
Rama u ndal në ecurinë e reformave,për të cilat mbështetja e të rinjve është e rëndësishme. Në mënyrë të veçantë, kreu i qeverisë u ndal te reforma në sistemin shëndetësor.
“Sot ilaçet kushtojnë 30 për qind më pak. Shqipëria dhe Meksika ishin të vetmet vende në botë që kishin çmime më të larta se vendet e origjinës. 72 milionë dollarë ia kemi hequr nga xhepi një grushti kompanish dhe ua kemi kthyer familjeve. Ky grusht njerëzish reziston dhe financon përbaltjen”, tha ai.
Në lidhje me akuzat e opozitës në adresë të ministrit të Shëndetësisë, Rama zgjodhi një thënie të Gandit si përgjigje.
“Reformat kurdo krijojnë rezistencë. Këtu ministrin tonë të Shëndetësisë e sulmojnë. Gandi thoshte se çdo reformator duhet ta dijë se në fillim do të ndeshet me përqeshjen, pastaj me përbaltjen dhe vetëm nëse u reziston përqeshjes dhe përbaltjes, ia del”, tha ai.
Rama u tha të rinjve se falë reformës në sistemin arsimor u arrit që të shmangeshin universitetet që për vite të tëra kanë dhënë diploma pa vlerë. “148 milionë euro janë paguar nga familjet shqiptare për të marrë diploma pa pikë vlere”, tha ai.DITA