Ja dolën!


- Nga Zamira Cavo -

Ja dolën! Maji iku dhe reforma në Drejtesi as që duket. Më tej vjen Kampionati, pastaj pushimet, e më pas fushata elektorale! Ja dolën për ti hedhur hi syve shqiptarëve.


- Nga Zamira Cavo -

Ja dolën! Maji iku dhe reforma në Drejtesi as që duket. Më tej vjen Kampionati, pastaj pushimet, e më pas fushata elektorale! Ja dolën për ti hedhur hi syve shqiptarëve. Bënë sikur u grindën me njeri tjetrin, provuan shantazhet, u rrahën vetëm e vetëm që reforma të mos bëhej!
-Nga njëra anë është Berisha që vazhdon të lëvizë të gjitha fijet e nëntokës së politikës shqiptare. AI bën të “interesuarin” per fatet e reformës, për fatet e popullit kur për 25 vjet vetëm e ka vjedhur, shkatërruar e vrarë cdo shkëndijë shprese për shqiptarët. Ai bën të nevrikosurin dhe lëshohet turravrap me fjalorin e denjë për të, por jo për Shqipërinë. Ai vendos vetë sa do flasë, si do flaës, kur do ia lëshojë litarin PD-së e kur do tja tërheqë.
- Në fund të fundit në betejën parlamentare ka me vete Metën, I cili na qaset me “qetësi” e “dashuri”. Ai bën ekulibristin mbi telin e mprehtë të Drejtësisë! Mjeshtër I shantazheve, duket se do ta fitojë “luftën “ me kryetarët e bashkive me Ramën. Kujt më shumë se atij I intereson që Reforma në Drejtësi të mos behet asnjëherë? Por ai është “mjeshtër” I politikës në variantin e profesionit më të vjetërë. Ai bën thirrje për bashkpunim e ndërkohë që nxit këdo e gjithkënd për të denigruar Ramën, për ta shantazhuar atë dhe më në fund për ta detyruar të dorëzohet me turp.
-Rama një kryeministër lehtësisht I shantazhueshëm për shkak të zgjedhjeve të tij të gabuara në qeverisje, vazhdon me arrogancën e “njeriut të madh” që di gjithcka e vendos gjithcka! SIgurisht që edhe Ai nuk e deshiron Reformen në Drejtësi. Ndaj dhe pse I “lutet” Bashës, dhe pse ka besim te “ata” që e këshillojnë, sërish e di mirë se “Basha” nuk mund të jetë një kundërpart I besueshëm. Sepse Basha nuk ka asnjë vlerë në lidershipin e PD-s.
-Sa për Presidentin ai sinqerisht nuk është në këtë botë! Ai po merret me “hetimin ndërkombëtarë” për punimet në Liqenin artificial dhe s’ka kohë të merret me Drejtësinë Shqiptare!
DIkush më tha :Të presim Blushin….. Unë them: Duket nuk e kemi prekur ende fundin. Ndaj mos shpresoni, sepse nese do e kishim gjetur veten keq, mesiguri do e gjenim rrugen per te mos pritur! Ndaj mos prisni Drejtesi!

Marre nga Facebook.

Read 590 times Last modified on Friday, 16 June 2017 16:06
Login to post comments

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 24 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…