You are here:
| Deri ne 5 Dhjetor... |
| Written by Zippo |
| Monday, 23 November 2009 21:30 |
|
Por, sipas Ramës, Lëvizja e re nuk do të ndalet deri në arritjen e qëllimit. “Lëvizja e re popullore për lirinë e votës, për drejtësinë e zgjedhjeve për clirimi e shoqërisë shqiptare nga zgjedha që prodhojnë zgjedhjet e deformuara forcërisht është një lëvizje që nuk do të ndalet. Në rast se në këto 10 ditë nuk do të ketë asnjë reflektim dhe në rast se hapja e kutive do të shihet si një ogur i zi, pa asnjë dyshim mos-hapja e tyre do të jetë ogurzezë për fatin e ktyre institucioneve të marra peng”. TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi sot nw mesditw se hapi tjetër që vijon pas protestës maratonë të opozitës do të jetë rrëzimi i qeverisë. Menjehërë pas konferencës së tij për shtyp, zëri kryesor nga PD, Astrit Patozi dhe ai në qeveri, Zv/kryeministri Ilir Meta reaguan dhe denoncuan ultimatumin e Ramës si tentativë për rrëzimin e pushtetit me dhunë Në një konferencë për shtyp sot nga selia rozë kreu i socialistëve Edi Rama bëri apelin e radhës pas apelit të djeshëm në mbyllje të protestës maratonë që zgjati plot 3 ditë. “Ashtu sic e përmenda që dhe në shpjegimin publik të bërë dje pas 10 ditësh, nëse Berisha nuk hap kutitë, pashmangshmërisht hyjmë në një fazë të re. Mos-hapja e kutive bëhet një arsye e kuptueshme për popullin të kërkojë rrëzimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Gjithmonë ka kohë për të reflektuar”. Kreu i socialistëve shpjegoi se ka një keqkuptim lidhur me protestën dhe objektivin e saj. Sipas tij tashmë ka lindur një lëvizje e re mbarë popullore për të drejtat e njeriut. “Ka një keqkuptim të madh lidhur me protestën dhe objektivin e saj, kjo është një lëvizje popullore demokratike, shprehje e lirisë e një populli”. Në këtë kuadër Rama bëri thirrje që populli të ngrihet dhe të mbrojw të drejtat e tij, por sic vuri në dukje kryesocialisti , kjo duhet bërë paqësisht. “Është koha për të mbrojtur dinjitetin dhe për të rrojtur liritë dhe të drejtat. Një lëvizje popullore demokratike nuk ka të bëjë as me dhunën as me format e degraduara të revoltës qytetare. Është një lëvizje që ka të bëjë me aspiratat që i mëshiron me protestat që shprehin më së miri, krizën morale të qeverisjes dhe njëkohësisht nevojën kombëtare për zgjidhjen e kësaj krize”. Por, sipas Ramës, Lëvizja e re nuk do të ndalet deri në arritjen e qëllimit. “Lëvizja e re popullore për lirinë e votës, për drejtësinë e zgjedhjeve për clirimi e shoqërisë shqiptare nga zgjedha që prodhojnë zgjedhjet e deformuara forcërisht është një lëvizje që nuk do të ndalet. Në rast se në këto 10 ditë nuk do të ketë asnjë reflektim dhe në rast se hapja e kutive do të shihet si një ogur i zi, pa asnjë dyshim mos-hapja e tyre do të jetë ogurzezë për fatin e ktyre institucioneve të marra peng”. Ashtu si Berisha në ditë më parë që u shpreh i vendosur se nuk do të hapë në asnjë mënyrë kutitë, Rama sot u shpreh i vendosur se nuk do të lejojë deputetët të shkelin në Parlament. Rama theksoi dhe njëherë kërkesat e opozitës. “Opozita nuk do të hyjë në parlament derisa parlamenti të vendoset në themelin e legjitimitetit që ka gur themeli zgjedhjet. Ne i kemi thënë Sali Berishës dhe shumicës së sotme që qeveris me vota të grabitura të hetojë zgjedhjet e shkuara, të hetojë votat në kutitë, duke hetuar procesin e numërimit, listat e zgjedhësve dhe duke hetuar gjithe oponentët e tjerë në mënyrë që pa shpërndarë mandatet të vendosë që zgjedhjet e tjera të mos jenë si këto që lamë pas”, tha Rama gjatë konferencës për shtyp. (d.b/BalkanWeb) |

















