Print this page
5 mësime strategjike për ne socialistët nga konventa e demokratëve

Asnje ekip nuk njeh sukses pa nje kapiten te mire dhe pa unitet ne ekip. Amerikanet e bejne shume mire kete pjese. Ish-rivalet e Romney thuren lavde pafund gjate konventes se tyre per nje njeri qe e kishin ‘masakruar’ gjate primareve. Por kur ajo beteje mbaron, te gjithe jane besnike te bashkuar per te fituar ndaj kundershtarit. Kujtoni Clintonet dhe mbeshtetjen e tyre pa asnje kompleks ndaj kandidatit Obama. A duhen me shume keta njerez pas garave brenda partise?

Nga Erion Veliaj

1. Bashkimi rreth liderit

Asnje ekip nuk njeh sukses pa nje kapiten te mire dhe pa unitet ne ekip. Amerikanet e bejne shume mire kete pjese. Ish-rivalet e Romney thuren lavde pafund gjate konventes se tyre per nje njeri qe e kishin ‘masakruar’ gjate primareve. Por kur ajo beteje mbaron, te gjithe jane besnike te bashkuar per te fituar ndaj kundershtarit. Kujtoni Clintonet dhe mbeshtetjen e tyre pa asnje kompleks ndaj kandidatit Obama. A duhen me shume keta njerez pas garave brenda partise? E dyshoj! Thjesht kane kuptuar pas 200 viteve demokraci se betejat fitohen vetem duke forcuar mbeshtetjen per liderin e zgjedhur ne krye te betejes.

Mesimi per ne? Nje mbeshtetje totale pa hezitim e pa asnje kompleks per Edi Ramen ne krye te betejes sone te ardhshme. Gara brenda partise, LMN-ja, debatet publike brenda vetit ishin te gjitha te shendetshme – fundja ketu dallojme nga ajo ghetto politike qe eshte PD-ja. Por, ne kete faze duhet te fitojme ndaj tyre, e jo ndaj njeri tjetrit.

Me gjithe proliferimin e partive te reja nje gje eshte e sigurt: ne 2013-en kryeminister do jete ose Edi Rama ose Sali Berisha, pike! Ne s’duhet te kemi kompleks te themi te verteta per Ramen qe I marim te mireqena por qe nese nuk thuhen nuk bejne dallimin me kundershtarin. Kandidati yne eshte ndryshe! Fjala vjen, Edi Rama ishte disidenti autentik kunder komunizmit, kurse Berisha nje sekretar I rendomte partie maje varkes ne Drilon. Ata qe e vleresojne te kaluaren, duhet ta degjojne nga te gjithe ne kete. Edi Rama eshte patriot i mirefillte – jashte klithmave e populizmit, por me vepra konkrete. Kujtoni betejen per detin, iniciativen per Luginen e Presheves, shqiptaret e Malit te Zi e nderveprimin intensiv me Kosoven e trevat ne Maqedoni, propozimet per emigrantet e qendrimi dinjitoz ndaj fqinjve. Po kundershtari yne? Tregtia me Milosevicin per naften, falja e detit e importi i plehrave jane vetem nje pakice qendrimesh fatkeqe. Ata qe e duan vendin, duhet ta degjojne vazhdimisht kete dallim. Mund te flasim per Ramen ndertues e Berishen shkaterrues, Ramen intelektual e Berishen medioker, Ramen perendimor e Berishen démodé…etj etj. Po keto dihen thote dikush! Po dihen, por kane peshe kur thuhen papushim nga te gjtihe ne socialistet, pa rezerva pa kompleks e pa droje. Vetem keshtu do te mund te mbysim gjithe propaganden e padrejte nga

kundershtari se ‘te gjithe jane njesoj’ si alibi per te mos ndryshuar e per t’i dhene publikut dhe 4 vjete te tjera me te tmerrshme se 8 vitet qe kaluam. Amerikanet e bejne kete ne cdo fushate, ekipet qe cmojne me shume liderin e tyre, fitojne me shpesh.

2. Apel pa kompleks te kaluares

Evokimi nga Obama i suksesit te Clintonit ne rritjen e punesimit, apo perlevdimi i Reganit nga Romney nuk jane ‘mbulesa lavdie’ per cdo gje te ish-presidenteve. Por jane kujtese e koheve kur gjerat ishin ‘ndryshe’, ‘jo kaq keq’ etj. Qeveria socialiste e kaluar kishte te metat e saj – une s’kam c’shtoj me shume se c’kam bere me MJAFT ne ate kohe – por nje gje duhet thene me ze te larte. Ekonomia kurre nuk u fundos

nga nje borxh 60%+ e GPDse, papunesia kurre nuk arriti 1milione, nafta nuk kaloi 100leke, dhe krimi nuk therte ne rruge kedo qe s’di t’i pergjigjet pyetjes ‘ca ke qe shef’? Te mendosh qe ne ‘98en u la troke nga Berisha e piramidat e tij dhe ku bandat kriminale benin kerdine. Ndoshta kete e kujtojne 30+ vjecaret, por nje gjenerate e re votuesish e lindur ne vitet 90-94 as e mban mend ate kohe. Ketij brezi i duhet thene troç: Po, ajo qeverisje e socialisteve nuk ishte ideale, por ishte e pergjegjshme me ekonomine, nuk toleronte krimin e rruges, menaxhoi krizen e Kosoves dhe solli paqe sociale pas nje drame vrastare. Si shembujt amerikane, ne socialistet kemi mjaftueshem shembuj tanet nga ditet kur ‘gjerat s’ishin kaq keq sa sot’ e qe duhen perseritur e permendur ne publik gjate gjithe ketyre 10 muajve te ardhshem nga te gjithe ne.

3. Historite lokale te suksesit

Kisha prej kohesh deshire te degjoja Cory Booker. Ai eshte kryebashkiaku transformues i Newark, New Jersey. Filmi dokumentar rreth humbjes se tij ne garen e pare per bashkine “Street Fight” ishte inkuarajim per mua pas humbjes time te pare ne nje gare elektorale – reflektim i tij mbi padrejtesite e betejes dhe shkundje e pluhurit nga gjunjet per t’u ngritur serish ne kembe. Cory foli ne diten e pare te konventes – frymezues dhe energjik, si medallion i suksesit te ekipit Obama ne terren. Ne sot kemi nje ekip Rama ne terren, fitues dhe te suksesshem Niko Peleshi, Vangjush Dako, Shpetim Gjika, Qazim Sejdini, Adelina Farrici, Artan Shkembi, Fatos Tushe, Stefan Cipa e shume te tjere jane Cory Booker te socialisteve ne komunitet qe ata kane transformuar ne Shqiperi. Po, ca njerez e dine, por duhet perseritur qe ta dine te gjthe se ne qytetet qe menaxhohen nga socialistet jeta eshte me e mire, punesimi me I larte, arsimi me cilesor, pushimet me te mira, investitoret me te gatshem. Vektori i shpernguljes se popullsise ne Shqiperi eshte nga Delvina ne Sarande, nga Corovoda ne Berat, nga Peshkopia ne Durres, nga Bilishti ne Korce, nga Bulqiza ne Burrel – pra njerzit ikin nga aty ku qeveris nje mini-Sali per aty ku transformon jeten nje menaxher i ekipit Rama, aftesia drejtuese e te cilit eshte sot e pakontestueshme fale edhe rilindjes se Tiranes ne 11 vitet e tij. Shqiperia eshte koleksion i ketyre historive te suksesit qe ne socialistet I kemi me bollek. Teksa

kerkojme voten per qeverisjen qendrore, duhet te mos lodhemi se kujtuari qeverite e sukssesshme lokale sipas parimit: Kush eshte kujdestar i mire tek e vogla, eshte i mire tek e madhja.

4. Programi si vizatim i endrres per te ardhmen

Le ta pranojme, per shumicen e publikut leximi i programeve politike nuk eshte nje ‘hobby’ ngazelluese. Shifrat depresive per borxhin, deficitin, inflacionin, PBB, FDI…jane nje supe alfabeti qe nuk haen nga kushdo. Ama, programi eshte deshmi se nuk po mendon vetem per fitoren sot, por dhe per qeverisjen neser. E thene troc, programi mund te vizatoje nje enderr per te ardhmen, te na rrise ambicien si komb, e t’I pergjigjet pyetjes legjitime “po te jete Rama, cfare do ndryshoje?”

Programi per nje Rilindje Shqiptare sot ka heshtur kritiket ne te pakten dy akuza: qe PS nuk ka program e se ajo nuk ka ideologji te majte. Rilindja eshte sot dokumenti me I artikuluar politik i nje partie shqiptare, por qe tani ka nevoje per ekon e te gjitheve ne ato qe jane temat definuese te tij, sidomos ato pika ku ne dhe kundershtari jemi diametralisht kunder.

1. Taksa e ndershme e shpjeguar thjesht eshte nje ulje taksash per 95% te popullsise qe sot paguajne nje takse te sheshte abuzive, jane para qe i kthehen mbrapsht shtreses se mesme e cila s’do mend qe di t’i perdori me mire per veten, sesa qeveria ‘obeze’ ne Tirane

2. 1 milione te papune nuk mund te punesohen brenda nates, por shume mund te gjejne nje pune brenda 4 viteve te qeverisjes tone me rritje te shpenzimeve publike, rikualifikim te krahut te punes ne kurse profesionale per zanate qe i lipsen kohes, dhe rikonceptim i bujqesise per punesimin ne fshat.

3. Arsimi e Shendetesi sipas nevojes, e jo sipas mundesise se xhepit eshte nje transformim i parimit “secili per vete, shteti per askend”. Zhvendosja drejt arsimit professional qe ofron zanat per pune dhe ulja e tarifave studentore eshte nje investim tek e ardhmja. Per shendetin ata thone “ta zgjidhin policat e sigurimit, si makinat”. Por njerezit s’jane hekurishte, ne socialistet besojme se jane aseti kryesor i vendit, ndaj dhe sherbimin shendetesor universal e trajtojme si nje police sigurimi qe shteti e blen per jeten e te gjithe shtetasve te saj, pavaresisht mundesise monetare.

4. Sipermarresit e vegjel jane perfaqesuesit me tipike te nje shtrese te mesme. Kur propozojme heqjen e takses se sheshte te barabarte me korporatat miliardere, po clirojme sipermarrjen familjare nga nje gare e pandershme dhe po leme me shume para per ta dhe per familjet e tyre per t’u ri-investuar

nga vete ata.

5. Zhvillimi rural dhe hovi per mikrokreditimin nuk eshte shpikje e rrotes, sesa zotim per aplikimin ne shkalle kombetare te atyre shembujve qe po funksionojne ne zona te vogla si Xare, Krutje ku ferma ka kaluar nga mundesia per veteushqim familjar, ne nje agro-biznes te mirefillte qe sjell punesim.

Per rastesi, konventat e te dy kandidateve prodhuan lista me 5 pika – ndoshta si numri ideal qe mund te mbahet mend si nje ‘mantra’ refren i fushates. Ne socialistet i kemi keto 5 premtime qe na dallojne qarte dhe ideologjikisht nga kundershtari – nuk duhet te lodhemi se shpjeguari gjer ne fitore.

5. Rrezimi i miteve per kundershtarin

Nuk mund ta injorosh totalisht forcen e kundershtarit. As ne Amerike. Komunikimet per fonde nga fushata e Obames kane qene me shume vajtuese te faktit qe Romney po shpenzon sa trefishi i tyre, cka po ua veshtirson fushaten ne shume vende. Ky lloj pezmi eshte me I madh tek ne, sigurisht. Ne fushaten e vitit 2009, perllogaritjet tona treguan se raporti i shpenzimeve qeveri vs. opozite ishin 60 me 1. Kushdo qe e mban mend fushaten 2 vjecare te spoteve qeveritare apo ‘OJF’ve te saj e kupton per çfare po flasim. Se fundi po gjen eko mendimi – me gjase i inkurajuar dhe nga qeveria – se tani qe “Saliu i ka te gjitha, do fitoje prape”. Ky eshte nje mit qe ne socialistet duhet ta rrezojme, perndryshe rrezikojme te mbytemi ne nje beteje psikologjike pa sens. Po si?

Ato ‘te gjitha’ qe ka Saliu, i ka pasur dhe me pare. Me gjithe parate e 2007, 2009 e 2011 PD doli gjithnje parti e dyte, qeveris vec fale koalicioneve. Kjo e fundit po ndryshon qartaz ne favor te PS me lindjen e disa partive te djathta anti-berishiane dhe nje hapje me te madhe te PS ndaj aleateve. Ai ka policine? Po a nuk e kishte dhe ne Kamez, ku Shemsi Premci refuzoi te rrihte simpatizantet tane. A s’e kishte dhe ne Lac, Burrel e Kavaje ku pati permbysje spektakolare? Ai ka drejtesine? Cilen drejtesi? Ate KLD qe votoi 100% me ish-presidentin, dhe 1 muaj me pas 100% kunder tij por me presidentin e ri, e qe me po aq gjase voton 100% çdo vendim te Edi Rames neser kryeminister? Ai ka SHIK? Nje SHIK qe sot me shume se kurre eshte ne cdo qelize nen mbikqyrjen e nderkombetarve, e pervec fetishit psikologjik te Saliut, nuk eshte me ai i 1997-es.

Nuk po them qe kjo do jete nje beteje e lehte, perkundrazi! Por as nuk duhet mistifikuar kundershtari pertej arsyes. Ne dallim nga 2009a shkojme ne terren me thuajse dyfshin e grupit parlamentar dhe nje shtrirje ne pushtet vendor socialist 70% me te madhe. E gjitha kjo energji duhet te na inkurajoje.

*****

Publiku i di sa keq jane gjerat. Ajo qe ka nevoje te dije eshte se gjerat mund te behen me mire, se lideri yne ka besimin e ne te gjitheve per fitoren, se socialistet dhe ne diten e tyre me te keqe kane qene shume me te pergjegjshem per vendin, se ne kemi prova lokale te qeverisje shume te mire, se ne kemi nje program qe perqafon endrrat e shume njerzve per barazi sociale e nje shtrese te mesme te forte, dhe se kundershtari yne nuk eshte aq i fuqishem sa shtiret – perkundrazi! Ciniket me gjase do thone ‘c’na ngaterron me Ameriken, ne ketu s’i bejme gjerat ashtu’. Kane te drejte! 100 vitet shtet s’I kemi bere fare gjerat keshtu, por ndoshta gjerat duhet te ndryshojne. Ne socialistet mund ta bejme kete fushate ndryshe nga te tjeret, nje fushate shprese per te ardhmen e me nje ambicie me te madhe per veten e per kombin!

Tema

Read 1116 times
Login to post comments
We use cookies to improve our website. By continuing to use this website, you are giving consent to cookies being used. More details…