Nga Edmond Bejtaj

Dy ishin lajmet e dites se sotme :
1. Kroati Josip Kuzhe ka tallur trapin (vende-vende) me shqiptaret qe e shikonin si trainerin e kombetares kuqezi, duke vene bast per ndeshjet qe luante vete.
2. Silvia Conti kerkoi arrestimin e Ndrios, te atij qe i nxiu syrin Ndrios, dhe te atij qe fshiu filmin ku tregohej procedura e nxirrjes se syrit te Ndrios.

Që Ndrea Prendi ishte përfshirë në masakrën e 21 janarit, nuk kam pasur kurrë dyshime, por ajo që më grish është mënyra sesi. Dihet mirë se të gjithë gardistët kanë qëlluar në të njëjtin moment, mbi turmën apo në ajër. Këtë e tregojnë mirë pamjet filmike që transmetuan të gjitha mediat. Po kështu dihet mirë se urdhri për të qëlluar ishte i Ndrea Prendit nëpërmjet radios marrëse dhe dhënëse. Tashmë është e sqaruar saktë edhe fakti që Prendi e dha këtë urdhër pas grushtave të shefit të sigurisë së Sali Berishës, i cili përcolli me një mënyrë “bindëse” detyrimin që i vuri shefi i vet, kryeministër.

Nga Bledi Mane

Ose t’ua them më shkoqur dyfish i shokuar jam. Faleminderit Zot që paska edhe ekspertë profesionistë FBI-ja (jo si ata zuzarët e videos së Metës) që ua mbyllin gojën këtyre bolshevikëve kodoshë vrasës të Lindjes, që ende na kanë mbetur nëpër këmbë.  Kam qenë vjet përballë kryeministrisë kur protestohej më 21 janar. Kisha zbritur dhe unë për t’iu bashkuar lumit të zemëratës kolektive. Mbaj mend se amullia e krismave dhe mpirja që kaploi njerëzinë fanepsi kobshëm një tjetër 1997.


Nga Edmond Bejtaj

Dje pashe daljen e mjere publike te Metes. Dhe mu dhimbs vetja ! Prisja qe pas mbylljes se sikletit ( pavaresisht se si u mbyll ), te gjente nje menyre elegante per ta kaluar kete moment me nje fare dinjiteti. Ai gjeti menyren me te keqe, tha se ka nje video per Ramen e kerkoi - a t'i jepet mundesia ta publikoje, - a qe te jete bashke me Ramen pak minuta ne nje debat, - a nuk e di se cfare kerkoi .

Nga Altin Ketro

Ajo që pritej, ndodhi. Gjithkush që ka humbur besimin tek kjo drejtësi e dinte se ç’vendim po gatuante Gjykata e Lartë, e cila nga ana e saj, nuk na surprizoi. E kam trajtuar shpesh këtë çështje dhe gjithnjë kam lënë një hapësirë shprese për një vendim të drejtë nga gjykata. E kam bërë jo sepse nuk e ndjeja këtë që ajo prodhoi, por s’kam dashur të jem kategorik në gjykimin tim. Fundja, ata janë elita e gjyqësorit shqiptar, shkalla më e lartë e hierarkisë së tij, të mbrojtur e trajtuar më mirë se kushdo gjyqtar tjetër në republikë.

Kur vizitova Gërdecin, unë takova një grua që mbante një varëse me një medalion ku kishte vënë fotografinë e të birit që kishte humbur jetën nga shpërthimi dhe më tha: “Zoti Ambasador, a do ta shoh drejtësinë të vënë në vend?” Dhe unë i detyrohem asaj një ndjesë të thellë dhe nëse do të mund ta takoja, do t’i kërkoja falje sepse unë i thashë: “Po, drejtësia do të vihet në vend”. Por kaq vjet më pas, nuk ka pasur drejtësi për këtë zonjë, apo për të tjerët që u dëmtuan, apo u plagosën dhe kjo është diçka shumë e trishtueshme. Më vjen keq që i premtova një gjë të tillë. Kisha më shumë besim tek qeveria dhe institucionet, sesa ishte e justifukueshme.

Esse-analizë rreth librit “Kurban” të Edi Ramës
Libri “Kurban” i Edi Ramës është një qasje sa unike, provokative, aq edhe një arritje, eksperiencë dhe përpjekje e shkruar bukur me kredenciale qytetarie e akademike, shënime paralele përtej traditës së një rrëfimi, por të argumentit në vetvete si çështje e intelektit të mirëfilltë, identifikon tiparet e shoqërisë shqiptare postkomuniste në një gamë të konsiderueshme në të përditshmen njerëzore.

Nga Bledi Mane

Më pëlqeu organizimi i përvjetorit të 20-të i të rinjve socialistë re: FRESSH. Dallohej qartë nuanca anglo-saksone e eventeve të tilla politike, ide dhe fantazi kjo e Erjon Veliajt. Edhe ai pakëz nacionalizëm në këtë përvjetor të 100 të Pavarësisë ia shtoi lezetin festës, por mbeta i shtangur pse mes themeluesve të vërtetë mungonin si me porosi dy emrat që me të drejtë ishin promotorë potentë të këtij organizmi 2 dekadësh.

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 13 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…