Lulëzim Basha gënjeu përsëri kur tha se gruaja dorëzoi shtetësinë nga nevoja për lëvizje të lirë, ndërkohë që gazeta Tema po boton ligjin holandez që lejon dyshtetësinë. Ajo fare mirë mund t’i mbante të dy shtetësitë. Kjo ngre dyshime për arsyet e vërteta përse ka dorëzuar shtetësinë Lulëzim Basha, kandidati për kryetar Bashkie i kryeministrit Berisha, ka hyrë në një spirale të panevojshme gënjeshtrash rreth lënies së shtetësisë shqiptare prej gruas së tij Aurela Isufi në vitin 2004.

Nga Ernest Bunguri, Bruksel

Një mik i ngushtë, polak, më mori dy orë kohë në telefon për t’i shpjeguar skandalin e deklaratës së ministres Bregu nga Brukseli. Asnjë gjë nuk kuptoi. E si mund ta kuptonte ai atë që ndodh qëmoti me vizita të tilla. Shushatja e Majlinda Bregut sot shihet qartë sepse vëmendja është në maksimum, por njësoj si ajo, në të kaluarën dhe në të tashmë janë sjellur dhe sillen pjesa dërrmuese e zyrtarëve dhe zyrtarucëve që vijnë në Bruksel.

Ndërsa kandidati demokrat për Tiranën, Lulzim Basha, po fliste në emisionin “Opinion” në TV Klan se sa shumë ndjen ai për Tiranën, kanë ikur dritat. Basha foli në errësirë për disa sekonda, më pas iku edhe audio. Më pas në transmetim kanë hyrë reklamat. Pas rikthimit në studio, Blendi Fevziu tha se pavarësisht se televizioni ka marrëdhënie të mira me qeverinë, u pa që kishte probleme. Kurse Basha u shpreh se asnjë kompani private nuk favorizon Bashën.

Ndërkohë pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu se nëse Rama ka dorë në transformimin e Tiranës vitet e fundit, Lulzim Basha iu përgjigj se: Absolutisht e njoh kontributin e Edi Ramës në fillimet e tij.

Basha është pyetur edhe në lidhje me çështjen e nënshtetësisë së gruas së tij. Basha ka pranuar se gruaja e tij ka lënë shtetësinë shqiptare, por tha se e ka bërë këtë gjë për të lëvizur lirisht. Pyetja lind pse nuk e ka rimarrë këtë nënshtetësi gruaja e zotit Basha kur ka fituar mundësinë për të lëvizur pa asnjë problem në Europë.


Prapavija e lavdëruesve

Një italian, i quajtur Luka Volonte, dhe një anglez, i quajtur Simon Montefiore, të cilët para pak ditësh i pashë sa herë në televizionet e Tiranës, sidomos në televizionet që këndojnë këngën e qeverisë, ma përkujtuan profesorin e shkollës së mesme, njëkohësisht shkrimtar humorist dhe satirik, Tajar Hatipin. Tajar Hatipi ishte profesor në Shkollën Normale të Prishtinës dhe unë kisha pasur fatin të isha njëri prej shumë nxënësve të tij në këtë shkollë të mesme. Tajar Hatipi ishte elbasanas, kishte kryer Normalen e Elbasanit, gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte dërguar si mësues në Kosovë dhe, mandej, kur ishin prishur marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë komuniste dhe Jugosllavisë komuniste, kishte mbetur në Prishtinë.

Qeveria po blen me para të pista dhe duke përdorur dy biznesmenë grupin mediatik të pavarur News24!!!

Prej disa javësh dhe veçanërisht këto dy ditët e fundit, po konsumohet përpjekja më e madhe për blerjen nga pushteti politik të grupit mediatik New24, i pavarur, profesional dhe nder më të rëndësishmit në vend.

Me para të pista!

Për ish-diplomatin shqiptar, i cili u shkarkua vetëm me një urdhër të Ministrit për shkak të shkrimeve të tij kundër marrëveshjes me Greqinë, diplomacia shqiptare ka degraduar. Hila shprehet se qarkorja është e lidhur edhe me punësimet nepotike në diplomacinë shqiptare pasi sipas tij edhe sot e kësaj dite, bazuar në këtë VKM, bëhen emërime të cilat gërryejnë profesionalizmin e kësaj ministrie dhe e çojnë në veprime skandaloze si qarkorja politike për ambasadat lidhur me ngjarjet e 21 janar.

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 7 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…