Nga Altin Ketro

Kryeministri Berisha nuk lë rast pa provokuar. Më i fundit është ai i festimeve që shpalli se do organizojë më 21 janar, për 92 vjetorin e Kongresit të Lushnjës. Po në këtë datë opozita dhe gjithë shoqëria shqiptare kanë programuar një homazh popullor në kujtim të 4 dëshmorëve të vrarë një vit më parë nga dora gjakatare e marionetave të urdhëruara pikërisht nga ai që po planifikon festime.

Nga Edmond Bejtaj

Nuk e marr vesh pse shqiptaret e kapen kaq keq me Ilirin ; - a per shkakun qe nuk u pelqen si tip dhe e duan ta shohin prapa hekurave, a ngaqe u kane ardhur te korruptuarit ne maje te hundes ( ky eshte sihariq), a ngaqe jemi ne piken ku ishin romanet kur cesaret i zbavisnin ne Colosseum duke vene te ndesheshin njerezit me egersirat.

Nga Altin Ketro

Rasti Meta është shumë herë më i rëndë, por shumë i thjeshtë për t’u trajtuar nga kryeministri, të cilit s’i bën përshtypje statusi i ish vartësit të vet, bile e ka për krenari të gjendet pranë tij.  Tashmë çështja ka dalë nga duart e Metës dhe barrën e saj e ka marrë Berisha. Njësoj siç mori barrën e Mediut në çështjen e Gërdecit, ku Berisha u investua personalisht që procesi ndaj tij të mos niste pasi i binte trashëgimtari i mbiemrit, me çështjen “Meta” ai po riinvestohet që të mos i bjerë nga duart pushteti.

Nga Altin Ketro 
Kaloi një vit qysh nga ajo e martë e 11 janarit 2011 kur nëpërmjet emisionin investigativ “Fiks Fare” në TCH shqiptarët anembanë u njohën me videopërgjimin Meta-Prifti. Është nga ato ngjarje që patën ndikim për rrjedhojat që sollën më vonë. Dhjetë ditë më pas ngjarjet precipituan në mënyrë të paimagjinueshme, me 4 burra të ekzekutuar ditën për diell në Bulevardin e Tiranës. Kur i kujton sot, viti të duket kaq i shkurtër, sikur e gjitha të ish zhvilluar jo më larg se …. dje.

Nga Edmond Bejtaj, facebook.com
Pardje ironizova Vetvendosjen, qe na beri thirrje edhe neve ketej kufirit t'i bashkoheshim Djemve te Kosoves ne bllokimin e rrugeve hyrese prej serbie ne Kosove me 14 Janar .   E trajtova ashtu pa te keq, thjesht sepse mendoj qe aksione te atilla nuk zgjidhin asgje ; ne fakt hallet tona jane te medha e nuk zgjidhen me aksione prej europianesh, me domate, derdhje qumeshti neper rruge, e protesta me muzike, qofte kjo edhe hard rock !

Nga Altin Ketro

Në njëvjetorin e publikimit të video-skandalit Meta-Prifti, Gjykata e Lartë ndodhet përpara një sprove të madhe. Në dyert e saj nuk kemi më një çështje jetime ku askush nuk pranon t’i dalë për zot. Rasti e solli që kësaj here hetimi të shkojë deri ne fund dhe si fazë përmbyllëse e tij ishte pretenca e prokurorëve të çështjes, që me pak fjalë do të thotë, verdikt përfundimtar i asaj çfarë organi i akuzës konkludoi në gati një vit hetime intensive.

Zbukuroma dhe gëzoma Vlorën se ky Shekull Pavarësie do të na mbledhë nga çdo cep i Shqipërisë së madhe. Të mërkurën e 28 Nëntorit 2012 valëvite flamurin kuqezi në emër të të gjithë neve dhe në Sheshin legjendar të Flamurit tregohu i vëmendshëm. Ka vendosur të na deformojë historinë, ka vendosur të vjedhë vëmendjen dhe piedestalet e heronjve. Kujdes se në Vlorë do tu vijë me Jozefinën dhe Presidentin më të ri kukull Astrit Patoz Kavajsin.  Kujdes Shpëtim, po të paralajmëroj. Kur gjatë fjalimit do të fillojë të shajë e mallkojë kundërshtarët, ti mos hezito por tërhiqe zvarrë e largoje nga podiumi.

Bledar Prifti

Injoranca, hipokrizia, dhe naiviteti i pjeses derrmuese te klases intelektuale Shqiptare shkojne pertej imagjinates.
Mungesa e inteligjences se lindur dhe e mendimit kritik eshte nje dukuri e perhapur tek intelektualet Shqiptar.
Ne nuk kemi nje klase te mirfillte intelektualesh qe jane bere te tille permes punes se palodhshme dhe dhuntise. Me se shumti ne kemi pasur individe te cilet e perfituan shkollimin nga lidhjet me pushtetet, dhe transferuan privilegjet e arsimimit tek bijet dhe niperit/mbesat e tyre.

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 9 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…