Nuk janë vetëm hajdutë dhe prostituta…

Viti i mbrapshte 1997 për shqiptarët, nuk kaloi në heshtje as nga Umberto Eko... ai ka shkruar...


Mendimet estetike, filozofike të shkrimtarit të njohur Umbert Eko, i cili u nda nga jeta në moshën 84 vjeçare janë ndërkombëtare. Por viti i mbrapshte 1997 për shqiptarët, nuk kaloi në heshtje as nga Umberto Eko.

Mesazhi i tij për Shqipërine aso kohe shkruar ne Revisten “ Perpjekja “ rivjen përmes një ekspozite homazh, çelur në hollin e Bibliotekës Kombetare Biblioteka Kombëtare sjell si homazh përmes një ekspozite veprimtarinë e filozofit dhe shkrimtarit Umberto Eko.

Ekspozita nis me një artrikull ku Umberto Eko ia dedikoi Shqipërisë në vitin 1997 në revistën “Përpjekja” nën titullin provokues nuk janë vetëm hajdutë dhe prostituta një propozim për shqiptarët “e tjerë”.

Kuratori Maksim Gjinaj thotë se arsyet e pikënisjes janë për mesazhin pozitiv që shkrimtari përçon përtej titullit.

Eko përmes artikullit evukon Italinë e disa dekadave më parë me Shqipërinë e viteve të para të demokracisë.

Në ekspozetë prej qelqi u ekspozuan edhe romanet e Ekos, ku mund të veçohet “ Emri i trëndafilit” botuar në 1980 që u shndërrua në bestseller për kohën, për të përvijuar me “Varrezën e Pragës” dhe Gjinaj i bën thirrje botuesve me këtë rast, për të sjellë 5 kopjet e detyruara që shpesh nuk zbatohet ky ligj prej tyre.

Ndërsa botuesit nga Kosova janë më të rregullt sipas përgjegjësit të fondit.

Një kënd i veçantë i dedikohet studentëve dhe profesorëve të departamentit të Shkencave të Komunikimit, ku Eko ka qenë pikëreferimi për secilin.

Në Bibliotekën Kombëtare nuk gjendet asnjë kopje origjinale e shkruar në gjuhën italiane.

Libri i fundit i lënë trashëgimi kulturore prej Umberto Ekos është “Numri Zero”, u publikua një vit më parë.
(Abc)

Read 630 times Last modified on Friday, 16 June 2017 16:07
Login to post comments

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 29 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…