Përçahet PDIU, Tahiri: Idrizi u bë çam pas 2009. Emërimet e sotme janë pazaret e tij

Pak orë pasi qeveria miratoi dy emërimet e reja në dy ministri, në PDIU janë shfaqur përplasjet e para. Deputeti i kësaj partie, Dashamir Tahiri i kontaktuar nga Shqiptarja.com ka shprehur pakënaqësi për emrat, të cilët që prej ditës së sotme përfaqësojnë PDIU në ministrinë e Kulturës dhe atë të Arsimit. “Zyrtarisht nuk jam në dijeni për emrat e rinj të zëvendësministrave. Gjithçka e mora vesh nëpërmjet medias, pasi partia jonë nuk ka as kryesi dhe asnjë strukturë tjetër”, shprehet Tahiri.

Pak orë pasi qeveria miratoi dy emërimet e reja në dy ministri, në PDIU janë shfaqur përplasjet e para. Deputeti i kësaj partie, Dashamir Tahiri i kontaktuar nga Shqiptarja.com ka shprehur pakënaqësi për emrat, të cilët që prej ditës së sotme përfaqësojnë PDIU në ministrinë e Kulturës dhe atë të Arsimit. “Zyrtarisht nuk jam në dijeni për emrat e rinj të zëvendësministrave. Gjithçka e mora vesh nëpërmjet medias, pasi partia jonë nuk ka as kryesi dhe asnjë strukturë tjetër”, shprehet Tahiri. Deputeti ka lëshuar edhe një deklaratë për mediat. “Unë, deputeti Dashamir Tahiri deklaroj publikisht që nuk bëhem pjesë e këtyre pazare dhe distancohem nga këto veprime personale të cilitdo qofshin ato,” thuhet ndër të tjera në reagimin e Tahirit.

“Ju bej me dije që unë dhe pjesa më e madhe e anëtarëve të partisë nuk kishim dhe nuk kemi asnjë dijeni derisa sa pamë në titra emërimet e sotme. Në mungese të zgjedhjeve të partisë dhe rrjedhimisht të strukturave të saj, deklaroj qe ky nuk është një vendim forumesh, por një vendim personal i kryetarit”, thuhet në deklaratën e Tahirit.

Si i vlerësoni emrat e përzgjedhur për zëvendësministra?

Nuk kam asgjë personale me askënd. Por, nuk jam dakord që në qeveri nuk po përfaqësohet komuniteti çam i Sarandës, Fierit dhe Vlorës. Nuk duhet të harrojmë që votat në këto tre qytete na sollën këtu ku jemi sot. Dhe është e pafalshme që elektorati ynë në këto qytete të mos përfaqësohet.

A keni kontaktuar me kryetarin Idrizi për t’ia shprehur këtë shqetësim?

E kam të pamundur të kontaktoj sepse zoti Idrizi prej shumë orësh e ka të fikur telefonin.

A ka patur konsultime me ju lidhur me këta emra?

Asnjë konsultim. Tano dhe Hado janë të dy aktivistë të partisë tonë vetëm pas vitit 2009, ashtu sikurse është deklaruar çam pas zgjedhjeve të këtij viti edhe vetë kryetari Idrizi.

A do t’i qëndrojë PDIU kërkesës edhe për 2 zëvendësministra në Ministrinë e Drejtësisë dhe të Ekonomisë?

Tanimë unë s’mund të flas më për vendime sepse duket që po bëhen të njëanshme të gjitha emërimet.

Tema

Read 1109 times
Login to post comments

About

PiNESKA ONLiNE eshte komunitet shqiptar ne internet. PiNESKA eshte nje nisme private e filluar ne vitin 2008 prej nje grupi emigrantesh shqiptare ne USA, me qellim lajmet dhe ndodhite nga Diaspora dhe Memedheu. Eshte faqe teresisht falas per te gjithe antaret e saj dhe gjithashtu nuk eshte faqe fitimprurese... stafi i saj, nuk paguhet por bashkepunon ne baze vullnetare. Jeni te mirepritur te na sugjeroni, kritikoni dhe te merrni pjese aktive ne stafin tone.

Online

We have 17 guests and no members online

FOTO

Top
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…