Një rrëfim për korentin, opozitën, prangat dhe fakirin debitor

-- Nga Edmond Bejtaj --
Une energjine e paguaj rregullisht, edhe pse fatura ime ka ne menyre absolute vlere te larte, disa here me te larte nga te atyre qe me rrethojne, e qe me gjithe perpjekjet e mia nuk ulet poshte 80 mije ne vere, dhe 140 mije ne dimer. Por nuk me ka shkuar asnjehere ne mend te vjedh energji

-- Nga Edmond Bejtaj --
Dje shkrova dicka, sigurisht me ironi, duke ju drejtuar ne distance nje ish drejtuesi te PD dhe qeverise se para 23 Qershorit, ne replike te nje batute te tij se me aksionin e shpallur parmbreme, Rama kerkon te terrorizoje popullin e thjeshte.

Po e marr pak me gjate temen, meqe me ka dale gjumi me oren e vjeter :

- Se pari, - Opozita duhet t`i lere budallalleqet shekullore shqiptare dhe duhet t`i bashkohet aksionit te qeverise per mbledhjen e detyrimit te energjise elektrike te konsumuar ne Shqiperi. Ato para jane te shtetit qe e prodhoi ate energji, e shiti, dhe nuk e arketoi . Pike !
Dhe mos t`i shkoje mendja qe ne fushaten e ardhshme elektorale te beje budallalleqe nga ato qe ajo i ka eskluzivitet, e te premtoje qe nese vjen ne pushtet do i lere te perkedhelurit e saj pa e paguar detyrimin per energjine.

- Se dyti, - Une energjine e paguaj rregullisht, edhe pse fatura ime ka ne menyre absolute vlere te larte, disa here me te larte nga te atyre qe me rrethojne, e qe me gjithe perpjekjet e mia nuk ulet poshte 80 mije ne vere, dhe 140 mije ne dimer. Por nuk me ka shkuar asnjehere ne mend te vjedh energji, as tim ati rahmet paste nuk i ka shkuar, edhe kur shtrengonte rripin per te plotesuar detyrimet ndaj familjes dhe vetes. Madje nuk me ka shkuar ne mend ta bej as kur ajo ishte ne mode dhe te tjeret e benin. Dhe ne kete pike gjumin e bej top, dhe mendoj se kushdo qe e paguan faturen, nuk duhet ta rruaje trapin nga fjalimet terrorizuese ( sipas atij ishqeveritarit ) te Edi Rames.

- Se treti - Mendoj qe ky eshte aksioni me serioz i ndermarre ndonjehere nga ndonje qeveri ne Shqiperi ne keto 25 vjet postkomunizem, dhe si i tille meriton seriozitetin me te madh, ne rradhe te pare nga ata qe e projektuan dhe po e zbatojne Qe do te thote se pas ketij ( natyrisht qe ky nuk eshte nje kampionat qe te kete date fillimi e date mbarimi, por sigurisht qe debitoret e vjeter duhet te kene nje afat rigoroz shlyerje, perndryshe sanksionet duhet te jene drastike ;- Por kujdes ketu :- Ashpersia e mases te jete ne raport te drejte me masen e detyrimit ! Jo te veje ne burg nje qe ka dhjete mije leke te vjetra detyrim, dhe te shetisi i lire ai qe ka nje milion dollare detyrim ) publiku duhet te informohet per rezultatet.

- Se katerti - Dje para syve te mi u zhvillua nje skene per te ardhur keq : - Policia shoqeroi per ne rajonin e policise nje punetor te nje kompanie qe punon si nenkontraktore tek kompania ime. U njoha me faktin pasi me lajmeruan se kish ardhur policia ne kantier. Shkova dhe policet me informuan me miresjellje se per cfare kishin ardhur. Me thane se filani eshte nje debitor energjie i skeduar prej dy vjetesh. U kerkova me miresjellje qe ta linin te shkonte nje here ne shtepi ate hajdutin e energjise, meqe e kane te skeduar dhe nuk ka ku te veje, i garantova qe ai kish ne xhep aq leke sa per te shkuar deri ne fshatin e tij, dhe askund me larg, pra ta linin te shkonte ne shtepi te lahej, te hante, e te vente ne burg si njeri ;- Me thane se nuk mundeshin. E muaren me vete ashtu sic ishte.
Mbreme degjova drejtorin e CEZ te deklaronte se nuk kane arrestuar asnje debitor te vogel. E siguroj une drejtorin e CEZ qe ai njeri eshte nje debitor i vogel, per me teper i skeduar prej dy vjetesh, qe do te thote se mund t`ja kursenin burgun duke ja prere dritat qe ne vitin e pare.
Ose ta arrestonin ca muaj me pare. Sepse mendoj qe arrestime te tilla si e ketij tipit te djeshem tek une, nuk kane ndonje vlere te vecante. Ngaqe jo gjithmone, vreshtin e ruan frika.

(P.S. Edhe Jean Valjan ishte nje hajdut, por ate une e admiroj )
Facebook

Read 1341 times
Login to post comments

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 11 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…