OOPS. Your Flash player is missing or outdated.Click here to update your player so you can see this content.
You are here:
Europa Lindore dhe Amerika, çfarë ndodh tani?
Written by Zippo   
Sunday, 16 November 2008 15:58

Të mbaje të bllokuar presidentin e ardhshëm të SHBA-së për tre orë në atë çfarë një dëshmitar e quajti një dhomë e shpifur e një aeroporti në qytetin provincial rus, Perm, në retrospektivë duket se ka qenë një ide shumë e keqe. Dhe s’ka rëndësi fare që Kremlini i kërkoi ndjesë Barack Obama për vonesën, ndërsa ai udhëtonte bashkë me bashkëdrejtuesin e komitetit të senatit amerikan për marrëdhëniet me jashtë, në gusht të vitit 2005. Vonesa kishte lidhje me një ngatërresë lidhur me dokumentet, edhe pse kritikët e Kremlinit besojnë se ajo ishte një “mospërfillje” e llogaritur mirë e Kremlinit ndaj republikanit Lugar. Obama e ka minimizuar pasojën e episodit, por në fakt përvoja e parë e kapaciteteve burokratike të Rusisë në rastin më të mirë, për shkak të mungesës së kompetencave dhe në rastin më të keq për shkak të hakmarrjes, mund të rezultojë mjaft domethënëse nga ana e Rusisë. Ekipi i tij i ekspertëve të politikës së jashtme varion nga ata që e shohin politikën e administratës Bush si mjaft armiqësore, deri te ata që mendojnë se ajo është shumë e butë. Michael McFaul, një akademik në Universitetin e Stanfordit që është kthyer tashmë në një kritik të madh të Kremlinit, është një këshilltar me shumë ndikim i Obamës. Por mbetet për t’u parë se sa njerëz do të zgjedhë Obama nga stafi i tij dhe sa nga kampi i Hillary Clinton, që janë edhe më me përvojë në marrëdhëniet me Rusinë. Partia Demokratike në përgjithësi është më konfrontuese sesa shumë prej këshilltarëve të Obamës. E megjithatë, e vërteta prozaike është se cilido që të marrë postet kyçe të administratës së re, politika amerikane për Europën Lindore duket se do të përcaktohet kryesisht nga ngjarjet dhe situata burokratike e jo personalitetet. Duke ndaluar një krizë të re, si një luftë tjetër në Gjeorgji, Europa Lindore s’do të marrë ndonjë përfitim, veç vëmendjes për ekonominë. Në mënyrë më të leverdishme, vendimet kryesore mund të shtyhen ose të anulohen. Ndaj, administrata Bush ende po bën presion për të t’i dhënë Ukrainës një rrugë të qartë drejt anëtarësimit në NATO. Ajo e vuri në dukje këtë në një takim të fundit të nivelit të lartë mes NATO-s dhe Ukrainës. Por nëse Obama do të rrisë popullaritetin edhe në Europë, ai ka më shumë gjasa ta bëjë këtë duke u kërkuar vendeve europiane të dërgojnë më shumë trupa në Afganistan sesa të “gëlltisin” kundërshtimet e tyre për dy kandidate jo dhe aq bindëse: një Ukrainë e përçarë dhe kaotike dhe një Gjeorgji gjithë probleme dhe gati e pambrojtshme.
Administrata Obama mund të përqendrohet në reformën ushtarake të Ukrainës më shumë sesa në premtimet e mëdha për anëtarësimin e saj në NATO. Kjo do të mirëpritej në Rusi. Por, një tjetër pikë problematike me Kremlinin, është plani i SHBA-së për raketat e mbrojtjes dhe në mënyrë specifike, i dhjetë raketave interceptuese në Poloni dhe një radari në Çeki. Ky sistem, nëse do të vendoset në funksionim, do të mund të zbulojë apo ndalojë një sulm të mundshëm iranian ndaj Amerikës apo Europës. Por, opinioni publik në Çeki dhe Poloni nuk është entuziast.
Dhe Rusia ka kërcënuar tashme me ndërmarrjen e një sërë masash, siç është vendosja e raketave në Kaliningrad dhe vendosja e raketave në shënjestrën e arsenalit të saj. Obama, ashtu si shumë demokratë, tashmë duket skeptik ndaj mbrojtjes raketore. Në mungesë të fondeve të miratuara nga Kongresi, zbatimi i planeve në praktikë do të mbetej në vend. Dhe nëse bisedimet me Rusinë për armët bërthamore do të vazhdonin, një marrëveshje edhe për raketat do të ishte e mundur. Çekët dhe polakët mund të ndihen si të përjashtuar, ndërsa të gjitha këto biseda po i lënë mënjanë ata, por nuk ka shume gjëra që mund të bëhen tani. Nuk ka as gjasa që administrate Obama të luftojë shumë për pavarësinë e Europës nga monopoli i gazit rus. Administrata Bush ka promovuar ‘Nabucco’, një gazsjellës që do të çojë gazin nga Azia Qendrore dhe Kaspiku drejt Europës nëpërmjet Turqisë. Por një politikë e pakujdesshme europiane ndaj gazsjellësve dhe varësisë energjetike, i ka bërë politikëbërësit në Uashington të besojnë se ata po humbasin kohë më kot. Nëse europianët nuk kujdesen për interesat e tyre, pse duhet ta bëjë këtë Amerika?
“The Economist”

Gazeta Shqiptare

Share Link: Share Link: Google Yahoo MyWeb Del.icio.us Digg Facebook Myspace Reddit Ma.gnolia
 

Ju duhet te rregjistroheni, perpara se te postoni. Nese jeni rregjistruar, ju lutem identifikohuni ne login.

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval