OOPS. Your Flash player is missing or outdated.Click here to update your player so you can see this content.
You are here:
Skandal në Greqi, ushtria thirrje ksenofobe: "Shqiptar derr, gjakun do ta pimë"
Written by Zippo   
Friday, 26 March 2010 20:27
ATHINE - Skandal në Greqi. Forcat ushtarake greke thërrasin në paradën e festës së tyre kombëtare: Do pimë gjak shqiptar.

Marinaret greke qe parakalonin ne sheshin qendror te Athines kane hedhur thirrje fyese dhe raciste ndaj shqiptareve."Grek lind, dhe nuk behesh dot, o shqiptar derr, gjakun do te derdhim". Më tej ata kërcënojne ushtarët turq të cilët janë të besimit mysliman, duke thënë se do t'i bëjnë t'i perulen kryqit ortodoks, ndërsa pak më vonë dëgjohet të thonë: "I shikoni ata, janë nga Shkupi" dhe "Shqipëria, me lëkurën e tyre do të bëjmë këpucë".
Këtë thirrje e kane perdorur forcat e marines greke kur ne parlamentin shqiptar miratohej ligji per ngritjen e varrezave greke ne Kelcyre dhe Permet.
Kreret me te larte te shtetit grek e kane denuar kete akt si fyes dhe te padenje qe nuk perfaqëson qytetarët grekë të ndershem qe i kane hapur dyert dhe po ndihmojne cdo dite ne integrimin e gjithe atyre emigranteve shqiptare qe jetojne dhe punojne ne shtetin helen.
"Keto akte jane nje turp per shoqerine greke dhe ata qe e kane kryer do te pergjigjen perpara drejtesise", eshte shprehur ministri grek i mbrojtjes Mihalis Kristohoidhis.
Nuk eshte hera e pare qe nga ushtaret greke hidhen parrulla te tilla kunder emigranteve dhe ne vecanti kunder atyre shqiptare.Megjithese nga ana e qeverise greke gjithmone "merren masa" per te denuar fajtoret,duket se denimi i tyre "simbolik" nuk perben nje pengese per ushtaret greke qe raste festash shprehin anen e tyre me te erret, ate te urrejtjes dhe ksonofobise.
Videot amatore janë regjistruar gjatë paradës së 25 marsit, festës kombëtare greke qe perkujton revolucionin antiosman te 1821 dhe më pas janë transmetuar në thuajse gjithe mediat e shtetit fqinj.

'Qeveria të reagoje'

Kryetari i Partisë Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, u deklarua menjëherë pas shfaqjes së videos skandaloze të ushtarëve grekë që brohorisnin thirrje anti-shqiptare, pikërisht ditën kur u ratifikua marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për varrezat e ushtarëve grekë. "Athina të distancohet nga ekstremistët në mënyrë të menjëhershme dhe qeveria shqiptare të kërkojë qartë shpjegime mbi këtë akt të turpshëm. Ky është shpërblimi për dhuratën që i bëri parlamenti shqiptar dje shtetit grek",- tha Idrizi

Gazeta Shekulli

Share Link: Share Link: Google Yahoo MyWeb Del.icio.us Digg Facebook Myspace Reddit Ma.gnolia
 

Ju duhet te rregjistroheni, perpara se te postoni. Nese jeni rregjistruar, ju lutem identifikohuni ne login.

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval