OOPS. Your Flash player is missing or outdated.Click here to update your player so you can see this content.
You are here:
Kriza greke së shpejti “plas” në Shqipëri”
Written by Zippo   
Thursday, 11 March 2010 21:08

 

“Qeveria po fsheh të dhënat, kriza greke së shpejti “plas” në Shqipëri”

Flet ish- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani

Kolapsi ekonomik që ka mbërthyer shtetin helen, pritet të ndikojë dhe në ekonominë shqiptare, ndoshta dhe me efekte më të rënda. Ky është mendimi i një prej ekspertëve më të mirë të ekonomisë sonë, Shkëlqim Cani. Sipas ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Qeveria shqiptare është duke fshehur të dhënat reale në të njëjtën masë si dhe Greqia vitet e fundit. Për Canin, kriza greke ende nuk është ndjerë në Shqipëri, por shumë shpejt do të japë ndikimin e vet. Gjithashtu, profesori i ekonomisë ka kritikuar lëvizjen e ekzekutivit shqiptar për të privatizuar pasuritë publike, të mbetura deri më tani shtetërore. “Janë të gjitha gjasat që Greqia do të imponohet të nxjerrë në shitje pasuri publike. Blerësit e pakët, në ketë konjukturë të pafavorshme shitblerjesh, do të kenë më me prioritet blerje të pasurive greke sesa shqiptare. Kjo do të ulte së tepërmi çmimin e privatizimeve tona dhe do të bënte të paleverdishme fushatën e privatizimit të gjithçkaje gjatë këtij viti”, u shpreh Cani. Gjithashtu, Cani ka folur dhe për investimet greke në Shqipëri, që sipas tij, tashmë do të reduktohen, ndërkohë bankat greke, prezente këtu, nuk do të kenë të njëjtën preferencë për të sjellë fonde dhe për të kredituar ekonominë shqiptare.  “Shqiptar, duhet t’i kthehemi sa më shpejt transparencës së shifrave reale të ekonomisë dhe ndërtimit të një strategjie korrigjuese për ekonominë, sa s’është vonë”. Ish- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, në një intervistë për gazetën “Tirana Observer”, u shpreh se kambanat e alarmit duhet të bien edhe këtu tek ne, lidhur me faktin e falsifikimit të shifrave mund të zgjasë disa kohë, por kur zbulohet realiteti, penalizmi është shumë më i rëndë. Ish- Guvernatori i Bankës Qendrore shpjegoi efektet që do të ketë kriza greke në ekonominë e vendit tonë. Sipas tij, kriza greke në vendin tonë do të ndihet në një të ardhme të shpejtë.

A do të ndikojë kriza Greke në ekonominë e vendit tonë?
Kriza greke ende nuk ka dhëne efekte të plota dhe reale në jetën e shtetasit grek, pasi ajo çka po reflektohet e përjetohet tani nga publiku atje, ka qenë në pjesën më të madhe efekti “shok psikologjik”. Për pasojë, aktualisht, efektet në ekonominë tonë janë thuajse hipotetike, por do të ndjehen në një të ardhme të shpejtë. Efektet nuk i gjykoj në transmetim të krizës greke në ekonominë shqiptare, por të perceptuara më gjerë dhe madje të amplifikuara, si pasojë e veprimit mbi krizën që po kalon aktualisht ekonomia shqiptare. Si vende fqinje, ekonomitë shqiptare e greke kanë mjaft ndërthurje. Biznesi grek është prezent në mjaft sektorë të ekonomisë në Shqipëri (në total 24 – 25 për qind), sidomos në telefoninë celulare, në sektorin bankar, burimet e energjisë, industri, ndërtim, tregti, turizëm, transport etj. Investimet greke zënë afro 1/3 e investimeve të huaja direkte, me një total prej rreth 1.2 miliard euro. Po kështu, në shifra të ndjeshme janë dhe eksport-importet më këtë vend. Për t’u konsideruar në vlerësimet tona është numri shumë i madh i emigrantëve në Greqi (afro 700 mijë), që çdo vit na sjellin shuma të konsiderueshme valute, si dhe që kanë miliarda euro depozita bankare në Greqi. Jashtë vëmendjes nuk duhen lënë edhe faktorë të tillë si zotërimi i pasurive të paluajtshme (kryesisht shtëpi) nga shqiptarët atje, bizneset e ngritura prej tyre si dhe pensionet e atyre që tashmë po mbushin dy dekada punë e pagesë sigurimesh shoqërore në Greqi. Nga kjo parashtresë, gjykoj që efektet e krizës greke duhen parë me realizëm, sa për ekonominë shqiptare këtu, aq edhe për ato tek shqiptarët emigrantë atje. Por në trajtimin tonë, nuk është që do të “qajmë hallet” e ekonomisë greke, siç kanë filluar të bëjnë disa nga ministrat tanë, por të ekonomisë sonë. Vërtet “trupi” i ekonomisë greke është ndër të dobëtit e “trupave atletike” të Eurozonës, por “trupi” i ekonomisë shqiptare është ndër më të dobëtit e “trupave” ekonomi në spitalet e Evropës, prandaj dhe nuk kanë të krahasuar këta “dy pacientë”, lidhur me periudhën e rikuperimit e rehabilitimit.
Cilët do të jenë sektorët që do të ndikojë kriza greke?
Një pjesë e drejtime potenciale të ndikimit të krizës greke në Shqipëri, që do të rendis, mund të mos vërtetohen nëse masat serioze që po merr qeveria aktuale greke do të gjejnë shpejt shtratin e realizimit me rigorozitet. Ndikimi i parë dhe më kryesori, për të cilin duhet të bien kambanat e alarmit edhe këtu tek ne, lidhet me faktin që falsifikimi i shifrave mund të zgjasë disa kohë, por kur zbulohet realiteti, penalizmi është shumë më i rëndë. Konstatohet lehtë që Greqisë i jepet mbështetje morale (më shumë që të mos rritet artificialisht kostoja e huamarrjes në tregun ndërkombëtar, sidomos nga spekulantët), por asnjë shtet nuk guxon të artikulojë ndihmë financiare, për arsye se humbet mbështetjen e zgjedhësve të vet, nëse ndihmohet një vend, qeveria e të cilit ka manipuluar shifrat. Për analogji me rastin shqiptar, ne duhet t’i kthehemi sa më shpejt transparencës së shifrave reale të ekonomisë dhe ndërtimit të një strategjie korrigjuese për ekonominë, sa s’është vonë. Manipulimi i shifrave është një realitet që ka vite që realizohet nga zyrtarët tanë, aq sa tashmë kundërshtitë në shifra, janë bërë shumë të dukshme. Jemi mësuar tashmë të dëgjojmë shifra të fryra apo të reduktuara, të cilat sipas rastit, ose ulen ose rriten në mënyre të vazhdueshme nga autoritetet në periudha të shkurtra kohe. Në këtë kuptim, duket që janë grekët që kanë importuar nga shqiptarët marifetin e falsifikimit të statistikave. Por tek në shembet tuneli dhe paguan buxheti; përmbyten zona të tëra dhe përsëri futet dora në xhepin e buxhetit të shtetasit shqiptar; hidhet në erë Gërdeci, përsëri nuk paguan shkaktari i dëmit, por si gjithnjë buxheti. Por e keqja e shqiptarëve, s’ka fund: faturohet 10 ditë më shumë energji nga OSSH dhe me çmim shumë më të lartë dhe ketë radhe paratë merren direkt nga xhepat e shqiptareve dhe kjo jo pak, por mbi 400 milionë lekë. Dihet nga të gjithë që OSSH ka si pronar Qeverinë tonë për 25 për qind të aksioneve (pra Qeveria është pronare në ¼ e kësaj ndërmarrjeje dhe kështu del që Qeveria grabit shtetasit e vet – logjikë kjo që s’duhet pranuar normalisht). Shpejt mund të presim që të veprojnë nën këtë skemë dhe Albtelekomi, Ujësjellësi, etj. Bankat tregtare kanë kohë që mbi bazën e kriterit “ky popull mban dhe rri pa zë”, kanë ndryshuar gjithë kushtet e kredive (ekzistuese apo të marra prej vitesh), si dhe kanë rritur deri dyfish komisionet bankare, duke kaluar pjesën më të madhe të krizës në kurriz të klientëve. Të gjitha institucionet shtetërore përgjegjëse, që kanë detyrim mbrojtjen e konsumatorëve, publikut apo votuesve të tyre, kanë heshtur?!! Në të kundërtën, në Greqi sindikatat kanë shumë ditë që protestojnë edhe pse përgjegjëse është Qeveria e kaluar. Greqisë (për analogji të fortë edhe Shqipërisë), në këto situata i kërkohet rritja maksimale e transparencës, për të fituar besimin, pranimin dhe mbështetjen e publikut në reforma. Në Shqipëri duket krejt normale që i ndershmi të paguajë nga paratë e tij për të pandershmin, për hajdutin, kriminelin, etj, dhe Qeveria nuk bën vetëm sehir, por është promotorja në zhvatjen e shtetasit të vet. Financat publike të ekonomisë greke nuk ishin në rregull, qenë të manipuluara dhe jashtë kontrollit. Kambanat e alarmit po bien furishëm për ndreqje sa më të shpejtë për financat tona.
Nga thellësia dhe përmasat që do të marrë kriza në Greqi, si dhe shkalla e përhapjes së saj në vende të tjera më probleme në ekonomitë e tyre (Itali, Spanjë, Irlandë, Portugali apo vendet e stigmatizuara me sarkazëm si PIGS apo GIPSI) do të varet dhe masa e dëmtimit për ne në disa drejtime si me emigrantët, në eksport-importe, investimet direkte, ndihmat e mbështetjet për ekonominë tonë, etj. Kriza greke, edhe pse krizë e një vendi me peshë jo dhe aq të ndjeshme në ekonominë globale dhe atë evropiane, përsëri goditi kursin e euros, pasi ishte frika e përhapjes së krizës edhe në vendet e tjera të përmendura më sipër.
Janë të gjitha gjasat që Greqia do të imponohet të nxjerrë në shitje pasuri publike. Blerësit e pakët, në këtë konjukturë të pafavorshme shitblerjesh, do të kenë më me prioritet blerje të pasurive greke sesa shqiptare. Kjo do të ulte së tepërmi çmimin e privatizimeve tona dhe do të bënte të paleverdishme fushatën e privatizimit të gjithçkaje, gjatë këtij viti që sapo ka iniciuar me ngut Qeveria shqiptare.
Mashtrimi me shifrat dhe zbulimi i një deficiti dhe borxhi publik shumë më të rritur nga i raportuari, rriti menjëherë koston e borxhit për Greqinë. Borxhi me kosto më të larte për Greqinë, do të jetë po kështu dhe për ne, që për paralelizëm, gjithashtu gënjejmë me shifrat.
Qeveria greke ka marrë masa relativisht të forta, që lidhen me rritje taksash, ulje shpenzimesh buxhetore, ngrirje të rritjes së pagave e pensioneve, etj, që si pasojë do të kenë në dy vitet e para uljen e ritmit të rritjes së ekonomisë, rritjen e  papunësisë si dhe të shoqëruara me rritje inflacioni. Të gjithë këta faktorë do të jenë me ndikime direkte dhe për emigrantët shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi. Rezultantja është që emigrantëve shqiptarë do t’u mbeten më pak kursime për t’u dërguar familjeve këtu apo dhe për të zhvilluar ndonjë biznes apo blerë pasuri në Shqipëri.
Mallrat greke mund të bëhen më të shtrenjta dhe tregtarët grekë mund të heqin dorë nga kushtet lehtësuese në pagesa (pagesa me vonesë për mallra), pra nga biznesi shqiptar mund të kërkohet riorientim tregu. Por ana e mirë është së eksportet tona për në Greqinë bëhen paksa me konkurruese.
Do ulen praktikisht projektet e Qeverisë greke për në Shqipëri, si ndonjë rrugë e financuar në jugun e vendit, etj, (edhe pse formalisht nuk ka për t’u bërë ndonjë deklaratë e tillë). Por duhet të presim dhe ulje të ritmeve të investimeve në projektet private ekzistuese ose ulje të agresivitetit të investitorëve grekë në ndërtimin e objekteve të reja në Shqipëri. Gjithashtu, mund të kemi dhe një ulje të oreksit të firmave greke për të investuar në rinovim apo realizim projektesh me teknologji bashkëkohore dhe duke kaluar në teknologji të dorës së dytë. Bizneset greke do të kenë më pak burime financiare në dispozicion. Pra, ulja e investimeve të tyre krijon efekte negative, jo vetëm nga shkurtimi i investimeve, por dhe nga vonesat në modernizimin e teknologjive, me ndikime frenuese në rritjen e produktivitetit të ekonomisë sonë.
Bankat greke, prezente këtu, nuk do të kenë të njëjtën preferencë për të sjellë fonde dhe për të kredituar ekonominë shqiptare, ose mundet që Banka e Greqisë të vendosë rregulla më të ngurta për bankat greke në kreditim dhe nxjerrje kapitali jashtë, gjë që do ketë efekte në uljen e kreditimit në ekonominë tonë. Kjo kërkon që Banka e Shqipërisë të shtojë bashkëpunimin reciprok dhe në kuadër shumëpalësh me Bankën e Greqisë. Me efekte më të ulura dhe në fazën e parë, mund të jetë edhe ndonjë përkeqësim në klasifikimin e kredive, për ndonjë nga bankat greke.
Ndonjë bankë në Shqipëri, sidomos me kapital grek, ka gjasa të ketë blerë bonde të Qeverisë greke. Nga ulja e çmimit të tyre, mund të ketë humbje në bilancin e bankës përkatëse. Duket e tepërt të përsërisim se reagimet apo pasojat në sistemin bankar shqiptar në asnjë rast nuk prekin sigurinë e depozitave.
Greqia u detyrua të ftojë FMN për ta ndihmuar në kapërcimin e situatës, gjë që duhet ta bëjë sa më parë edhe Qeveria jonë, së pari për të verifikuar e saktësuar statistikat dhe njëkohësisht dhe për të na ndihmuar në sjelljen e treguesve ekonomikë nën kontroll, si dhe për të siguruar prej saj dhe mbështetje financiare.
Me reforma të limituara dhe politika përshtatjeje të pamjaftueshme bie konkurrenca. Për pasojë, mbajtja e sforcuar e standardeve çon në shtim të deficitit dhe borxhit publik. Këto janë fakte të vërtetuara në ekonominë greke dhe atë shqiptare. Ndërsa Qeveria greke po merr masa përmirësuese me efekte në 2-3 vitet e ardhshme, Qeveria jonë pothuaj nuk e ka në axhendën e punës së saj një veprim të tillë.
Rigjallërimi afatmesëm i Greqisë varet shumë nga vendosmëria e realizimit të reformave të shpallura së fundmi. Vullneti i Qeverisë ekziston, por frika është nga revoltat sociale të shpërthyera së fundmi. Për paralelizëm, në Shqipëri ekonomia ballafaqohet me të njëjtën gjendje, por reagimi në raport me Greqinë është në kah të kundërt. Kështu, Qeveria shqiptare nuk ka gatishmërinë për reforma, ndërsa reagimi i publikut është tejet i vakët dhe thuajse asnjëherë nuk i është kundërvënë me revolta, në rast konstatimi të gabimeve nga ana e Qeverise. Greqisë dhe Shqipërisë u duhet të ulin deficitin dhe borxhin publik për t’i lënë shumë më tepër hapësirë biznesit privat për financim, të bëjnë shumë më tepër kujdes për shtresat e varfra që janë duke u shtuar dhe grupet sociale të goditura, por mbi të gjitha, të ulin kostot e burokracisë e korrupsionit (në Shqipëri duhet luftë e mirëorganizuar dhe ndaj krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit nga monopole të gjithkudondodhura), për të rritur konkurrueshmërinë dhe shpejtësinë e rigjallërimit.
Në këtë situatë ka hapësira që dhe institucionet shtetërore të ndalin tentativa për dalje të paligjshme jashtë vendit të kapitaleve financiare shqiptare.
Nga kjo kuptojmë që efektet dhe veprimi nuk është vetëm në disa sektorë të ekonomisë, por dhe në vetë ekonominë dhe sidomos për qeverisjen në tërësi.

Aktualisht efektet në ekonominë tonë janë thuajse hipotetike, por do të ndjehen në një të ardhme të shpejtë.
Do ulen projektet e Qeverisë greke për në Shqipëri, si ndonjë rrugë e financuar në jugun e vendit, etj. Por duhet të presim dhe ulje të ritmeve të investimeve në projektet private ekzistuese.

Bankat tregtare
Kanë kohë, që mbi bazën e kriterit “ky popull mban dhe rri pa zë”, kanë ndryshuar gjithë kushtet e kredive (ekzistuese apo të marra prej vitesh), si dhe kanë rritur deri dyfish komisionet bankare, duke kaluar pjesën më të madhe të krizës në kurriz të klientëve.

Privatizimet
Janë të gjitha gjasat që Greqia do të imponohet të nxjerrë në shitje pasuri publike. Blerësit e pakët, në këtë konjukturë të pafavorshme shitblerjesh, do të kenë më me prioritet blerje të pasurive greke, sesa shqiptare. Kjo do të ulte së tepërmi çmimin e privatizimeve tona dhe do të bënte të paleverdishme fushatën e privatizimit të gjithçkaje gjatë këtij viti.

Falsifikimi i shifrave
Mashtrimi me shifrat dhe zbulimi i një deficiti dhe borxhi publik shumë më të rritur nga i raportuari, rriti menjëherë koston e borxhit për Greqinë. Borxhi me kosto më të lartë për Greqinë, do të jetë po kështu dhe për ne, që për paralelizëm, gjithashtu gënjejmë me shifrat.

Emigrantët
Qeveria greke ka marrë masa relativisht të forta, që lidhen me rritje taksash, ulje shpenzimesh buxhetore, ngrirje të rritjes së pagave e pensioneve, etj, që si pasojë do të kenë në dy vitet e para uljen e ritmit të rritjes së ekonomisë, rritjen e  papunësisë si dhe të shoqëruara me rritje inflacioni. Të gjithë këta faktorë do të jenë me ndikime direkte dhe për emigrantet shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi. Rezultantja është që emigranteve shqiptarë do t’u mbeten më pak kursime për t’u dërguar familjeve këtu apo dhe për të zhvilluar ndonjë biznes apo blerë pasuri në Shqipëri.

Eksportet
Mallrat greke mund të bëhen më të shtrenjta dhe tregtarët grekë mund të heqin dorë nga kushtet lehtësuese në pagesa (pagesa me vonesë për mallra), pra nga biznesi shqiptar mund të kërkohet riorientim tregu. Por ana e mirë është se eksportet tona për në Greqi, bëhen paksa me konkurruese.

Tirana Observer

Share Link: Share Link: Google Yahoo MyWeb Del.icio.us Digg Facebook Myspace Reddit Ma.gnolia
 

Ju duhet te rregjistroheni, perpara se te postoni. Nese jeni rregjistruar, ju lutem identifikohuni ne login.

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval