29 marioneta berishisto-metiste të drejtuara nga Lulzim Basha, ish-ministër i Brendshëm në qeverinë krimbërëse të Sali Berishës, në një vendim mesnate, i njëjtë si simotra e saj, ia hoqën emrin rrugës që e identifikonte për disa dhjetra vjeçarë dhe e spostuan më tej, në një rrugicë të ngushtë, duke i rivrarë për së dyti ata dëshmorë. Në vend të saj, vendosën atë të ish udhëheqësit kosovar, të ndjerit Ibrahim Rugova.

Nga Altin Ketro

Berisha gaboi politikisht me heqjen dorë nga mbështetja për z.Topi. Megjithë pakënaqësinë që ka ndaj tij, duhet thënë se me politikat që ka ndjekur deri më tash, Berisha e ka kthyer pothuajse në honorifik postin e Presidentit. Gjyqtarët që emërohen dhe shkarkohen nga institucioni që drejton Presidenti, më tepër u binden fjalëve kërcënuese që lëshon Berisha, duke mbyllur çështje në të cilat është vet i përzier; prokuroren e përgjithshme që e propozoi Presidenti ai e theu vetëm me dy fjalë, duke fituar kohë në zvarritjen e hetimeve që lidhen me emrin e tij apo pjesës rrotull tij;

Nga Altin Ketro

Po flitet këto ditë për një bashkim të partive me peshë të vogël elektorale, si një grupim i vetëm, për t’i dhënë më tepër rëndësi pranisë së tyre në jetën politike të vendit. Afërmendsh që ekzistenca e tyre është e domosdoshme në shoqërinë tonë, sepse sido që të jetë, e thyejnë sadopak hegjemoninë e dy forcave të mëdha, PS-PD, duke ndihmuar në zbutjen e klimës politike që jo rrallë herë tejnxehet shqetësueshëm.

Shumë prej tyre kanë vite që sundojnë jetën tonë qysh kur hapin sytë dhe televizorin në mëngjes e deri kur bëhemi gati të flemë, madje na shfaqen edhe nëpër ëndrrat tona të varfra bardhë e zi. Si një shoqëri tepër maskiliste me nuanca të theksuara orientale, Shqipëria ka bërë progres modest në balancimin e fuqisë xhendërore. Gjergj Elez Alia kishte bërë kërdinë mbi Bajlozin e Zi, Skënderbeu çante më dysh shkëmbinjtë e Librazhdit me shpatën e tij të rëndë, Mic Sokoli me fuqi të mbinatyrshme i mbylli me gjoksin e tij me lesh grykën topit osman që villte gjylet e zjarrta, fuqia e Vojo Kushit u dilte nëpër ëndrra konstruktorëve italianë që ndërtonin tanket e luftës së Dytë Botërore, shoku Enver Hoxha ua dhjeu hrushovianëve në Moskë dhe bota mbajti frymën e shqetësuar…

“Ashtu siç bën çdo vit revista legjendare amerikane “Forbes”, e themeluar nga dinastia skocezo-amerikane me të njëjtin emër, edhe në Shqipëri për herë të parë nis rrugë një nga klasifikimet më të çuditshme. Një grup studentësh të Universitetit Publik të Tiranës, prej kohësh kanë themeluar klubin e tyre social të emërtuar “campusALBANIA”. Pa konsumuar kohën nëpër kafene lagjesh, studentët e masterit për gazetari të Fakultetit Filologjik bëjnë kërkime interesante vullnetare dhe pas grumbullimit të informacioneve, hartimit të një database-i listojnë emra individësh,kompanish apo titujt e medias më me influencuese në vendin tonë.

Në fillim të dhjetorit ndërroi jetë shkrimtari dhe politikani Sabri Godo. Kam pasë gjithnji përshtypjen se ishte mësue, urtë e butë e pa u ndie, me i shenjue golat e vet në pushimin e ndeshjeve e kajherë në kohën shtesë, tue u nda gjithmonë të paktën me nji pikë. Partia e tij mbeti deri në fund pa nji profil të fortë, diçka e mefshtë dhe gati e papranishme, si vetë themeluesi, por e gatshme me marrë copën që i takonte në çdo situatë. Dy tri gjana mund t’i kujtojmë Godos si politikan: tonin e shtruem të zanit, çështjen e pronave, sidomos ato të palës së tij, dhe nji lloj kundërvumjet gati instinktive ndaj Greqisë.

Ku janë pronat e hipotekuara që premtoi kryebashkiaku se do t’i bënte me shpejtësinë e dritës? Ku janë legalizimet? Çfarë bëhet realisht për sigurinë e ushqimeve? Asgjë! Thjesht jepen disa rroga më shumë për besnikët e Partisë dhe LSI-së. Ç’bëhet për lirimin e hapësirave publike? Ndëshkohen vetëm mbështetësit e kundërshtarëve. Ç’po bën Bashkia për fëmijët dhe pleqtë? Ku janë shkollat e reja dhe sheshet e moshës së tretë? Askund! I vetmi shesh ku u vu dorë, është Sheshi i Skënderbeut. U fijëzua! Ishte si petull, u bë si kadaif. U bë lesh! 

Nga Altin Ketro

Ilir Meta i konsideroi “oshilacione” zërat për një koalicion midis LSI-së dhe Partisë Socialiste, duke shfaqur kësisoj një gjest besimi që ai i jep Berishës për vijueshmëri të kaoalicionit. Është mëse e kuptueshme që Meta do e hidhte poshtë një afrimitet të tillë, jo vetëm se aktualisht nuk e ka më luksin të bëjë lojra me Berishën, po edhe sepse vet Rama, në Asamblenë e fundit, ia mbylli derën e bashkëpunimit. Dhe në një derë të mbyllur, Meta nuk mund të hynte dot nga dritarja.

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 9 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…