“Krimet e komunizmit” nga demagogë dhe frikacakë


--Diskutohet për pushkatimin e të pandehurve, Blloshmit dhe Genc Lekës, 42 vjet më parë, duke u përqendruar vetëm tek një recensë e një shkrimtareje, dhe shmanget shkaku i vërtetë i dënimit të tyre, sabotimi ekonomik për të hedhur në erë uzinën…


Fitim Çaushi

Janë bërë të neveritshme ato medie, që vazhdojnë të diskutojnë akoma “krimet e komunizmit”, për të mbuluar krimet, që përmbi një çrek shekulli kanë përfshirë gjithë jetën shqiptare. Në Top Chanel, diskutohet për pushkatimin e të pandehurve, Blloshmit dhe Genc Lekës, 42 vjet më parë, duke u përqëndruar vetëm tek një reçensë e një shkrimtareje, dhe shmanget shkaku i vërtetë i dënimit të tyre, sabotimi ekonomik për të hedhur në erë uzinën.

Çuditësisht ky segment kryesor i akt-akuzës, nuk u diskutua fare, por u qorollepsën pas një recense, e cila vetëm evidentonte idetë e nëntekstit të poezive të të dënuarit, çka përforconte bindjet antipopullore dhe botkuptimin amiqësor të të dënuarit. Në cilin vend të botës hidhen në erë uzina, shkatërrohen armiqësisht vlera materiale, dhe autorët nuk dënohen?! Vetëm në Shqipëri, në periudhën e restaurimit të kapitalizmit ndodhi kjo gjë! Në vend që mediat dhe gazetarët të ngulmojnë në dënimin e autorëve që tentuan shkatërrimin e djersës dhe sakrificat e popullit shqiptar për 45 vjet, ngulmojnë në dënimin e komunizmit, i cili pronën e përbashkët të popullit e kishte të shenjtë. Për këtë arsye, ai dënonte cilindo terrorist ekonomik apo politik.

Në Vrisera të Gjirokastrës, Anastas  Mari,  i vuri minat mapos së re të ndërtuar nga pushteti popullor. Pas një kohe fare të shkurtër, u soll në thes nga Athina dhe u var në litar te vendi ku kishte bërë krimin. Ky ishte ligj kushtetues. Për sabotim të punimeve në kënetën e Maliqit, u dënuan autorët e krimit, sepse duhej mbrojtur pasuria e popullit. Për krime ekonomike janë dënuar edhe shumë të tjerë, pavarësisht se kanë qenë me prirje letrare apo artistike.

Babai i njërit prej të dënuarve, ishte arratisur te UDB në Jugosllavi, dhe dihet se sa krime të shëmtuara ka bërë UDB kundër shqiptarëve në Kosovë dhe në territoret shqiptare. Për këtë qëndrim antishqiptar, poeti nuk u revoltua, nuk shkruajti një poezi  ku ta dënonte aktin tradhtar të babait të tij, por shkruaji për të kundërtën! Prosper Merime, në tregimet e tij ka trajtuar një ngjarje domethënëse: babi vrau djalin, sepse spiunoi mikun e tij revolucionar, tek forcat ndjekëse qeveritare.

Parë në aspektin subjektiv, shkrimtari si qytetar e krijues i një periudhe të caktuar historike, s’ka si të mos përjetojë në vetvete veprimin e pasojat e luftës së të kundërtave, dhe të mos ta bëjë këtë objekt të krijimtarisë së tij. Për shkak të këtij aspekti subjektiv, prirjet e zhvillimit historik përmes luftës së të kundërtave, shndrohen në tendenciozitet ideopolitik dhe moral, hyjnë në përmbajtjen e veprave artistike  natyrshëm,  pa qenë nevoja  të afishohen  posaçërisht, dhe u përcjellin lexuesve  ide, ndjenja, mendime dhe emocione, që autorët kanë përftuar prej jetës. Të deklasuarit kanë aryet e veta klasore, t’i shikojnë proceset në zhvillim,  sipas interesave e aspiratave të tyre. Problemi është se në ç’raporte vendoset letërsia me realitetin e kohës kur krijohet, kujt i drejtohet dhe me ç’qëllim, me ç’tendencë? Poezia e Genc Lekës, kishte tendencë kundër pushtetit popullor, sepse kishte pasqyruar në mënyrë të maskuar, urrejtjen për pushtetin popullor me predispozitë  përmbysjen. Megjithatë dënimi i tyre ishte jashtë letrar, dënim për dëmtim të ekonomisë socialiste, sikundër dokumentohet në dosjet e tyre. Ja vlen të organizohen emisione të tilla çoroditëse, dhe të mangjëllehemi për njerëz që kanë dëmtuar pronën e popullit dhe përpiqeshin që të përmbysnin pushtetin e popullit me terrorizëm?!

Është e natyrshme që socializmi të përpiqet të eliminojë kundërshtarët e tij që synojnë ta dëmtojnë dhe ta përmbysin, sikundër  është e natyrshme që kapitalizmi të eliminojë kundërshtarët e tij që përpiqen ta përmbysin. A nuk u eliminuan letrarë si Ismet Toto, Luigj Gurakuqi, u përndoqën Fan Noli, anëtarët e KONARE-së, Petro Marko, Andrea Varfi, Haki Stërmilli, etj, nga regjimi i Zogut?! A nuk u eliminuan letrarë dhe artistë si Jordan Misja, Misto Mame, Qamil Guranjaku,etj. nga qeveritë kolaboracioniste, sepse ata deshën rrëzimin e fashizmit dhe bashkëpunëtorëve të tyre?!

Rëndësi ka se kujt i shërbejnë kundërsharët e regjimeve përkatëse: kundërshtarët e regjimit socialist i shërbejnë borgjezisë shfrytëzuese, kundërshtarët e regjimit kapitalist, i shërbejnë interesave të popullit, idealeve dhe aspiratave të tij.  Për këta, që u sakrifikuan për ideale popullore, nuk organizon njeri emisione! Për t’i bërë qejfin të ashtuquajturve të persekutuar dhe padronëve të jashtëm, të mjerët gazetarë u bien borive për “krimet e komunizmit”, kundër poetëve! Çfarë hipokrizie!

Antipropaganda, si apologji e kapitalizmit, përpiqet të zbardhë krimet e komunizmit dhe sposton krimet e kapitalizmit: Në Spanjë gjatë luftës civile u pushkatuan poetë, në Itali, ndër të tjerë, u dënua publicisti dhe esteti Antonio Gramshi. Në Gjermani veç shumë të tjerëve, u përndoq deri në arratisje poeti, dramaturgu, regjisori dhe eseisti, Bertold Breht e shumë të tjerë. Madje  Hitleri për të eliminuar  komunistët, gjatë natës damkoste dyert e shtëpive të tyre me kryq dhe në mëngjez i pushkatonte. Po ashtu në epokën e Makartit në Amerikë, janë vrarë mijra komunistë, dhe nuk po i diskuton njeri, sikundër po trajtohet një terrorist si … Leka!

Në rastin konkret, akuza ishte me çështje penale, hedhje në erë të një uzine që ishte ngritur me sakrificat e popullit. Çuditërisht, kur një nga të ftuarat në emision, radhiti disa raste antipopullore të familjes së poetit të dënuar, mëmëraku Mark nxitoi ta ndalojë, thjesht për të mos u ekspozuar shkaku i vërtetë i dënimit të tyre, për të mos u njohur teleshikuesit me bazën familjare tepër armiqësore ndaj pushtetit popullor, për ta fokusuar problemin si i dënuar vetëm për shkaqe letrare! Çfarë horri!  Ky drejtues i departametit të gazetarisë në fakultetin e shkencave shoqërore në Universitetin e Tiranës, na bën kompetentin dhe dënon edhe metodën krujuese të realizmit Socialist, pa e njohur fare atë, dhe produktin atistik e letrar të saj!

Konceptet mbi artin dhe funksionet shoqërore rë tij, përshtat dinamikës së zhvillimeve historike, fillimisht i kanë përcaktuar estetët borgjezë, më vonë Marksi dhe Engelsi, nisur nga  materializmit historik,  kanë orientuar se shkrimtari si njeri plotësisht shoqëror, e përmbush misionin e vet shoqëror  e politik, nëqoftëse i përmbahet metodës realiste të pasqyrimit të jetës, me  tendeciozitetin që rrjedh vetvetiu.

Propagandimi i realizmit socialist në Shqipëri, nisi pas Konferencës së III të Shkrimtarëve,  esenca e saj ishte “pasqyrimi me vërtetësi  i realitetit në zhvillimin e tij revoluciinar”, me tipare: tendeciozitetin klasor proletar dhe partishmërinë komuniste, frymën popullore dhe karakterin kombëtar. Ndërsa si parime kishte: tipizimin, pasqyrimin konkret historik dhe shkrirjen e realizmit socialist  me romantizmin revolucionar.  Këto kërkesa kanë qenë orientuar mirë për zhvillimin e një letërsie realiste me frymë popullore e fizionomi kombëtare socialiste.

Në prag të kongresit të II të Lidhjes së Shkrimtarëve , 21 dhjetor 1968, Enver Hoxha formuloi përkufizimin që u fiksua në statutin e LSHA: “Kur  flitet për realizëm  socialist, kjo çështje nuk duhet kuptuar si një formulë e thatë  që përsëritet tej e tëhu, mbi  të cilën thuren teorira  dhe shumë herë nxiren formula akademike. Realizmi socialist është pasqyrimi me besnikëri  i jetës socialiste që po ndërtojmë në të gjitha aspektet e saj, i transformimeve kolosale materiale dhe me temp revolucionar që pëson vendi ynë, shoqëria jonë, njerëzit tanë, në bazë të teorisë ML dhe në bazë të masave e vendimeve  të përpunuara nga Partia jonë. Ky realizëm socialist nuk paraqitet aspak në formë statike, të ngurta; ai zien , është në zhvillim të përhershëm e të vazhdueshëm, nëpërmjet një lufte të të kundërtave, nëpërmjet një lufte klase, nëpërmjet luftës të së resë kundër së vjetrës”.

Ky përcaktim nisej nga prurjet e reja në letërsi e arte, nivelit në ngritjes të shijeve artistike të shoqërisë socialiste, dhe parapëlqimeve e veçorive individuale të shkrimtarëve dhe artistëve. Kjo frymë ka qenë konstante edhe në kongresin e pestë: “Arti dhe kultura jonë socialiste  duhen të mbështeten fort në tokën tonë amtare, në popullin tonë të mrekullueshëm , ato duhet të burojnë nga populli  dhe të jenë plotësisht në shërbim të tyre, të qartë e, të kuptueshme për popullin, por aspak “banal e pa ide”. Partia është për një krijimtari atistike e kulturore, që përmbajtjtjes së thellë ideologjike e frymës së gjerë popullore  t’i përgjigjet një formë e lartë artistike, që të prekë ndjenjat dhe zemrat e njerzve, t’i frymëzojë e t’i mobilizojnë  ata  për vepra të mëdha”.

I tillë ka vazhduar ky orjentim, deri në Kongresin e 9-të të PPSH: “Artin e madh e bëjnë ata artistë që luftojnë për ideale të mëdha, ata që njohin dhe kuptojnë spiratat dhe dëshirat e popullit,ndjenjat, karakterin e virtytet e tij. Jetën e popullit e pasqyron  drejt e me realizëm jo ai që e shikon këtë  si vëzhgues, por ai që është i tëri i shkrirë në të, që merr pjesë aktive  në luftrat e përditshme, që vepron si militant e aktivist shoqëror”.

***

Çfarë ka të gabuar tek këto formulime dhe orjentime? Përkundrazi janë plotësisht të nevojshme për një letërsi dhe art të shendetshëm. Këto këshilla, në kontekstin shoqëror e letrar-artistik  të kohës, na çojnë në përfundimin se ato parime dhe orjentme, janë nisur prej qëllimi që letërsia e artet të frymëzoheshin prej popullit, dhe synonin të ndikonin për mirë në ndërgjegjen dhe në krijimtarinë e shkrimtarëve e të artistëve.

Nën këtë prizëm janë përcaktuar problematika e letërsisë dhe arteve, lidhjet e krijimtarisë e të kritikës letrare e artistike me realitetin, zgjidhja e probleme teorike e praktike të krijimtarisë artistike, si ato të raporteve në mes subjektivitetit të krijuesit e pasqyrimit realist, në mes kombëtares dhe universales, në mes traditës e novatorizmit, në mes realizmit socialist kuptimor si metodë në zhvillim dhe rrymave e shkollave  të tjera të artit bashkëkohor.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar funksioneve shoqërore të letërsisë dhe arteve, lidhjeve të shkrimtarëve e artistëve me popullin, kthimin e artit dhe letërsisë në burimin frymëzimi e kënaqësie  estetike  për të gjithë, përgatitjen e specialistëve dhe krijimin e kushteve që arti të depërtonte në çdo skaj të vendit, të inkurajoheshin talentet e dala nga gjiri i popullit, të përtëriheshin traditat demokratike të letërsisë së Rilindjes.

Pavarësisht mendimeve të kundërta mbi socializmin si perspektivë historike, duhet të themi një të vërtetë të madhe se letërsia e krijuar pas çlirimit  ka qenë me prirje për të qenë një letërsi cilësisht e re në përmbajtje  dhe një përpjekje e vazhdueshme  risuese  në formë, gjë  që është arritur përemes debatesh, kundërthëniesh dhe gare, në mes prirjesh e individualitetesh krijuese. Dukuritë e realitetit janë pasqyruar atistikisht përmes zbulimit të shfaqeve poetike emocionale të realitetit, përjetimit artistik të tyre prej autorit, dhe aftësive për ta përcjellë këtë përjetim te lexuesi në formë të përkryer ndikuese, jo vetëm ideologjikisht, po në radhë të parë artistikisht.

Skematizmi në një pjesë veprash letrare, i përshtatjes joartistike  të koncepteve të përgjithshme ideopolitike, i ngjyrimit bardhë e zi të realiteti e të gjendieve njerëzore, zbukurimi i natyrës, i heronjve pozitivë dhe nxirja me tendencioozitet vulgar i antagonistëve, patetika dhe emfaza, nga njëra anë, dhe përbuzja e përqeshja nga ana tjeër, jo vetëm nuk kanë pasur të bëjnë me parimet e realizmit socialist dhe nuk errësojnë arritjet, po kanë qenë vazhdimisht objekt i kritikës letrare dhe i qëndrimeve që janë mbajtur ndaj letërsisë  e arteve prej PPSH.

Mbështetur mbi  realizmin socialist, janë krijuar vepra monumentale në fushën e poezisë, prozës, arteve figurative, muzikës, baletit, skenës dhe filmit. Në kongresin e dytë të LSHA u raportua se gjatë 12 vjetëve të revistës “Nëntori”, dhe 9 vjet të gazetës “Drita”, janë botuar në to: 40 romane,  të plota  e të fragmentuara, 50 novela, 55 drama, 11 komedi, 14 skenarë filmash, 900 tregime, 2000 vjersha  e poema, 950 artikuj  studimorë kritikë e recesionues, 2000 artikuj përkujtimorë etj.

Çfarë është krijuar në këtë çerek shekulli me metodën e realizmit kapitalist? Asgjë, veçse është mbjellë frikë te krijuesit dhe studjuesit seriozë, po qe se dikush përmend shprehjen  e nëmur “metodë e realizmit socialist”! Shkrimtarët dhe artistët, e ndienin veten përfaqësues pararojë të masave punonjës, sepse veprat e tyre u shërbenin çlirimit, emancipimit, dhe aktivizimit të këtye masave në latësim të dinjitetit  njerëzor, në përfshirejn në punën e përbashkët për shndrimin e natyrës e të marrëdhënieve shoqërore.

Në 45 vjet socializëm, për dobësi në vepra të veçanta, janë kritikuar shumë poetë dhe shkrimtarë me artikuj kritikë që marrin vlerën e recencave, qysh nga Ismail Kadare për disa romane,  Dritëro Agolli për tregimet “Zhurma e erërave të dikurshme”, Qamil Buxheli për dramën “Dueli”, Fatos Arapi për dramën “ Partizani pa emër”, Xhevair Spahiu për ndikime të filozofisë së Sartit në poezinë e tij, deri tek Thanas Dino për poezinë “Unë jam fik deti”!. Por asnjëri prej këtyre nuk është dënuar, përkundrazi janë mbajtur afër, për të reflektuar në thelbin e orientimeve estetike, për ta paraqitur realitetin me vërtetësi artistike. Nisur nga kjo e vërtetë, gazetarët duhet të reflektojnë dhe të mos bien në pozita sentimentaliste dhe spekulative për dënimin e një poeti, që nuk do të donim kurrë të dënohej, por të shikojnë të përgjithshmen, edhe shkakun e vërtetë pse është dënuar njëri dhe tjetri, e jo ta falsifikojnë të vërtetën historike.

Bëhet zhurmë fallco për një “poet”, të dënuar nga diktatura komuniste, dhe heshtet për arritjet madhore të poezisë tonë me poetë të fuqishëm që janë përkthyer edhe në botë. Po sjellim disa vargje si dëshmi, që nuk e pengoi realizmi socialist krijimtarinë e tyre poetike, përkundrazi e favorizoi  këtë begati letrare në periudhën e socializmit:

Fatos Arapi: “Atdheut i dolëm përpara me fytyrën e dëshiruar të së ardhmes”…“Populli është këtu, mbi tokën nënë/ i madh dhe i pavdekshëm si ajo/ ndër kohra/rrufetë i kanë rënë/ rrebeshet i kanë zënë./ por ja ku është ai :/në çdo pëllëmbë  të tokës/ në çdo ngastër kohe,/ mbjell gëzimin e jetës”

“Dua, dritat e jetës gjithmonë / t’i ushqejmë dhe me dritat e dashurisë sonë./ si një buzëqeshje e porsalindur ,/ të qëndrojmë ,/ në buzët e njerëzve”.

Ndoc Papleka: Ecim/ Rruga jonë…ka një kahje të vetme/drejt dritës/ drejt së bukurës,/ drejt Njeriut më të bukur, më të mirë”.

Xhevair Spahiu u drejtohet punëtorëve: “Këngët e mija rrojnë brenda kraharorit tuaj./ këngët tuaja në kraharorin tim jetojnë,/ pa ju të gjitha motivet e tjera/ ikin e më vetmojnë”…“Sepse pa fund, hapësirë e gjerë,/ është puna juaj, shpirti juaj,/ në to ne varg motivet mbledhim,/ siç mbledh prej arës bujku duajt”

Moikom Zeqo: “E ndjej se një udhëtim tjetër nis,/ s’ka nevojë për shina e orare,/ lëviz në hapësirat e shpirtit,/ tek ëndrrat dhe fjalët e njerzve”

Ndoc Gjetja :”Ti shkulim me rrënjë/ ato që mbolli në shekuj padija/ shpirtrat e njerëzve Partia parshit,/ nga çdo paragjykim dhe koncept armik, / T’i kthejmë faltoret  në vatra kulture ,/ “djerrinat e zotit” në kopshte me lule”

Preç Zogaj :”Emra sendesh, emra njerëzish …/ se si tingëllojnë në zerin tënd/ Dyfish zbukurohen fushat me grurë,/ kur i vështron, kur i përmend”

Bardhyl Londo: ”Gjysëm diell, gjysëm mjergull,/ gjysëm ëndrra gjysëm lotë/ fundshekulli i njëzet  dihat nëpër botë”

Janë me dhjetra poetët e realizmit socialist të Shqipërisë, që krijuan vlera ideo- artistike me nivel të lartë estetik si: Agim Shehu, Dhori Qirjahzi, Vehbi Bala, Agim Gjakova, Adem Istrefi, Fredrik Reshpja, Ilirian Zhupa, Musa Vyshka, Faslli Haliti, Agim Isaku, Llambro Ruci, Niko Kacalidha, Natasha Bega, Mimoza Ahmeti, Hysni Milloshi, etj.   Përse poeti  Genc Leka, u nda nga kjo bashkësi dhe shkruante fshehtas me  nëntekste kundër tyre?!  Kjo, duhet të ishte në qendër të emisionit, dhe jo akuza kundër komunizmit, pse dënoi një terrorist  ekonomik.

Sot bëhen thirrje për “distancim nga e kaluara komuniste”, por një nga kriteret e letërsisë në një shoqëri kapitaliste,  mbetet detyrë evokimi i së kaluarës, për të gjetur në të, rrënjë e prirje të dukurive të reja, të gjithçkaje që i shërben bashkëkohësisë e të ardhmes. Fundi i shkullit të XX e la intelektualin e ri shqiptar, shkrimtarin dhe artistin me institucione të boshatisura dhe të mbyllura përdhunshëm, çka i detyroi shume prej tyre ta bëjnë ndjenjën dhe talentin robinë të komercializmit. Artisti i një populli me drama, përjeton njëherazi dramat e popullit të vet dhe natyrisht dramat e veta individuale. Këto drama i rrëmbejnë shpesh ajkën e e energjisë, sikundër dëshmojnë protestat e tyre në dyert e Ministrisë së Kulturës. Kjo provon edhe një herë Lirinë prej gaforeje, te  poezia “Të lindet njeriu” e Migjenit.

Kam rastin të theksoj edhe një herë: Mjerë letërsia dhe kultura shqiptare në gjykimkin e kujt ka mbetur, kur i krahasoj ata një qelizorë me shkencëtarë seriozë në studimin e letërsisë dhe gazetarisë si: Dhimitër Shuteriqi, Nasho Jorgaqi, Ali Xhiku, Razi Brahimi, Mark Gurakuqi, Luan Zelka, etj.DITA

Read 3329 times Last modified on Friday, 16 June 2017 16:04
Login to post comments

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 18 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…