oreks vazhdon të jetë për marshalla. E dalloni shpejt se kur shkon në tualet nuk e heq kollaren madje i ndëron ato përditë. Ndoshta ngjyrat e purpurta dhe rozë të kravatave do tu kujtojnë tigrin tullac të gazetarisë indo-evropiane Blendi Fevziu por u garantoj se personi i cili është rasur në burg nuk akuzohet për vjedhje kravatash por bashkë me Fevzon i kanë blerë ato nëpër udhëtimet e tyre "të punës" anembanë planetit me 500 euro copa.
Quhet Ardian Fullani dhe me lajmet që ka prodhuar, u shpall ylli i beharit 2014. Shumë nga ju danoçat e mi nuk shikoni lajme aty në qeli sepse ua di menunë e gustove tuaja: filma aksion 12 orë, 2 orë porno, 10 minuta masturbim e më pas gjum nga lodhja e ditës. Ndaj nuk keni si ta njihni sepse ky miku im ka bërë jetë qejfesh sidomos 10 vitet e fundit por po të pyesni aty shefin e sektorit tuaj do e gjeni kollaj. Ose më mirë virini veshin kur vjen supa e drekës. Personi që e mbush garuzhden 7 herë në vakt është ky miku im. Ose po patë ndonjë qeli mbushur me rroba të shtrenjta, parfume lloi-lloi ose me libra e revista të reja fringo që përton tua shikojë edhe figurat...është ai pra. Personazhi dhe miku im Fullan.
Dua ta ndihmoni dhe askush prej jush as ta shikojë vëngër e as ta kërcënojë. Mos i lypni as cigare kur ta fillojë nga marazi, edhe shkëmbim rrobash me të mos bëni. Kur dielli i zbehur i vjeshtës të zgjasë kokën brenda kangjellave të qelive tuaja mos i thoni "mirmëngjes dhe si u gdhive?". Edhe kur hëna e virgjër e shtatorit tu lajkatoset me dritën e saj të bardhë mbi fytyrat tuaja të verdha mos i thoni Fullanit "natën e mirë!". Kur të rastisni në haletë kolektive duke dhjerë të gjithë bashkë as letër higjenike mos i jepni, as në infermieri, te psikologia, gjatë orareve të ajrimit, në takimet me familjarët, nëpër koridoret ku dëgjohen ecejaket e gardianëve edhe po u shkëmbyet me pranga ndër duar pranga vendosuni edhe gojëve tuaja e mos nxirni zë. Mos i flisni!
Porsi heremit, porsi murgjët tibetianë të Seras lereni aty ku është. Të plasë nga marazi e nga vetmia, të harrojë të mendojë e të flasë. Të thinjet nga leshi i kokës dhe nga leshi i logjikës perverse. Është i nëmur jo se ia humbi 7 miliardë lekë këtij vendi por mbajeni mend ajo shumë do të shkojë te 23 miliardët dhe na gëngjeu duke e minimizuar. 10 vjet pshurri duke u tallur me besimin tonë, u tall me votat që morri dy herë në parlament, punësoi kodoshë krushqish që i bëri makutër si vetja, u tall deri në sekondat e fundit me shoqërinë civile, me mediat, me pjesën e brishtë idealiste të politikës, u tall me habinë zgurdulluese të partnerëve ndërkombëtarë. Zgërdhihej si i paprekshëm edhe kur pozonte me ndonjë opinionist, politikan, diplomat perëndimor dhe kujtonte se koha do fluturonte si lejlekët e lodhur të Karavastasë së gjorë e memoria jonë kolektive do blihej me qokat dhe salltanetet e tij.
Të dashur burgaxhin, lereni vetëm e ti thërasë mendjes e të ulet me këmbë në tokë. Të mbyllë sytë gjatë natës por gjumin t'ia prishin darkat mondane, verërat me çmime të frikshme, orët superluksoze të të birit, kërcënimet që na bënte ne gazetarëve të pabindur, shtëpitë, vilat, pushimet, makinat e shtrenjta të blera me paratë e të gjithëve. Lereni se ndoshta bëhet pishman dhe lan pak nga pak mëkatet. E dini ju danoçat e mi se një prej shumë orëve të djalit të tij e markës Audemars Piguet kushton 21 mijë dollarë? E kuptoni dot nëse e shet një nga këto ora të shtrenjta Fullani, pra me 21 mijë dollarë ushqehen për 24 muaj rresht 137 fëmijët e jetimoreve në Shkodër, Tiranë dhe Sarandë? Sikur vetëm kaq filantropi të bënte familja Fullani do na e ulnin kurbën e neverisë organike ndaj tyre e nuk do ishim kaq të ashpër. Braktiseni aty brenda siç e kanë braktisur këtu jashtë e le të vuajë dyfish!

2./Faqja e dytë

Ju danoçat e mi nuk duhet ta lexoni këtë pjesën e dytë. Mos u bëni kureshtarë se e kam personale. E kam për këtë personazhin tim, për Fullanin.
Ngriji sytë, lëre hipokrizinë se makutër dhe llupsa si ty janë pa fe, pa atdhe, pa derexhe.
Sot kur të gjithë po gëzojnë për arrestimin tënd, mua më dhimbsesh. Sinqerisht më dhimbsesh tek kujtoj sesi perëndoi karriera dhe shkelqimi yt i rremë. Më dhimbsesh sepse nuk ke bythë të përballesh me qelinë e ftohtë, me intrigat e burgut, me vuajtjet prej nomadi. Më dhimbsesh sepse unë kam qenë disa herë vetë i rasur nëpër qeli burgu, por nuk dua kurresesi të shikoj askënd tjetër të vuajë porsi unë. Ti më dhimbsesh sepse mbete para nesh i zhveshur lakuriq dhe langaraq në sy të botës. Nuk u tregove largpamës kur skandali pushtoi bankën, të dorëhiqeshe si kurajoz e të shkoje vetë në prokurori por ende si hajdut kokëfortë këbëngulje në dallavere kompromisesh politike apo në harresën që koha do i bënte vjedhjes së frikshme. Më dhimbsesh sepse frika të depërtoi thellë në palcë, stomaku po ti vjell çfarë hëngre qyl si makut gjithë jetën tënde, zemra të është dobësuar porsi një trumcak dhjetori e ti mor burrë nuk ke për ta marrë veten asnjë herë.Ti gdhihesh çdo mëngjes mbuluar me turpin dhe mallkimet e mijëra shqipëtareve ndaj më mirë të të lirojnë sesa të të burgosin për kohë të gjatë. I burgosur ke më shumë vlera, i liruar vetëm sa nxihesh më tepër në syte tanë.
Ngriji kokë, më shiko në sy. Çfarë po pëshpërit? Ngrije kokën dhe zërin, fol me kurajo.
-Si, po më thua që je mërzitur? Je brengosur, ndjehesh vetëm?
-Si, si? Po më thua që ke nevojë për një shok, kërkon Dhori Kulen ta kesh afër?
-Bëj durim mor burrë, bëj durim se është rradhë e gjatë mëkatarësh!!!

Facebook

Read 1342 times
Login to post comments

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 12 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…