You are here:
| Pronat e Zogut, jane shteterore. |
| Written by Zippo |
| Monday, 26 October 2009 15:52 |
|
rezidencave qeveritare që do ti shërbenin administratës shtetërore në rastin konkret Presidentit të Republikës, u realizua nëpërmjet një kredie që u mor nga qeveria italiane e njohur me emrin kredia SVEA, prej 50 milionë lirash. Me vendim qeverie të asaj kohe u përcaktua edhe ndarja e fondeve për ndërtimin e pallatit presidencial në Tiranë. Kopja e kontratës që po botohet sot për herë të parë është firmosur nga njëra anë nga ministri i punëve botërore Salih Vuciterni në cilësinë e investitorit dhe nga ana tjetër nga përfaqësuesi i ndërmarrjes italiane Sculati, e cila do të kryente punimet. Gjithashtu ekzistojnë edhe faturat bankare sipas të cilave firma ndërtuese është paguar pas kryerjes së punimeve nëpërmjet ministrisë së Financave. Pra me fondin që u mor nga SVEA u ndërtua godina që sot njihet si Pallati mbretëror, por që gjatë viteve ka pësuar destinacione të ndryshme, ndërsa me vendim të komisionit të kthimit dhe kompesimit të Pronave, prona u regjistrua në emër të trashëgimtarëve të Zogut.(m.a/News24/BalkanWeb) |

















