| Berisha me bizneset, si Enver Hoxha me kulakët |
| Written by Zippo |
| Wednesday, 09 December 2009 22:55 |
|
qeverie, edhe vetë familjarët e kryeministrit ka detyruar kompaninë “Edil Al”, që t’u drejtohet institucioneve ndërkombëtare, por edhe Presidentit të Republikës. Në një deklaratë për median, kompania, e cila ka vendosur të padisë në Gjykatën e Lartë kryeministrin për shpifjet e bëra në drejtim të drejtuesve të saj, është shprehur se “veprimi i Qeverisë Shqiptare për të sulmuar një kompani private biznesi për kapital thellësisht politik, është një agresion i mirëfilltë dhe një alarm i fortë për fatin që ka demokracia në Shqipëri”. “Edil Al” shprehet se po sulmohet thjesht dhe vetëm sepse është bashkaksionere në media të pavarura, të cilat nuk bëjnë pjesë në klanin e mediave të vëna nën kontrollin e rreptë politik të qeverisë. “Vizion Plus, paketa dixhitale “Tring”, gazetat “Albania” dhe “Korrieri” kanë qenë dhe mbeten të pavarura, në ruajtje të parimeve të mirëfillta profesionale, gjë e cila nuk i ka shkuar për shtat qeverisë. Si ndëshkim ndaj këtij integriteti të mediave, në të cilat “Edil Al” posedon aksione, qeveria nuk ka pushuar për gjatë gjithë vitit 2008 të bëjë kontrolle të njëpasnjëshme financiare, si mjet i pastër presioni ndaj mediave të pavarura”, thuhet në deklaratën e kompanisë së ndërtimit. Duke bërë prezent aktivitetin ekonomik të kompanisë, përfaqësuesit e saj theksojnë se që prej themelimit “Edil Al” ka qenë një nga taksapaguesit më të mëdhenj në vend. Si e tillë, ajo është përballur me qetësi dhe transparencë me këto kontrolle, të cilat nuk kanë mundur të gjejnë asnjë shkelje ligjore në aktivitetin e saj. Por duket se kryeministri i pakënaqur me këto rezultatet pozitive të “Edil Al”, ka zgjedhur një mënyrë tjetër për të denigruar imazhin e kompanisë dhe për të cënuar dinjitetin e pronarëve të saj, atë të shpifjeve dhe fyerjeve të ulëta, nëpërmjet foltores së Kuvendit apo podiumit të Kryeministrisë. Për t’iu përgjigjur këtyre shpifjeve, kompania “Edil Al” deklaron se “gjatë viteve 2006-2009 ka vetëm 21 mijë metra katrorë leje ndërtimi, të gjitha të aprovuara prej shumicës së djathtë në Këshillin Bashkiak. “Edil Al” nuk ka shfrytëzuar asnjë metër truall publik, kjo një tjetër shpifje e kryeministrit. Kompania jonë që nga themelimi deri më sot, në të gjithë kontrollet e ushtruara nga Tatim-Taksat dhe institucionet e tjera fiskale, rezulton se i ka shlyer te gjitha detyrimet ndaj ligjit, përfshi edhe vitin 2008. Pra, i gjithë ky presion dhe çdo përpjekje e mëtejshme në dëm të kompanisë, është presion i pastër politik”. Së fundi kompania i bën apel qeverisë që t’i japë fund presionit ndaj biznesit, dhe ta konsideroje atë ashtu siç është aset kombëtar. “Sot biznesmenët po quhen mafiozë, ndërsa ndaj bizneseve po krijohen komisione të veçanta kontrolli, të njëjta me ato që shpronësonin kulakët, borgjezët dhe antikomunistet nga Enver Hoxha”, përfundon deklarata e “Edil Al”. Korrieri |

















