OOPS. Your Flash player is missing or outdated.Click here to update your player so you can see this content.
You are here:
Si po e “gëlltisim” planetin Tokë!
Written by Zippo   
Monday, 08 February 2010 23:12
Po e “hamë” këtë fond të madh natyror me një shpejtësi që po dëmton pa kthim shumë nga bukuritë që na rrethojnë. Brenda vitit 2050 kjo babëzi planetare do të ketë arritur kulmin e saj: që nga ai moment do të kemi nevojë për dy planete, pasi pasuria e Tokës nuk do të mjaftojë për nevojat e njerëzimit. Ky është parashikimi i “Living Planet Report 2006”, dokumenti i fundit i prodhuar nga organizata e njohur ekologjike WWF. Ky studim analizon me realizëm dhe shikim të ftohtë prej llogaritari, sasitë dhe konsumin e burimeve natyrore, pa të cilat njeriu e ka të pamundur të mbijetojë.

Presioni i njerëzimit mbi planetin, dikur i padukshëm i papërfillshëm, ka ardhur në rritje. Avancimi i shkretëtirave, shkrirja e akullnajave dhe zhdukja e një pjese të mirë të 5 deri në 10 milion specieve që banojnë në Tokë, janë një shenjë e sigurtë e këtij fenomeni. Që nga viti 2003, thotë raporti, nevoja e sipërfaqes së gjelbër ishte 2.2 hektarë për çdo banor, kurse mundësia e Tokës për të ofruar këtë biomasë nuk i kalonte 1.8 hektarët. Deri vonë, që ta mbyllje këtë boshllëk ishte e lehtë. Ashtu si në një bankë, ku shkoje e merrje lekët që nuk i kishe. Në vitin 1987 ky koeficient ishte modest.

Njerëzimi kishte burime natyrore deri në 9 dhjetor, sipas një llogarie imagjinare. Hyrja e viteve 2000 e uli në mënyrë drastike këtë datë, duke e çuar në 1 nëntor. Llogaritet se në vitin 2050, njerëzimi do të jetë në borxh me planetin qysh në 1 janar. Pra, që do t’i kemi konsumuar burimet natyrore ende pa nisur mirë vitin.

Problemi i madh është se në këtë mesele nuk egziston koncepti i borxhit, ashtu si me bankat dhe me kreditë. Në të kundërt, burimet pakësohen nga viti në vit dhe do të bëhet gjithnjë e më e vështirë që të gjendet hekur, ujë, bakër dhe drithëra, të nevojshme për të mbajtur numër gjithmonë e më të madh banorësh në Tokë (brenda këtij shekulli do të jemi 9 miliard).

Shpejtësia e dëmtimit të ekosistemeve, “banka” të cilës i jemi drejtuar deri tani, po shënohet nga zhdukja e shpejtë e specieve të gjalla, të cilat përfundojnë pasi është shkatërruar edhe habitati ku kanë jetuar për miliona vjet: pyje tropikale, zona kënetore dhe hapësira të gjelbra që po gllabërohen nga njerëzit. Procesi po ecën me një ritëm kaq të shpejtë, saqë i ka shtyrë shumë biologë që të flasin për një zhdukje në masë të biodiversitetit, e para e shkaktuar nga dora e njeriut. Po e shuajmë jetën me një ritëm prej rreth 1% çdo vit: nga 1970 deri në 2003 popullata e kafshëve vertebrore, ky hyjnë 1313 specie, ka rënë me 30% dhe kjo bursë e biodiversitetit ecën gjithnjë e më poshtë me kalimin e kohës.

Për mijëra vjet impakti i njeriut mbi planetin e tij ka qenë i papërfillshëm. Një numër simbolik, krahasuar me fuqinë transformuese të fenomeneve natyrore që i kanë dhënë formë Tokës. Me rritjen e popullsisë (shekulli i 20-të nisi me 1.9 miliard dhe u mbyll me 6 miliard njerëz) dhe me rritjen e konsumeve (ai energjitik është rritur me 16 herë gjatë shekullit të shkuar), kuadri ka ndryshuar në një segment kohe, që në rrafshin gjeologjik përfaqëson një fraksion sekonde.

Në 1961, gjysma e Tokës mjaftonte për të përmbushur nevojat tona si racë. Viti i parë ku njerëzimi ka përdorur me shumë burime sesa i ofroheshin, ka qenë 1986-a. Por atë vit drita e kuqe ndizej në 31 dhjetor. Në vitin 2009 kjo dritë e kuqe u ndez që në 23 shtator.

Avancimi i tekonologjisë dhe industrisë ka prodhuar një rritje të ndjeshme të produkteve të përdorimit të gjerë. Kjo ka sjellë rënien disi të konsumeve, por stili i jetesës duket faktori kryesor që dëmton sot burimet e planetit. Llogaritet se me mënyrën e të jetuarit të amerikanit të mesëm, shumë shpejt do të kishim nevojë për 5.4 planete si Toka. Më stilin e jetesës së britanikëve për 3.1, të Gjermanisë 2.5 dhe të Italisë 2.2. Mjafton kjo listë për të kuptuar se çfarë po i ndodh nën sytë tanë Tokës ku jetojmë.

(Marre mga revista MAPO)

Share Link: Share Link: Google Yahoo MyWeb Del.icio.us Digg Facebook Myspace Reddit Ma.gnolia
 

Ju duhet te rregjistroheni, perpara se te postoni. Nese jeni rregjistruar, ju lutem identifikohuni ne login.

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval